E shtune, 15.03.2025, 05:02 AM (GMT)

Mendime

Besnik Prishtina: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në një gjendje të jashtëzakonshme

E hene, 18.06.2012, 06:06 PM


ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NË  NJË GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME

- NË FERIZAJ E KAÇANIK, DËSHMOJNË SE SA NË GJENDJE  TRAUMATIKE VAZHDON TË JETOJË  POPULLI  NË VENDIN TONË!

Nga Besnik Prishtina

Për shkak të situatës absurde që u krijua para, pas, dhe gjatë zgjedhjeve për Kryetarin e Komunës në Ferizaj isha në dilemë se a ia vlen me u marr me këtë episode të kësaj  ngjarje  të tipit TV novelave latino-amerikane apo jo.

Apropo kur jemi te ky krahasim, Republika e Kosovës edhe po zhvillohet si një vend tipik i Amerikës Latine. Mbase kjo vjen nga fakti se Republika e Shqipërisë së pari ra nën hijen  e Piramidave të Mashtrimit të Amerikës  Latine, andaj edhe Republika e Kosovës u zhvillua nën hijen e saj. Kështu ka qene edhe HIJA (lexo sundimi) edhe ne kohen e  sundimit ushtarak e ideologjik të Beogradit të Moskës dhe Stambollit me naqellnik e pashallarë vendor. Hija nën hije është edhe më e  rendë, sepse atje edhe me pak depërton drita.

Në kohën e ish Rexhimit në Tiranë  kanabisi është prodhuar si lëndë industriale  për me e prodhua konopin, sepse konopi ka qen i nevojshëm sidomos shumë për bujqësi, për ti lidhur bagëtinë që ato të mos bëjnë dëme   në bujqësi ose mos të dëmtojnë veten duke u fry tepër, ndërsa në politike për ti var kundërshtarët e regjimit, tradhtarët dhe spiunët e huaj. Ndonjëherë ka ndodhur që me akuza te rreme të kriminelëve brenda regjimit, të varet edhe ndonjë viktimë e pa fajshme. Por tani viktimat e kanabisit janë tërësisht viktima të pafajshme. Kryesisht fëmijë të shkollave që mashtrohen nga kriminelet duke filluar me doza të vogla por që në fund rezultojnë me dërgim në prostitucion  e ne tregun e  narkotikëve!  E ter kjo ndodhe në sy te pushtetit lokal e qendror që nga Lazarati e deri në Mitrovicë.

Nëse shihni lule të bleruara nën hije, dijeni se ato janë artificiale. Pra janë lule plasmasi!. Në lule plasmani ngjajnë me se shumti politikanet e vendit ton. Ata mund te jen mjek me profesion por mundesh ti vendosish pa problem për krye-polic apo për krye-spiun, për kryeministra e president. Lulet e plasmasit nuk zgjedhin për vete vend,  sepse tjerët zgjedhin vendin  për to me zarfe. Edhe në këtë prizëm politikanët në Shqipëri e Kosovë janë unik dhe mund te krahasohen me lule  plasmasi. Andaj në vazhdim ato unë do ti quaj bashkë: “Vendi ynë”, sepse edhe në këtë jemi unik.

Pra  vendi ynë mund të krahasohen edhe me Panamanë ose Nikaraguan ndërsa politikanet e tyre mund të krahasohen me tipat e  Gjenral Norieges. Lexojeni Biografin e Gjenral  Norieges (Manuel Antonio Noriega Moreno – te  WikipediA) dhe mund të gjeni mjafte elemente identifikuese me politikanet aktual në venin ton. Pra, ne vendet e Amerikës latine spiunet e vendeve tjera vendosin se kush ka me qe ne udhëheqje: qe nga Kryetari i Shtetit deri te Kryetari i Komunës.

Natyrisht aty nuk lejohen të  vendosen njerëz të ndershëm sepse ata mbështeten nga populli dhe atëherë ata nuk mund ti heq kush tjetër nga posti pos popullit. Andaj qendrat e huaj vendosin njerëz te kriminilazuar në poste politike,  të cilët edhe mund t´i arrestojnë apo t´i vrasin nëse bëhen të pa dëgjueshëm, duke i akuzuar për krime ordinere. Andaj nuk është çudi pse shumica e kryetareve të komunave vinë nga listat e rrogëtarëve të shërbimeve informative, sepse shefat e tyre vinë nga listat e rrogëtarëve te shërbimeve të huaja informative. Andaj farsa e zgjedhjeve, apo berëzës  ku vidhen dhe shiten e blihen votat,  mbahet për të vu maskën pseudodemokratike të një regjimi antipopullor, i cili  përbuze dhe tiranizon popullin e vet, por që rrinë gatitu para himneve e flamujve të huaj kolonial.

Kandidati i LDK në Ferizaj qysh para zgjedhjeve deklaroi “...se kemi informacione se PDK ka me e kurdis rezultatin e zgjedhjeve me atë përqindje që as një lloj koalicioni i mundshëm të mos mund  t´a rrezikoj mbajtjen e pushtetit  lokal të PDK në Ferizaj...”! Dhe ndodhi pikërisht ashtu sepse as votat e bashkuara te LDK e VV nuk arrinin numrin e votave të PDK. Pra në votime u pasqyrua numri i anëtarësisë se partive politike e jo pjesëmarrja e zgjedhësve. Sepse në votime nuk morri pjesë as gjysma e votuesve. Por vetëm 30% të votuesve, andaj Kryetarin e kanë zgjedh me pak se 10% të numrit të përgjithshëm të votuesve. Andaj edhe kryetari i komunës së Ferizajt është kryetar i me pak se 10% te qytetarëve e fshatarëve  të Komunës së Ferizajt. Partitë politike të Ahtisarit  e kandidatet e tyre janë njësoj, prandaj deklaratën e kandidatit te LDK e morra vetëm sa për ilustrim të spiunimit të ndërsjellë mes tyre.

PDK ishte e vetëdijshme se humbja në Ferizaj do të ishte fillimi i fundit të pushtetit  të saj në Kosove, andaj e ter PDK ishte në Ferizaj. Kësaj radhe vjedhja e votave u zëvendësua me blerjen e votave me çmime nga 5 Euro deri në 100 Euro! As kjo nuk do të mund të i ndihmonte PDK po të dilte populli në votime mbi 55%!  Po ashtu në Kaçanik do të përsëritet episodi e TV novelës latino-amerikane të Ferizajt, nëse populli i bojkoton zgjedhjet si në Ferizaj. Sepse po të dilte populli në votime, VV do ti fitonte votat. VV ishte fituesi moral i zgjedhjeve por populli ishte humbësi real i zgjedhjeve në Ferizaj, sepse me mos daljen e vet në votime  i dha votën mafisë.

Mos dalja  e popullit në votime  në Ferizaj është tregues i qarte se populli e ka humb besimin në ndryshime të pushtetit në rruge demokratike për shkak të votave të  vjedhura hapur në zgjedhjet e 10.12.2010, të cilat u toleruan edhe nga rendi juridik  vendor edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Humbja e besimit në DEMOKRACI do  të e pasivizon politikisht edhe me tej popullatën dhe kjo do të mundëson anarkinë dhe  forcimin e mafisë në pushtet.

Tolerimi i vjedhjes se votave  në Kosovë nga ana e SHBA dhe EU në zgjedhjet e 10.12.2010 dhe pranimi i rezultatit të tyre e ka demoralizua popullatën deri në fund dhe tani populli e ka humbur besimi edhe ne demokracinë perëndimore. Sidomos  imponomi nga ana e Ambasadorit Dell të zgjedhjes se Pacollit e pastaj Jahjages për president  dhe bllokimi i kandidimit te Adem Demaçit për President të Kosovës e ka lëkundur defintivisht besimin e popullit e demokracia perëndimore.

Një pjese e përgjegjësisë i bie edhe VV dhe partive tjera politike që murrën pjese në zgjedhjet e tilla të përgjithshme dhe që e pranuan rezultatin e votimeve të vjedhura te 10.12.2010, sepse po të mos merrej pjesë apo po mos te  pranohej rezultati i zgjedhjeve ato nuk do të legjitimoheshin fare.  Lakmia për të marr pjese në pushtet dhe për të jetuar nga buxheti qoftë edhe si opozitë i dha mundësinë mafisë që të mban pushtetin nën kthetrat e krimit.

Situata nuk është tërësisht e pa shpresë nëse në Kaçanik  dhe në komunat tjera përsëritet demokracia e Komunës së  Hanit të Elezit kur populli doli në votime dhe e zgjodhi Kryetarin e Komunës  jashtë partive politike. Mafia mundet të largohet nga pushteti ose përmes votimeve  në zgjedhje ose me kryengritje qytetare kundër  pushtetit të mafisë fshatare që ka invadua në qytete! Secili e dine se rruga demokratike është më lehtë, andaj në zgjedhjet e ardhshme duhet te del ne zgjedhje  komunale i ter populli  nëse do ndryshime pa gjak. Nëse edhe atëherë mafia në pushtet provon me dhune me mbet ne pushtet duke  i ble  apo duke  i vjedh votat si i kanë vjedh më par  pulat, atëherë populli duhet nga kjo dhunë me u mbrojte si e kërkon nevoja.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx