Mendime
Fritz Radovani: Presidenti i parë shqiptar... në internet
E diele, 17.06.2012, 07:00 PM
PRESIDENTI I
PARË SHQIPTAR … NË INTERNET:
“v.v.v.ik!”
Në 100 vjetorin e Pavarsisë…
Nga Fritz RADOVANI
Plot
90 vjet përpara kryeministri i qeverisë shqiptare Ahmet Zogu, në vitin 1922,
ishte edhe minister i mbrendshem…fluturoi nga “çerdhja” e u ba president…e,
edhe mbret!
Në
gjurmët e tij deri në vitin 1946, në qeverinë terroriste të Tiranës komuniste,
Haxhi Lleshi, një nga personalitetet e nalta edhe ky, ishte minister i mbrendshem
që bahet president.
Si
duket, diktatorët, mbasi njohin zyren e ministrit të mbrendshem, tue mos u
knaqë vetem me ndjekje njerzish nga mbrapa, me arrestime, rrahje, dëbime apo
helmime e shpartallime të jetës së shqiptarëve, kerkojnë me shkue “aty”, në atë
kolltuk ku “njerezit e drejtësisë”, që janë rreth tij, me veprue ashtu si thotë
“presidenti”,...që njihet si figura ma e randësishme e shtetit.
Presidenti
në sistemet totalitare komuniste në dukje asht figurë pa pikë vleret. Ai zbaton
vendimet e “gjykatave të nalta”, që i percillen me “shenimin” e “sekretarit të
parë të K.Q. të partisë”, gojore apo telefonike, mbasi mes presidentit dhe atij
nuk ka kurrë “mosmarrveshje”...
Sidokjoftë,
“firma” e tij të çon në konop, në plumb, ose edhe gjithë jeten kampesh...
Nenshkrimet
e tij të gozhdojnë në ballë etiketen e pashlyeshme të “luftës së kllasave”, që
nuk mundet askush me e zhgulë as në sistemet mbasardhëse “demokratike”; fakt
asht Shqipnia e sotme, që vazhdon mos me afrue asnjë të persekutuem në poste të
nalta, perveç “atyne” që tash ma se 20 vjet janë të garantuem nga ministria e
mbrendshme, që vazhdon me nxjerrë Presidenta.
Dihet
vetem presidenti i parë i Shqipnisë komuniste, që asht zhdukë nga Enver Hoxha,
u shoqnue me dokumentin sekret të “vetvrasjes”, sigurisht, si njeri që ishte
pranë tij dhe me té ka krye çdo veper terroriste, po edhe kanë projektue bashkë
per të ardhmen e “ndritun”...
Nga
viti 1946, mbas vrasjes presidentit Omer Nishani, në maji 1954, edhe pse ishte
bashkqytetar i Hoxhës, nga Gjinokastra, dhe deri në vitin 1981, kur prap u
“vetvra” kryeministri Mehmet Shehu, terroristi nr. 2, edhe ky ish minister i
mbrendshem (1948 – 54), ministrat tjerë të asaj ministri, nga Koçi Xoxe, Kadri
Hazbiu etj...fatmirsisht shumica u pushkatuen, mbasi sot do t’i kishim të
gjithë në krye të vendit. Nder presidentët i vetmi asht anadollaku Ramiz Alia
që mbajti dy postet ma të randsishme njëheri, dhe até të sekretarit të parë të
PPSh, mbasi i dukej se po vdes pa vra njeri kur nuk firmonte vetë nder letra
ekzekutimet... e aq ishte i etshem per krime, sa të Ndjerin Havzi Nela, nuk u
knaq me e pushkatue...po e vari!
Dosja
13532/A…Havzi Nela: Në faqen 2: "Per çeshtjen penale 60", gjyqtari
Agim Hoxha shkruan dy ditë para gjykimit se "duke parë çeshtjen në
kompleks, interesin e partisë në rreth si dhe perhapjen e veprimtarisë
armiqësore në rrethin e Kukesit, duhet të jepet denim kapital. Që t'i shërbehet
më mirë parandalimit të veprimtarisë armiqësore në rreth, duhet t'i jepet si
mënyrë ekzekutimi: vendimi me
vdekje e varje, ku mund të ekspozohet i dënuari.” Nderkohë të njejtin vendim kishte dhanë edhe
gjykata e shkallës së naltë që dretohej nga Fehmi Abdiu...
Me 10 gusht 2012 po mbushen 24 vjet që asht varë
poeti e mësuesi disident Havzi Nela…
Më falni se harrova…Mblidhen rreth tavolinës, ku kryet e vendit e zenë “presidenti” që shpjegon…: ”Edhe Zogu ishte qenë president para 90 vitesh… në internet lexova porosinë e tij per presidentët tanë…mund t’a gjeni “v.v.v.ik”, që domethënë: “Vra, varë, vidh… ik!”…