Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: ''Xhamia'' pa minare
E enjte, 21.06.2012, 05:31 PM
„XHAMIA“ PA MINARE
Nga: KALOSH ÇELIKU
Teatri Shqiptar në Shkup, moti e ka humbur misionin e tij
të shenjtë si instuticion i kulturës shqiptare, që nga koha e „ndryshimeve
demokratike“. Fushë e lirë kjo për trusakatët, kur Partitë politike shqiptare i
zhvillonin fushatat parazgjedhore lokale e parlamentare dhe „betejat e tyre të
përgjakshme“ me Shpatën e Skënderbeut për liri. Politikë „madhore“ bënin në
sallë, brenda katër mureve „burrat e mejdanit“. E shpallnin Shqypni Etnike. E
ngrenin flamurin kuqezi para syve të popullit dy sahat në teatër. I suleshin
foltores duke u shtyrë me bërryla me fjalime të zjarrta patriotike, secili më
patriot se shoku hipur mbi Kalin e bardhë me një këmbë të thyer gjatë fushatave
parazgjedhore për pushtet. E zvarritnin krahëve si ferexhe flamurin shqiptar
kombëtar nëpër sallë para publikut. Inati të vjen sot, që ky gjysmëteatër
shqiptar më lirshëm ka marrë frymë në kohën e „artë“ komuniste, sesa në Ditën e
sotshme „demokratike“ me dy universite shqiptare. Fabrika prodhimi të
„salep-intelektualve“ me diploma universitare e tituj shkencor.
Përinat, veprimeve të tyre „strategjike“, në vend që të
merret me kërkime arsimore-shkencore, që nga ky vit do t’u „konkurojë“ me
prodhimin e rrumaducëve serik pasuniversitar edhe Instituti i Trashëgimisë
Kulturore në Shkup. Hoqi dorë nga përurimi i librave dhe konferencat e
përjavshme „shkencore“ duke u fotografuar krah për krahu para kamerave
televizive „çaj-ruso-shkenctarët“ e Bit-Pazarit. Nuk kishin levërdi materiale
me zhurmën kulturore - shkencore „kalorësit e arratisur“ të partive politike
t’i mbushin xhepat me djersën e popullit. Lakmi ua morën kolegëve të dy
universiteteve shqiptare, Fakultetit Pedagogjik, Katedrës së Gjuhës dhe
Letërsisë Shqipe dhe Universiteteve
privat që gjatë këtyre viteve mbinë si
këpurdhat pas shiut. Njëzëri, vendosën të merren edhe këta „shkenctarë“ me
prodhimin serik të diplomave dhe titujve
univarsitar me „shumicë e pakicë“ duke i shitur si zarzavate bujqësore të
kalbura në Bit-Pazar. Përçudi, synojnë t‘i mbushin thasët e grisur me paratë e
studentëve të varfër duke i plaçkitur haptas para syve të popullit e sakatuar
tashti edhe në tru me sëpatën „intelektuale“ pa asnjfarë bagazhi shkencor.
Aspak, nuk janë larg veprimeve të atyre doktorësakatëve edhe
„salep-intelektualve“ për nga „njohurit shkencore“ dhe titujve universitar të
fituar me „gjoks“ e intervenime partiake me ndihmën e „vëllezërve strategjik“
në këtë shtet të ri „demokratik“. Alamet
profesorësh janë dudumët, vërtetet nuk vijnë nga Universiteti i Sorbonës
dhe Havardit, ama vijnë nga ai i Çajtoreve të Bit-Pazarit me „bursa studimore“
të Fondacioneve „humanitare“ për bashkëjetesë dhe „vëllazërim-bashkim“. Tashti,
më në fund erdhi koha të shohim kulminacionin e „lulëzimit“ arsimor të
shqiptarve. Gjithë jetën mbetën lypës te Ura e Gurit duke u ankuar me protesta
demokratike në rrugë, se: nuk kanë shkolla në gjuhën shqipe, universitete
shtetëror e private. Rroftë Partia Neokomunsite që ua e hapi derën haramëve
krah më krah duke i stolisur me poste partiake, jua dha „edhe arrën edhe çekiçin
në dorë“. Dudumët do t’i dalin zot nesër Atdheut me „prodhime bujqësore“ me
afate të skaduara për një përdorim në Koperativën e Livadheve. Partizançe e
„shpëtojnë“ nga kanceri vdekjeprurës me rrënjë të lëshuara arsimin dhe
instuticionet shqiptare, që sistemi komunist na i rrëzoi për „shërim“ në
shtratin e vdekjes klinike në „spital“,
falë „aftësive“ të tyre arsimore e shkencore.
Dorën në zemër, „Drama Shqiptare“ në atë kohë edhe pse
nën një çati të përbashkët me „Dramën Turke“ i pagëzuar si Teatër i Kombësive,
vërtet ishte çerdhe kulturore e krijuesve shqiptar: Loni Papa me Cucën e
maleve, Spiro Çomora me Karnevalet e Korçës, Teki Dervishi me Zbutsin
e njerëzve me sy prej zymrydi, Anton Pashku me Gof -in, Ymer Shkreli
me dramën Zeka i Zi udhëton për në Babilon, Beqir Musliu me Shtriganin
e Gjel Hanit... Edhe atë, kohë kur nuk kishim mundësi të siguronim bileta,
shkaku se ishin shitur brenda një dite. Falë Zotit, ishim të detyruar në
mungesë të karrigeve nga errësira, shfaqjet teatrore të asaj kohe t’i
përcjellim më këmbë. Vetëm, këtu duhet përmendur se, në atë kohë aktorët e
punësuar në këtë gjysmëteatër nuk kishin pretendime që të bëhen shkrimtarë,
regjosorë dhe politikanë. Jo vetëm kaq, „gjenitë“ me gunat krahëve në atë
sistem komunist nuk dëshironin t‘i bënin shkrimtare edhe gratë e tyre duke
arnuar përralla popullore për fëmijë, regjisorë e aktorë me zor fëmijët e tyre
pa talent. Tekstet e vënë në skenë, në atë kohë i shkruanin shkrimtarë të
dëshmuar shqiptar të letrave shqipe. Fatmirësisht, sot shfaqjet teatarore në
kët institucion me gjysmë shpirti jepen gratis, po nuk u hy njeri i gjallë në
sallë me përjashtim të ndonjë politikani të arratisur, që e ka humbur rrugën
për në shtëpi ose e ka përzënë gruaja me shqelma në sokak. Në atë kohë, organizoheshin
manifestime kulturore-artistike shqiptare edhe para syve e tytave të armëve
policore. Shfaqje të shumta teatrore për fëmijë. Drama shqiptare ishte çerdhe
kulturore „irredentiste“ ku takoheshin herë pas here krijuesit shqiptar të
„rrezikshëm“ për shtetin neokomunist. Dhe, diskutonin me orë të tëra kokë më
kokë për artin dhe letërsinë: Teki Dervishi, Adem Kastrati, Musa Ramadani, Ymer
Shkreli, Frederik Rreshpja, Pano Taçi, Gani Xhafolli, Fadil Curri, Fehmi
Kurexha, Fadil Bekteshi, Muhamet Curri, autori i këtij shkrimi, Kalosh
Çeliku...
Po, sot në Ditën e Motit Madh 2012, ç’punë kombëtare bën
ky Teatër Shqiptar, përveç aktiviteteve propaganduese kulturore-politike?!
Askush nuk e di, thonë që është strukur në mes të bërllokut, në Bit-Pazar.
Edhe, gërhet në gjumë, sharron jerm shelgje në livadh. Ëndrra sheh syhapur në
mes të Dimrit. Ferexhenë e zezë e ka hudhur krahëve. Kokën e ka mbuluar me
shami si një grua e vejë pa burrë. Herë pas here vë në skenë ndonjë dramë të
arnuar arnë përmbi arnë nga shkrimtarët e vetëquajtur të Oborrit, shpallin
fushtatat e tyre parazgjedhore partitë politike shqiptare, japin deklarata
teknefese para kamerave televizive kalorës të arratisur. Ose, grupacione të
xhindosura të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni duke shpalosur idetë e tyre
patriotike-fetare për një „Pranverë myslimane- shqiptare“ edhe në Shkup. Kohë
qorre kjo, kur për arsimin dhe kulturën shqiptare përkujdesen dhe vendosin
trusakatët: Tollumbaxhiu, hoxha, partizani partiak, që nuk di ku e ka kokën e
ku bythën.
Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë
rrënjë ende në zemrën e shqiptarit të vërtet duke fshehur identitetin, marrin
guximin pa pasur në gjak e shpirt shqiptarinë, kësulën e bardhë të Bajram
Currit në kokë t‘i udhëheqin punët e Shtetit shqiptar. Edhe, vajtojnë halldupët
nateditë se kush na udhëheq në Shqipëri, Kosovë e IRJ të Maqedonisë duke e
nxjerrë veten në siprëfaqe, se: Shqiptarët u dashka t’i udhëheqin
„hoxhallarët“. Mashat shqiptare të shitura shumë lirë nëpër shekuj te armiqtë e
Shtetit Shqiptar. Edhe, lexoj në Facebook: „Islami, feja e vëretetë“. Nuk e di, pse ma kujtojnë thirrjen e
shqiptarve gjatë ndryshimeve demokratike në IRJ të Maqedonisë: PPD -ja, Partia
politike e vërtetë e shqiptarëve. Xhadi,
që gjatë këtyre viteve na i polli dhjetëra kopilesha shqiptare plot trusakatë
me thasë. Edhe një kopile tjetër pritet të na pjellë në vjeshtë me petk
fetar-politik e „Din e Iman“. Një Zot e di ku i kanë baballarët këto kopilesha
që na i lënë natën pas dere „vëllezërit“.
Vallë, në Ditën e sotshme të Motit Madh
Teatri Kombësive i dikurshëm në Shkup, sot është
shndërruar në „xhami“ pa minare. Dërrasave të tij në skenë që dikur para syve
të Policisë letrare shpërthenin vlerat e arrira artistike, tinëz me frikë
valonte flamuri kombëtar kuqezi, sot në „demokraci“ në Njëqindvjetorin e
Pavarësisë së Shqipërisë, përkrah tij zvarritet edhe flamuri i huaj me
gjysmëhënë e yll të kuq në ballë. Përmëkeq, manipulohen dhe politizohen fëmijët
shqiptar nga partitë politike shqiptare dhe grupacione të pakokë të fesë islame
gjoja me „kësula të bardha“ në kokë e flamuj partiak e me gjysmëhënë në duar si
„revolucionar“, kur ata nuk kanë shkolla e as tekste shkollore. Uzurpojnë me
„politikë madhore e fe Islame“ për thirrje „revolucionare“ institucionin e
vetëm kulturor shqiptar në Shkup, të cilin mezi e shpëtuam dhe e trashëguam
duke derdhur djersë e gjak nga Partia Komuniste. Fatkeqësisht, sot grupacione
të fesë Islame me ndihmën e partive politike shqiptare, Teatrin Shqiptar po e
shndërrojnë në „xhami“ turko-arabe. I mungon vetëm minarja me simbolin e
gjysmëhënës dhe yllit komunist në majë. Edhe atë, në këtë kohë „demokratike“,
kur besimtarët myslimanë kanë hapsirë marramendëse nëpër qindra xhami ku mund
t’i organizojnë nateditë manifestimet e tyre fetare-kulturore. Publikisht i
pyes organizatorët e këtyre manifestimeve fetare - kulturore, si do ta ndjenin
veten po të lexonim poezi ne poetët shqiptar nëpër xhamitë e tyre myslimane?!
Edhe pse, para Luftës së Fundit të Kosovës (1998 - 1999), kur politika serbe na
i mori të gjitha institucionet e arsimit e kulturës, për të qenë më të sigurtë
nga përndjekja e policisë serbe që na ndiqte këmba-këmbës, në atë kohë me në
krye poetin bohem Mirko Gashin i armatosur me „dy kashikara“ lot rrushi në xhepat e gunës zezë, ne
organizonim orë letrare dhe lexonim poezi edhe në xhami. Mirko Gashi nga
„Hytbja“ lexonte poezi për Lumin: Ende pa i mbushur dy vjet, nuk do të
lidhet në djep. Tashti, edhe pse Kosova e ka fituar pavarësinë dhe lirinë,
dhe është shtuar dukshëm me të madhe pas lufte numri i xhamive, nuk e besoj se
sot mund të gjenim vend strehimi mes „besimtarve besnik“ të Zotit të lexojmë
poezi në ndonjë xhami dhe ulemi këmbëkryq në qilimat e persisë.
Pajtohem, këto grupacione të fesë Islame të mos kishin
hapsirë, lokale ku t’i manifestonin „idetë e tyre fetare“, lutjet drejtuar
Allahut t’i organizojnë edhe në Teatrin Shqiptar në mungesë të xhamive, po nuk
e di një veprim të këtillë sa e lejon edhe Kur’ani, feja Islame kur i kemi me
qindra xhami, shtëpi të Zotit. Nuk jam ndonjë njohës i madh i fesë Islame, po
me siguri edhe vetë Zoti nuk do të pajtoheshte me veprimet pakrye të këtyre
bandave myslimane që u pri në ballë Shejtani i Allahut. Realitet i hidhur ky,
që sot flet ndryshe: shqiptarët kanë nevojë për instutucione kulturore dhe
shkolla shqipe. Xhami përveç qyteteve kemi me katër minare edhe nëpër katunde.
Përinatë të „kaurrit“, jo një xhami, po dy-tri edhe katër xhami i ka secili
katund shqiptar me një shkollë të vetme si „dhuratë“ që nga sistemi komunist me
çati gati të rrëzuar sot mbi kokë. Dudumët sot shkaun dhe „kaurrët shqiptar i
luftojnë“ me xhami turko-arabe e jo me shkolla shqipe. Atëherë, ku qëndron
problemi që na ngatërrohet me shekuj nëpër këmbë këta „njerëz të sotshëm me tru
të moçëm“?! Nuk e shihni, i kemi nateditë para syve dhe mbi kokë edhe në rrugë.
Populli shqiptar brez pas brezi në luftë për Shqipëri Etnike, është koha trutë
të mos i mbajë më bashkë me këmbët në legen në Ditën e sotshme të Motit Madh.
Respekt për fenë Islame dhe besimtarët e vërtetë besnik të Zotit, po atje ku e kanë vendin në xhami! Përmëtepër, në Xhaminë Shqiptare. Shtëpinë e Zotit, që është në shërbim të popullit dhe Shtetit Shqiptar. Përndryshe, kështu siç e kanë nisur këta „hoxhallarë“ të Allahut, „njerëz të sotshëm me tru të moçëm“ siç ka thënë shkrimtari shqiptar Filip Papajani, që sot merren edhe me „politikë madhore“, një ditë edhe shkollat shqipe do të na i shpallin „xhami“ pa minare...