E diele, 16.03.2025, 06:34 PM (GMT)

Mendime

Jahë Sadrija: Jeta luksoze e mbretëreshës Geraldinë, me floririn e vjedhur

E marte, 19.06.2012, 06:41 PM


Jeta luksoze e mbretëreshës, Geraldinë Zogolli, me floririn e vjedhur të popullit shqiptar

Tematikë e trajtuar në librin : “Përpara gjyqit të historisë”- Libër me kujtime nga- Xh.S

Nga: Jahë Sadrija

Kur mendoj , tash që po shkruaj, një histori të zezë të asaj periudhe të kombit tonë, pse vallë e dashuronte aq metelikun Zogu, z.Geraldina, e vërteta, sa për të tradhëtuar Shqipërinë dhe Shqiptarët?

Si nuk i shkonte vallë në mend se ato shuma parash , që i grumbulloi një ditë do t’i linte edhe vetë, do të ndukte dhe si ndukin  sot, një nga qimiteret e Francës?

Vjedhjet dhe grabitjet e Zogut iu bënë kismet Geraldine Apponyl, që jetonte në lukset e radhës së parë të Perëndimit .  Ajo zonjë , që para se të martohej me mbretin Zogu, ishte e pasur deri në maje të flokëve me aristrokraci, mendoj nga ngushtica materiale kur ishte vajzë, ishte e detyruar të punonte në një nga muzetë e Buydapestit, mendohet se sot është një nga grate më të pasura të planetit, me një shumë rreth 60 milionë dollarësh, që i la i shoqi në trashëgim.

Për atë zonjë kasha me pas një fare simpatie, përderisa Zogu nuk kishte lënë këtë botë, ajo kishte qëndruar pa u përzier as në jetën e Zogut zyrtar, as në atë të Shqipërisë, mirëpo pas vdekjes së Zogut, shpejt e shpejt ajo na doli me kalem në dorë në shtypin francez, në gazeten “France Soir”, me të cilën donte tu mbushte mendjen shqiptarëve , se pasuria e burrit të saj , icily, më pare se të vidhte Shqipërinë nuk e ngopte barkun me bukë kollomoqe si do të shihet më poshtë , rridhte nga oxhaku i tij.

Zonja Geraldinë me shkrimet e saj donte të falenderonte sejmenët e Zogut, si Hysen Selmanin me shokë që ishin treguar besnikë duke mos vjedhur asnjë cope flori nga valixhet që ishin plot.

Ajo përshkruante takëmet apo servisët në flori masiv dhe ata gurë të vlefshëm, që gjeti në pallatin e Zogut kur erdhi nuse, duke kërkuar t’u hidhte hi syve shqiptarëve me pretendimin se ato takëme ari në flori masiv dhe ata gurë të vlefshëm, Zogu i kishte blerë me paratë e pyllit që ua shiti austriakëve.

Zonja Geraldinë kujton se shqiptarët nuk e dine çfarë shume mori Zogu nga shitja e pyllit austriakëve, bile as ai pyll nuk ishte krejt i tij, por edhe i shumë metjanëve të tjerë.  Sidoqoftë, me gjashtëdhjetëmijë korona që mori nga  pylli, ai nuk mundi të ushqente familjen e vetë me bukë kallamboq, që përbëhej prej pesë motrash, prej së ëmës, prej vëllait, prej Abdurrahman Krosit e të ndonjë tjetër shebeku, aq sa kur ju mbarua drithi , dërgoj katër kuaj te Maliq Agolli, në Kërçisht të Dibrës për katër kuintal miser, duke i paguar në dorë gjysmën e vlerës dhe gjysmën tjetër i mbeti borgj pët t’ja paguar ma vonë.

Natyrisht, nga pasuria që kishte , i mungonin parat e shkoqura.  Këtë, troq e ka thënë, Faik Agolli.

Zogu, para se blinte takëme me arin, që kishte grabitur popullit shqiptarë në, Burgajetin e Burrelit në Mat, kishte pasur takëme nga druri , kupa e lugë dëllinje e qarri.

I drejtohem z. Geraldinë Zogolli , kudo qoftë ajo tani, se ishte e gabuar kur besonte se u qiti hi syve të shqiptarëve, e bindur se e vërteta nuk do të dali në shesh. Fati se ne jemi nip e mik, kado ka shqiptarë, të vërtetën do e zbulojmë.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx