Mendime
Hasan Blakaj: Fali o Zot se nuk dinë cka bajnë
E enjte, 21.06.2012, 06:29 PM
FALI
O ZOT SE NUK DINË ÇKA BAJNË
Shkas
për të shkruar këta rreshta u bë një mik i imi që më shtyri të shkruaj , si dhe
dy komentues më emra të msheft në artikullin e z. Idriz Zeqiraj vitin e kaluar.
Po them me mija herë, Idrizi ishte dhe mbeti mësuesi im për gjithë jeten sa
kohë t´jetojë pa marr parasysh a e shanë ti apo e lavdëron sepse unë kam pasë
fatin dhë nderin ta kisha mësues ashtu si e çmojë dhe e respektojë edhe tani.
Mësuesin tim nuk e mora as unë e as të tjerët në mbrojtje siq komenton ti si
dashakeqës,
sepse nuk ka nevojë ta ketë mbrojtjen time, bile as të tjerëve që shkruajnë për
te. Atë, e mbronë vepra e vetë kolosale për të miren e kombit. Pyetja është
ndoshta, paske ti të ”drejtë” ta mbrosh kur thua që e ke më të aferm së unë,
kur ti për qëllime të caktuara (që ti i di vet) nuk guxon as fëtyren për ta
zbuluar por i mbuluar më feregje e më emer të msheftë si qyqet e gjuan gurin e mshefë doren. Vetem
frigacakët dhe njerëzit e ligj veprojnë kështu, shantazhojnë dhe shërbehen më
intriga. Unë, ”vëllau im” nuk kam dëshirë të te shohë kështu. Hiqe urrejtjen
dhë çlirohu nga e keqja vetem kështu i ndihmon vehtëvetës dhe të tjerëve. Sepse
ne e kemi për obligim qensorë të shkruajmë jo vetem për Idrizin por për të
gjithë ata mësues të vërtetë siç janë: Rexhep Podrimaj, Halit Elshani, Qerim
Spahiu, e shumë e shumë të tjerë qe sado pak kan kontribuar për brezatë e
ardhëshem. Shfrytëzojë rastin ti falëndërojë përzemërsisht të gjithë
komentuesit e artikujve të mijë pa dallim, ata që kan shkruar mirë por edhe
atë, që për qellime të ndryshme ka
shkruar keq më shpresë që herave të tjera të vetëdijsohet. Për fat të mirë ata
që kan shkruar keq janë fare të pakët të them të vërtetën të pa dukshëm , bile
dhe më emra të msheft që burrërinë e tyre le ta vlerësojnë lexuesit. Vetem ai
që nuk është burrë mëshifet për ta kritikuar dikënd. Andaj do të ishte shumë
mirë që të shkruhet emri i vërtetë dhe të dihet se më kënd po bisedohet, në të
kundërt komentët janë pa asnjë vlerë. Prej gjithësejt 200 e ca komenteve të atij artikulli në gazeta dhe revista të
ndryshme vetem një koment ishte negativ
në Bota sot, shumë siperfaqësor, direkt personal dhe tendencioz më nofken vrellasi. Pa u futur në polemikë më
te aspak nuk më befasoj sepse e pashë në të shkruar të dobët, që është i njejti
person që bënte komente edhe vitin e kaluar në artikullin e Idriz Zeqirajt andaj
as që mora zor ti përgjigjem . Kritika e tijë s´kishte të bënte asgjë më të
vërtetën dhe artikullin në fjalë por vetem më fyerje, sharje dhe etiketime
individuale në mënyren më të ulët dhe pa asfar argumenti bazë që një komentues
i mirëfillt do të kishte komentuar. Unë do të thosha: ”Çdo kush e ka për vehte
”. Vertetë janë për tu dhimbsur këta njerëz. Po shprehem mu sikur priftërinjët
tanë, në kohen e komunizmit që kërkonin mëshirë edhe për gjelatët dhe
ekzekutorët e tyre para momentit të pushkatimit nga regjimi i Enverit. ”FALI O
ZOT SE NUK DINË ÇKA BAJNË”. Mbetësh më
shëndet o vrellas më shokët tu më nofka të ndryshme dhe bindje sllavokomunistotitiste të xhaxhit tënd
Enver, sebashku më komplekset tuaja individuale dhe urrejtjen përsonale.
Por, mos harro se trimi del më emer e
mbiemer ashtu si dalin burrat. Mua më thonë Hasan Blakaj dhe kurrë nuk do shpifi a ju kritikojë ju as
këdo qoftë më emer të msheft . Po bëra ndonjë shkrim të jeni të bindur që vetem
ky emer do jetë mbrapa atij komenti. Edhe kështu si jeni , jeni vëllazërit e
mijë, gjersa nuk e quani vehten serb, sllav, turq, arab e grek. Ju mud të jeni
kushëri apo nipa të mij apo të Idrizit dhe për shkaqe familjare apo bindje
politike mundoheni të njollosni apo të shtrebëroni faktet. Por ato janë aq
kokëforta që edhe po tentuat është vështirë për ti shtrëmbëruar. Pra edhe po
desha nuk kam ku ju çojë, ”pështy perpjetë dhe bjeru syve” thotë populli. Por zarar po ka jo vetem interneti që po ju
duron por edhe testatura që po e shtypni më ato duar tuaja.
Tani
prej shumë komenteve të mirëfillta dhe të dashura veçova një që më bëri
kurreshtar dhe që mendova i përgjigjet natyrës
time. ”Nderkaq Ty dhe Lajdes ju uroj shume fat, shendet dhe harmoni te
perjetshme, njekohesisht ju falemenderoj pafundesisht per shkrimet e juaja te cilat
shkrime gjenerojne vetem afersi, vetem urtesi , si dhe shume dashuri! Ne asnje
shkrim qe keni bere ne revista dhe gazeta të ndryshme, nuk kam gjetur as edhe
nje rresht qe ka ndonje tendence pezhorative. Une ju adhuroj! Ne fund, une
bashke me ju natyrisht dhe me shume e shume te tjere e kemi per nder, dhe
ndjejme krenari legjitime per Idrizin tone te dashur, i cili çdo faqe te
historise sone e ka mbushe dhe po e mbushe sot e gjithe diten me lavdi. Bashke
me ju poashtu uroj qe Idriz shqiptari te kete shendet dhe pesedhjete vitet e
ardshme ti kete me te mira se ato qe i ka lene mbrapa.”Dritani (e shkruar
textualisht)
Kënaqësia është e jona të jemi krah teje ti urojmë Idrizit edhe shumë e shumë vite jetë të gjatë e të lumtur bashkë me familjen. h & l blakaj. Në këtë frymë ishin pothuaj të gjitha komentët andaj ju jam teper mirënjohës të gjithëve, dhe ju falemderit nga zemra. Krejt në fund ju bejë apel të gjithëve që shkruajnë në media të ndryshme mos t´ lejojmë të futen përqarës dhe shpifarak të pa vlerë në cilindo mes medial qoftë ai, sepse ndoshta po flasë pak më pesimizem edhepse nga natyra jam shumë optimist. Ne duhët pranuar se jemi në krizë të pergjithëshme, si ekonomike, politike, kulturore, sociale, morale etj etj. Ne mund të ia bëjmë dëshiren vehtës por e vërteta është kjo, andaj ju lus si vëlla të mobilizohemi sa s´është bërë vonë sejcili nga pak e të gjithë së bashku ta ndihmojmë njëri tjetrin dhe ta shpëtojmë shoqërinë tonë shqiptare në këto momente krize, pikësëpari shpirtërore. Unë jamë mëse i sigurtë që të gjitha do i arrimë nese jemi bashkë duke e dashur, ndihmuar dhe respektuar njëri tjetrin.
Hasan
Blakaj , Stockholm 14 qershor 2012