Mendime
Xhevat Rexhaj: Pse po i fiton votat partia e xhabirave?
E merkure, 20.06.2012, 08:00 PM
PSE
Nga Xhevat Rexhaj
· Mosdalja e shqiptarëve në Republikën e
Kosovës në votime për mendimin tim është e njëjtë me mosdaljen e serbëve
të Veriut të Mitrovicës???, ngase
të dyja palët( mjerishtë) ia
mundësojnë pushtetin partisë së Xhabirave, ngase ndihmohen nga çafirat që nuk
mendojnë më shumë për shtetinë e tyre që u fitua me sakrifica, mundë, djersë e
gjakë...Ata të cilët nuk e shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar
nuk kanë të drejtë të kritikojnë pushtetin...
· Ka kohë që analistë, gazetarë, politolog, partiashë e kushdo tjetër, që po
merren me fenomenin PDK-së, parti politike që për momentin në Kosovë që prej
vitit 2007 po i fiton votimet në Kosovë, si ato lokale gjithashtu edhe ato
parlamentare! Me vite jemi duke u marrë me shkrime, analiza, dokumentime,
faktime, thashë e theme e çka jo tjetër, se kjo parti po i vjedhë votat, kjo
parti po i blenë votat, kjo parti po i friksëson votuesit e gjëra të tjera që
në fillim ndoshta e kishin kuptimin e duhur , por me kalimin e kohës po del
sheshazi se këtu ka edhe diçka jo reale në gjithë këtë analizim të shumë kujt
që mëton të i thotë vetes analistë apo gazetarë i mirëfilltë.Që në fillim do
sjelli disa citate nga dy njerëz që këto ditë kanë shkruar për këtë qështje,
pra për partinë e Xhabirave e që më poshte të vazhdoi me disa analiza dhe
përshkrime të mia se si une e shof këtë farë loje politike që bëhet për dhe
kundër PDKsë, pra do citoi nga Z. Albin Kurti, Kryetar i VVsë, dhe nga Berat
Buzhala-deputet i PDKsë dhe njiherit zëdhenësi dhe trumpetuesi më i zhurmshëm i
kësaj partie.
Nga Albin Kurti:
“ Në emrin tim
personal dhe të PDK-së, por edhe të qytetarëve të Kaçanikut, më lejoni të
falenderoj kryetarin Xhabir Zharku për punën e tij të mirë që ka bërë në
shërbim të të gjithë qytetarëve.” Kështu ka deklaruar të hënën që shkoi
Kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi. Në tubimin e hapjes së fushatës së
PDK-së në Kaçanik për zgjedhjet e jashtëzakonshme atje, kryeministri e
falenderoi jo vetëm në emrin e vet por edhe të PDK-së Xhabir Zharkun. Ai thua se
deshi ta vuloste që PDK-ja është veçse Parti e xhabirave duke e ngritur kështu
Xhabirin nga një person a individ të posaçëm në dukuri të përgjithshme të kësaj
partie. Mbase nuk ka se si të jetë ndryshe. Tashmë dihet që vetëm pushteti (i
paligjshëm) dhe paraja (e vjedhur) e mbajnë bashkë PDK-në. Ajo s’ka as vlera
demokratike të brendshme, as program e parime politike dhe as ideale e vizion
për shoqërinë. Xhabiri është esenca e PDK-së. Thaçi njëmend mund të jetë
kryetari i saj koniuktural, porse Xhabiri është fundamenti përkufizues i
PDK-së. Prandaj, jo Xhabiri por njerëzit e mirë në PDK janë aksidenti. Pa
njerëzit e mirë në PDK, kjo parti ia del fare mirë; pa Xhabirin, ajo s’mundet
dot. Ky është shkaku pse Thaçi s’mund të mos i falenderohej Xhabirit e s’mund
të mos e lavdëronte atë. Xhabirin e ka krijuar dhe mirëmbajtur PDK-ja, mirëpo
edhe e kundërta vlen veçse më shumë.....”.Kështu shkruan albin Kurti
Berat Buzhala-deputet i PDk-së
“Vetëvendosjes nuk do t'i vinte rendi të kërkonte dorëheqjen, arrestimin dhe
burgosjen, jo vetëm të ministrave e deputetëve të PDK'së, por edhe të votuesve
të saj, prej shumicës së opinionistëve të gazetave të afërta me këtë lëvizje që
dëshirojnë t'ia shtinë flakën këtij vendi, të shumtën për arsye personale.
Dikush deshi të bëhej ambasador, e nuk pat vend, tjetri deshi ta shohë veten
ministër të jashtëm, e nuk e kaloi pragun, e i treti deshi ta fitojë një
tender, e nuk i plotësoi kushtet.
Dhe raste të tilla ndodhin, në forma pak më
bizare, edhe në vendin tonë. Mirëpo, përgjegjësia është dhe duhet të jetë
personale. Dhe u pa se kështu mendon edhe qytetari, i cili nuk ra në grackën e
fushatës zgjedhore. Ai në rastin e Kaçanikut zgjodhi të votojë pikërisht për
partinë e xhabirave, e në Ferizaj për atë të xhemajlëve, por assesi nuk e mandatoi
Partinë e Kim Jong Il-ave, Mao Zedong-ve, Fidel Castrove apo Hugo Chavez.A ka
dëshmi më bindëse se partitë tjera kanë nevojë për të reflektuar më shumë sesa
PDK për gabimet e tyre. LDK, e cila ndodhet kah fundi i reformave, arriti të
fitojë plot 5.3 për qind të votave. Sa do t'i fitojë ky subjekt politik kur ta
kryejë komplet ciklin e reformave? Duket që secili prag do të jetë i lartë për
të. VV është kryqëzuar në ata numra, ndonëse në vota të përgjithshme ka rënie,
ndonëse për të fituar vota e përdor retorikën më radikale të mundshme. Ndoshta
me këtë gjuhë kjo lëvizje do të mund të asociojë në ndonjë asociacion të
partive politike të themeluar nga partia greke Agimi i Artë.” Kështu
shkruanë B. Buzhala
Une fare nuk do të merrem dhe nuk ti analizoi thënjet e këtyre të dyve, të cilët akëcili në mënyrën e vet e shpreh dhe e shef nga prizmi i tij, gjendjen momentale në PDK, në popullë dhe terësishtë në shoqërinë tonë kosovare, pa u ndalur pakëz në historinë se si erdhi shoqëria kosovare në këtë stad dhe këtë gjendje, kur do të duhej të funkciononte ligji, rendi dhe sistemi demokratikë me të gjitha përparësit që i ka për një shoqëri që mëton të jetë me prosperitet dhe mirëqenje në të ardhmën.
Në fillet e pluralizmit nënë pushtimin serbomadh, shoqëria
shqiptare në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare filloi të përqafoi me
shpejtësi të madhe mundësit që i ofroheshin për të artikuluar dhe realizuar
ëndërrat e veta për tu liruar nga zgjedha sllave. Në këtë turravrap ndodhën
edhe disa gjëra të cilat më vonë do të sillnin aty këtu edhe pasoja, ngase do
të kuptohej më vonë se euforia e madhe nuk na dha shansin që të pjekemi dhe të
vetëdijësohemi se proçeset demokratike janë të ngadalta dhe shumë të dhimbëshme
në momente të caktuara. Megjithatë sidomos me formimin e LDKsë populli
shqiptarë e gjeti një zë të fort dhe të përbashkët për të realizuar në etapa
qëllimet e veta, dhe këtë vërtet në mënyrën më madhështore e bëri klasa
intelektuale dhe mbarë qytetare e prirë nga njeriu i duhur në kohën dhe vendin
e duhur Ibrahim Rugova. Të gjitha ato vite shqiptarët për herë të parë ishin në
unison për sa i përket të ardhmës dhe rrugëve për të realizuar qëllimin
përfundimtarë, çlirimin e Kosovës, dhe hapjenë e përspektivës më të mirë për
veten e tyre. Të gjitha ato vite shqiptarët treguan një unitete të paparë në
historinë tonë dhe me të gjitha mjetet e mundëshme të gjithë kontribuonin që të
vendosnin nga një gurë në themelin dhe murinë e shtëpisë të quajturë Pavarësi.
Ishin momentet më dramatike kur erdhi koha që të fillohej edhe lufta për
çlirimin përfundimtarë, luftë e cila do të përkrahej edhe nga miqët tanë më të
fortë në botë SHBAja dhe aleatët e tjerë euro-atlantik. Mjerishtë po në këto
kohë kur duhej të vazhohej me unitete dhe syqeltësi, një grup i caktuar politikë
me qëllime të caktuara filloi të mos pranoi Institucionet e votuara nga
qytetarët e Kosovës, nuk e pranonin as Presidentin e zgjedhur me vota të
popullit, dhe nuk pranonin asgjë që kishte të bënte me legalen dhe
institucionalën, por ata filluan që me të gjitha mjetet të krijonin opinionin
se shqiptarët së pari duhet
ti eliminojnë “shpiunët dhe tradhtarët “ e LDKsë, e që LDK ishte gati 90% e
popullatës në Kosovë e mërgim, ata pra me qëllim filluan ta rregullojnë
terrenin për të fituar në kohë dhe në aspektin material, duke shantazhuar dhe
duke njollosur me qindra e mijëra atdhetarë dhe veprimtarë të çmuarë e të
dalluarë për kauzën kombëtare.
· LDKja u gjend në pozitë të vështirë, ajo kishte miliona anëtarë dhe
simpatizues, kishte struktura të forta shtetëformuese, kishte Qeverinë dhe
Presidentin, por tani më gjendja filloi të keqësohej dhe të dobësohej ngase
njerëz të klaneve enveriste vetëm se ishin duke korrur suksese sidomos te një
pjesë e rinisë, duke i indoktrinuar të tillët me një ideologji
staliniste-enveriste se ata ( LDK istët) janë tradhëtarët ,ndersa ne jemi
çlirimtarët? Me këtë moto filloi dhe do të shifet më vonë
, se edhe vazhdoi hendeku shumë fatal dhe tragjikë i kësaj filozofie
bolshevike, duke gënjyer dhe duke anatemuar e akuzuar njerëz të devotshem me
fjalët “ tradhëtar dhe spiuj të Serbisë? “, mjerishtë nga kjo katrahurë pasojat
do të jenë të mëdha gjatë luftës dhe pas luftës e deri në diët e sotme. Për të
qenë real në këtë që shkruaj, më duhet të them se vërtet në këtë lojë të pistë,
dhe të fëlliqur ndërshqiptare kishte dhe ka ende edhe njerëz që ishin dhe janë
ende brenda strukturave të LDksë , të cilët me destruktivitet lënduan qindra e
mijëra anëtarë, luftëtarë dhe oficira shqiptarë që e deshen dhe e bëne edhe
luftën. Shovenisti dhe serbomadhi serb, Dobrica Qosiq shumë here e kishte
përseritur një thënje rreth gënjeshtrës, ai thoshte kështu edhe kur ishim në
pyetje ne shqiptarët apo edhe kroatët: “ serbët duhet të gënjejnë edhe 100 here
nese është nevoja, ngase pas heres së njëqindët rrena shëndrrohet në të
vërtet...”, maksimën e tillë duket se e përdorën edhe klane dhe grupe të
caktuara të LPKistëve të cilët kudo kishin mundësi i shpallnin LDKistët si “ tradhëtarë
dhe spiuj “ serbë????”. Në kohën e luftës në ndihmë këtyre mafiozëve u dolën në
ndihmë qeveria nanoiste në Tiranë dhe shumë gazeta e Tv të asaj kohe që u
shiten me marka e dollarë tek klanet e caktuara të LPKsë.
· Kur kihen të gjitha këto rrethana parasysh atëhere mjerishtë edhe krijohet
dyshimi dhe krijohet edhe frika te vet njerëzit e LDKsë, se vallë si të
mbijetohet tani nga këto akuza, si të durohen dhe si të përbihen këto rrena dhe
këto etiketime marroqe, në gjithë këtë lëmshë edhe shumë njerëz filluan të
frikohen dhe filluan të largohen nga aktiviteti, filluan ta shkelin kontributin
qe kishin dhënë me dekada e vite për të mirën e Kosovës, pra thjeshtë filluanë
të mos besojnë në një shtet ligjorë dhe shoqëri demokratike. Sa ishte gjallë
Presidenti Rugova megjithatë LDKja kishte primatin dhe fitonte me shumicë
apsolute votat, por mjerishtë me vdekjen e tij filloi edhe një vdekje e disa
gjymtyrëve të një trungu të madhë që ishte dikur , pra LDKsë. Në këtë gjymtyrim
të vetë LDKsë fajin më të madh e patën vet disa njerëz të LDKsë, disa
veprimtarë që dikur çmoheshin, por kur erdhi rasti dhe koha për karrigë ata u
ndanë, u përlanë, u përqanë dhe u çpartalluan si më së keqi. LDKnë e
shkatërruan vet LDKistët, e shkatëruan ata që në një apo mënyrë tjetër kishin
marr detyra nga klanet dhe grupet e caktuara, të njejtit që LDKnë e qunain
tradhëtare dhe spiune, pra disa burra të matufosur dhe të shitur te krimi dhe
kontrabanda e sakatuan LDKnë përfundimishtë. Sot LDKja vuan nga ato plagë, sot LDKja nuk po mundë të
ngjitet fare në përpjetëzen e quajtur zgjedhje,
sot LDKja që prej vitit të mbrapësht 2006 vetëm se po fundoset, dhe me këtë
partisë rivale po i krijohen favore dhe mundësi që të mbaj pushtet të
pakufizuar në Kosovë. LDK ja edhe sot e gjithë ditën lëndohet dhe plagoset nga
kryeneqësit dhe idhnakët e
vjetër që duan ende privilegje, sot LDKja është në duar të njerëzve pa vizione,
pa dije dhe pa profesionalizëm. Në
LDK sot ka ende pleqë të stërkequr, të lodhur, të shkokordhuar ,por mjerishtë
edhe të shantazhuar, sot në LDK nuk ka vend për të rinjët e shumët që posedojnë
vlera, janë trima dhe janë profesionalishtë të përgatitur të marrin fatin e
partisë në duar, jo këta nuk lejohen të ngjiten në kierarki ngase pleqët e “
gjithëdijshëm” nuk i lejojnë, andaj edhe shumë vite do të munden keqas nga
partia rivale.
· Sot ka ende me mijëra LDKistë që flejnë apo sorrollatën nepër kafene e
çajtore kur ka zgjedhje, ata nuk shkojnë të votojnë, ngase njeërit si pelqen
filani e tjtreit si pëlqen fisteku, dhe kështu të tillët me apo pa vetëdije e
zgjedhin PDKnë në pushtete....
· Eh, pas gjithë këtyre favoreve që kishte krijuar LPKja dikur, që u
transformua suigeneris në parti demokratike?, pra në PDK, i fërkoi duartë qysh
në vitin 2007, dhe nga aty filloi tani më realizimin e të gjitha projekteve që
i kishte përcaktuar që në kohë lufte. Tani më të lirë ata filluan të fusin
qindra miliona deviza në treg, në tendere, në ndërmarrje shoqërore, në borde,
në blerje objektesh, dhe kështu pa fije frike filloi shpërlarja e parasë së
vjedhur nga djersa e mërgimtarëve, dhe nga arka e shtetit për interesa
personale, familjare dhe klanore. PDKja, pra udhëheqja e saj qysh në fillim u
tregua mirënjohëse ndaj fanatikëve të saj, ndaj anëtarëve të flakët , dhe ndaj
grupeve të interesit që kishin bashkëpunuar me vite, e tani më PDKja të gjithë
këta filloi të i shpërblej me poste, me karriga, me mjete materiale e çka jo
tjetër . Njerëzit e kësaj partie që ishin dhe janë në krye të saj vërtet i
përmbushën obligimet e tyre karshi njerëzve të tyre të besuar.
· - Në poste udhëheqëse shtetërore delegoi njerëz me bagazh të papastërt,
njerëz me dosje të krimit, dhe këtë vetëm
për hir të asaj që të fshiheshin prapa imunitetit!
· Në komuna caktoi njerëz të pa shkollë, pa profesione, por njerëz të besuar
të partisë, të cilët kishin bërë argatin për partinë, me këtë ata edhe
punësonin familjarët e tyre dhe shpërndanin tendere si në arë të babës.
· Partia i dekoroi të gjithë ata që dikur kishin etiketuar njerëz të dalluar
të kombit, që prej Presidentit Rugova, F. Aganit, A. Krasnaqit, S. Cekajt e
mijëra LDKistëve të tjerë.
· Partia i bëri ministra dhe këshilltarë njerëzit që kishin djegur Flamurin
Dardanë, dizajnuar nga Presidenti Rugova.
· Partia u ofronte funkcione partiashëve të vet , të cilët ose ndiqeshin
penalishtë, ose kishin qenë të burgosur. Shkurt partia, pra PDKja në të gjitha
Institucionet e caktuara shtetërore kishte deleguar dhe kishte vendosur njeërëz
me dosje të hapura nepër polici apo gjykata....
· Njerëz të kësaj partie thuaj për çdo ditë akuzohen dhe thirren në hetime
për kontrabandë, krim, kriminalitet, korrupcion e shëmti të tjera, po vallë si
po reagon populli ndaj gjithë këtyre gjërave?
· Deshëm apo nuk deshëm të pranojmë, nëse analizohen të gjitha këto vite, të
gjitha këto ndodhi ,dhe këto ecje të shëmtuara në shoqërinë tonë dhe në shtetin
tonë, shihet qartë se kjo parti për momentin ka një përqindje të caktuarë
votuesish, kjo parti ka një anëtarësi që është shumë e fort dhe shumë e lidhur
pas lidershipit, dhe pas subjektit të vet politikë. Anëtarët e PDKsë me këte po
tregohen më demokratë sesa anëtarët e subjekteve të tjera, anëtarësia e PDksë
me këtë , na pëlque neve apo jo, po tregohet shumë dëshmuese dhe garantuese për subjektin politikë duke
ditur se duhet këmbëngulje dhe duhet angazhim që ta mbajnë në pushtet. Gjatë
gjithë votimeve të gjerë tanishme ne gjithnji kemi akuzuar PDKnë se po i
vjedhin votat, po i blejnë votat apo po i shantazhojnë votat! Ndoshta ka pas,
dhe sigurishtë se ka patur gjëra të tilla, por rasti i zgjedhjeve të fundit
parlamentare dhe sidomos tani më rasti i rivotimeve për kryetarë komunash në
ato komuna ku mu kryetarët që vinin nga po ky subjket duhej të futeshin
burgjeve si të dënuar shkelës të ligjit, pa një pa dy në të dy komunat fitojnë
me përqindje të madhe kandidatët e kësaj partie, atëhere nga kjo rezulton se
vërtet nuk pati vjedhje vote, por pati degradim të partive të tjera karshi
PDKsë. Ka të tillë që thonë se jo more, nuk kanë legjitimitet të zgjedhuritë, ngase në votime
kanë dalur shumë pak votues, kjo për mendimin tim është thënja më idioteske që
mund të dëgjohet këto ditë, ngase edhe në shtetet demokratike të Evropës fitues
është ai që fiton më shumë
edhe nese dalin vetëm 15% të votuesëve te kutijat e votimit, shkurt anëtarët e
PDksë me këtë po tregohen të vyeshëm dhe shumë të përgjegjëshem ndaj liderit,
dhe ndaj subjektit të tyre politik, çka mjerishtë e tilla mungon fare te
subjektet e tjera politike, e
sidomos të LDKja.
· Nëse jemi realistë dhe nuk pretendojmë të anojmë nga subjektet e caktuara
të cilave ne si individë u takojmë, athere duhet të themi shumë qartë dhe pa dorëza, se një meritë të
madhe për fitoren në zgjedhje të gjerë tanishme nga ana e PDKsë e kanë mu ata
votues kosovar që nuk e shfrytëzojnë të drejteën e tyre për të dalë në
zgjedhje, realishtë ata me mosdalje në një apo mënyrë tjetër po e përkrahin
partinë në pushtet, po e përkrahin PDKnë dhe H. Thaqin.
· Në një shtet të posalindur siç është Kosova, mosdalja e më shumë se gjysmës
së votuesëve në zgjedhje është një vetëdije degraduese, ose një mosvetëdije kombëtare,
të mos dalësh në votime sot kur vendosen fate për ardhmërinë e fëmijëve dhe
gjeneratave të ardhëshme është më shumë se miopi dhe tragjedi, thjeshtë është
jo interesim për atë që po ndodh, ose thënë ndryshe, ata që nuk dalin në votime
në mënyrë indirekte e ndihmojnë PDKnë që të fitoi zgjedhjet edhe në të ardhmën.
· Albin Kurti, në shkrimin e tij , në mënyrë shumë parimore merret dhe
zbërthen gjendjen brenda subjektit politikë të quajtur PDK, vërtet ai ka shumë
të drejtë, por në realitet kjo nuk ua qanë fare kokën anëtarëve dhe
simpatizuesëve të PDKsë, ngase ata të tillë siç është e duan partinë e tyre,
dhe të tillë edhe me skandale të shumëta do ta përkrahin edhe më tutje. Këtë e
thot shumë kjartë Berat Buzhala, deputet dhe njeri arrogant i PDKsë, person që
thuhet se merret me kontrabandë në veri të Mitrovicës, se PDKja ishte dhe
mbetet parti e B. Xhemajlave, S. Lushtakëve, Xhabirave tZharkut, N. Sylajve e
të ekuzuarve dhe të denuarve të tjerë, pra me këtë B. Buzhala shumë qartë na
tregon se PDKsë nuk i ha palla për ligjin, për shtetin dhe as për pushtetin
sepse në fund të fundit ata po i fitojnë zgjedhjet, çka edhe është e vërtet
edhe nëse është fatkeqësi, ky popull po e mbanë dhe po e ushqenë këtë parti dhe
këtë pushtet, dhe ne duhet të pajtohemi me këtë realitet!.
· Nga e gjitha që shkruhet dhe thuhet për zgjedhejt në Kosovë, tani më që nga
zgjedhjet e fundit në Ferizaj dhe në Kaqanik po vërtetohet se në shoqërinë
kosovare dhe në mendjet e qytetarëve çmohen ata që vjedhin, ata që kriminalizojnë
shoqërinë, ata që kontrabandojnë dhe ata që korrupcionojnë
shtetin .
· A duhet të pranohet apo jo diç e tillë, mbetet të shihet në vitet në vijim,
por nëse dita shihet në mëngjesë atëhere PDKja edhe disa vite do të fitoi pa
probleme zgjedhjet , dhe atë tani më pa vjedhje, ngase mosdalja e shqiptarëve
në votime për mendimin tim është e njëjtë me mosdaljen e serbëve të Veriut të
Mitrovicës, të dy palët ia mundësojnë pushtetin partisë së Xhabirave, ngase
ndihmohen nga çafirat që nuk mendojnë më shumë për shtetinë e tyre që u fitua
me sakrifica, mundë, djersë e gjakë...
· Në fund edhe pas shumë akuzave të bëra ndaj PDksë, une sinqerishtë i uroi anëtarët e kësaj partie që e shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të dhënë votën për të përzgjedhuritë e tyre, me këtë këta po tregojnë se si luftohet për shtet dhe pushtet edhe nese të përzgjedhuritë e tyre ndiqen nga drejtësia...