Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ah... t? lum?t ''ata!...
E merkure, 20.06.2012, 08:08 PM
AH... TË LUMËT “ATA” !..
N? 100 vjetorin e Pavarsis?...
Nga Fritz RADOVANI
Gjithkund dëgjohet kjo thanje! Edhe Presidenti Obama,
thotë “të lumët Ata!”...që jo shumë
vite perpara gjyshja e Tij në Kenja dilte n’ oborr e priste kur pula po banë
vezen se donte me e fergue për drekë...Se çka dreqi asht nuk mërrij me e
kuptue! Të gjithë janë të paknaqun, përveç Klerikëve që këte shprehje e
perdorin për Ata... që kanë meritue
me shkue në Parriz, mbas sa e sa vuejtjeve e mjerimit të kësaj Botë! Nuk asht
fjala këtu fare për të persekutuemit politik apo të vuejtunit ndër kooperativa
e ferma bujqësore. Ata që e kanë
meritue Parrizin si mbas këtyne sot janë Ata
që vuejnë shpirtnisht...që shohin me sy e plasin me zemer. Një nga Ata që asht i sigurt se asht tue vuejtë
në Shqipni asht edhe vetë Presidenti i Republikës së Shqipnisë... po a e beson
kush këte?! – Vetem Ata që janë
pranë tij, Ata që e shohin me sy tue
bajtë e tue u këputë me çue sa në një sallë e sa në një tjeter e shpesh besa
edhe tue zbritë në podrumin e presidencës jo bustin, jo podin, jo fotot e
Skenderbeut, se sa vjen një turk shkon një arab kështu që nuk ka si lejohet me
qendrue ndër takimet e bisedat e tyne një person i tillë “i padeshruar” edhe
nga Ata...Edhe nga ana e
qeveritarëve ké mjaft që thonë të lumët Ata,
sigurisht niveli i pasunimit ndryshon tek Ata,
që për një periudhë të shkurtë askush nuk mundët me kuptue sesi ngjanë kjo në
një nga vendet ma të pazhvillueme të Europës, por ma të përkushtueme
shpirtnisht e fizikisht të “Konferencës Islamike”. Gjithshka të shekullit XXI
po e provon Shqipnia! Dikur kanë thanë Ata
të dishmit: “Nuk bjen asgja nga qielli!”...Po ba mos me ra nga qielli si bahen Ata hora të pasun sa me u krahasue me
ma të pasunit e Europës?! Ata me
shperdorime, trafiqe e kundrabanda “nuk” merren, dihet që çdo kapital do të
denoncohet ...Qeveritarët nuk janë Ata
që turpnojnë postin, qeverinë, Flamurin, Atdheun dhe “vëllezërit e gjakut”... Ata veç mos me pasë në trup të tyne
piken e gjakut të turkut ...E vetmja gja që u lejohet dhe Ata mund ta bajnë asht “bakshishi”...që Ata e quejnë edhe “dhuratë”. Po, “dhuraten” e ka marrë edhe Mbreti.
Edhe ai kur iku në 7 prillin e 1939 vetem “dhuratat” mori me vete...Mandej një
ibrik ujë “lanë” mëkatin ma të madh!
Një dishka shumë e çuditëshme! Mbretnia e Zogut e mbylli
kapitullin e vet ditën e 7 Prillit. Edhe sulltan Enveri mbylli vetem sytë me 11
Prill...Si duket muej Prill ju ban dishka këtyne anadollakëve tonë që në Prill Ata nuk dalin ma ndër zyre...se
sundimin sulltan Enveri e vazhdon edhe sot, se Ata thonë po vazhdojnë sundimin e tij. Në shenimet që ka lanë për
Lindjen e Mesme ka tregue shumë gjana që njeriu i bamë synet me dijtë me i ba...
mund të pasunohet si ai jo ndoshta, po aty afer...Na vetem kemi lexue shumë
shkrime të tija po s’ kemi mërrijtë me i kuptue, veç me vete kemi thanë: “Të
lumët Ata!” Tashti edhe Ata thonë për pasuesit e tyne “të lumët
Ata”...e kështu, vrave, preve a
vodhe e mbi kurrizin e Popullit u bane i pasun, të gjitha po mbyllen vetem me
“të lumët Ata!”
Sistemet antinjerzore kudo kanë sjellë vetem anomali për
Popullin e vet, ndersa një pjesë që shkon tue percjellë stafeten, flas për Ata, vazhdojnë me knaq?si “si lum Ata” me u pasunue dhe me mashtrue
Popullin Shqiptar. E një nder Ata
kur erdhi në Shkoder në vitin 1991 na ka thanë tek sheshi i Isa Boletinit: “Të
gjithë jemi bashkfajtorë dhe të gjithë bashkëvuejtës!”...Besoj ju kujtohet
shkrodranëve kjo që than? Ata të “vuejtunit”!
Duhet t’ i kujtohet edhe ish të burgosunëve politik kur Ata mbasi ju moren votat dhe ju mbushen xhepat me “letra me
vlerë”...vazhduen qeverisjen e vet me tiparet ma të flliqta të karakterit të
tyne...tue shpallë botnisht Shqipninë Europjane të Shqiptarëve Atdhetarë, që
për ma shumë se një gjysë shekulli u masakrue dhe u rjep nga anadollakët
komunist, me termin e rij, po aq skllavrues e të pamëshirshëm “Antare e
Konferencës Islamike”!!
Jam i sigurt se edhe shtetet
fqinjë do të thonë: “Të lumët Ata!”...Ashtu
si Serbia kur sheh muhaxhirët e vehabistë në sheshin e Prishtinës tue protestue
se kanë pak Xhami e ju duhen prap tjera, ose kur ministrat e qeveritarët e
Shqipnisë e Kosovës rroken e puthen me Ata
që i sollen “lirinë” nga Turqia, Arabia apo Irani e Kaukazi... Duhet thanë e
verteta: Në perputhje me interesat e të gjitha shteteve, tue perfshi edhe
Shtetin Nanë Shqipninë, Ata që po
qeverisin “pa shikue” fare interesin e vet personal, po ua plotsojnë vullnetin
dhe dëshirat të gjithëve tue mos i acarue as nervat me Portretet e Rugovës apo
Nanë Terezës, mbasi kështu edhe vertetojnë thanjen e tyne që Ata e kanë thanë me kohë, po as na vetë
nuk e kemi besue se në Shqipni e Kosovë turqit paskan “vëllezer gjaku”, që Ata nuk besoj se i gjejnë me i kerkue
me kambën e kalit as në vendet e Lindjes së Mesme ...në Europë edhe mund t’i
kenë mbjellë me homoseksualët e kushtetutave “moderne”...e që edhe Presidenti
amerikan Obama, po mendon me i mbjellë në “Kushtetuten” e tij...Edhe atje
shpejtë kanë me thanë “të lumët Ata”,
kështu si po veprohet...
Problemet e kohës së sotme në
Egjipt, Tunizi dhe vendet tjera të Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme, u kanë
krijue mundësinë dhe “shansin” forcave regresive anadollake që janë nën petalet
e vyshkuna të demagogjisë së pushtuesëve të vjeter, tue u shpallë në një fazë
delikate të historisë së papershtatëshme të Shqipnisë dhe Kosovës, se né jemi
me turqit “vëllezer gjaku”, tregon pa pjekuni politike e Populli ata do t’i quej tradhëtarë.
Kur Shqiptarët duhet të sjellin
Fëtyren nga Europa, bijnë permbys e i sjellin edhe shpinën...për mos me perdorë
ndonjë fjalë që ata e kanë të ditës
në telefonat e tyne.
Pikrisht kur fatet e Shqipnis?
dhe t? Kosovës së brishtë janë të pakonsolidueme fare, veglat e ndyta dhe të
shituna tradhëtare qeveritare manovrojnë me fonde “enigma” dhe punojnë për
shpartallimin e të gjitha fitoreve të arrituna me gjak, vuejtje dhe sakrifica
shekullore nga Atdhetarët tan?. E kjo pothuej po shuhet fare n? kujtesen e
Popullit!
Qeveritarët e të dy vendeve
Shqipni e Kosovë, me “tapijat anadollake” të kohës së baballarrëve të tyne, të
ruejtuna ndër podrumet e fanatizmit dhe të persekucionit të të gjithë
Atdhetarëve dhe njerzëve perparimtarë, sot punojnë vetem për pasunimin e vet. Ata vjedhin, mashtrojnë dhe dhunojnë
kedo që guxon me folë për poshtersitë e tyne.
Sot në Shqipni dhe Kosovë,
Populli i panjollosun ka vetem një të drejtë: “Frikë dhe Heshtje!”...Livadhet
janë nda në mes të agallarëve e bejlerëve të rijë...ata kullosin!
E në heshtje fshanë: “Ah... të
lumët Ata!”...Ata që nuk e arriten këte ditë !..
Gjithnjë Shqiptarët tue u ba
të lumtun vetem kur vdesin!
Vetem tue mendue sot se “shqiptarët”
po i quejnë ...”Vëllezër gjaku me turqit”!!
Mu kujtue një plak në Tiranë që thonte: “Kuku për Ata,... çka na ka gjetë né!”