E diele, 28.04.2024, 10:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: Vdekja e trumcakut

E shtune, 23.06.2012, 12:24 PM


VDEKJA E TRUMCAKUT

Degë më degë në një park
Fluturonte një trumcak
Dhe ashtu si qe n’fluturim
Vërejti në tokë pak ushqim

Mendoi: “Të jetë një copë djathë,
Ta marr shpejt  dhe t’ia mbath”
Zbriti në tokë shumë  i gëzuar
Të merrte “shujtën” e preferuar

U mashtrua, s’qe  djathë as gjizë
Për kob, qëlloi çamçakëz
Për fat të keq në fyt i mbet
S’vonoi e vdiq trumcaku i shkretë!

Kujdes, pra ju  o fëmijë,
Por dhe ju të reja e të rinj
Mos hidhni çamçakëz kurrë
I mbrojmë zogjët dhe është kulturë!

Sami  ISLAMI

Londër, 12.06.2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora