Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Alberto Moravia, trajta cingëritëse e një shpirti flatrues
E enjte, 21.06.2012, 06:49 PM
Alberto
Moravia, trajta cingëritëse e një shpirti flatrues
Nga: Albert VATAJ
Shkëndi që feksi papritmas, mes reve dhe terratisë që skërmiste dhëmbët në një botë që qasej të shqitej nga shpërgenjt e të shkuares. Përflaku si drita e një qiriri të mpakur, duke ju zgrapsur një shëndeti ndëshkues, që ndali vetëm për pak, atë dritim që vërboi tërbimin e urryeshëm që vërbonte, asokohe, dhe jo vetëm. Ndriti ndër dëshirat e shpirtrave për dlirësi, dhe më 26 shtator të 1990 rroku amshimin si i tillë, ai, gazetari dhe shkrimtari, Alberto Moravia.
Njëzet vjet më parë, Italia,dhe jo vetëm ajo, i dhanë lamtumirën një prëj figurave më perfaqësuese të publicistikës dhe narracionit. Një ndarje, si çdo ndarje me një korife të mendimit dhe shpirtit. Një ndarje si me Alberto Moravian. Ai mbylli sytë për të lënë në veprën e tij trajtën e shumëformëshe dhe turitëse të rrethrrotullisë, ku ai u hoq zvarrë, por dhe u ngazëllye në fluturimin e triumfit. Ngarëndja e tij nuk u ndal që prej asokohe, kur përndiqej dhe censurohej. Edhe më pas, ai do të ishte i tillë,rebel deri në kuptimin më të epërm të etimologjisë së shprehjes. Kacafytej, gjithnjë dhe përplot me zemëratë dhe tërbim, me përditshmërinë italiane dhe gjithçka që ajo e mbarste.Stil i Alberto Moravias, parë me optikën e kritikës, cilësuar si brendaletrare dhe estetike, mund të themi se i përkon një qasjeje realist dhe jokonformiste. Anipse mendonte dhe e pohonte publikisht, se shkruante për të përmbushur dëshirat e tij,këton ngjizje artistike dhe estetike, përkonin njëherazi me allurimin dhe përflakjen e publikut që e admironte.
Italia
dhe italianët nuk është se e mbuluan me shumë lëvdata dhe nderime. Megjithëse për
të nuk kishte të ndalur turri dhe Golgota. Ai nuk bëri asnjë kompromis, as si
gazetar, e për më tepër si shkrimtar. Gjithëpoaq,universi i tij si shkrimtar do
të tejshkonte kufinjtë, duke u bërë vlerë dhe frymëzim, andje dhe ngasje kudo
ku ai u botua. Veçmas mund të cilësojmë në këtë përbotshmëri vlerash, admirimin
francez. Mund të themi se Franca ishte atdheu i tij letrar. Atje ai u lexua
shumë dhe filmi i bërë nga “Përçmimi’ i Godard, konsiderohen si gurë themeltarë
të kinematografisë. Pavarësisht se nuk mbante shënime, kur ulej në tavolinën e
tij të punës, duke hapur letrat, njiherash nxirrte nga skutat e kujtesës shkëndijat
e përjetimeve dhe impresioneve dhe i lëshonte me një frymë, e përplot me ngashërim
dhe zemëratë. Pa zbukurime, të karakterizuar nga shumë detaje,fjalë të zakonshme
që veshin përditshmërinë, një sintaksë të përpunuar. Këta ishin shtigjet nga
mund të merrte turravrapin shpirti i trazuar i Moravias.I pëlqente që letërsinë
ta krahasonte me pikturën, me metodën si ajo merr formë në tablo, shtresë pas
shtrese. Drafti i parë është mjaft e papërpunuar, ngarëndja për të zënë frymëzimin
e tij ishin larg nga të qenit të përsosur. Në asnjë mënyrë nuk mund dhe nuk
duhej të ishte e gatshme për t’ia mbathur e për të marrë rrugën në kërkim të lexuesit.
Atë duhej dhe mund ta gjenin. Albertos i’a kishte ëndja të thoshte për veten “jam
i tredhur”, tregon në një intervistë bashkëshortja e tij. Me këtë nënkuptonte
diçka të thellë dhe esenciale. Nuk duhet të ngatërrohet letërsia me jetën. Ai
vetë pohonte se seksi ishte për të ajo çka për Balzakun ishte paraja: një filtër
përmes të cilit duhet të rrëfehet bota. Problemi është se ia rrëfente një vendi
katolik, familjar dhe sentimental që kurrë s’e ka pranuar përnjëmend
racionalitetin e tij të thellë. Sot s’do të bënte kurrfarë skandali, por në Italinë
e asaj kohe, Moravia ishte një personazh jo i rehatshëm, u dukej antipatik.
“Një vepër
e artit, në anën tjetër, ka një përfaqësues dhe funksion ekspresive. Në këtë përfaqësim
idetë e autorit, gjykimet e tij, vetë autori, janë të angazhuar me realitetin. Kritika,
në këtë mënyrë, është jo më shumë se një pjesë, një aspekt. Unë mendoj, duke e
vënë atë në këtë mënyrë, unë jam, pas të gjitha, një njeri i pastër në një farë
mase. Ne të gjithë jemi. Ju e dini, ndonjëherë ju të zgjoheni në mëngjes në revoltë
kundër çdo gjëje. Asgjë nuk duket e drejte. Dhe për atë ditë apo më shumë, të paktën
deri sa të marrë përsipër atë, ju jeni një njeri i pastër. Vënë në këtë mënyrë:
çdo njeri është një njeri i pastër në mënyrë e vet, por ai është shumë gjëra të
tjera përveç”, perkufizon ai.Alberto Moravia lindi në Romë më 28 nëntor 1907. I
ati, Carlo Pincherle Moravia,arkitekt dhe piktor, është me origjinë veneciane,
ndërsa e ëma, Gina de Marsanich,është nga Ancona. Alberto, i treti nga katër fëmijët,
kaloi një fëmijëri normale,çka se të vetmuar. Në moshën nëndë vjeç ai u sëmur
nga tuberkulozi i kockave,sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdon në shtrat
për pesë vjet rresht.Studimet i vazhdon në mënyrë të parregullt, por prapë nuk
arrin të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexon shumë e shumë libra, mes të cilëve
Dostojevskin, Joyce, Goldon,Shekspirin, Molierin, Mallarmé, Leopardi e mjaft të
tjerë. Shkruan vargje në frëngjisht e në italisht. Studion edhe gjermanisht. Libri
i tij i parë, romani “Indiferentët”, që u botua më 1929, pati sukses të gjerë i
dhe e bëri menjëherë të njohur. Shumë nga romanet e tregimet e Moravia-s janë bërë
edhe filma prej regjisorësh të famshëm. Alberto
Moravia vdiq më 26 shtator 1990, në banesën e tij,në Romë.Tematika letrare
ngasej nga një thatësirë morale, hipokrizia e jetës bashkëkohore,dhe paaftësisë
të konsiderueshme të njerëzve të gjetur lumturinë në mënyra tradicionale të tilla, si dashuria dhe
martesa, janë temat në fron në veprat e Alberto Moravia. Zakonisht, këto kushte
janë patologjikisht tipike të jetës në klasë të mesme, martesë, në veçanti, është
objekt i punimeve të tilla si Mosbindja dhe coniugale L’amore (“Dashuria bashkëshortore”)
(1949). Tjetërsimi është temë në vepra të tilla si disprezzo Il (“Shpërfillje” apo
“Një fantazmë në mesditë”) (1954) dhe La Noia (“The Canvas Empty”), nga vitet 1950,
pavarësisht nga vëzhgimi nga një perspektivë racionale-realiste. Politike tema
janë shpesh të pranishme: një shembullështë La Romana (“Gruaja e Romës”) (1947),
historia e një prostitute ngatërruar me regjimin fashist dhe me një rrjet të komplotistët.
Realizmin ekstrem seksual në La Noia (“The Canvas Empty”) (1960), paraqiti
veprat psikologjikisht eksperimentale të viteve 1970. Moravia iku për të mbetur
një nga emrat e spikatur të letërsisë italiane dhe një gurë i rëndësishëm në mozaikun
e letërsisë botërore.