Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Ndërkallja në dy kohë e Agron Balës
E merkure, 06.06.2012, 06:37 PM
Ndërkallja
në dy kohë e Agron Balës
Nga: Albert VATAJ
Mbi
librin “Jetë në dy kohë” të gazetarit dhe publicistit Agron Bala.Gazetar dhe
publicist, tash autor i një libri. Agron Bala kundrimin e kahershëm e shpërfaq,
si agu horizontin e djersitur nga vesa. Qasja, e të cilit tejshkon kohët,siç ceket
edhe në pagzimin e libërt, vjen e beh në të tashmën. Një kumt i orendisur nëpërmjet
një narrative të kapluar estetikisht dhe të shtrirë në plotëninë e të gjithë dimesionet
etike-estetike. I yshtun nga një “amanet” dhe i përkundun në një përvojë të gjatë
gazetarie, Bala, guxon pa droje me i thanë hapur, gjanat, deri dje të kyçuna në
vetëdijen dhe ndërgjegjen e tij, e që tash shpërthejnë si një dëshmi,dhe si një
apel.Ngjarja dhe personazhet pa rakalojnë para retinës së lexuesit si fantazmat
në një natë t’shumish. E ndër ta ne gjejmë shëmbëllimin e njerëzve të dashtun,
me tansinë e tyne, deri tek rrëfimtorja ngjethëse e murtajës komuniste. Bala, në
kohë dhe në horizont orvatet që nëpërmjet personazhesh të godasë me furinë e
vetëdijes, atë që kërkon që duke ndjekun frymën, të ndërkallë rrezatimin
dritues. Filli i hollë i dy kohëve e përshkon duke na fotografu me gjithseçkanë
e vet nji kohë. Kohë që sa nisim me rrëzu në honin e harresës, ai kacarritet e
na përballet, tash ndoshta jo me egërsinë dhe makutërinë prej amoku, por
gjithsesi drithëruese dhe e shëmtuar.Ndoshta ky hop i autorit, don me thanë. Kishte
mujtun ai me kohë e me vakth me ia ba të ditun publikut shqiptar një rrëfimtore
të kjartë dhe një frymëzim të rrezitun.
Por ai
vendos dhe thotë. Po tash duhet.