Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Kumti për kushtrim si shërbesë artistike
E marte, 01.09.2009, 07:56 PM

si shërbesë artistike
(Rreth romanit, “Dritë nga errësira” të Halil Teodorit)
Nga Albert Vataj
Ngasja për të konvertuar përvojën personale jetësore, në një kreaturë artthënieje, mbarsur me dimension të gjërë artistik, gjithherë pothuaj ka përkuar të ngulmojë në të qenin mirëfilli një vepër letrare. Përmga një qasje të tillë e gjejmë të vendosur edhe romanin e Halil Teodorit, “Dritë nga errësira”. Ky roman vjen, ndoshta jo përnjiherësh, por gjen rendin fill pas vëllimit poetik “Vegimet e moshës” (2004). Ky natyralitet artistik dhe krijues rritjeje i autorit, nga poezia në roman, gjehet shpështazi në letërsinë shqiptare dhe atë botërore. Kuti i Teodorit e vendos atë në një fushë të lartë gravitacionale të krijimit. Ndryshe këtë rast mund ta shohim si hapi i parë, estetik dhe artistik, përnga kontributi në letërsinë shqipe.
“Dritë nga errësira” përpiqet përkitazi të vendos autorin, jo vetëm në rrolin e rrëfimtarit, por edhe në atë të protagonistit. Ky shpagim që ai bën deri në qindarkën e fundit të së kaluares, është çmimi me të cilin ai, si shumë të tjerë blejnë të sotmen dhe parapaguajnë të ardhmen. Romani përqaf një narrativ rrëfimtare, jashtë metrikës utopike dhe standardit skolaresk. Ai e ndjen dhe e përjeton, Ai e përjeton dhe e dëshmon. Ai e dëshmon dhe e demaskon. Ai e demaskon dhe zgjon vetëdijen e hipnotizuar të viktimës dhe viktimatorit. Ai pohon botërisht, se është për të kumtuar atë kalvar të mundimshëm dhe fatet e trishta të personazheve që i ka vllazëruar vullneti për të mbijetuar, për të fituar. Ai i vë supeve të tija një barrë të rëndë sa bota, duajt e dhimbjes, që la ngarkuar e kaluara. Dhe këtë e bën, jo për të rrëmbyer trofeun e heroit, por për të davaritur tisin e murrm të mjegullës që mbështillte të tashmen e atyre viteve, dangat e errëta, të së cilës bulëzojnë edhe sot në lëkurën e përzhituar nga lufta dhe zjarri i asokohshëm. Njëherazi ai kushtron zëshëm ndërgjegjes së përgjumur për vetëdije. Ai nuk kërkon tash, shpëtim prej rrethanave shtërguese, sepse fati e ka yshtur në të tjera realitete, në të tjera ngasje të të sotmes, në ato të lirisë së amshueshme.

Komentoni
Artikuj te tjere
Albert Vataj: Vrasja, si test politik
Albert Vataj: Të zgjohesh nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën
Albert Vataj: Helidon Haliti, kumti i një penelate shpërthyese
Albert Vataj: Fatet e 16 jetëve këputen në minutat fatale të natës së 6 marsit
Ekskluzive - Albert Vataj: Krrakëmat e morteve, si dimension estetik në art
Ekskluzive - Albert Vataj: Vështrim mbi pikturën e Gjovalin Pacit, penelit të salloneve aristokrate
Albert Vataj: Një lindje përmbi mijëra kuja
Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e talentuar Greta Koçi
Ekskluzive - Albert Vataj: Në vend të një kartoline për Vitin e Ri
Albert Vataj: Mbetin “jetim” fëmijët e mëdhenj të filmit shqip
Ekskluzive: Albert Vataj: Mbetin “jetim” fëmijët e mëdhenj të filmit shqip
Albert Vataj: Beogradi i jep shah pavarësisë së Kosovës
Ekskluzive - Albert Vataj: Beogradi i jep shah pavarësisë së Kosovës
Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me legjendën e valles popullore Besim Zekthi
Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me Kryetarin e Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, Fatmir Hoxha
Albert Vataj: Garderoba e dritave të kuqe dhe Shqipëria
Ekskluzive - Albert Vataj: Garderoba e dritave të kuqe dhe Shqipëria
Albert Vataj: Varka e Noes dhe “përmbytja e përbotshme” e dosjeve
Ekskluzive - Albert Vataj: Praron legjenda Serafin Fanko
Albert Vataj: Praron legjenda Serafin Fanko