Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Beogradi i jep shah pavarësisë së Kosovës
E marte, 11.12.2007, 11:35 PM
Nga Albert Vataj
![]() |
Albert Vataj |
Ndërsa në Mitrovicë hapet një zyrë në kundërshtim flagrant dhe në papajtueshmëri me kornizën kushtetuese të Kosovë dhe në shkelje e rezolutës 1244, Bashkimi Evropian e vendosur larg unanimitetit shprehet e vendosur për të parandaluar shpërthimet e dhunës ndërkohë që në Ballkan janë shtuar tensionet lidhur me statusin e Kosovës.
Ministri i Jashtëm Britanik, David Milliband, ka shtuar se: "Kosova është në Evropë dhe për mendimin tim është me rëndësi esenciale angazhimi evropian për të udhëhequr përgjigjen ndërkombëtare tani që e kaluam afatin e 10 dhjetorit. Mendoj se është e qartë për të gjithë se megjithë përpjekjet e mëdha të Treshes gjatë katër muajve të fundit, qendrimet e kundërta të palëve nuk arritën të kapërcehen dhe tani Bashkimi Evropian duhet të përmbushë përgjegjësitë e veta ndaj të dy palëve, si ndaj kosovarëve ashtu edhe ndaj serbëve, po ashtu të dy palët kanë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre për këtë çështje”.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, paralajmëroi se ndarjet e brendëshme kanë patur pasoja shkatërrimtare në të kaluarën duke aluduar për një rrezik të tillë në të tashmen, nëse me këtë qoftëlargut kërkohet t’i krehet bishti Serbisë. Ai ka nënvizuar se: "Rreziku është i madh. Ne jemi përballë prirjes për prishjen e stabilitetit në gjithë Ballkanin, prandaj nuk duhet të përsërisim gabimet e viteve 90-të, kur Bashkimi Evropian ishte i ndarë dhe nuk vuri re disa nga detajet kritike, prandaj ne kemi përpara një punë që kërkon vemendje ndaj hollësive”. Shefi i politikës së jashmte të Bashkimit Evropian, Javier Solana, nga ana e tij është shprehur disi më optimist duke shpresuar se BE-ja do të jetë e bashkuar dhe do të përmbushë pëgjegjësitë që i takojnë. "Ne do të shkojmë përpara dhe për mendimin tim qendrimet brenda Bashkimit Evropian po afrohen. Mendoj se ne do të jemi në gjendje të arrijmë në një qendrim të përbashkët dhe do të përmbushim përgjegjësitë tona. Ne kemi një mision për përfaqësinë ndërkombëtare në Kosovë dhe jemi angazhuar gjithashtu për policinë dhe gjyqësorin, si dhe për elementët e ekonomisë. Gjithësesi, mendoj se ne do t’i përmbushim përgjegjësitë tona”.
Sot kur situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit nga momenti në moment, rolin i vendosmërisë ndërkombëtare është përcaktues, duke vënë nën fre provokimet serbe dhe duke bindur shqiptarët se maturia dhe do të jetë gurë prove për të përftuar mëvetësinë dhe njohjen e shtetit të Kosovës.
Komentoni
Artikuj te tjere
Ekskluzive - Albert Vataj: Beogradi i jep shah pavarësisë së Kosovës
Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me legjendën e valles popullore Besim Zekthi
Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me Kryetarin e Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, Fatmir Hoxha
Albert Vataj: Garderoba e dritave të kuqe dhe Shqipëria
Ekskluzive - Albert Vataj: Garderoba e dritave të kuqe dhe Shqipëria
Albert Vataj: Varka e Noes dhe “përmbytja e përbotshme” e dosjeve
Ekskluzive - Albert Vataj: Praron legjenda Serafin Fanko
Albert Vataj: Praron legjenda Serafin Fanko
Albert Vataj: Niset për nga amshimi At Zef Pllumi
Tis
Golgota e një populli martir në retrospektivë
Kur popullin e shkel fataliteti dhe shtetarët kalërojnë mbi pegas
Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me Kompozitorin dhe Kantautorin Pirro Çako
Antishqiptarizmi i një shqipfolësi - Nga Albert Vataj
Beteja e territoreve dhe miklimi nga pushteti i parasë
Filozofia e politikës së paqes, mbi një fushë të minuar
Përtej grilave të derteve tona
Bota politike dhe animi i kandarit të barazisë
Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret
Fluiditeti i alencave fluide dhe kameleonët e politikës