E diele, 28.04.2024, 01:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Retë, tufa pëllumbi të lodhur

E enjte, 21.06.2012, 06:39 PM


Këndi  i librit:

  Retë, tufa pëllumbi të lodhur

(Hajku të Zgjedhura,  Muharrem Gazioni)

Nga Xhevahir Cirongu

Vëllimi i librit me titull’’Bukureza,ju yje të veckël’’(Haiku të zgjedhura) që ka për autor Muharrem Gazioni, vjen para lexuesit dashamirës të librit, e në veçanti të vargut ‘’Hajku’’, duke shpalosur ngjyrat e shpirtit dhe të natyrës që të japin frymarrje dhe jetë kur e lexon atë.

Në serinë e botimeve , ky botim është i 21-ti libër, ku shaploset edhe një herë bota e madhe shpirtërore e krijuese e fjalës së shkruar nga ky autor.Krijmtarinë e vetë, autori  Muharrem  Gazioni e ka filluar qysh me botimin me vjersha në librin e parë të botuar në vitin 1973. Që nga ky vit e më pas, pena e këti autori s’ka reshtur së shkruari,por i ka qëndruar besnik vlerave krijuese letrare me krijimet e tija të përmbledhura sipas gjinive në shumë vëllime.Një rrugëtim i gjatë, plotë kthesa e ngjitje në vazhdimësinë e viteve drejtë krijimtarisë artistike, i cili ka ngjitur shkallët një e nga një duke na sjellë nëpër vite, e së fundi në Maj të këtij viti 2012-ës,vargje nga Hajku të zgjedhura.

E gjithë krijimtaria e autorit Muharrem Gazionit qëndron si një  ‘’kështjellë’’para lexuesit të poezizë që ngelet  në memorien  e tij ngaherë e nuk humbetë përgjatë rrugëtimit. Vargu është i thjesht, e i natyrshëm. Për këtë tregues është dhe botimi i fundit  me poezitë nga Haiku të Zgjedhura. Ky botim , u botua nën kujdesin e shoqërisë’’Lexues dhe Kritikë’’.Vëllimi ka gjashtë nëndarje kapitujsh. Çdo nëndarje e tij , poezia e Hajkut të zgjedhura të autorit Muharrem Gazioni, kanë specifikat e tyre të vargut. Për lexuesin, kjo nëndarje e lehtëson lexuesin për të kuptuar e zbërthyer vargun e kësaj poezie, që poeti e zotron me gjithë hapësirën e saj të derdhur në vargje.

Edhe shtëpia  botuese ‘’Medaur’’ ka bërë një punë të kujdesshme ku treguesi  i saj është paraqitja e kopertinës cilësore me kolorin në sfond të librit.Në kapitullin e tretë midis të tjerash në poezitë e haikut autori ka një formulim të qartë të vargut.Më konkretisht:

 

‘’Retë…

Tufa pëllumbi,të lodhur,

Ulur mbi majën e malit.’’.

Ose:

‘’Yll,

Larg mijra vite-dritë,

Mbi tëndë si vath i artë’’.

Në kapitullin e VI-të në nëntitullin’’Gjurmët e jetës’’, autori e mbyll me poezinë lajmotive ku ai shprehet qartazi me vargun e Hajkut për jetën tonë.

‘’Eh,lumturia…

Filmat përfundojnë,

Jeta fillon’’.

Vëllimi ka gjithësej 75 faqe dhe brenda tij gjenden 289 poezi të haikut të Muharrem Gazionit.Autorit i urojmë suksese në krijimtari, që edhe në të ardhme të na sjellë vëllime të tjera të këtij zhanri poetik.

 

Durrës,05.06.2012



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora