| E enjte, 21.06.2012, 06:39 PM |
Këndi i librit:
… Retë, tufa pëllumbi të lodhur
(Hajku të Zgjedhura, Muharrem Gazioni)
Nga Xhevahir Cirongu
Vëllimi i
librit me titull’’Bukureza,ju yje të veckël’’(Haiku të zgjedhura) që ka për
autor Muharrem Gazioni, vjen para lexuesit dashamirës të librit, e në veçanti të
vargut ‘’Hajku’’, duke shpalosur ngjyrat e shpirtit dhe të natyrës që të japin
frymarrje dhe jetë kur e lexon atë.
Në serinë
e botimeve , ky botim është i 21-ti libër, ku shaploset edhe një herë bota e
madhe shpirtërore e krijuese e fjalës së shkruar nga ky autor.Krijmtarinë e vetë,
autori Muharrem Gazioni e ka filluar qysh me botimin me vjersha
në librin e parë të botuar në vitin 1973. Që nga ky vit e më pas, pena e këti
autori s’ka reshtur së shkruari,por i ka qëndruar besnik vlerave krijuese
letrare me krijimet e tija të përmbledhura sipas gjinive në shumë vëllime.Një rrugëtim
i gjatë, plotë kthesa e ngjitje në vazhdimësinë e viteve drejtë krijimtarisë artistike,
i cili ka ngjitur shkallët një e nga një duke na sjellë nëpër vite, e së fundi
në Maj të këtij viti 2012-ës,vargje nga Hajku të zgjedhura.
E gjithë krijimtaria
e autorit Muharrem Gazionit qëndron si një
‘’kështjellë’’para lexuesit të poezizë që ngelet në memorien
e tij ngaherë e nuk humbetë përgjatë rrugëtimit. Vargu është i thjesht,
e i natyrshëm. Për këtë tregues është dhe botimi i fundit me poezitë nga Haiku të Zgjedhura. Ky botim ,
u botua nën kujdesin e shoqërisë’’Lexues dhe Kritikë’’.Vëllimi ka gjashtë nëndarje
kapitujsh. Çdo nëndarje e tij , poezia e Hajkut të zgjedhura të autorit
Muharrem Gazioni, kanë specifikat e tyre të vargut. Për lexuesin, kjo nëndarje
e lehtëson lexuesin për të kuptuar e zbërthyer vargun e kësaj poezie, që poeti
e zotron me gjithë hapësirën e saj të derdhur në vargje.
Edhe shtëpia botuese ‘’Medaur’’ ka bërë një punë të kujdesshme
ku treguesi i saj është paraqitja e
kopertinës cilësore me kolorin në sfond të librit.Në kapitullin e tretë midis të
tjerash në poezitë e haikut autori ka një formulim të qartë të vargut.Më konkretisht:
‘’Retë…
Tufa pëllumbi,të
lodhur,
Ulur mbi
majën e malit.’’.
Ose:
‘’Yll,
Larg
mijra vite-dritë,
Mbi tëndë
si vath i artë’’.
Në kapitullin
e VI-të në nëntitullin’’Gjurmët e jetës’’, autori e mbyll me poezinë lajmotive
ku ai shprehet qartazi me vargun e Hajkut për jetën tonë.
‘’Eh,lumturia…
Filmat përfundojnë,
Jeta
fillon’’.
Vëllimi
ka gjithësej 75 faqe dhe brenda tij gjenden 289 poezi të haikut të Muharrem
Gazionit.Autorit i urojmë suksese në krijimtari, që edhe në të ardhme të na
sjellë vëllime të tjera të këtij zhanri poetik.
Durrës,05.06.2012