| E shtune, 23.06.2012, 12:24 PM |
VDEKJA E TRUMCAKUT
Degë më degë në një park
Fluturonte një trumcak
Dhe ashtu si qe n’fluturim
Vërejti në tokë pak ushqim
Mendoi: “Të jetë një copë djathë,
Ta marr shpejt dhe t’ia mbath”
Zbriti në tokë shumë i gëzuar
Të merrte “shujtën” e preferuar
U mashtrua, s’qe djathë as gjizë
Për kob, qëlloi çamçakëz
Për fat të keq në fyt i mbet
S’vonoi e vdiq trumcaku i shkretë!
Kujdes, pra ju o fëmijë,
Por dhe ju të reja e të rinj
Mos hidhni çamçakëz kurrë
I mbrojmë zogjët dhe është kulturë!
Sami ISLAMI
Londër, 12.06.2012