Kulturë
Jahë Sadrija: Rilindasit dhe kuptimi i figurshëm në veprat romantike!
E shtune, 23.06.2012, 02:30 PM
Veprat
romantike i hapen letërsisë shqiptare, shtigje të reja drite, në rrugën e
zhvillimit të pandërprerë.
Nga Jahë Sadrija
Letërsi
shqipe është e shkruar ndër periudha të ndryshme dhe si e tillë edhe
studiohet, Së pari: Letërsia gojore, Letërsia
e vjetër shqipe, Letërsia e Rilindjes, Letërsia e Realizmit,Letërsia Moderne
dhe Letërsia Bashkohore shqipe. Çdo periudhë ngërthen në vete, figura të shumta
patriotike e letrare, të njohura edhe nga stili i shkrimit, format e shkrimit
dhe përmbajtja e veprës letrare. Eshtë e vështirë të studiohet cilado periudhë e
Shkrimit,
pa u njohur paraprakisht me kushtet historike, politike, ekonomike e sociale të
popullit tone, në kohën kur ka jetuar dhe vepruar, poeti apo shkrimtari.
Periudha
e Rilindjes Kombëtare, ajo e Romantizmit shqiptarë, dallon nga periudhat tjera. Në këtë periudhë, shkrimtarët dhe shoqëria
shqiptare, duhej të zgjidhte disa detyra historike si: Të shpëtonte nga zgjedha
e gjatë e sundimit osman, të fitonte pavarsinë kombëtare, të hynte në udhën e
zhvillimit demokratik dhe ç’është më e rendësishmja t’ja kthenin dashurinë një pjese
të madhe të popullit shqiptarë, që kishte braktisur atdheun, për tu kthyer sërish.
E tëra
kjo u bë në mënyrën më figurative, më romantike, duke e bërë Shqipërinë ashtu
siq e donin vetë romantikët e jo siç ishte realiteti.
Romantikët
si: De Rada, Gavrill Dara, Çajupi, Naimi, Samiu, Asdreni, Poradeci, Shiroka etj.
të cilët me krijimtarinë e tyre letrare ju përgjigjen me besnikëri kësaj detyre
të shenjtë, për ta bërë Shqipërinë, të bukur, të ëmbël, të dashur, krenare e
mbi të gjitha duke i dhënë një koloracion ngjyrash e formash më romantike për
ta bërë, “Edhe natën ditë”.
Thjeshtësia
e vargut tek poetët e Rilindjes Kombëtare, ishte sa e bukur aq edhe mahnitëse. Bukuria e gjuhës, përmbajtja e qartë dhe
porosia se si duhet atdheu, me përdorim të qëlluar figurash stilistike, janë vargje
mjaft të kuptueshme, si për të vegjlit ashtu edhe për të rriturit. Kjo vërehet
pothuajse në të gjitha poemat e kësaj periudhe.
Jeronim
De Rada, duke e njohur mire realitetin e hidhur, ate të ndryshimeve klasore, në
poemën e tij të famshme “Këngët e Milosaos”, me mjeshtri artistike dhe ideore,
për ti bashkuar të dashurit , Rinën dhe Milosaon, që nuk i takonin të njëjtës
shtresë klasore, e dërgon një tërmet të fuqishem në Shkodër, shkatrron dallimet
klasore dhe mundëson martesën e të dashuruarëve.
Ndërsa,
Naim Frashëri, më tepër se çdo poet tjetër i kohës së vet, u bë përfaqësuesi më
I plotë i idealeve të, Lëvizjes kombëtare, solli dritë në Shqipëri, me poemën ,
“Bagëtia e Bujqësia”, e në veqanti me vj. “Fjalët e qiririt”.
Vend të rëndësishem
në këtë periudhë rilindjeje kombëtare zë edhe poema e Mjedës, “Andrra e jetës”,
në të cilën, me një mjeshtri të rrallë artistike gërshëtohen tri ngjyra jete.
Edhe, Çajupi
me poemën, “Baba Tomori”, me motivin patriotik, zuri vendin e merituar për të mirën
shqipëtare. Të pëlqyera, të lexuara dhe me vlerë artistike, letrare e kombëtare
janë edhe veprat e , Filip Shirokës, Luigj Gurakuqit etj.
I bindur
se për të trajtuar këtë temë të rendësishme të letërsisë sonë, do të duhej punë
e gjatë dhe se në një artikull sikur ky i imi nuk mund të kënaq, por megjithatë
e tëra ajo që unë mendoj, mund të përmblidhet me këtë fjali:
“ Veprat
romantike i hapën letërsisë shqiptare, shtigje të reja drite, në rrugën e
zhvillimit të pandërprerë”.