Speciale
Mërgim Korça: A mund të shkruhet historia duke mohuar e duke shfytyruar fakte?
E shtune, 23.06.2012, 09:38 AM
NJË PYETJE
ASPAK RETORIKE secilit lexues :
A MUND TË
SHKRUHET HISTORI DUKE MOHUAR E DUKE SHFYTYRUAR FAKTE
Shkruar nga : Mërgim Korça
NË VËND TË HYRJES
Ësht’e
qartë se kritika, në masën thuajse tërësore, nuk mirëpritet. Kjo pak por e sigurtë. Kurse me historianët, reagimi i tyre kalon
pastaj në skaje shumë të pakëndëshëm dhe ABC-ja e përgjigjeve të tyre është “ Si
ka mundësi që, me sa dijmë né, filani as nuk është historian por ...”. Pa dashur të bëj krahasime me shkencat
egzakte ku dy disiplinat nuk për-puthen, por në lëmín’e shkencave shoqërore, në
nivelin nga më mesatarët të disiplinave universi-tare, vetë lënda e HISTORISË
nuk administrohet si fakultet më vete por, në universitetet perëndimore është
trajtuar si FAKULTETI I HISTORISË
DHE FILOZOFISË, kurse në
shtetet që shëmbull morën shkollat e larta të Bashkimi Sovjetik, qenë ngritur
fakultetet e HISTORI-GJEOGRAFISË. Me këtë pohim nuk e kam aspak si objektiv
fyerjen e specialistëve të këtij lëmi
por, e theksoj se dua të nënvizoj që një specialist i fushës së
shkencave egzakte nuk ka sepse të ndjehet i nënvleftësuar nga specialitët
historianë sa i takon grumbullimit të fakteve historike, pa lére pastaj në
analizën logjike të tyre, për të mos folur pastaj sa u takon rrjedhojave
koherente që ky di të nxjerrë ! Mbas
këtyre saktësimeve, them se e kemi të
drejtën që t’a trajtojmë pyetjen lidhur
me titullin e shkrimit.
Do të
vazhdoj me një të dhënë statistikore e cila shumë prej lexuesve të nderuar mund
t’i çudisë.
E zura në
gojë këtë dëshmí statistikore thjeshtë për të dalë me një krahasim ku genocidi
i ushtruar nga Stalini, i ballafaquar me atë të Hitlerit, bën që ky i fundit të
emërtohet tamam si diletant ! Mirëpo
historia e shkruar mbas mbarimit të konfliktit botëror, Hitlerin e quan
kriminel të skajshëm kurse Stalini, mjeshtri i tij në fushën e genocideve,
lihet në hije dhe në këtë drejtim ... harrohet ! Pse ngjet kjo ? Sepse B.S. ishte i radhitur me forcat q’e
fituan luftën e si pasojë dihet që historin’e shkruajnë gjithmonë fituesit ! Kësisoji vëndi ku pati triumfuar ai
revolucion gjakatar i Tetorit 1917, vëndi që vazhdoi e u propagandua si Parajsa
Tokësore ku nuk egzistonte më shtypja dhe shfrytëzimi i njeriut prej njeritut
në fakt, ditë mbas dite e vit mbas viti, duke filluar e të dëgjoheshin dora
dorës edhe britmat e dhimbjeve të humbësve përgjatë atij revolucioni,
erdhi dhe pamja e tij u rikristalizua pa u mbyllur akoma shekulli i XX-të, duke
u bërë aktualë proverbet filluar që nga ai i romakëve të lashtë, VAE VICTIS, i
cili i përkthyer shqip merr kuptimin MJER HUMBËSIT, e deri tek më
bashkëkohori që fton : STUDJOJENI HISTORINË
E SHKRUAR NGA FITUESIT POR ... JETONI EDHE ME TË VËRTETAT E FSHEHURA NGA
FITUESIT SI EDHE ME EMOCIONET QË JU NGJALLEN DUKE I DËGJUAR HUMBËSIT !
Përgjatë
kësaj hyrje e cila u përzgjodh vetëm si urë lidhëse për sa duam të hedhim në
letër në vazhdim, do t’ia rikujtojmë lexuesit një pohim, njerin nga pohimet e
fundit të Leninit, (i cili së bashku me Trotsky-n ishin ata q’e ideuan dhe e
zbatuan Revolucionin e Tetorit me të
gjithë terrorin kriminal si edhe
gjakderdhjen pasuese). Pohimi i tij
është pjes’e testamentit të Leninit i cili testament kurrë nuk u zu në gojë nga
historianët e ideologjizuar të bolshevizmit stalinist. Ky testament,
të cilin në pranín’e të shoqes, Krupskaja-s, Lenini i a diktoi
sekretares së tij Maria Volodicheva, (filluar në Dhjetorin e vitit 1922 e
përfunduar në Janarin e vitit pasues 1923), e shoqja i a dorëzoi, sipas
porosisë Leninit, Kongresit. Përgjatë tekstit
Lenini i propozon shprehimisht Kongresit që Stalini të hiqej si Sekretar i
Përgjithshëm i P.K.(b)B.S. duke e cilësuar Stalinin si “... I pagdhëndur,
i dhunshëm dhe i prirë drejt abuzimit të pushtetit !“
E gjithë
kjo “Letër drejtuar Kongresit ”, (e mbiemëruar si Testamenti i Leninit),
sipas kërkesës vetë Leninit, duhej publikuar vetëm mbas vdekjes së tij. Kurse në fakt ajo letër priti e priti plot 33
vite derisá Kongresi i XX-të i P.K.B.S. e bëri publike përmbajtjen e saj ! Pse e gjithë kjo vonesë ? Sepse Lenini atëbotë nuk qé më fitues por ...
humbës.
Si
përfundoi ai revolucionar ? Në vitin
1929 ikën nga Bashkimi Sovjetik dhe strehohet në Turqi. E ndjekin kudo agjentët e Çeka-s, në vazhdim
GPU, (e pastaj i emërtuar ky institucion kriminal mbas NKVD, që nga 1954 e deri
në fund, KGB). Duke qen’i rrezikuar, në
1935-ën ikën në Francë. Mirëpo edhe atje, tentakulat e GPU-së fillimisht
Dzerdjinski, në vazhdim pas tij edhe Yagoda me shokë, të drejtuar nga
diktatori, nuk i ndaheshin Trotski-t as atje.
Në qershorin e vitit 1935 ai detyrohet edhe ikën duke u strehuar në
HEDHJE DRITE RRETH NJË MOMENTI KUPTIMPLOTË
Periudha
mbas Luftës së Parë Botërore karakterizohet nga rrethana, situata si edhe
zhvillime të shumëllojëshme. E doemos
edhe vetë këto përfaqësohen nga kategori të ndryshëme personazhesh gjithsecili
grup prej të cilëve kishte pikëpamje krejtësisht të ndryshëme sa u takon
vlerësimeve politike lidhur me interesat kombëtare. E përqëndrojmë tashti vështrimin tek ajo
kategori grupimi politik, i cili interesat e Shqipërise i shikonte të mbrojtura
nga vëndi ku kishte triumfuar ideologjija marksiste-leniniste edhe qé vendosur
pushteti i punëtorëve dhe i fshatarëve, tashmë të çliruar nga dhuna
kapitaliste shfrytëzuese, Bashkimi Sovjetik. Frymën komuniste pra në Shqipëri nga Bashkimi
Sovjetik e sillnin Sejfulla Malëshova, Llazar Fundua e Koco Tashkua me
shokë.
Pa u
ndalur e të trajtohet veprimtaria e këtyre idealistëve me hollësí, nuk do të
shmangemi veç pa i vënë në dukje disa momente kulmore të veprimtarísë tyre e
doemos edhe disa nga përfundimet e nxjerrë prej tyre.
- Që të
gjithë, pa përjashtim, e donin të themeluar një parti komuniste shqiptare.
- Që të
gjithë, me sa u vinte ndoresh, u munduan që t’i bindnin drejtuesit e
Kominternit që në të të përfaqësohej edhe partia komuniste e shqiptarëve.
Mirëpo me
gjithë vullnetin e mirë të tyre, sapo filluan diskutimet, Llazar Fundoja, i
cili fliste nga pozitat e një ideologu te K.Çl.N. e që i gjykonte me sy kritik
qëndrimet staliniste, duke qenë ai vetë i prirë ndaj së majtës europiane, u
kundërshtua me ashk nga Ali Kelmendi. Në vazhdim edhe Sejfulla Malëshova i dolli krah A.Kelmendit e
kësisoji daç Dimitrovi si Kryetar i Kominternit e daç kur e kryesonte mbledhjen
Vilhelm Piku, sekretari i tij, nuk dinin çfarë qëndrimi të mbanin por u bënin
thirrje komunistëve shqiptarë për mirëkuptim si edhe marrëveshje
!
Aspak e
ndryshëme gjëndja edhe në Shqipëri pergjate vitit 1941.
Pa u
zgjatur fare me hollësira karakteri ngjarjesh në vazhdim, por për t’a vënë në
dukje ngjashmërinë ndërmjet përkufizimit të Leninit lidhur me Stalinin, (i pagdhëndur, i
dhunshëm dhe i prirë drejt abuzimit të pushtetit), nga njera anë, dhe
veprimeve të Enver Hoxhës, nga ana tjetër, u hedhim një sy zhvillimit të
ngjarjeve me personat protagonistë të përhapjes ideologjisë komunizmit në
Shqipëri. Katër komunistët më me peshë, (tre prej të cilëve), t’edukuar në
Bashkimin Sovjetik e q’e mbollën farën komuniste në Shqipëri, sipas radhës ku e
si përfunduan ?
Llazar
Fundua në Nëntorin e vitit 1944, mbas torturash çnjerëzore u vdiq në dorë
torturuesve. Çfarë lexojmë në librin e titulluar “Kur lindi Partia”,
shkruar nga vetë Enver Hoxha ? “... Në emër të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë
Nacional Çlirimtare Shqiptare do të jepja urdhrin për dënimin e merituar të Zai
Fundos.” (Nuk po vazhdoj me hollësira e t’i a paraqis lexuesit edhe
letrën fac-simile të Enver Hoxhës me të cilën ai urdhëron edhe detaje se si të
torturohet e pastaj të pushkatohet Zaji i Fundove, që publiku i gjerë
shqiptar besoj e ka patur rastin t’a
lexojë).
Por, për
të qenë sa më të saktë dhe faktet të shikohen nga një këndvështrim edhe më i
gjerë, ashtu si kanë qenë, po i a sjellim edhe letrën e Enver Hoxhës drejtuar
më 20 Korrik të vitit 1947 duke i kërkuar
takim A.A. Zhdanovit, Kryetarit të Presidiumit të Sovjetit Suprem ku i drjtohej atij
shprehimisht si vijon :
“Ne
mund të dekllarojmë se në partinë tonë uniteti i mendimit dhe veprimit
gjithmonë ishin në lartësinë e detyrës. Elementët arkeo-marksistë dhe
trockistë, grupi fraksionist antiparti, u likuiduan pa mëshirë që në fillim të
krijimit të partisë sonë, pa shkaktuar asnjë pasojë. Të gjithë elementët
udhëheqës të këtyre grupimeve, si Zai Fundo, Anastas Lulo, Niko Xoxi, Dhimitër
Fallo, Aristidh Qendro, Cici Andrea, Sadik Premte, u bënë të padëmshëm, shumica
e tyre u ekzekutuan në kohën e luftës, dy ose tre prej tyre ndodhen në burg,
njëri prej tyre ndodhet në Itali.”
A ka
nevojë të nënvizohen kalimet ku Enver Hoxha thekson se “u likuiduan pa
meshirë ose shumica e tyre,
(elementët udhëheqës të grupeve fraksioniste-shënim M.K.), “u ekzekutuan
në kohën e luftës”? Këto faktet
historike të dokumentuara e që historianët e ardhshëm të paindoktrinuar
padyshim shpresojmë se do t’i nxjerrin në shesh. Mirëpo historianët e ardhshëm, jo më të
ideologjizuar si ish historianët e periudhës së diktaturës egër komuniste që
vazhdojn’edhe e shtrembërojnë historinë, do të thellohen e të nxjerrin edhe
përfundime se pse Enver Hoxha, tek i drejtohet kryetarit të Presidiumit të
B.S., si garanci-kalimi për t’u takuar me të, i mëshon egërsisë me të cilën u
trajtuan Llazar Fundua me shokë. Një
përndritje sado e vogël e figurës A.A.Zhdanovit e jep pa mëdyshje këtë
arësye. Si personi i dytë i P.K.B.S.
mbas Stalinit, ai njihej si skajshëm i egër në mbështetjen e luftës së Stalinit
kundra kundërshtarëve të tij potencialë.
(Në vazhdim, e dijnë vetë Anna Ahmatova me gjithë Michail Zoshchenko-n
si shkrimtarë si edhe kompozitorët Dimitri Shostakovich-i me gjithë Sergei
Prokofiev-in edhe
Kurse sa
i takon Zef Malës, ideologut të grupit komunist te Shkodrës, po sjellim një
urdhër tjetër dhënë nga Enver Hoxha më 4 të Prillit 1944, (i cili nuk ka se si
të mos jetë i njohur nga historianët e ideologjizuar se ështe pjes’e
fondit A.Q.Sh.), dhe drejtuar Nako
Spirut ku ai shprehet : “Zef Mala
të mos shkojë në Kosovë. Përkundrazi ta dekoroni me një plumb kresë. Ai s’
është i mirë dhe duhet të zhduket. Gjeni mënyrën që të mos kuptohet, por në
asnjë mënyrë të mos lihet pas dore.”
Nuk ka se
si mos të zihet në gojë edhe një dëshmi tjetër lidhur me rrezikun q’e ndiqte
Zef Malën. Ky sapo qe kthyer nga
internimi në Ventotene dhe vete në Pezë për t’u strehuar. Ka dëshmi t’asaj kohe q’e vërtetojnë se
Myslym Peza i kishte thënë “… Hik or babë e mçifu m’Tironë se dun me të
vra.”
U erdhi
koha tashti pohimeve të këtyre dy ideologëve të komunizmit shqiptar. Pa u zgjatur fare po i sjell lexuesit njerin
nga pohimet madhorë të Zef Malës ku përmblidhet e gjithë filozofia e tij e
mbruajtur dora-dorës prej përvojës që ai fitonte nga jeta : “Zbatimi në praktikë i ândrrës iluzore
të Karl Marx-it, përfundoi në praktikë në nji kasaphanë madhore me të cilën u
kunorzue nji MAKTH MARRAMÊNDËS I KUQ
!”
Ndërsa
Llazar Fundua, edhe ky shprehej i zhgënjyer :
“Komunizmi që né e idealizuam si Krishti, ia kaloi edhe Satanáit
nga ligësitë !” Kurse lidhur me përvojen e tij në Bashkimin Sovjetik ai
shprehej : “Shoqëria sovjetike u
pa se ishte e ndrydhur mes dy domosdoshmërishë themelore : e para, të garantonte qëndrueshmërinë
absolute të pushtetit politik, dhe e dyta të mbante në këmbë një sistem i cili
në themel ishte kundra prirjeve njerëzore sa i takon iniciativës së lirë “.
Ky qe
qëndrimi i Enver Hoxhës ndaj katër prej intelektualëve të shquar të cilët
punuan me shumë përkushtim t’a përhapnin ideologjinë komuniste në Shqipëri kur
Enver Hoxha jo në udhëheqje, por as në grupin komunist të Korçës nuk qasej dot
nga që përflitej qëndrimi i tij. Mirëpo
kur i mbështetur nga Koço Tashkua e bëri hapin e parë dhe u pranua në grupin e
Korçës, atëbotë egoizmi i tij i pashoq si edhe etja për pushtet e bënë që Enver
Hoxha në çdo hap të tijin të prirej drejt mënjanimit të njerëzve të aftë e që i
bënin hije atij lidhur me parësin’e udhëheqjes P.K.Sh. Kështu Sejfulla Malëshova, i nisur nga
veprimet e tija, (të E.Hoxhes – M.K.), arriti që në Plenumin e Beratit t’a
quante vijën e tij daç oportuniste si edhe sektare. Pikërisht këtu vjen çështja që historianet e
rinj, duke i studjuar me paanësí dokumentat arkivale, e kanë mundësinë të
arrijnë në përfundime logjike lidhur me veprimet e kaluara historike që
historianët e periudhës diktaturës i kanë pasë shtrembëruar dhe interpretuar si
i vinte mbarë diktatorit ! E për t’a
mbështetur këtë arsyetim lidhur me përcaktimin e Sejfulla Malëshovës, i cili në
parim duket kundrathënës, (si mund të ishte pozicionimi i E.Hoxhës daç
oportunist e njëkohësisht edhe sektár), u hedhim dritë dy momenteve kyçe : E.Hoxha mbështeste K.Xoxen, Tuk Jakovën,
Bedri Spahiun, Miha Lakon, Pilo Peristerin, Ramadan Çitakun, Kristo Themelkon
si edhe të gjith’ atë kategori komunistësh me horizont shumë të kufizuar ose
edhe të pashkolluar, të cilët nuk përbënin asnjë rrezik t’i bënin hije atij
përgjatë shtegut të së ardhmes së menjëherëshme. Duke e trajtuar këte kategori si mbështetëse të tij, ai
menjëherë që gjatë luftës e filloi plotësimin e objektivave të tij duke zbatuar
terrorin partiak që Sejfulla Malëshova e konsideroi vijë që e kishte çuar
P.K.Sh. të merrte trajtën e një partije terroriste sepse, krahas eliminimit
fizik të palës jo vetëm kundrakomuniste aktive dhe të nacionalistëve të
mirëfilltë, ai ushtroi edhe eliminimin fizik brënda vetë “species komuniste”
sepse Enver Hoxha akuzohej si dekonspirator që kishte çuar në eliminimin fizik
nga ana e organeve qeveritare edhe të aktivistëve të L.N.Çl. si p.sh.Qemal
Stafës, Vasil Shantos, Sadik Stavalecit, (rivalëve potencialë për t’u vënë ne
krye te P.K.Sh.) !
Duke ardhur e duke e ngushtuar tashti hullín’e ngjarjeve, mbas marrjes së pushtetit në duart e saj, P.K.Sh. nën diktatin e drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës, i nënështruar ky totalisht ndaj udhëzimeve të këshilltarëve jugosllavë që objektiv të tyrin kryesor kishin nënështrimin e Shqipërisë ndaj interesave të tyre të kaherëshme, e filloi luftën tejet të egër dhe gjakësore ndaj kategorive të ndryshëme të shoqërise asokohëshme shqiptare duke u përqëndruar fillimisht në çfarosjen e ajkës intelektuale si edhe patriote kombëtare, kategori në të cilën përfshihej edhe kleri i çfarëdo besimi pastë qenë ai ! Në vijim goditja u përqëndrua në mbështetesit si edhe pjesëmarrësit në L.N.Çl., (e ashtuquajtur e tillë sepse P.K.Sh. atë luftë e transformoi në Luftë të mirëfilltë Civile), të cilët mendonin me kokën e tyre dhe nuk i nënështroheshin verbtazi urdhërave të diktatorit të ardhshëm të Shqipërisë. Në këtë kategori hyjnë të gith’ ata që u dënuan si Grupi i Deputetëve. E pastaj vijnë me radhë të gjitha kokat e prera të atyre që i udhëhoqën dhe i drejtuan formacionet partizane e deri tek ata që u emërtuan në vazhdim Grupi Antiparti i Ushtrisë, Grupi Antiparti i Ekonomisë, e deri sa erdhi çasti që u zhdukën edhe Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu ! Kësisioji nga fotografia e 28 Nëntorit 1944 kur qeveria provizore hyri në Tiranë, mbetën gjallë vetëm Myslim Peza, Spiro Koleka, Haxhi Lleshi e ndoshta ndonjë tjetër, persona krejt të pa personalitet e që Enver Hoxhës nuk i patën bërë asnjëherë hije e prandaj edhe … nuk i çfarosi !
KQYRJE NJERËS PREJ SHIFRAVE STATISTIKORE
Pa i a
hyrë analizës krimeve, burgosjeve si edhe internimeve sistematike të bëra nga
ana e Enver Hoxhës, (dishepullit besnik të Stalinit), për t’a terrorizuar
popullin shqiptar, do të sjellim një shifër tamam rrënqethëse pohuar nga ish
gjeneral Halim Xhelua, ish zv/ministër i Brëndshëm i regjimit diktatorial e
pastaj i vdekur (apo i asgjësuar nga sigurimi i shtetit në burgun
e Burrelit, sipas familjarëve të tij).
Sipas dëshmísë së tij, në zbatim të
porosisë diktatorit q’e donte
t’a kishte popullin në pëllëmbë të dorës, në vitin 1960 kur
Shqipëria ishte e populluar nga 1 miljon e gjashtëqindmijë banorë, sigurimi i
shtetit dispononte 400.000 dosje aktive për atë popullatë !
Këtu e
marrim tashti pikënisjen e mirëfilltë lidhur me problemin
që duam të trajtojmë. Përgjatë periudhës 47 vjeçare të diktaturës komuniste u
punua në mënyrë të dhunëshme dhe skajshëm diktatoriale të thyheshin fillimisht
e pastaj edhe të asgjësoheshin të gjitha normat e moralit si edhe të etikës
popullit tonë të vendosura dhe të ruajtura që prej së paku gjashtë
mijëvjeçarëve, (deri ku shtyhet sipas studjuesve të huaj, në thellësín’e
historisë, lashtësija e Kanuneve tonë të Maleve që zbatoheshin si ligje të
pashkruar sa kohë që nuk egzistonin institucionet shtetërore) ! Gjithashtu përgjate diktaturës gjakatare
komuniste, e gjithë plejada e atdhetarëve të skajshëm si edhe intelektualëve të
shquar që jo vetëm luftuan por edhe punuan për atë mëvehtësí të 28 Nëntorit
1912 e gjithashtu u munduan që Shqipërine t’a bënin një njësi të njëllojtë me
të gjitha shtetet europiano-perëndimore, u kosit dhe u asgjësua dhunshëm së
bashku me familjet e tyre duke i pushkatuar, kalbur burgjeve ose duke i
internuar në kampet famëkëqinj të internimit !
E kjo e gjitha per ç’arësye ?
Për t’ia shtruar rrugën e për t’a mbajtur në pushtet mbi 40
vite diktatorin i cili parim si edhe pikësynim
të jetës së tij kishte : Marrjen
si edhe mbajtjen me dhunë të pushtetit shtetëror ! Cila qé karakteristika kryesore e veprimeve
të Enver Hoxhës për t’i a arritur
pikësynimeve të tij ? Nga njera anë
miklimi si edhe afrimi i elementëve
krejtësisht të pavlerë duke u dhënë grada si edhe poste, (të cilët këta
mundoheshin t’i mbanin me çdo kusht, të
ndërgjegjshëm se vetëm rastësija u a kishte dhënë këtë mundësí), e në vazhdim
zhdukja e tyre, (me akuza nga më të ndryshëmet dhe krejtësisht të hamendëshme),
e duke i zëvëndësuar me elementë të tjerë të përkohëshëm por fillimisht besnikë
deri në marrëzí të tyren, ndaj diktatorit !
Përgjatë
kësaj brazde doemos erdhi duke u
konsoliduar edhe morali i ri sipas të cilit shkenca e shkencave
duhej konsideruar ideologjia marksiste-leniniste e cila duhej të ishte shtylla
kurrizore e sejcilës prej shkencave jo vetëm shoqërore por edhe atyre egzakte
! Deri këtu arriti marrëzija e
diktatorit së cilës, jo vetëm që me servilizëm të tejskajshëm i përuleshin
bashkëpunëtorët politikë por, i përkuleshin dhe bënin garë se cili të tregohej
më besniku në zbatimin e atyre direktivave, edhe e gjithë shtresa e
intelektualëve të rinj që në vazhdim u bënë akademikët si edhe historianët tanë të nderuar !
Mjafton
që secili lexues kureshtar dhe i interesuar të lexojë pjesë nga vëllimi me
titullin “Historia e Shqipërisë”
me autor Prof. Stefanaq Pollon dhe bashkautor Prof. Arben Puton, ku ka shkruar
rreth udhëheqjes partisë, dashurisë diktatorit për Kosovën, kolektivizimit
bujqësise si edhe qëndrimit ndaj besimeve fetare edhe Prof.Kristo Frashëri,
edhe nuk ka aspak nevojë të zgjatem unë me komente pa lé me krahasime për t’a
ravijëzuar personalitetin e këtyre historianëve skajshëm demokratë të
sotëm ! Sa për të vënë në dukje
njerin nga mashtrimet më të themeltë që i bëhej së vërtetës historike nga kjo
kategori historianësh, do t’i referohem njerit prej pohimeve nga më skandalozët
por njëkohësisht aq gjerësisht të përmendur sa që lexuesit jo të vemendshëm
mund t’i shkasë e mos t’a verë ré. E kam
fjalën tek përcaktimi i kulmit të demokracisë shprehur si Shteti i Diktaturës së Proletariatit !(?)
Pyetja shtrohet : Si kishte mundësi të vihej shënja e barazimit ndërmjet caqeve
gjuhësorë demokraci si edhe atij diktaturë ?
Sistemi ynë ose ishte vërtet një sistem diktatorial, e atëbotë nuk mund
të ishte shtet demokratik, ose e anasjellta !
E historianët tanë edhe akademikë të nderuar, e përcaktonin sistemin
tonë të diktaturës proletariatit si shëmbullin e vetëm mbi tokë të demokracisë
së kulluar !(?) Si t’a
përcaktojmë këtë pohim të tyrin ? Që
është paradoksal, nuk e luan asgjë e veç kur pikërisht njeri nga këta
historianë dhe akademikë të nderuar, profesori Arben Puto, fillë mbas
shkërmoqjes së asaj diktature proletare, si pa të keq pranon dhe kryeson për
dhjetë vite radhazi Komitetin Shqiptar të Helsinkit në mbrojtje të të
drejtave të njeriut !(?) Sado
paanshëm të duam t’a gjykojmë këtë historian e t’ia justifikojmë paradokset e
mbrojtura prej tij përgjatë diktaturës së egër e gjakatare komuniste të asaj
kohe, (pa i a quajtur ASPAK FAJ MOSPASJEN E BURRËRISË TË DILTE KUNDRA VIJËS
PARTISË ASOKOHE), po si t’i dalim
zot kur, sot si sot, ai pohon me krenarí se vazhdon e është konsekuent i bindjeve të tija politike të
rinise (kur hyri para vitit 1945 në partinë komuniste) !(?)
E them
sinqerisht se ndjehem tamam në vështirësi të madhe në dhënje gjykimi të
paanshëm. Nga njera anë ndaj këtyre
shkencëtarëve, ku logjika e tyre e
mpleksur me si mendonin e si ishin të detyruar të shpreheshin e të vepronin
gjatë diktaturës, duke e patur ata mirë parasysh se si e ku përfunduan që nga
sjellësit e ideologjisë komuniste në Shqipëri Llazar Fundua, Zef Mala, Sejfulla
Malëshova e Koço Tashkua me shokë, e në vazhdim edhe dora, dorës gjithë mbështetësit për t’a sjell’e konsoliduar në pushtet
diktatorin shqiptar duke filluar që nga
Koçi Xoxe me Bedri Spahiun, duke vazhduar me Beqir Ballukun e Petrit Dumen me
gjithë Hito Çakon me shokë, armiqtë brënda ushtrisë, duke
vazhduar me Abdyl Këllezin me gjithe Koço Theodhosin, sabotatorët e
ekonomísë e duke përfunduar tek
Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu me shokë që na paskërkan qenë kryeagjentë
të imperializmit si edhe social-imperializmit, e bën të vështire dhënjen e një
gjykimi të drejtpeshuar. Por, nga ana
tjetër, këmbëngulja e këtyre historianëve sot, në pozicionimin e tyre
pararendës, lidhur me kolaboracionin në vetvete si edhe vetë ata që u
mbiemëruan prej tyre kolaboracionistë për periudhën 1939 – 1945 e duke e
anashkaluar KOLABORACIONIZMIN E MIRËFILLTË ME JUGOSLLAVINË, BASHKIMIN
SOVJETIK E PASTAJ EDHE KINËN, kolaboracione këta krejtësisht në dëmin
e vëndit dhe nisur nga interesa grupi e në vahdim thjeshtë personi,
dashur e padashur më detyron të pozicionohem shumë kritik ndaj tyre. Vijm’edhe e ngushtojmë rrethin e të
gjykuarit. Duke u munduar këta
shkencëtarë historianë me sofizma t’i mbrojnë
paradokset që kanë mbështetur përgjatë diktaturës, krejtë natyrshëm më
vijnë në mëndje prej drejtimesh nga më të ndryshëmet pohime si i Nexhmije
Hoxhës, e cila ne faqen 271 të librit të saj “Jeta ime me Enverin, (botim i vitit
1998), shprehet “… Une kam besim se do te vije koha qe studjues e
historiane te rinj do te interesohen te njihen me dokumente qe flasin per
lidhjet e Enver Hoxhes me njerezit dhe per humanizmin e tij “. Flitet për HUMANIZËM TË ENVER HOXHËS ?
Sinqerisht që mbetem i pa fjalë ! Nuk
dij se nga t’a drejtoj fillin e arsyetimeve të mij. Nga krimet për t’u konsoliduar si drejtues
partije edhe shteti nga ana e tij ?
E ndonëse
udhëheqësi i Shqipërisë Enver Hoxha u
shpreh më 15 Dhjetor të vitit1947 në mbledhjen e Byrosë Politike të K.Q.P.K.Sh.
” ... Duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin
DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi,
ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq
më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË ...”,
historianët tonë të nderuar që e quajnë veten të përzgjedhur të japin mendime
kategorike siç i jepnin në kohën e diktaturës kurrë, as edhe sot në vitin
2012, nuk e kanë marrë guximin të
pohojnë se ky qëndrim i E.Hoxhës ishte qëndrim tipik prej KOLABORACIONISTI
TRADHËTAR që i shiste interesat kombëtare veç i nisur nga interesi personal
egoistik i dhunimit të pushtetit shtetëror !
Ky pozicionim, i sintetizuar me pohimin e Enver Hoxhës, nuk e di se si
mund të quhet ndryshe veçse TRADHËTÍ NDAJ ATDHEUT SI EDHE KOMBIT ! E ngushtojmë tashti rrethin e fakteve si
edhe të arsyetimeve. Me keqardhje më
duhet të pohoj se, mbas prishjes së marrëdhënjeve me Jugosllavinë, kurrën e
kurrës historianët tanë nuk e kanë publikuar pohimin e Enver Hoxhës në
mbledhjen e Byrosë Politike të datës 15 Dhjetor të vitit 1947 por ama, në
tekstin “THE HISTORY OF ALBANIA”- from its origins to the present day, (Historia
e Shqipërisë që nga origjina e saj deri në ditët tona e me autorë S.Pollon dhe
Arben Puton e me bashkëpunimin e Kristo Frashërit dhe Skënder Anamalit)),
botimi i vitit 1981 nga Routledge & Kegan Paul Ltd.(versioni anglisht), në
faqen 245 vendoset pohimi i Velimir Stojniç-it në Plenumin e 2-të të Beratit: “Shqipëria
jo që nuk e rrit dot ekonomín’e saj, por as e zhvillon dot atë sepse
imperializmi do t’a gëlltiste; … e
vetmja zgjidhje e saj është të
bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë … !” Pa as më të voglin mllef dhe krejtë
sinqerisht, (duke u munduar të jem skajshëm i paanshëm), por nuk mundem t’a
pranoj që trysníja e V.Stojniç-it në Berat të publikohet kurse, pohimi i Enver
Hoxhës tre vite më vonë, të anashkalohet !
Ky ballafaqim faktesh çfarë shpreh ?
Asgjë më shum’e asgjë më pak por qëndrimin e historianëve në
mbrojtje të tradhëtísë Enver Hoxhës me çdo mënyrë. Përgjatë kësaj hullíje shtoj se, sipas
autorëve historianë të tekstit në fjalë, para se V.Stojniç-i t’a bënte pohimin
trysnor, ai paska qenë shprehur duke sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të
partisë Enver Hoxhën si edhe duke imponuar Linjen Jugosllave të mendimit
!
Pa as më
të voglën mëdyshje ky qëndrim nuk ka se si të mos i revoltojë të gjithë
lexuesit e ndershëm dhe të paanshëm, tek vazhdohet nga ana e këtyre historianëve të indoktrinuar
t’i shfytyrojnë ose t’i anashkalojnë edhe në ditët tona, pa asnjë vrasje
ndërgjegje faktet, gjurmët e të cilëve gjënden pa an’edhe fund në Arkivin e
Shtetit si dhe bibliotekat e ndryshëme te vendit si edhe atyre privateve !
E lemë
historianin Arben Puto dhe u kthehemi pohimeve të historianit tjetër Kristo
Frashërit po nga teksti i historisë me titullin HISTORIA E SHQIPËRISË, (botim i
vitit 1984), ku në secilën faqe t’a hapësh tekstin ndeshesh me xhevahire
shkencash historike. Në faqen 171 pozicionimi i K.Frashërit ndaj çështjes
kosovare : “Pas kapitullimit të Jugosllavisë u krijua Shqipëria e madhe ku
përfshihej edhe një pjesë e tokave të Kosovës e të Rrafshit Dukagjinit. Por komunistët shqiptarë nuk e pranuan
zgjidhjen fashiste të çështjes kufijve të Shqipërisë dhe luftuan krahas popujve
fqinjë kundër armikut të përbashkët, duke u mbështetur në parimin e
vetëvendosjes së popujve pasi të çliroheshin nga pushtuesit e huaj
”. Ky pohim i historianit Kristo Frashëri shpreh një të vërtete lidhur me pozicionimin
e P.K.Sh. të asaj kohe e doemos edhe miratimin e studjuesit lidhur me atë
qëndrim parimor dhe internacionalist. Kurse nga pikëpamja atdhetare është
krejt’e dukëshme se ky pozicionim ishte krejtësisht kundrakombëtar. E lemë për një çast
historianin dhe u kthehemi pohimeve të zonjës Nexhmije Hoxha në intervistën e
saj të kohëve të fundit dhënë Z.Janosh Bugajski, (viti 2012), ku kjo e fundit,
në një mënyrë tejet kundërthënëse si me veten e saj e gjithashtu me dokumentat
historike, me të gjitha sa pohonte edhe mundohej të mbronte, pikësynim kishte
të vinte në dukje se si Enver Hoxha kishte punuar e luftuar me ngulm lidhur me
interesat e Kosovës në kuadrin e interesave kombëtare shqiptare. E lemë tashti për një çast edhe sa thot’e
pohon zonja Nexhmije Hoxha dhe u kthehemi pohimeve të vetë Enver Hoxhës në
mbledhjen e Byrosë Politike të K.Q.P.K.Sh. të datës 15 Dhjetor të vitit 1947 që
e përmendëm pak më lart. Udhëheqesi i
partisë edhe i shtetit shqiptar atë pohim e pati bërë në muajin Dhjetor të
vitit 1947. Historiani Kristo Frashëri,
(duke qenë akoma gjallë Enver Hoxha), bën pohime rreth pozicionimit të P.K.Sh.
ndaj problemit KOSOVË. Krejtë natyrshëm lind pyetja : Përgjatë kësaj shtjelle pohimesh
kundërthënëse ndaj të vërtetës së trishtë lidhur me problemin KOSOVË, vallë do të jenë në gjëndje studjuesit e
ardhëshëm t’a ruajnë drejtpeshimin orientues dhe të dijnë të dalin nga vorbulla
e mashtrimeve ? E kam të plotë besimin
se po. Në fund të fundit shkencëtarët e rinj
do t’i marrin në shqyrtim faktet duke i radhitur. Ata do të shquajnë se si në këtë rast :
Së pari,
e zezë mbi të bardhë, ësht’e shkruar deklarata e Enver Hoxhës që sa më parë
donte që Shqipëria të bëhej pjes’ e Konfederatës Jugosllavisë.
Së dyti,
pavarësisht se historiani ka mëtuar t’a fusë xhamínë në thes, por duke i dalë
në mbrojtje qëndrimit kundrakombëtar të P.K.Sh. ndaj problemit KOSOVË,
studjuesi e kupton që në pamje të parë se ai mundohej si konformist, veç të fitonte híret e udhëheqësit diktator
si edhe të partisë së tij.
Sa u
takon qëndrimit të zonjës Nexhmije Hoxha si edhe të gjith’atyre të cilët ka
vite që mëtojnë t’a nxjerrin Enver Hoxhën si mbrojtës të çështjes kosovare,
vetë dokumenti autentik i mbledhjes Byrosë Politike të Dhjetorit 1947 i nxjerr
jashtë loje ato pretendime dhe e kristalizon pa as më të voglin dyshim Enver
Hoxhën si tradhëtar të vëndit si edhe të kombit të tij !
Në
vazhdim të dëmit që i shkaktojnë historianët e ideologjizuar ndriçimit të të
vërtetave historike të kombit si edhe popullit shqiptar, nuk kam se si të mos
ndalem edhe në një dokument tjetër të historianit Kristo Frashëri. Në faqen 174 të po atij teksti mësimor,
(botimi shqip), ky i fundit pohon : “Me
formimin e P.K.Sh. populli ynë kishte, për herë të parë në historinë e tij, një
udhëheqje besnike e të sigurtë të luftonte deri në fund për mbrojtjen e
interesave të tij “. Nuk kam se
si të mos e nënvizoj faktin që këtë pohim historiani nuk është se e ka bërë
dhjetra e dhjetra vite më parë por në vitin 1984 , kur veç gjyqeve të
ashtuquajtur të popullit kundra të gjithë kategorisë së atdhetarëve si edhe
klerikëve intelektualë nga më të shquarit të kombit tonë që sllavi i donte të
zhdukur, por në vazhdim ishin pushkatuar si tradhëtarë pjes’e madhe e
udhëheqësve të ushtrisë, ekonomisë e t’ashtuquajtur grupazhe të ndryshëm deri
tek ish kryeministri Mehmet Shehu si edhe Kadri Hazbiu, e historiani K.Frashëri
vazhdonte akoma në mbështetje të vijës P.P.Sh.-së !(?)
Ky
historian më detyron, më shtyn me këmbënguljen e tij e nuk më ndahet që të
merrem me të disi ndryshe dhe më hollësisht përgjatë arsyetimeve të mij. Ësht’e vërtetë që unë nuk jam historian.
Gjithashtu e vërtetë ësht’edhe se jam
bir i një Babai që historianë si Paskal Milua i kanë dënuar si
kolaboracionistë që punuan në dëmin e Shqipërisë. Si rrjedhojë duhet pranuar
që, sipas shkencëtarit të historisë Paskal Milo, unë jo që nuk dij as se ku t’i
gjurmoj, pa le edhe t’i kuptoj, dokumenta të kësaj fushe aq të ndërlikuar
siç është historia, i së cilës historiani Paskal Milo është
specialist. Mirëpo në vazhdim, kur
historiani në fjalë mëton që, i mbështetur në vargun e pohimeve të tij, nga që
unë atë luft’e cila filloi si Luftë Nacional Çlirimtare dhe në vazhdim theksoj
se P.K.Sh. e transformoi dhe e vazhdoi si LUFTË CIVILE deri në marrjen
në dorë të pushtetit, të më cilësojë veç
tjerash edhe si TË PANDERSHËM, këtu i them historianit në fjalë NDAL
SE E TEPROVE. Këtë nuk t’a kam
borxh. Nisur nga këto të dhëna vazhdojmë pëgjatë analizës logjike si edhe
nxjerrjes së përfundimeve racionale shkencore faktesh të dokumentuara. A na ndjek dot historiani Paskal Milo ?
Mundësite janë dy :
a- Ndonëse ai dikur militant në idé
me ato të P.P.Sh., (e sot doemos na jep leksjone rreth demokracisë), e paska
logjikën për të nxjerrë përfundime racionale e gjithashtu e supozojmë se
ësht’edhe i ndershëm t’i rishikojë pozicionimet e tij të kaluar, gjë e cila do
të na gëzonte shumë që historiani në fjale, në dallim nga kolegët e tij
këmbëngulës në pohimet e tyre, duke i mohuar si edhe anashkaluar të vërtetat,
vazhdojn’e mbrojnë pozitat e tyre të mëparëshme të periudhës diktatoriale.
b- Historiani në fjalë nuk e ka
racionalitetin e logjikës së mirëfilltë shkencore e kësisoji as nuk na ndjek
dot dhe, duke mos u shkëputur dot nga e kaluara e tij militante komuniste,
këmbëngul edhe sot në të tijën !
Paraqisim
fakte historike të cilët, sipas historianit Paskal Milo unë, duke mos qenë
historian, as që e kam pregatitjen kulturore të dij se si t’i qëmtoj, por falë
vetëm fatit dhe rastësisë që më bënë t’i mësoja, po i a paraqis
historianit në fjalë.
Zanafilla
e transformimit të Luftës Nacional Çlirimtare në LUFTË CIVILE, lidhet me
emrat e të dërguarve të P.K.Jugosllave në Konferencën e Labinotit, Blazho
Jovanoviçit, si edhe të Svetozar Vukmanovic Tempos, në
vazhdim. Çfarë predikuan të dërguarit e Titos ?
Në kundërshtim me qëndrimin disi konformues të të dërguarve jugosllavë
të hershëm pranë K.Q. të P.K.Sh., Miladin Popoviçit si edhe Dushan Mugoshës,
lidhur me orvatjet për një bashkëpunim mes Lëvizjes Nacional Çlirimtare nga
njera anë, si edhe Ballit Kombëtar edhe Partisë Legalitetit, nga ana tjetër,
Tempua si edhe Jovanoviçi, me objektiv të menjëhershëm arritjen e qëllimeve si
edhe plotësimin e interesave jugosllave në Shqipëri, e luftuan ashpër atë
koncept edhe këmbëngulën në krijimin e formacioneve të mëdha ushtarake
partizane si edhe shmangie kategorike nga marrëveshje eventuale me formacionet
nacionaliste. Në këtë kuadër u gjëndën
të lëkundur dhe fillimisht në kundërshtim me këto udhëzime, edhe një pjes’e
kuadrove të Levizjes Nacional Çlirimtare si Hysni Kapua që mundohej për
bashkëpunim mes nacionalistëve dhe komunistëve në krahinën e Vlorës, Tuk Jakova
i cili në Konferencën e Labinotit pati pohuar se “… Balli Kombëtar dhe
nacionalistët pranojnë të mblidhen në një konferencë me né …”, ose se
si më 8 Shkurt të viti 1943 u zhvillua në Korçë mbledhje për bashkëpunim në mes
Ballit Kombëtar dhe përfaqësuesve të P.K.Sh. ku Balli përfaqësohej nga Faslli
Frashëri me disa delegatë të tjerë, kurse pala komuniste nga Manol Konomi me
shokë. Mirëpo Enver Hoxha, i prirë nga
egoizmi i tij i skajshëm për të mos e ndarë pushtetin me askënd, e nuhati
menjëherë ç’i leverdiste dhe ç’i vinte për shtat e si pasojë mbajti pa vonesë
qëndrim konform udhëzimeve më të reja të të dërguarve të K.Q. të
P.K.Jugosllave, duke punuar e vepruar krejtësisht sipas udhëzimeve të tyre dhe më 5 Tetor të vitit 1943 i dërgon Koçi
Xoxes, që vepronte në krahinën e Korçës si drejtues i P.K.Sh., letrën ku i
shkruante : “… Ballin duhet t’a
likuidojmë pa mëshirë në çdo anë qoftë.
Çetat e atjeshme të Ballit të likuidohen pa u grumbulluar dhe pa e marrë
veten. Sa për bashkëpunimin me Fazlli
Frashërin, mos u gënjeni. I bini, pra edhe Fazlliut, edhe atij që e ka bërë
Fazlliun.” Si e kuptoi Koçi
Xoxe udhëzimin e Enver Hoxhes ? Ai u
lëshoi njësiteve urdhërin : “ … Përpara Ushtrisë Nacional
Çlirimtare paraqitet urgjente marrja e pushtetit, duke zaptuar krahina e qytete
…”.
Po Liri
Gega si i kuptoi udhëzimet e Enver Hoxhes ?
Në letrën e saj ajo shkruante :
“… Balli e ka humbur toruan me vrasjen e Hysni Lepenicës … Azis
Çami, komandanti i tyre, kërkoi të bisedojë dje për bashkim. Ne nuk duam asnjë bashkëpunim në luftë. Luftën e bëjmë vetë. Pranojmë vetëm ata që duan të luftojnë si
anëtarë të Frontit Nacional Çlirimtar.” (Nuk qëndroj dot pa sqaruar se
në vazhdim, mbas marrjes së pushtetit nga komunistët, si K.Xoxi edhe L.Gega me
gjithë të shoqin, gjeneral Dali Ndreun, u pushkatuan).
Kurse në
vazhdim të Luftës Civile të filluar edhe vazhduar me këmbëngulje nga njësitet e
forcat partizane, egziston dokumenti i Shtabit të Përgjithshëm Nacional
Çlirimtar ku lexojme :
“
Në vjeshtën e vitit 1943 Partia Komuniste si edhe Fronti Nacional Çlirimtar u
detyruan t’i shpallin luftë për vdekje Ballit Kombëtar si edhe forcave
nacionaliste.”
Në
kuadrin e një analize si kjo që po bëjmë, besoj se mjaftojnë dokumentat e
paraqitura për t’u bindur se si të dërguarit e Titos, me anën e mashës së
tyre Enver Hoxhës, nisur nga qëllime tërësisht në favorin e P.K.Jugosllave,
i a arritën që atë luft’e cila fillimisht filloi si edhe u emërtua Luftë
Nacional Çlirimtare, t’a transformonin në LUFTË TË MIRËFILLTË CIVILE me
të cilën Enver Hoxha e vulosi përfundimisht pozicionimin e tij tradhëtar ndaj
vëndit të tij !
E për t’i
hedhur dritë akoma më përndriçuese fakteve të trajtuara më lart, po sjellim
disa shëmbuj konkretë e të përqëndruar për t’a plotësuar kuadrin e
fakteve. Në Vjeshtën e vitit 1943,
fillë mbas letrës Enver Hoxhës të 5 Tetorit 1943 drejtuar Koçi Xoxes, lidhur me
likuidimin e kundërshtarëve, u shtrinë si një njollë vaji mbi sipërfaqen e
ujit, aktet kriminale të njësiteve guerrile ku, sa për një informacion
fluturimthi, po rikujtojmë se si në muajin Tetor të vitit 1943 u vra me
atentat, brënda shtëpisë së tij në Tiranë, ministri i Punëve Botore Iljaz
Agushi. Në Nëntor u vra në Shkodër
përgjatë një atentati Adem Buletini, (i biri i Isa Buletinit), ndërsa së rishmi në Tiranë, në Dhjetorin e po
atij viti, u vra Aziz Çami, (ish atentatori i ish Mbretit Zog), e me atentat u
vra edhe Ndok Gjeloshi, (atentatori tjetër i ish Mbretit Zog). E pikërisht të nesërmen e kësaj vrasjeje,
ndërsa Aziz Çami përcillej në varreza, njësiti guerril ekzekutoi me atentat në
Tiranë edhe Shero Agajn, (baban’e Ago Agajt).
E tepërt besoj të shtrohet
pyetja, qoftë edhe retorike, në se këto akte ishin terroriste apo jo,
nisur nga fakti që në Plenumin e Beratit, duke bërë përgjithësimin e fakteve,
Sejfulla Malëshova, (njeri nga ideologët e sjelljes së ideologjive
komuniste në Shqipëri), pikërisht rrugën
e ndjekur nga P.K.Sh. nën drejtimin e Enver Hoxhës e quajti veç tjerash, edhe rrugë
terroriste ! Megjithatë Enver
Hoxha përgjatë zbatimit verbtas të porosive të të dërguarve të
K.Q.P.K.Jugosllave, megjithëse i vënë para përgjegjësive serioze në Pleniumin e
Beratit, i a arriti që me një autokritikë sa për t’a hedhur lumin e duke e
pranuar se sektarizmi e kishte kthyer partinë në bandë terroristësh,
por ama në Tiranë u nis i ngarkuar me përgjegjësit’e : Kryeministrit,
Ministrit të Luftës, Komandantit të Përgjithshëm, Ministrit të Jashtëm si edhe
Sekretarit të Përgjithshëm të P.K.Sh.
Deri
këtu, me kaq fakte sa paraqitëm, në kuadrin e pohimit të bërë gjatë intervistës
televizive të historianit Paskal Milo lidhur me L.N.Çl., besoj se kuptohet mirëfilli se si ajo luftë jo vetëm që degjeneroi në LUFTË CIVILE,
por qé edhe e mbushur me krime karakteri terrorist ! Kaq sa u takon fakteve të qëmtuara nga unë,
ndonëse unë nuk jam historian.
Dy fjalë
tashti si mundohet z.Paskal
“…
Në qoftë se, më parë
1-Pozicionimi
i tij fillestar, duke e pranuar
paradoksin e qëndrimit partiak mohues ndaj çdo vlere dhe ngjarjeje të kaluar,
bën të mendosh se ai kishte mendime jo konformiste me ato zyrtaret partijake,
(qoft’edhe në thellësin’e skajëshme të nënvetëdijes së tij).
2-Në
çastin që lexuesi pret që kjo pikëpamje e ndryr’e historianit të çfaqet
lirisht, ai
3-Këtu
ndalemi dhe ia kujtojmë historianit të nderuar thënien e filosofit Séneca, i
hyrë në fondin e proverbave të famshëm latinë, që thotë : ERRARE
HUMANUM EST SED PERSEVERARE DIABOLICUM, që i përkthyer tingëllon : Të gabosh është njerëzore ndërsa, këmbëngulja
në gabim, është djallëzore. Pse ? E kupton në vazhdim.
4-Historiani
Paskal
E për t’a
çuar deri në fund analizën rreth pohimeve të z.Paskal
Qëndrimi
i tyre patjetër që duhet të vlerësohet si QËNDRIM I
NDERSHËM I TYRE
si të palëkundur përgjatë vijës tyre :
Me aleatët Anglo-Amerikano-Sovjetikë gjatë luftës. Kundra Anglo-Amerikanëve fillë në vazhdim e
duke brohoritur për varjet dhe pushkatimet si tradhëtarë të ish studentëve të
Shkollës Teknike të Fultz-it. Me
Bashkimin Sovjetik deri në vdekje, në vazhdim, (por jo tamam deri në vdekje por
deri në vitin 1962), e pastaj duke u konformuar me dënimet e pushkatimet e
ithtarëve në vazhdim të B.S. Pastaj
kolaboracionizmi i skajshëm me Kinën e Mao Tse Tungut … derisa edhe ajo na doli
REVIZIONISTE E TRADHËTARE, (kurse Mao-ja, sipas E.Hoxhës : “Mao Ce Duni e
çoi vëndin nga të frynte era, mjaft që ai të ishte në krye dhe që në fakt tërë
kohën qëndroi në krye)”, edhe historianët tanë të nderuar i mbështesnin
fuqimisht këto pikëpamje duke i shpjeguar sipas dialektikës marksiste-leniniste
këto qëndrime e duke qëndruar vetë gjithmonë parimor’e konsekuentë … edhe në
vazhdim !(?) E doemos shtrohet pyetja
aspak retorike : A ka rrugë më të
drejt’e të ndershme se sa kjo e ndjekura nga historianët tanë, pjella
dhe hymnizues të diktaturës proletariatit, e sot e heqin
veten korifenj të demokracisë së mirëfilltë !(?) Sot ata duan të na bindin se rruga e ndjekur
prej tyre tërë zig-zage, me kahe thekshëm të kundërt, na paska qenë vij’e
drejtë !(?)
1-Kush
shkruante përgjatë diktaturës, patjetër që duhej mbështeste vijën e
P.P.Sh.-së. Në të kundërtë, vepra as e
shikonte dritën e diellit dhe autori pushkatohej ose kalbej burgjeve.
2-E kjo
kategori historianësh partiakë, duke mos pasur se si të mohojnë ç’kanë
shkruar me thurje legjendash partijake
konform marksizëm-leninizmit, duan të fusin në pérde, (me lloj lloj redaktimesh
e zhdukjesh veprash të tyre partijake të herëshme nga bibliotekat), duke
shkruar e shkruar sot që … diçka të mbetet !
Pozicionimi
më miqësor ndaj kësaj kategoríe historianësh të cilët as po i detyron kush të
kërkojnë falje publike, do të qé rekomandimi se si tërheqja e tyre në hije do
të ishte qëndrimi m’i ndershëm i tyre.
Ç’kanë që vazhdojn’e turpërojnë veten ?
Ndërsa, përse kjo kategori historianësh gjejnë fushë të lirë të shkruajnë, përgjigjen u a jep historiani, filozofi si edhe mendimtari i shquar i shekullit të kaluar Benedetto Croce, (i cili ka qenë i majtë sa i takon pozicionimit politik e prandaj, për të qenë sa më i paanshëm, edhe po e citoj), pohon : “Ka më shumë rezultat puna e vazhdueshme e shtrembëruesit të historisë, sado i paaftë dhe i politizuar qoftë ai, se sa heshtja përçmuese e të aftit të ndershëm e të ditur !”
NË NDIHMË TË PËRMBYLLJES
Sa për
një paralelizëm me të kaluarën lidhur me sa e si pohojnë sot ish historianët e
periudhës 47-vjeçare të diktaturës së kuqe, do të sjellim dy shëmbuj
përgjithësues qëndrimesh personalitetesh intelektuale dhe shoqërore që, pa as
më të voglën mëdyshje, e vunë në lojë të kaluarën e tyre atdhetáre veç për t’i
shërbyer vëndit kur ky kalonte rrethana tejet të vështira. Doemosdo si pasojë, jo vetëm që u dënuan nga
pushteti diktatorial komunist por, si atëher’e gjithashtu edhe sot,
vazhdojn’edhe quhen kolaboracionistë si edhe tradhëtarë nga e njejta kategori
historianësh që përgjatë diktaturës të shqyenin mos e mbështesje Diktaturën
e Proletariatit ose t’a kritikoje Bashkimin e Lavdishëm Sovjetik,
kurse sot pretendojnë të jenë edhe udhërrëfyes të demokracisë ! (?)
Lidhur me
si duhet trajtuar e vërteta historike, po sjellim një leksjon, tamam një
leksjon, që na jep studjuesi, gjuhëtari i madh si edhe historiani skajshëm
metodik dhe i kujdesshëm, Mustafa Merlika Kruja në librin e tij “Shkrime
Historike”, (kapaku i pasëm i librit), ku autori në fjalë shprehet :
“Kush
merr pêndën me shkruem historí, ai do të harrojë përkohsisht deri kombsín e vet,
në qoftë se vêhet me shkruem historí për tê, njipërnjí sikur nji gjyqtár qi
kishte me pasun për të gjykuem nji njerí të vetin. Këtu nuk flas për historinë edukative qi
mësohet nëpër shkolla, por për historín’e kombit shkurt. Veçse as historisë edukative gënjeshtra nuk i
lejohet kurrë, mund t’i lejohet vetëm heshtja për ndonji të vërtetë fort
t’idhët qi mundet me lânë gjurmë negative n’edukatën patrijotike të nxânsit
ende të papjekun për me kuptuem rolin e vërtetë të historisë, qi âsht me na
mësuem se s’ka komb, sikur s’ka as individ, pa të meta, dhe me na rrëfyem me
shêmbujt e mirë të saj rrugën se si me i qërtuem këto.”
Me këtë
rast nuk qëndroj dot pa e theksuar faktin se tamam nuk ndjehet të ngopur duke e lexuar këtë mësim madhor që na jep
Mustafa Kruja sa i takon shkrimit të historisë !
Kurse
pohimi im kishte me qenë … Sa trishtim që ndjej tek lexoj edhe tekstet e
historisë të sotme, pa lé kur bëj krahasimin me si e konsideronte drejtësínë,
me të cilën duhet të shkruhet historia, kategorija e shkencëtarëve si Mustafa
Kruja me shokë që, sot e kësaj dite, konsiderohen kolaboracionist’e tradhëtarë
pikërisht nga shtrembëruesit politikë të historisë si edhe fakteve përbërës të
saj ! Kaq sa i takon anës parimore,
piketave themelore për t’u patur si pika orientimi e doemos krahasimit mes dy
rrugëve, asaj të ndjekur nga atdhetarët e përkushtuar si edhe intelektualëve të
skajshëm, si edhe asaj të ndjekur nga
historishkruesit e kohës diktaturës komuniste e që edhe sot mëtojnë të jenë udhërrëfyes
sa i takon historisë kaluar !
Ana
tjetër e medaljes kishte me qenë ndershmëria e skajëshme në mbrojtje të
parimeve për t’i shërbyer Atdheut, e shoqëruar kjo me qëndrim burrëror ku as
ballafaqimi me dënimin me vdekje nuk u a thyente besimin atdhetarëve q’e vunë
nga një gur themeli në pavarësín’e vëndit.
Marrim shëmbullin e kolaboracionistit tjetër, (të dënuarit me vdekje
para shpalljes së pavarësisë sepse luftonte në çetat e Themistokli Gërmenjit si
edhe Spiro Bellkamenit për t’a mbrojtur territorin shqiptar nga sulmet e
andartëve grekë), profesor Xhevat Korçës.
Teksa prokurori Bedri Spahiu bënte në Gjyqin Special të Prillit 1945 “panegjerikun”
e L.N.Çl. dhe kërkonte t’a demaskonte të pandehurin si kolaboracionist
me fashizmin italian, Xhevat Korça i drejtohet kryetarit të Trupit Gjykues,
Koçi Xoxes, me fjalët : “Lereni se
ç’thotë prokurori. Unë ju pohoj GJEMËNI
NJË FRAZË TË SHKRUAR APO TË THËNË PUBLIKISHT NË FAVORIN E FASHIZMIT ITALIAN,
DHE UNË PRANOJ DËNIMIN KAPITAL”.
Sa për
informacion brezave të rinj, atyre që nuk e dijnë, Bedri Spahiu ishte prokuror
edhe kur u dënua dhe u pushkatua, po ai kryetar Gjyqi Special të 1945-sës Koçi
Xoxi si tradhëtar, e në vazhdim edhe vetë Bedri Spahiu, po si tradhëtar u kalb
burgjeve e internimeve !
Pyetja e
ime për rastin e dytë, kishte me qenë : A thua ka një, e theksoj, qoft’edhe
një të vetëm, nga historianët e
trajtuar më lart, të cilët të jenë krenarë se përgjatë diktaturës së egër dhe
gjakatare komuniste nuk kanë shprehur publikisht ose shkruar zyrtarisht asnjë
lëvdatë apo mbështetje për Diktaturën e Proletariatit ?! Pa lé t’a pranojë e të pushkatohet po i u
provua një fakt i tillë !
E shtyj
tashti edhe më tutje këtë pikëpamje timen.
Vetë ish anëtari i Byrosë Politike të K.Q.P.K. Shqiptare si edhe ish
prokurori Bedri Spahiu në vazhdim, mbas shkërmoqjes së komunizmit në Shqipëri,
pati pohuar, (gjë e cila gjëndet e shkruar, e zezë mbi të bardhë, në faqen 10
të librit me titull “Nga maja e kreshtës” e me autor Bedri
Spahiun) :
“Tërë
jetën ia kushtova komunizmit dhe u desh
një praktikë e gjatë individuale dhe kolektive,gjatë ndërtimit të shtetit dhe
të jetës shoqërore, për t’u bindur se kombi i çdo sistemi begatohet, por kamja
dhe skamja riprodhohen brënda begatísë, se, pavarësisht nga sistemi dhe nga
shkalla e begatísë, kombi është i detyruar të zbatojë shpërndarjen e
diferencuar të të ardhurave kombëtare dhe të ketë një bashkëjetesë të përbërë
grumbullues e punëtorë.
Është një bindje e sajuar me shumë vonesë, por më mirë vonë se kurrë. Kështu unë bëra divorcin me komunizmin.”
PËRMBYLLJE
Jo
rastësisht u sollën shëmbujt e tre personaliteteve të dy pozicioni-meve
diametralisht të kundërta sa u takon pikëpamjeve politike. Të parët, dy intelektualë të mirëfilltë që
kishin luftuar e punuar për ngritjen e Shtetit Shqiptar të pavarur, si edhe
njohës të thelluar të ideologjisë komuniste.
[Sa për një dijení, Xhevat Korça kishte përkthyer veprën “Dhjetë
Ditë që Tronditën Botën”(rreth Revolucionit të Tetorit në B.S.) të
autorit John Reed - komunistit amerikan – që ndonëse i zhgënjyer në fundin e
jetës tij nga komunizmi, u varros në Moskë në Murin e Kremlinit]. Kurse i treti
një revolucionar i skajshëm i cili, për
nga formimi intelektual, ndonëse një ushtarak me shkollë dyvjeçare ushtarake,
por adhurues i ideve revolucionare komuniste, i përkushtuar verbërisht ndaj
ideve komuniste dhe Revolucionit të Tetorit 1917 !
Ndonëse
Bedri Spahiu as e dinte se dikur kishte egzistuar historiani kollos Johann
Martin Chladenius q’e kishte përcaktuar i pari dallimin që duhej bërë mes
gjetjes dhe radhitjes fakteve pa asnjë lëshim e pastaj në vazhdim Benedetto
Croce-ja e kishte përpunuar më thellë shkencërisht duke e bërë shquarjen e
ndërsjellë mes kompleksitetit të fakteve të ndodhur si edhe katalogimit si edhe
interpretimit të tyre, (gjë e cila as i shkonte në mëndje Bedri Spahiut se
egzistonte si kriter), por ama, sa qé Bedri Spahiu Prokuror i Përgjithshëm, e
pati fuqínë t’i dënonte atdhetarët si edhe intelektualët e shquar si Mustafa
Kruja me shokë me vdekje, (qoft’edhe në mungesë), kurse edhe për Xhevat Korçën
me shokë të kërkonte dënimin me vdekje, pa lé edhe t’a dënonte ish kolegun e
tij Koçi Xoxen si tradhëtar ! Kjo pak
por e vërtetë. Vijmë tashti tek
krahasimi mes zhvillimeve si edhe veprimeve të këtyre personazheve.
Mustafa
Kruja si njohës i thellë i historisë si edhe zhvillimeve të saja botërore, duke
ditur t’i interpretoj’edhe zhvillimet historike me syrin e shkencëtarit krejtësisht
jashtë ndikimeve politike, kur vjen fjala se si duhet të shkruhet
historija e një vëndi di se në cilat pika të këmbëngulë dhe konkretisht, (po i
referohem së rishmi pjesës fundme të citatit të tij), ai thotë : “… për
me kuptuem rolin e vërtetë të historisë, qi âsht me na mësuem se s’ka komb,
sikur s’ka as individ, pa të meta, dhe me na rrëfyem me shêmbujt e mirë të saj
rrugën se si me i qërtuem këto ….”!
Mirëpo
mangësítë sa i takon formimit intelektual nuk e penguan Bedri Spahiun që, duke
nxjerrë përfundime përgjatë rrugës së përvojës drejtimit shtetëror që ai dora,
dorës po fitonte, të arrinte në atë pikë udhëkryqi sa që të mos stepej e, me
gjithë krimet që mbarte mbi supe, të pohonte se si ai, më mirë vonë se kurrë … E
KISHTE BËRË DIVORCIN ME KOMUNIZMIN !
Kjo pa
diskutim një merít’e tija ndonëse, derisa arriti tek ky përfundim, ai vrau e
pushkatoi pikërisht ata që, falë kulturës së tyre, informacionit që dispononin
si edhe drejtpeshimit të gjykimit tyre sa racional edhe logjik, mundoheshin me
këmbëngulje t’i sqaronin bartësit e idealeve komuniste se sa të mashtruar që
ishin përgjatë shtegut të cilit i kishin hyrë !
Mirëpo me
një mbrapavështrim objektiv dhe të paanshëm, krejt natyrshëm ballafaqohemi me një pyetje e cila nxjerr
kok’edhe thotë … si u arrit të ngriheshin në këmbë masa të tëra popullore e
të bënin që në pjesë jo të papërfillëshme të botës të vendosej sistemi komunist
i cili pastaj u tregua aq i egër edhe gjakatar ? Përgjigjen më të saktë, shkencore si edhe
bindëse, nga këndvështrimi analizues sintetik, e jep nëpërmjet gjashtë, (e
theksoj vetëm gjashtë), fjalësh ish Presidenti i Sh.B.A.-ve Ronald
Reagan-i i cili, kur pyetet si do t’a përcaktonte ai faktorin vendimtár dhe forcën shtytëse q’e ka
bërë të mundur vendosjen e komunizmit, ai shtron maksimën e tij : ËSHTË CMIRA E TURMËS SË PAAFTË !
Mirëpo
nga ana tjetër, e gjithë kategoría e intelektualëve të mirëfilltë si edhe
studjuesve të teorisë dhe praktikës së zbatimit të komunizmit, ata njohës të
thellë të asaj ideologjije që dora, dorës komunizmi i pushkatoi ose i kalbi
burgjeve të diktaturës egër, e kishin të qartë bindjen e Vladimir Iliç Leninit
i cili qé shprehur publikisht se:
ME
PREMTIMIN E LIRISË DO T’A TUND BOTËN ! (Nuk i shmangem
dot theksimit se si Lenini shprehej se u a premtonte lirinë dhe
jo se do t’ua jepte lirinë turmave).
Prandaj
nuk ka se si kjo analizë të mbyllet pa e vënë në dukje edhe momentin kyç të
trajtuar lidhur me si e gjykojmë pozicionimin e historianëve të ish diktaturës,
dje si edhe sot.
-Mundohemi
t’a kuptojmë kahjen e tyre të majtë duke u mashtruar nga parullat e L.N.Çl.
-U a
falim vënjen e egoizmit të tyre në plan të parë lidhur me përfitimet mbas
1944-ës.
-I
kuptojmë edhe mangësít’e tyre se shkolluar e formuar në shkollat e Kampit
Socialist.
-E
kuptojmë mungesën karakteriale krahasuar me B.Spahíun pa lé me vërtet
atdhetárët.
-Por, ajo
që nuk kuptohet nga pozicionimet e tyre sot, në moshë pleqërije pa lé edhe
pleqërije të thellë ndonjëri, kur për nga titujt konsiderohen shkencëtarë dhe
akademikë, periudha tashmë mbi njëzetvjeçare që nga shkërmoqja e
komunizmit në Shqipëri, duhej t’i kishte bërë që, qoft’edhe sa për
kureshtí, të ishin thelluar në studime karakteri shkencor historik si edhe
filozofiko-historik, të asaj pjese njohurishë që studjohen në shkollat
perëndimore, dhe t’a kishin plotësuar njëanëshmërin’e njohurive marrë prej tyre
në shkollat lindore. Pse do të kisha kaq
dëshirë t’a kishin realizuar një gjë të tillë ?
Sepse sinqerisht do të gëzohesha, pa u a vënë në dukje mangësín’e tyre
në këtë drejtim, të kishin arritur në përfundimet në të cilat patën ardhur
pararendësit e tyre ideologjikë dhe intelektualët komunistë t’asaj kohe, Zef
Mala, Llazar Fundua, Sejfulla Malëshova, Koço Tashkua e deri tek kategoria
pastaj e Bedri Spahiut me shokë. Sa për
një udhërrëfim krejtësisht pa pretendime si edhe modest, sa ndryshe duhej të gjykonin sot këta historianë të nderuar po t’a kishin
studjuar njerën nga dhjetra veprat teoriko-shkencore të prof.Ludovico
Geymonat-it me titull “KONSIDERATA RRETH FILOZOFISË NEO-RACIONALISTE”. Dy janë arësyet pse ndalem pikërisht tek ky
autor dhe tek njera nga dhjetra veprat e tija.
E para, sepse ky personalitet i filozofisë historike-shkencore, ideologjikisht ishte i radhitur me
historianët tanë sepse anëtar i Partisë Komuniste Italiane. Ai i vështronte
ndodhítë historike nga këndvështrimi marxist dhe i mbështetur në materializmin
dialektik por kritiko-shkencor dhe vepra e tij ka marrë
karakteristika thellësisht racionale në shpjegimin e fakteve ku motoja
gjykuese e Geymonatit përmblidhet në mënyrë madhore në faktin se si :
“HETIM’
I MIRËFILLT’I REALITETIT HISTORIK BËHET VETËM NËPËRMJET ARËSYES JO DOGMATIKE”.
Mbështetur
pra në këta themele, sa ndryshe do të pozicionoheshin historianët tanë në
gjykimin e historisë tonë të kaluar e doemos edhe në dhënjen e gjykimeve të
tyre rreth kolaboracionizmit deri në vitin 1945. Pa lé pastaj gjykimit të tradhëtisë së
mirëfilltë ndaj Atdheut mbas vitit 1945, lidhur ky me kolaboracionizmin me
Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik e deri
sa u prishëm edhe me Kinën, ku ky kolaboracionizëm i mbas 1945-sës nuk ishte
asgjë tjetër veçse shitje e interesave kombëtare për hir interesash grupi
fillimisht, e pastaj interesash thjeshtë personale të diktatorit, në vazhdim
!
Vetëm
kësisoji historianët tanë do t’u transmetonin brezave të ardhshëm të studjuesve
mekanizmin e drejtë dhe të paanshëm të interpretimit dhe gjykimit të fakteve
historike. Mirëpo fatkeqësisht, duke mos
e patur ata as kulturën pa lé personalitetin e atyre që i quajtën
kolaboracionistë edhe tradhëtarë, si dhe në mungesë shtylle kurrizore që t’i
pranonin fajet e tyre përgjatë pozicionimeve të mbrapshta gjatë diktaturës,
(ndonëse në vazhdim ata nuk do të rrezikonin asgjë, siç nuk rrezikoi as Bedri
Spahiu), sot edhe mund të vazhdonin e të radhiteshin mes
historianëve-shkencëtarë të nderuar.
Mirëpo ata e bënë përzgjedhjen e tyre të gabuar e duke u munduar që
historia të shkruhet duke mohuar si edhe shfytyruar fakte e gjithashtu duke
pretenduar të futen si fakte të vërteta … fantazí krejtësisht të paqëna,
e zhytën veten e tyre në atë vorbullë të historis’e cila e pastron dora, dorës
historinë nga shtrembërimet si edhe të pavërtetat, në një kohë që rrjedha e
fakteve historike e vazhdon rrugën e saj të pambarim … me na
rrëfyem me shêmbujt e mirë të saj rrugën se si me i qërtuem gabimet si
edhe fajet ….”!
E me që historianët tanë me bindjet e tyre komuniste të kamufluara sot, mendojnë se edhe mbas shkërmoqjes së komunizmit në vëndin tonë dhe vendosjes demokracisë ata sërishmi do të vazhdojnë e t’a shkruajnë historinë si fitues, u them … paçin hijet e tyre !