Speciale
Baki Ymeri: Shenjtërimi i Kishës ''Më Një Ditë'' ku u mbajt mesha e parë shqipe
E marte, 01.05.2012, 10:35 AM
Shenjtërimi i Kishës ''Më Një Ditë'' ku u mbajt mesha e parë shqipe
Nga Baki Ymeri
Në bazë të agjencisë së lajmeve Stiri.rol.ro, autori Costin Ni?u boton artikullin „Kisha Shën Nikolla „Dintr-o Zi”, 310 vjet të ekzisencës”, ku përveç autoriteteve të larta fetare rumune, në ballë me Kryepishkopin Daniel, Pariarku i Rumanisë, dhe një publiku të panumërt, morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë, zt. Sami Shiba, ministri-këshilltar i ambasadës shqiptare, Dr. Luan Topçiu (ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë në Bukuresht), si dhe themeluesi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Dr. Xhelku Maksuti.
Kjo kishë e vogël përnga pamja por e madhe përnga rëndësia historike që ka për komunitetin shqiptar dhe bazat e ortodoksisë sonë, u pajis këtë të dielë (29 maj 2012) me një petk të ri të dhuntisë, përmes shërbesës së shenjtërimit të saj. Autori jep një serë burimesh historike lidhur me themelimin e saj në fillim të shek. XVII-të nga një tregtar i rëndësishëm, Miha din Târg?or. Atesimi dokumenar: 5 korrik 1665. Nga viti 1915, kisha është shpalllur monument historik përmes një Dekreti Mbretëror. Në massmedia rumune theksohet se “Nga viti 1911 e deri më 1945, kjo kishë i qe dhënë për sërbim komunitetit ortodoks shqiptar të Bukurestit. Në këtë periudhë ka shërbyer në këtë kishë, për një kohë të shkurtë, edhe prifti shqptar fan Noli – luftëtar për pavarësinë kombëtare të Shqipërisë dhe për autoqefalinë e Kishës Ortodokse shqiptare”. Nga një fletërrufe në gjuhën rumune, datuar në Bukuresht më 21 Dhjetor 1909, nga ana e Komunitetiut Ortodoks Shqiptar, kuptojmë se “U bëhet e njohur Anëtarëve të Nderuar të Komunitetit tonë, se Eforo-epitropia në mbledhjen e saj më 20 Dhjetor të këtij viti, është mbajtur nga Zotërinjtë Kristu A. Zhapa (kryetar), Erakle Duro dhe Thoma I. Çami (nënkryetarë), Nikolae M. Koçiu, Vasile Tarpo, Pandele I. Evangjeli, Tënase Kantili, Gjeorgje A. Ciko dhe Nikolae Ionesku (këshilltarë), Andrei Ion Boria (arkëtar) dhe Vasile Zografi (sekretar). Me këtë rast, pranë mijëra falënderimeve drejtuar anëtarëve të Komunitetit dhe një apeli të ngrohtë, që të kenë mirësinë për të marrë pjesë në shërbimet e shenjta të kremteve të mëdha kristiane që po afrohen, në Kishën Shën Gjergji i Vjetër (Calea Moshilor), ku të gjithë do të lartësojmë lutjet tona të bashkuara ndaj Gjithëtëfuqishmit në gjuhën tonë kombëtare.”
Nga Lasgush Poradeci kuptojmë se Kisha e dytë e Kollonisë shqipare të Bukurestit e kish emrin “Më-Një-Ditë”, dhe gjindej në një pozitë shumë të mirë të qendrës, në Rrugën e Akademisë, nja pesëdhjet metra larg më të djathtë nga Selia e shqiptarëve. Ajo ish m’e madhe se kisha e Shën Gjergjit të Vjetër dhe quhej Më Një Ditë (Dintr-o Zi) sepse për ta shpëtuar vëndin e rëndësishmë të saj nga pushtimi i zotëronjësit otoman, u ndërtua prej besnikëve në njëzetekatër orë – më një ditë të vetëm – me gjithë monumentalitetin e arkitekturës dhe shkëlqimin e pajisjes ku çquhet veçanërisht freska e madhe murore e dhuronjësit… Më tej, sipas Lasgush Poradecit kuptojmë se festa më e madhe e Kolonisë dhe kishës shqipe të Bukureshtit ishte 28 Nëntori: Dita e Flamurit dhe Shën Gjergji: Emri i Gjergj Kastriotit. Këto kremtime bëheshin me bujën dhe madhështinë më të madhe, duke e ftuar në Seli të Kolonisë dhe në kishë autoritetet dhe personalitetet më të larta të vëndit, me mbretin në krye të të gjithëve.
Ftoheshin dhe përfaqësitë e huaja, ambasadorët, ministrat, konsujt, të cilët në atë atmosferë ngazëllonjëse të botës shqiptare i jepnin kishës dhe festës një madhëri dhe një madhështi të rrallë. Kisha qe e mbushur përplot, dhe tri të katërtat e të pranishmëve rinin nga mungesa e vëndit jashtë në obor, bukur të rrethuar dhe të stolisur për atë festë. Aty jashtë në obor, më të djathtën e hyrjes kryesore të Kishës qëndronte i vendosur me shkëlqim flamuri i Kollonisë, i cili ishte më i madhi dhe më i bukuri nga gjithë flamuret e shoqërive dhe organizatave të Bukureshtit që kishin flamur. Flamuri i Kolonisë shqiptare ishte i kuq me shkabën dykrerëshe në mes. Qe bërë prej mëndafshi të qëndisur rreth-e-përqark me bufka të arta dhe kishte më një anë dy esharpa, njëra e kuqe, tjetra e zezë, të cilat mvareshin me hijeshi prej majës së shtizës gjer përposh. Shumë i rëndë ishte flamuri dhe nga ky shkak e mbanin përherë dy veta, njëri tosk, tjetri gegë, të mveshur secili burrërisht me robet e tyre kombëtare.
Kurse kjo ishte pamja e përjashtme e kishës nër festat më të mbëdha të saj (28 Nëntor dhe Shën Gjergj), përbrenda ajo shkëlqente nga uniformat dhe robat e zyrtarëve, po më shumë nga fryma shqiptare që frynte në zemra. Dhe pas Te-deumit të shërbyer në gjuhën e ëmbël nënore, vinte fjalimi i parë i rastit i mbajtur prej një personaliteti nga më të lartët e vëndit, i pasuar prej fjalimesh të shqiptarëve, të cilat kurdoherë më çdo festë, kurorëzoheshin në fund prej veteranit të madh Thanas Kantili, të zjarrtit, të flaktit, të djegurit dhe të zhuriturit luftëtar të Kolonisë në Rumani. Ky me gjith natyrën e tij zakonisht hijerëndë, kur fliste në kishë në këto festa kombëtare nuk e përmbante dot veten nga mallëngjimi gjer në mbarim të fjalës, po i shpërthenin lotët mu në mes duke e përfunduar pastaj me fjalët e papritura: Rrofsh moj rrofsh! Ti do të rrosh e do të jesh moj Shqipëri! Dhe kisha mbaronte kështu në mes të gëzimit dhe të dashurisë, që ish gëzim kombëtar dhe dashuri kombëtare, dhe anëtarët ktheheshin nëpër vatrat e tyre me shpresën më të rritur për mëmëdhenë.
Dëshmi historike të krishterimit shqiptar
Sipas një dokumenti të motshëm (Thirrje Shqiptarëve të Bukureshtit), lëshuar nga Zyra e Komunitetit (Pleqësia e Shqiptarëve Orthodhoksë), datuar në Bukuresht më “14 Vjeshtë
Nga një dokument tjetër (Bashkatdhetar i Nderuar, fletërrufe në gjuhën rumune drejtuar edhe Nikolla Naços në adresën Calea Moshilor Nr. 388), qysh në mars të vitit 1911, Komuniteti Ortodoks Shqiptar i Bukureshtit nxjerr në pah të vërtetën se “Pas përçapjeve të Eforo-Epitropisë shqiptare, e zgjedhur nga Zotërinjtë Tuaj, Mitropolia e Rumanisë i ka akorduar këtij Komuniteti autorizimim zyrtar për të patur një lokal të vetin për lutje, në të cilin priftërinjtë shqiptarë kanë rastin të zhvillojnë tërë shërbimin e shenjtë në gjuhën shqipe. Ky favor i veçantë na është lejuar falë njerëzve të shtetit rumun dhe përmes kësaj mënyre ka ardhur koha për kombin shqiptar që të organizohet themelisht në truallin mikpritës të Rumanisë dhe të ketë vatra kombëtare autonome, absolutisht të nevojshme për afirmimin dhe përforcimin paqësor të vetëdijes kombëtare shqiptare. I bëjmë një apel, pra, atdhetarizmit Tuaj të zjarrtë për të cilin keni dhënë dëshmi në të gjitha momentet vendimtare për kauzën nacionale shqiptare, që të keni mirësinë që si Ju, poashtu edhe miqtë Tuaj, krahas atyre që i lusim të intervenojnë me këmbëngulje, të merrni pjesë në mbledhjen e madhe kombëtare që do të mbahet të Dielën, më 13 Mars të këtij viti, në Sallën Eforiei, në orën 2 pas dite, në rend të ditës duke qenë çështja urgjente për të marrë qëndrim lidhur me lokalin e parë për lutje të këtij komuniteti”.
TELEGRAMË URIMI
I nderuar Famullitar paroh Vasile Ioana i Kishës Shën Nikolla “Dintr-o Zi” (Mbë Një Ditë), ruajtës i traditave kristiane, por edhe i atyre të rendit historik, për mënyrën në të cilën keni organizuar manifesimin kulturo-fetar dhe patriotik, ditën e dielë, më 29 prill 2012. Keni bërë një demonstrim kompetent në lidhje me atë që don të thotë gërshetim i lumtur i të gjitha forcave, në të cilat keni ndikuar të shkëlqejë personaliteti i të Stërlumturit Prind dhe Patriark Daniel.
U jemi mirënjohës për mënyrën në te cilën keni relievuar edhe shoqërimin e Komunitetit Shqiptar në Kishën e Shenjtë “Dintr-o Zi”, në një kohë kur kjo kishte një përfaqësim real në jetën social-ekonomike të Rumaisë.
Me vlerësim të veçantë, Prof.univ.dr. Xhelku Maksuti, president fondator i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. (Bukuresht, 30 maj 2012)
TELEGRAM? FELICITARE
Distinse P?rinte paroh Vasile Ioana al Bisericii Sf.Nicolae "Dintr-o zi", p?str?tor al tradi?iilor cre?tine dar ?i a celor de ordin istoric, în felul în care a?i organizat manifestarea cultural-religioas? ?i patriotic?, din ziua de duminic? 29 aprilie 2012. A?i f?cut o competent? demonstra?ie de ceea ce înseamn? îmbinarea fericit? a tuturor for?elor - în care a str?lucit personalitatea P.F.P?rinte Patriarh Daniel.
Suntem recunosc?tori pentru modul în care a?i relevat ?i asocierea Comunit??ii Albaneze la Sfânta Biseric? "Dintr-o zi" într-o vreme în care aceasta avea o reprezentare real? în via?a social-economic? a României.
Cu aleas? pre?uire, Prof.univ.dr.Gelcu Maksutovici, pre?edinte fondator ?i de onoare al Uniunii Culturale a Albanezilor din România. (Bucure?ti, 30 aprilie 2012)