E premte, 13.12.2024, 06:00 PM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza (II)

E hene, 05.03.2012, 08:03 PM


AGNES GONXHE BOJAXHIU – NËNË TEREZA

(1910 – 2010)

 

Nga: Prof. Dr. Lutfi ALIA

-Lutfi Alia, eshtë mjek ne Centro Prevenzione Oncologica te qytetit Siena –Itali-

 

Në mars te vitit 1991, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri. Ky vit shënoj zhvillime të mëdha dhe ngjarje të rëndësishme për misionin e saj bamirës. Kësaj rradhe, Nënë Tereza nuk qëndroj vetëm në Tiranë, por vizitojë dhe qytetet e tjera, fillimisht Shkodrën e më pas Durrësin, Elbasanin, Korçën etj. Udhëtonte bashkë me motrat e misionit. Nuk takoj e nuk kërkoj ndihmë asnjërit nga pushtetarët, as atyre lokale dhe as atyre të qendrës, por kontaktoj direkt me popullin. Kur u kthye nga Durrësi, me shumë gezim më tregoj se kish takuar një person, i cili ishte bërë udhërrëfyes gjatë gjithë kohës, që kishin levizur nëpër qytet. Kështu ndodhi dhe kur shkoj në qytetet e tjera. Të gjithë ata njerëz të thjeshtë, që i janë ndodhur pranë dhe kanë ndihmuar në misionin e saj, Nënë Tereza i kujtonte me shumë respekte e ju dërgonte letra mirënjohjeje e falenderimi, si ato dërguar familjeve Naska, Shpati, Vorfi, Zajmi, Kraja etj.

Një ditë erdhi më takoj në zyrë, si gjithmonë bashkë me Janette Petriè, Motrën Agnes e motrat e tjera dhe me At Zef Pellumbin. Pas përshëndetjeve të zakonshme, Nënë Tereza më tregoj për shume “actions - aksione”, si thoshte shpesh me shaka. Tregoj për hapjen e shtëpisë në Shkodër, për rihapjen e Kishës të Shën Ndout dhe të Katedrales “Zemra e Krishtit”. Motra Agnes më tregoj, se Nënë Tereza i kishte sistemuar me dorën e vet 17 fëmijët e parë, që i morën nga Spitali i Shkodrës. Ndërsa më tregonte mendoja me vete: sa mirë do të ishte, që kësisoj t’i dedikoheshin kudesit për femijet dhe infermjeret tona, që paguhen e nuk e kryenin shërbimin si duhet.

Në këtë kohë, Ministria e Shëndetësisë kishte një problem, që nuk po zgjidhej. Kishim një azil pleqsh në ndertesën e Kryegjyshatës në Tiranë e pas vendimit për rihapjen e institucioneve të kultit, ishim të detyruar ta dore-zonim, pasi ishte pronë e komunitetit bektashi, por nuk kishim vende për t’i sistemuar ata pleq të mjerë. Nënë Tereza e kishte vizituar azilin dhe ishte e informuar se i kishim transferuar një pjesë të pleqëve në Azilin e Kavajës dhe se na kishin mbetur disa gra të pa sistemuara. Me kërkoj t’i merrte në Shtepinë e Misionit të saj në Tiranë. E falenderova për këtë ndihmë të madhe në moment shumë të vështirë. Dy vjet më vonë kur shkova në shtepinë e Nënë Terezes në rrugën e Elbasanit, m’i prezantoj ata katër gra, që zyrtarisht trajtoheshin me demencë senile, por që ishin tjetersuar e gezonin shëndet të mirë, madje ishin bërë bashkëpuntoret më të shkathëta te motrave te misionit.

Dy ditë më pas, me ftoj për vizite ne qendrën e misionit ne Tirane. Shkova me shumë deshirë edhe pse e dija se do te rrija gjatë e nuk do të mund te pija duhan, pasi e kishte ndaluar rreptësisht. E vlente ta bëja këtë sakrificë.

Bisedat mes nesh kanë qenë gjithmonë të hapur e shumë të sinqerita, madje dhe me shaka te lezetëshme.

Më tha se kishte vendosur të ngrinte një mencë për banorët e varfër, që jetonin në Bregun e Lumit, pra për arixhinjte dhe kërkoj nga unë ta shoqëroja për të ndarë ushqimet se bashku. Ishte një propozim i papritur, e që nuk ishte praktikuar ndonjëherë e nuk dijta si t’i pergjigjem e fillova të bej shaka: “Do të vi, por me një kusht, të mos i tregosh Dritës (gruas time) se kam vënë përparëse, se pastaj do të më detyrojë ta ve dhe në shtëpi e madje do të më detyrojë dhe të gatuaj”. Qeshën të gjithë, por Nënë Tereza jo, madje ma ktheu me seriozitet: “Nuk eshte gabim ta bëjsh dhe në shtëpi këtë punë, por ne do ta fillojmë te Bregu i Lumit. Kështu ka punuar me mua Regani, Gorbaçovi” dhe vazhdoj të më rendisi një rradhë burrash shteti, qe ishin impenjuar ne aktivitete bamirësie me njerëzit e thjeshtë e të vuajtur, që nuk mungonin dhe në Shqiperi, madje ishin shumë.

U tha dhe u bë si kërkoj Nënë Tereza. Më thënë të drejtën ndjehesha në siklet, por e kaperceva gjithëçka me shaka. Herë pas here e ngacmoja “pse asaj plakës i a mbushe tasin më shumë e atij tjetrit i dhe më pak?” dhe ajo me atë miresinë e saj të veçantë, më detyronte të shkoja t’i çoja dhe një garuzhe më tepër.

Pasdite u kthyem në shtepinë e misionit. Ishte mrekullisht e kënaqur dhe e qeshur. Ishim bashkë me Janette Petriè, motra Agnes dhe Natasha Hito, që ishte angazhuar si përkthyese zyrtare. Ate dite bëmë disa biseda të rëndësishme. I thashë Nënë Terezës:

“Ti je shqiptare, je gjaku jonë dhe këtë e ke deklaruar botërisht, por nuk ke asnjë lloj dokumenti, që të identifikosh kombësinë tënde shqiptare, pse nuk japim një zgjidhje këtij problemi?”

Nënë Tereza m’i kapi te dy duart dhe me perzemërsi më tha:

“Çfarë më propozon ti, kush janë ligjet dhe rregullat e shtetit shqiptar, kush është rrugëzgjidhja?”

Kaq desha sa të më kërkonte përgjigjie e mënjeherë i thashë:

U bënë tre vjet, që hynë në Shqipëri, banon në shtëpinë tënde, ke motrat, ke të afërm e miq plotë, ke një popull që të admiron e të don me perkushtim, pse nuk regjistrohesh banore e Tiranës”?

Atëhere çfarë duhet të bëjmë?”, më pyeti.

Shkojmë në zyrën e gjendjes civile të Lagjes Nr. 1 dhe flasim”, i u përgjigja menjëherë.

U ngritëm e shkuam në zyrën e gjendjes civile. Një pritje si kudo për Nënë Terezën. U mblodhën të gjithë në atë zyrë të vogël e të gjithë e takuan. Pasi u qetesua situata pyetëm nëpunësen, se çfarë duhet të benim, që Nënë Tereza të regjistrohej si rezidente në Tiranë. Ajo na i spjegoj të gjitha proçedurat e rregullat. Bëmë lutjen, plotësuam formu-larin, dorëzuam fotografitë. Pas disa ditësh e njoftuan e i dorëzuan Nënë Terezës Letër Njoftimin shqipëtar si banore e lagjes 1 te Tiranes. U gezua si një fëmije, e shtërngonte në gjoks dhe u a tregonte të gjithëve. Kjo ishte dhurata më e bukur, qe i është bërë Nënë Terezës ne përvjetorin e lindjes, që e festonte e tëre bota.

Janette Petriè, më tregoj se disa shtete kishin aprovuar dekorata me emërin e Nënë Terezes. Kjo qe me trego Janette më nxiti një ide, që ta benim dhe në Shqipëri, çka do te ishte dekorata e tretë e dedikuar një figure të shquar të kombit (krahas urdhërit të Skenderbeut dhe të Naim Frashërit). Bisedova me Xhenin, që të merrte aprovimin e saj, për te krijuar një dekoratë për merita humanitare me emërin e Nënë Terezës, që do t’i akordohej të gjithë atyre, që kontribuonin per te ndihmuar popullin tonë. Nene Terezamë kerkoj ta takoja e pas nje bisedë pak a shumë të gjatë, pranoj e ma konfirmoj personalisht, duke u shprehur: “uroj qe kjo medalje t’i shërbejë popullit tim”.

Krijimi i dekoratave të reja ishte kompetencë e presidentit. Përgatita letrën argumentuese me propozomin për krijimin “Urdhëri Nënë Tereza – për merita të shquara humanitare”, thirra piktorin e Shtëpise te Edukimit Shende-tesor (nje djale i talentuar, por nuk i a kujtoj emërin), i cili më prezantoj disa variante dekorate, natyrisht me portretin e Nënë Terezës e pasi zgjodha më të mirin, së bashku me propozimin i a dergova Presidentit Ramiz Alia. Pas disa javë, më kerkuan ne Presidence, në drejtorinë e dekoratave, ku me priti një nepunës shumë i edukuar e shumë i sjell-shem, me komunikoj se propozimi ishte aprovuar e njëkohësisht më tha se dekorata do të bëhej me arë, por pak më e vogël në permasa, se projekti që kisha prezantuar.

Me këtë humor të mirë u ngjita lart te takoj mikun tim Shaban Sinanin. E gjeta ne zyrën e tij të vogel (pak me e gjërë se skrivania). Po shkruante me penë, që e ngjyente ne nje shishe te vogel boje. Shkruante ne fletore me kuadra-te. Po perfundonte pjesën e dytë të studimit rreth veprave të Ismail Kadares. Me ftoj të pinim kafè. Kur po bëheshim gati të dilnim erdhi presidenti Ramiz Alia e sapo me pa më tha: “hë more Lutfi, po na bën dy ministri shëndetesie?” U befasova nga kjo vërejtje ironike e ndërsa ai po largohej nuk ndejta pa u pergjigjur. “nuk do bëhej gabim”.

Rreth kësaj dekorate është shkruar me shume fantazi, por asnjë nuk ka treguar te vërtetën. Në një artikull të më vonshëm Naim Zoto shkruan se gjatë kohës, që ishte president R. Alia, ai nuk i a akordoj askujt, pasi sipas tij, kotributi i tyre nuk ishte në lartesinë e titullit te krijuar. Ndofta kishte të drejtë. Më pas Presidenti Sali Berisha e modifikoj, duke krijuar dy dekorata, njera e artë dhe tjetra e argjentë. Kjo dekoratë ishte shume e deshiruar dhe shume e kerkuar nga të gjithë të huajt, të krishterë e muhamedanë, nga shoqata të ndihmave humanitare dhe nga organizma shtetërore, por shumë pak prej tyre patën fatin ta gëzojnë këtë nder.

Në maj të vitit 1991 isha me shërbim në Itali. Një ditë u ndala në Ambasadën tonë në Romë dhe aty gjeta Nënë Terezën me motrat misionare të Romës. Pasi u pershendetëm, Nënë Tereza, me një sinqeritet mahnitës e me shumë dashamirësi më beri një pyetje:

A e di ti kush është Shenjti mbrojtës i shqipëtarëve?”.

“Po e di, është Shën Gjergji”, u përgjigja unë menjeherë.

Nënë Tereza buzeqeshi me dashamirësi e me tha:

“Shenjëtorja e ne shqipëtareve është Zonja e Këshillit të Mirë, e quajtur dhe Zonja e Shkodrës, pajtuesja e mbarë shqiptareve. Ikona e saj, që i përkiste Kishës të Shën Stefanit në Shkodër, nga 26 Prilli 1467 ndodhet në Santuarin e Genazzano të Romës dhe mua më kanë dhuruar një kopje, që do ta vendos ne Kapellen e Misionit tonë në Tiranë. Të ftoj të vish ta shohish”.

Shqipëria e asaj kohe kishte nevojë për një mbrojtëse të shenjtë dhe për këshilla të mira. Me 26 maj 1991, Nënë Tereza shkoj në Santuarin e Genazzano të Romës, ku e perfundoj lutjen para ikones së Zonjës së Këshillit të mirë me fjalët: Dhe tani kthehu përsëri në Shqipëri”. Kushdo që sheh këtë ikonë, admiron Shën Mërinë me një buzëqeshje të rrallë, që nuk e sheh në asnjë nga ikonat e Italisë. Këtë ikonë e vendosi ne dhomën e lutjeve në shtëpinë e Misionit.

Me 23 korrik 1991, Nënë Tereza shkoj ne Irak e pasi vizitoj Bagdadin e shkatërruar nga lufta, ngriti aty shtëpinë e bamirësisë për të ndihmuar popullin iraken. Gjatë takimit me komandantin e forcave aleate, i kërkoj atij, që një pjesë e prodhimeve ushqimore (ushqime të liofilizuara) e shumë materiale të tjera, të grumbulluara në bazat ushtarake, t’i a dërgonte popullit shqiptar, sepse kishte nevojë. Ai pranoj dhe kur Nënë Tereza u kthye ne Shqipëri, arriti një avion “Herkules” me ndihmat, që i shkarkoj në aeroportin e Tiranës. Së bashku me Nënë Terezen, shkuam në aeroprt, ku i takoj pilotët dhe ushtarakët, që sollën ndihmat: “Zoti ju bekofte e faleminderit per kontributin tuaj ne ndihme te popullit tim” u tha Nënë Tereza. Këto ndihma nuk ishin për misionin, por për popullin shqipëtare, por unë ende nuk e di ku përfunduan e si u administruan.

Një ditë, Nënë Tereza erdhi në zyrë e më kërkoj t’i organizoja një takim me kryeministrin Ylli Bufi. I telefonova shefit te kabinetit Shpetim Arbana, të cilit i kërkova të bisedonte me kryeministrin, për ta pritur Nënë Terezën. Nuk kërkoj informacion për motivet e vizitës e pas një gjysëm ore më konfirmoj takimin brenda ditës. Shkuam menjëherë në kryeministri. Kur hymë në hollin e katit të dytë, u ndeshëm me një delegacion të madh tregëtarësh nga SHBA, që kur e panë, e braktisën ministrin tonë që i shoqëronte dhe u ndalën te përshëndesin Nënë Terezën. U ndamë me vështirësi prej tyre, vetëm duke insistuar se po vonohemi në takimin me kryeminsitrin.

Takimi me Ylli Bufin ishte i shkurtër. Nuk u dha asnjë lajm as ne televizion as ne shtyp, madje kryeminsitri nuk kërkoj as të bëj fotografi, si kërkonin të tjerët. Nënë Tereza i bëri një përshkrim të shkurtër aktivitetit të misionit e me shumë modesti e mirësjellje i kërkoj të ndermjetësonte në pushtetin lokal të disa rretheve, që ende nuk i kishin liruar mjediset e caktuara per misonin e bamirësisë. Natyrisht, në këtë kohe ishte e veshtire te zgjidhje probleme te ketij karakteri, megjithate Ylli Bufi i premtoj te interesohej, ndonese ne fakt nuk nderhyri anjëherë.

Për këtë problem. më pas fola me Gramoz Pashkon, ishte zv-kryeministër, i cili një ditë më telefonoj e kërkoj ta takonte personalisht Nënë Terezën, takim që u zhvillua ne atmosfere shumë miqesore. Gramozi bëri disa telefonata dhe i zgjidhi problemet me Elbasanin, Durrësin e Korçën. Kështu, brenda dy viteve, me durim e me insistim, Nënë Tereza organizoj në Shqipëri 7 shtëpia bamirësie.

Nënë Tereza, që nga viti 1928 jetonte ne Hindi fillimisht si murgeshë e urdherit “Motrat e Loretos” dhe me pas, la mantelin e zi dhe veshi sarin e bardhë, me një kordon blu anësor të indianëve të varfër, hoqi kepucët, veshi sandalet  zbathur. Nënë Tereza themeloj Kongregacionin e famshem Misonaret e Bamirësisë. Hindia e kishte adaptuar dhe i kish dhënë shtetësinë. Krahas pasaportës hindiane, Nënë Tereza dispononte dhe pasaporta të shteteve të tjera si të Italisë, Vatikanit, Anglisë, SHBA, Irlandës, Kanadas etj. Pasportat i a kishin dorëzuar kryetar shtetesh e kryeminis-tra, madje dispononte dhe pasaportë diplomatike (Kanadeze), por i mungonte pasaporta shqiptare.

Nënë Tereza udhëtonte në rreth 100 shtete e në çdo aeroport të botës, pike kufitare tokësore, apo port që kalonte, kurrë dhe askush nuk i a ka kontrolluar pasaportën, përkundrazi të gjithë policët e punonjësit e aeroprotit ngriheshin në këmbë, me respekt e nderim dhe shoqëronin me shumë kënaqësi. Ajo nuk kishte nevoje per pasaportë udhëtimi, por si shqiptare dëshironte atë të shtetit amë, sepse donte ta përdorte si dokument i lidhjes se ngushte me atdheun dhe e perkatesise shqiptare, pasi bota e njihte si Nënë Tereza e Kalkutës. Dua te rikujtoj diten kur i dhane çmimin Nobel me 1979, pyetjes per origjinen e saj, qe i beri nje prift ne salle, i u pergjigj:

“Me origjine dhe me gjak jam shqqiptare, me shtetesi hinduse, jam moter katolike e permes thirrjes time i perkas gjithe botes, por zemra ime i takon vetem zotit”.

Kur fliste per vendlindjen, sidomos me te huajt, Nënë Tereza deklaronte qarte e bukur “jam nga Shkupi”, pra përdori përherë emërin shqip të qytetit të lindjes dhe asnjëherë nuk tha Skopje (varianti sllav), që përdorej zyrtarisht.

Për problemin e pasaportës ka disa shkrime, por asnjeri nuk ka treguar të vërtetën, madje ky aspekt delikat është shfrytëzuar me tendencë për t’i dhënë merita atyre që nuk i u takonte. Është  shkruar se pasaportën i a dha dikush nga funksionarët. Kjo nuk është e vërtetë. Funksionarët e shtetit nuk dinin ku banonte, madje kanë qenë krejt indiferenta e nuk i kanë dhënë asnje ndihmë konkrete Nënë Terezës. Pasaporta nuk bëhet në zyra funksionarësh.

Të gjithë shqiptarët e dinë cila është proçedura dhe si veprohet për pasaportën për udhetime jasht Shqipërise. Nuk dua të ndalem në këtë aspekt, por vetëm te konfirmoj se për pasaportën e  Nënë Terezës, ka kontribuar në mënyrë deçizive N. Hito. Se bashku me Xhenin i kerkuam te na ndihmonte per te marre pasaporten e udhetimit dhe ajo me shume deshire i dërgoj të gjitha të dhënat anagrafike në institucionin përkatëse, të cilët e përgatiten brenda afateve ligjore. Si unë dhe shumë të tjere, që ka pasur rastin ta takohet me Nënë Terezën në atë kohë, është deshmitar i gëzimit e i krenarisë që shprehte, duke i a treguar të gjithëve pasaportën, sidomos të huajve, që u thoshte “kjo është pasaporta e vendit tim, shiheni sa e bukur është”.

Lidhur me çeshtjen pasaporta, është nje tjeter histori, që është lënë qëllimisht në heshtje. Ne fakt Nënë Tereza ka kërkuar një lloj tjetër pasaporte dhe për këtë qellim se bashkun takuam ministrin e jashtem e me pas i derguam dhe nje leter atij dhe Presidentit të Republikës, të cileve u shprehu dëshiren të paisej me pasaportë diplomatike.

Kjo dëshire i është refuzuar. Kërkesa për pasaportë diplomatike bazohej thjeshtë në faktin se udhetimet që do te bënte ne vendet e tjera, Nënë Tereza dëshironte të perdorte pasaporten diplomatike të shtetit Shqiptar e në këtë mënyrë të prezantonte mbarë botës perkatesinë e saj shqiptare. Pergjigjien burokratike të instancave përkatese, Nënë Tereza nuk e mirëpriti. Ju rikujtoj se në këtë kohë, disa “tregetarë” (subjekte pivate) shetisnin nëpër botë me pasaporta diplomatike, ndërsa kjo e drejte i u refuzua një personaliteti si Nënë Tereza, e cila ishte “ambasadorja shqiptare e bamirësisë në botë”. Asnje qeveri shqiptare nuk i a njohu këtë meritë.

Në një nga takimet e zakonëshme, Nënë Tereza me tha se do të ftonte një grup mjekësh amerikane dhe kërkoj të dinte cila ishte proçedura, për hyrjen e medikamenteve. E mirëprita këtë propozim e i dhashe nomenklaturën tonë të barnave (përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH). Me nderhyrjen e Kryetarit te Bashkise te Tiranes, Nënë Terezes i u dha një nga vilat e ish-udheheqjes komuniste (prapa kryeministrise), per ta perdorur si poliambulator, ku mjeket amerikanë, të asistuar nga shumë mjekë të rinj shqiptarë, vizituan dhe u dhanë medikamente gratis me mijëra e mijëra qytetarëve të Tiranës e të rretheve. Në një nga këto ditë, Nënë Tereza erdhi më mori e duke më mbajtur për dore, më prezantoj të gjithë profesorat amerikanë, që punuan nga mëngjezi deri në darkë, për më shumë se një javë. U gëzova shumë dhe per faktin se profesorat amerikanë u asistuan nga mjekë të rinj shqiptarë (ish studentat e mi), që flisnin shumë mirë anglishten dhe që manifestuan formim profesional dinjitoz.

Gjatë viti 1991 Shqipëria ishte e mbushur me ngjarje intensive dhe Nënë Tereza i përjetoj me përkusshtim, duke u përpjekur të ndihmonte në zgjidhen e problemeve te shumta te trasheguara, por dhe ato, që i kishte shtuar tranzicioni i egër. Prane fushes së aeroprtit te Tiranës, e dini se Minsitria e Shendetësisë po ngrinte një spital modern. Ndërtesa ishte përfunduar, mjaftonte pak që të fillonin instalimet e paisjeve, por ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Brenda disa ditëve u vodhën të gjitha (duralumine e hidrosanitare moderne, madje dhe tullat). Pasi e vizituam ndertesën e spitalit te ardhshëm, Nënë Tereza kërkoj të kontribuoj për rikonstruktimin dhe për të gjetur paisjet, madje dha idenë, që në personelin infermjere të përfshiheshin dhe motrat e misionit, që kishin diploma ne infernmjeri. Kush mund të kundershtonte kete propozim ideal. Madje ky lajm u përhap dhe populli filloj ta quaj (dhe sot e quan) spitali i Nënë Terezës. Ketij projekti Nënë Tereza i dha përparesi, per çka organizoj takime të shumta, madje ftoj specialista të huaj ta shihnin ndertesën, por kur hyri në mes politika dhe kur në plan të parë doli Opus Dei me Universitetin Katolik të Romës, zgjidhja (ose mos sakte zgjidhja e gabuar) mori drejtim tjeter. Sot është korpusi qendrore i Universitetit “Zonja e Keshillit te Mire”, i koordinuar nga Universiteti Tor Vergata i Romes.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora