Speciale
Shefik Shkodra: Shkolla fillore ‘’Selami Hallaçi’’ dhe mësuesi Ilmi
E diele, 15.04.2012, 12:12 PM
SHKOLLA
FILLORE “SELAMI HALLAÇI” DHE MËSUESI ILMI
NGA SHEFIK SHKODRA
Herën
e fundit, më 1912, pas Pavarësisë së Shqipërisë dhe pas braktisjes së tokave
evropiane nga Perandoria Osmane, trevat shqiptare, pjesa më e madhe mbetën pa
kurrfarë të drejte njerëzore, pra, tash nën okupimin e serbëve. Pas Luftës së
Dytë Botërore (LDB), edhe në trevat shqiptare, nën okupimin e një ‘Jugosllavie
të re’, nisi arsimi në gjuhën shqipe. Ishte shekull i ngrirë deri më atë kohë
për kombin shqiptar, këtu në trojet etnike shqiptare, të okupuara prej sllavëve
të jugut.
Të mësuarit në gjuhë amtare ishte diç si ëndërr, a si diç e pamundur, por mjaft me një entuziazëm të veçantë nga të rinjtë tanë. Filloi punën edhe kursi për analfabetizmin, kështu duhej të mësonin shkrim-lexim edhe moshat mesatare, të cilët kishin mbetur analfabetë, etj. Një numër i konsiderueshëm i mësuesve nga Ministria e Arsimit shqip nga Shqipëria ishin të rekrutuar dhe bënin përpjekjet mbinjerëzore për baza të mirëfillta të arsimit shqip edhe në Kosovë dhe viset tjera.
***
Në disa lokalitete shkolla shqipe të mësuarit kishte startuar më 1941, e më vonë te disa fshatra me 1945, e tëhu. Kështu, për mësuesin Ilmi Ibrahimi, shkolla fillore starton mu në moshën e tij shtatëvjeçare (1948). Në ato kushte mjaft të ndjeshme edhe për kolegët, por edhe për gjithë gjendjen e popullit, djaloshi ishte ambicioz i madh. Ky djalosh për të cilin nuk besohej se do të vijë një kohë tjetër për gjeneratat e ardhshme dhe se mu ky do t’i shërbej me një vetmohim dhe punë titanike të rinjtë tjerë. Në shkollën Normale të Shkupit (në shqip) u vërejt se dallohej prej kolegëve në mësime. Këtë kompliment ia thanë edhe mësimdhënësit, të cilët e kishin vërejtur. Dhe vërtet, Ilmiu vijoi edhe shkollën e lartë pedagogjike aso kohe dhe u pajis mirë me njohurit shkencore si mësimdhënës i shkollës shqipe në të ardhmen.
Fillimi i karrierës dhe vijimi i
aktiviteteve të lira
Nga
një vend i vogël i Malësisë e deri te një qendër universitare sot, pati mundësi
shumëkush të jap atë që ka pasur mundësi nga vetja, kështu si mësuesi Ilmi në
shkollën fillore “S. Hallaci” të Gjilanit.
Startimin
e punës si mësues e bëri në fshatin e lindjes, Çarr, e më vonë edhe nëpër disa
lokalitete të tjerë, si në Muhoc, në Malishevë, etj. dhe me themelimin e
shkollës së tretë fillore të qytetit të Gjilanit (kështu e quanin në fillim),
1973/74, Ilmiu ishte i pranuar tashmë në këtë shkollë, emri i së cilës zbulohet
pas pak kohe me emrin e heroit kombëtar – Selami
Hallaçi, ky i cili gjatë okupimit ishte edhe vetë mësues në Gjilan. Në
vitin shkollor 1975/76 u inaugurua ndërtesa e re e moderne për shkollën e tretë
fillore të qytetit, “Selami Hallaçi”. Këtu, pas Sabri Nexhipit, drejtor të
parë, kjo shkollë ndërroi edhe mjaft të tjerë dhe të gjithë me një ambicie për
mirëmbajtje disiplinore, edukative e arsimore në këtë shkollë. Shkolla ka një
numër të madh nxënësish, sikur edhe mësimdhënësish.
Në
shkollën e re pati edhe mësues të ri me moshë, po dhe të vjetër, por, që të
gjithë me zemër të re. Me gëzim e elan në punën e tyre, me nxënësit e
palodhshëm dhe shumë ambicioz. Kështu, çdo ditë iniciativa të reja e punë
intensive. Djersë dhe mund i derdhur për ngritje të gjeneratave të reja. Për
profile të reja e të ndryshme. dhe vërtet plot të rinj e të reja nga kjo
shkollë kanë dalë me profesione të ndryshme. Nëpër korridoret e kësaj shkolle
do të shohësh vizatimet, pikturat dhe muralet tjera nga grupe nxënësish dhe
arsimtarësh. Në anën tjetër, përgatitjet e matematikanëve, biologëve,
fizikanëve e kimistëve, në një anë edhe të gjuhëtarëve. Në shkolla të mesme,
deri në vitet 2000, vinin nxënësit më së
miri të përgatitur nga shkolla fillore “Selami Hallaçi”.
-
Vitet kanë ikur, si i kujtohet mësuesit Ilmi, njëri prej atyre veprimtarëve më
të palodhshëm, por kanë mbetur veprat. Kanë kryer shkolla e studime profilesh
të ndryshme, e janë specializuar deri në gradat superiore shkencore gjenerata e
gjenerata të rinjsh, të përgatitura nga mësimdhënës që e kanë dashur
profesionin. Shkolla fillore “S. Hallaçi”, një kohë e deri më sot është një
ndër shkollat që është më e përgatitura si me kuadër, por edhe me disiplinë dhe
rregull. Ka kaluar një numër i konsiderueshëm drejtorësh, sikur edhe mjaft
mësimdhënës, kush prej tyre deri në pensionim, me përkushtimin dhe vullnetin e
veçantë për të dhënë kontributin më të madh. Secili prej nesh e përdor thënien,
thotë Ilmiu: “Sikur të lindja njëqind herë, përsëri do të bëhesha mësues”. Pas
daljes së tij në pension, atij iu promovuan edhe kalimin e tetë gjeneratave.
Tash udhëheq Shoqatën e veteranëve të arsimit në Gjilan.
Po,
Shkolla fillore “S. Hallaci”, iu ofroi mundësitë të tregojnë edhe punën e shumë
mësuesve sikur edhe Ilmiut.
Nga
koha e okupimit të lokaleve të shkollave të mesme të qytetit, disa prej tyre i
kanë mbajtur mësimet në lokalet e kësaj shkolle. Një numër i konsiderueshëm i
manifestimeve të ndryshme kulturore dhe i mbledhjeve politike ishin zhvilluar
po në këtë shkollë. Edhe shumë takime me rëndësi për shqiptarët ishin mbajtur
në këtë objekt.
Qe
nga ajo kohë që duket për ndonjërin si t’ishte dje, janë përcjell shumë
gjenerata.
Nga viti shkollor 1973/74 e tutje deri më daljen në pension, Ilmi Ibrahimi, mësuesi i cili thurri pjesën më të madhe të jetës së vet në punën arsimdashëse, e që kishte edhe mjaft të tjerë si ky, la (lanë) mjaft gjurmë të këndshme e të pashlyera. Kjo shkollë në dhjetëvjetëshin e parë të veprimit (1973 – 1980) ishte e binjakëzuar edhe me shkolla tjera shqipe, si me atë “Naim Frashëri” të Elbasanit. Në një vizitë kësaj të fundit nga Gjilani, me qëllim këmbim përvojash, këta u inspiruan edhe nga një fakt shumë me rëndësi. Kjo ishte diçka që nuk ishte praktikuar në vende të tjera ose shumë rrallë. Shkolla fillore “N. Frashëri” në Elbasan kishte themeluar një muze shkolle.
Formimi i Muzeut të shkollës – vepër praktike
Jo
vetëm vepër praktike, por edhe një dicka shumë mahnitëse. Dhe kjo bëhet vetëm
me angazhim serioz të njerëzve me plotë dëshirë dhe elan e me dashuri të
vecantë.
Formimi
i një muzeu në shkollë, pra ishte mësim nga shkolla simotër e Elbasanit.
Janë më tepër se gjashtëmbëdhjetë veta
si këshillë që e ndihmojnë këtë muze. Kjo punë nisi edhe në Sh. Fillore “S.
Hallaqi”, dhe me një vullnet të mësimdhënësve, duke filluar nga ai më i vjetri,
Ilmi Ibrahimi, Halim Vranoci, ish drejtor, tash Ahmet Aliu, Ibrahim Murati,
Riza Shabani, Refik Vranoci, Drita Fazliu, G. Sylejmani, Shqipe Zeka, Isa
Bajrami, Gentiana Shahini, Bekim Rahimi, R. Tahiri, Zijavere Beqiri, etj. dhe
si bashkëpunëtorë shumë të vyeshëm, Afrim Këqiku e Zeqirja Sherifi. Po Afrimi
ishte gjithherë në përgatitje të fotove dhe pa ndonjë kompensim. Ky njeri dhe i
vëllai, Fahredini, janë të njohur si bamirës qe nga vitet e ’90-a. Anëtarët e
Këshillit të këtij Muzeu punuan në mënyrë kolektive dhe pa ndërprerë. Pra,
muzeu u themelua më 20 shkurt 2004, por në mungesë të lokalit dhe mjeteve
materiale nuk pati mundësi të filloi punën, tek me 15 qershor 2011 kur edhe u
bë inaugurimi i tij, me ndihmën e kryetarit të komunës, Q. Mustafa dhe
drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, Bujar Nevzati.
Rregullimi
me tavolina ... Është rregulluar me rafte e me trembëdhjetë tavolina, e shtruar
në tepih. Rrjedha e punëve: për të gjitha ngjarjet dhe veprimet që i përkasin
kësaj shkolle. Për të gjitha manifestime dhe përvjetorët. Për çdo gjë që ka të
bëj me procesin edukativo-arsimor. Kështu, p.sh.: fillojmë prej librit të
impresionove;
Konservimet
më të shumta:
- vizatime a piktura; - fletushka, revista (revistë e shkollës); - foto, CD e video kaseta; - regjistri për të gjithë punëtorët, drejtorët dhe personelin tjetër, që prej fillimit të punës së kësaj shkolle; puna e tyre deri në pensionim; - emrat e të gjithë atyre mësimdhënësve që kanë ndërruar jetë (punëtorë të kësaj shkolle); - fletore për regjistrimin e përshtypjeve të vizitorëve; - fleta esesh, hartimesh nga nxënësit me përshtypje që e kanë vizituar këtë shkollë; - shënimi i përshtypjeve edhe nga delegacione të jashtme rastësisht; - përshtypje gjejmë edhe të ndonjë ish nxënësi të mësuesit Selami Hallaçi (mësimdhënës gjatë LDB – 1942/43). Muzeun kanë filluar ta vizitojnë edhe nxënësit e shkollave tjera që të shihet një shembull i pazakontë ndër shkollat tona.