E hene, 05.05.2025, 12:15 AM (GMT+1)

Speciale

Fritz Radovani: Dishmon atdhetari Kolonel Faik Quku...

E merkure, 21.03.2012, 09:03 PM


DISHMON  ATDHETARI  KOLONEL  FAIK  QUKU…

 

Në prag të 100 vjetorit Pavarsisë...

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Familja Quku asht e njohun në Shkoder per Burra Atdhetarë dhe si e tillë asht nder familjet ma të persekutueme nga rregjimi diktatorial komunist. Një nga Burrat që ka lanë emen nga kjo familje shkodrane asht edhe Kolonel Faik Quku. Në librin e Tij, me titull “Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore 1 (1939 – 1941)” botue në Tiranë në vitin 2006, kam gjetë dokumenta historike prej të clave kam shkëputë:

Tek pjesa e dytë: Shkarkimi (asht fjala per okupacionin fashist italian të 1939),

Mbreti Zog lèn Shqipninë (fq. 106), ku autori Kolonel Quku, tregon diten e 7 prillit 1939 me zhvillimet e saja orëmbasore…Unë do t’ju paraqes vetem shpjegimet e Tij pa nderhymjen time, tue i lanë lexuesit të drejten me mendue vetë pa asnjë koment:

Kush ishte “Mbreti Ahmet Zogu I –rë”?!

Mbreti braktisi Shqipninë pa lanë ndonji porosi dhe pa i thanë kujt gja...

Mbasi autorizohet nga Turqia si dhe Greqia, Mbreti niset me 33 vetë për Stamboll. Në kufini turk, në Uzun Kopro, nënprefekti i vendit, në emen të kryetarit të republikës, i paraqet mirseardhjen. Aty u kerkohet të gjithëve, perveç Mbretit, të deklarojnë paret që kishin me vete. Rezulton se ma me shumicë kishin Abdurrahman Krosi, Musa Juka, Shefki Shatku dhe major Allaman Çupi.

Mbasi ndalet për disa kohë në Stamboll...Mbreti bashkë me familjen e tij zen vend në Paris. Me fillimin e Luftës, ai shkon në Londer, ku qendron deri në fundin e saj.

Të gjithë personat tjerë, që e kishin shoqnue Mbretin, tue përfshi edhe njerzit ma të afërm të tij: Abdurrahman Krosin, Hysen Selmanin, major Allaman Çupin, qendrojnë në Stamboll; por mbas njifarë kohe, edhe këta shpërndahen. Arsyeja asht parja.

Hiqmet Delvina e tregon kështu çeshtjen:

“Kur ishim largue prej Shqipnie, Mbreti kishte marrë me vete gjithë gjendjen e arkës së ministrisë së Financave: 30 mijë napolona ar dhe 18 mijë napolona shqiptare, për me pague nëpunësit e oficerat që po iknin bashkë me té. Gjithashtu, kishte marrë edhe gjendjen e arkës së Kryqit të Kuq Shqiptar, rreth 2500 napolona ar. Prej këtyne pareve, në Larisë ka pague rrogat e oficerave. Me anë të princeshës Adile i ka dergue të ikunve në Jugosllavi, 8000 napolona. Të gjitha këto, së bashku, rreth 8 mijë napolona. Përveç këtyne pareve, në Larisë, ai ka marrë prej gjeneral Xhemal Aranitasit rreth 8 mijë napolona, të terhequna nga arka e ushtrisë. Veç këtyne, ai i kerkoi kolonel Shefki Shatkos, komandantit të përgjithshëm të xhandarmerisë, 14 mijë napolona, që ky kishte marrë prej arkës së xhandarmerisë për me pague xhandarët që do të shoqnojshin Mbretin; por ky refuzon me i dorzue paret, tue thanë se nuk njifte asnji autoritet. Ishte vendosë që të gjitha këto pare të depozitoheshin në nji bankë turke të Stambollit dhe nji komision i perbamë prej 4 vetash t’ua jepte nëpunsave dhe oficerave të ikun. Mirpo, Mbreti i mori me vete ato, kur shkoi në Paris.

Para se të nisej Mbreti për Europë, u mblodhën ministrat bashkë me kryetarin e parlamentit, Hiqmet Dibren, dhe biseduen se si me ia kerkue këto pare Mbretit. Tue mos gjetë nji zgjidhje praktike, njeni prej ministrave propozoi ta padisin Mbretin pranë qeverisë turke. Së pari i thonë Abdurrahman Krosit dhe mandej shkojnë dhe i thonë Mbretit, i cili u pergjegjet: Këto pare, gabimisht, i ka marrë me vete në Paris, princesha Adile; por sa të shkoj unë atje, do t’ ua dergoj menjiherë. Kalon koha dhe Mbreti nuk dergon gja dhe bile, nuk ndihmon askend, tue perfshi edhe njerzit e tij ma të afërm.

Ma në fund kryeministri Koço Kota, Hiqmet Delvina dhe Faik Shatku i shkruejnë Mbretit nji letër plot sharje...”

Mbreti Zog mashtrimin e kishte jashtëzakonisht të zhvilluem, gja që përbante karakteristiken kryesore të veprimeve të tij” (fq. 120)

Triumfi i Zogut, i quejtun Triumfi i Legalitetit, në realitet ka qenë triumfi i të huejit kunder Shqiptarit, i elementit antinacionalist kunder elementit nacionalist, i injorancës e reaksionit kunder intelektualizmës e përparimit, i diktaturës kundër demokracisë.” (fq. 32).

Qeveritarët shqiptarë sot perdorin një thanje popullore:

Po e lëshoj hajnin, po nuk më lëshon ai mue...”!

 

Shenim i shkurtë per Kolonel Faik Qukun: Ka lè në Shkoder në vitit 1899.

Mësimet e mesme i filloi në Liceun Saverian të Shkodres dhe i perfundoi në Stamboll, në fushen ushtarake. U kthye n’ atdhe në vitin 1920. Studjoi në Akademinë Ushtarake të San Cyrit pranë Versajës, dhe perfundoi ushtarak i shkelqyeshem. 1926-30 studjon në Akademinë Ushtarake Torino. Punoi si oficer ushtrie në Elbasan, Berat etj...

Në 1939 jep dorëheqje nga ushtria dhe emnohet prefekt në Vlonë. Merr pjesë në themelimin e Oraganizatës “Balli Kombtar” dhe ishte Sekretar i Pergjithshem i saj.

Në vitin 1942 asht prefekt i Gjinokastres. Punon pak kohë edhe në Kosovë.

Në Nandor 1944 largohet me Mit’hat Frashërin në Itali, ku qendron deri në 1949.

Emigroi në ShBA, ku bashkpunoi me Diellin e Shejzat...dhe revista tjera.

Me mallin e Atdheut robnuem mbylli jeten në New Jersey, me 19 Korrik 1963.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx