Speciale
Ilmi Veliu: Planet serbe për shfarosjen e shqiptarëve
E marte, 07.02.2012, 09:05 PM
ME RASTIN E 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË
PLANET SERBE PËR SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE
Nga Dr.sc. Ilmi VELIU
Formë të organizuar shtetërore, gjenocidi serbomadh ndaj shqiptarëve mori më:
- 1844, me programin “Naçertanie” të Ilia Garashanin, ish-ministër i Punëve të Brëndshme të Serbisë, për të vazhduar pastaj më
- 1908 me projektin e Vlladan Gjorgjeviç, ku
- 7 mars 1937,akademiku Vasa Çubrilloviç i prezentoi parlamentit serbë në Beograd programin e kolonizimit të tokave shqiptare në formë memorandumi me titull “Shpërngulja e arnautëve”, ku tregoheshin dhe elaboroheshin mënyrat më çnjerëzore që duhej të përdorte shteti serb për zhdukjen e shqiptarëve;
- Eloborati i titulluar “Projekt–raport për Shqipërinë”, promovuar nga shkrimtari famëkeq serb Ivo Andriç, më 30 janar 1939, ku paraqiten planet për zhdukjen e shqiptarëve dhe shtetit shqiptar;
- Projekti antishqiptarë i Stefan Moleviç i paraqitur më 30 qershor 1941, poashtu për fhirjen e Shqipërisë nga harta gjeografike e Ballkanit dhe zhdukjen totale të shqiptarëve;
- Vasa Çubrilloviç më 3 nëntorit 1944,prezentoi proektin “Probleme të pakicave në Jugosllavinë e re” ku parashihte dëbimin e të gjtihë shqiptarëve nga tokat e tyre që kishin mbetur nën Jugosllavi;
- “Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë”, i 1986, bashkë me,
- Programin jugosllav të masave dhe aktiviteteve për ndërprerjen e shpërnguljes së serbëve dhe malazezëve nga KSA e Kosovës, kthimin e shpejtë të atyre që e kanë lëshuar dhe ardhjen e të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në Kosovë”, të vitit 1990;
- Dhe së fundi me platformat e zbatuara, nëpërmes të luftës për spastrimin e shqiptarëve nga Kosovë, më 1998 dhe 1999.
Këto platforma politiko–ideologjike kishin si objektiv shfarosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e plotë të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare nën Jugosllavi. Si rezultat i zbatimit praktik të këtyre platformave, gjatë dy shekujve të fundit u dëbuan nga territory që përfëshihej nga shtetit serb 2,3 milionë shqiptarë.(Elena Kocaqi Planet për zhdukjen e shqiptarëve, Tiranë, 2009, fq. 175)
Fillimet e zbatimit të këtyre platformave i gjejmë në luftën serbo-turke, 1876-1878, ku agresionet e forcave të organizuara serbe sollën pasoja shfarosëse për shqiptarët në viset e Moravës jugore, perëndimore dhe lindore. Në kujtesën e bashkëkohësve të atyre viteve llogariteshin 35 000 viktima shqiptarë të çdo moshe e gjinie.
Lufta serbo-turke u shfrytëzua nga qarqet shoviniste të Beogradit për përfitime të reja territoriale nga trojet shqiptare. Ishte fakt se fshatra, qytete e krahina të tëra zbrazeshin nga këto tmerre, se edhe këto i kërkonte gjenocidi serbomadh. Konsulli i Perandorisë Osmane në Nish njoftonte se nga një lagje thjesht shqiptare e Nishit prej 300 shtëpish shqiptare, vetëm 20 shpëtuan, të tjerat u rrafshuan me tokë. Në kazanë e Leskovcit, u shkatërruan 1. 228 shtëpi me 88 fshatra e u shpërngulën rreth 20.667 banorë; në rrethin e Përkupës (Prokuple) në 73 fshatra me 1.771 shtëpi shqiptare u shpërngulën 12.480 banorë. Vetëm në rajonin e Pustrekës, në 53 fshatra, mbeten të zbrazura 2.700 shtëpi shqiptare; në qytetin e Leskovcit 700 shtëpi mbeten të zbrazura, kurse në rrethin më të gjerë të Leskovcit 1.322 shtëpi shqiptare; në Përkupë 750 shtëpi; në rajonin e Bahinocit u dogjën të gjitha shtëpitë shqiptare; në fshatin Pllanë e Madhe, prej 889 shtëpive shqiptare, asnjë prej tyre nuk mbeti në këmbë; në Pirot, nga 2.270 shtëpi shqiptare u dogjën 1.327. (Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike IX-1979, Prishtinë,
Togje kufomash shqiptare, vatër më vatër, shtëpi të rrënuara, nëna të ngrira me foshnja në gji, fëmijë të uritur të pambrojtur, uri e skamje nga zjarret dhe nga plaçkitjet për pasiguri dhe skena të trishtueshme kishin mbetur në tërë Moraven dhe Përmoraven shqiptare në qarqet e Nishit, Pirotit, Vranjës, Leskocit, Përkupes, Kurshumlisë etj., në verilindje, si dhe në rajonet e Kolashinit, të Nikshiqit, Zhabjakut, Shpuzës, Podgoricës, Ulqinit etj. (Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare, Shtëpia botuese “Lumi-T”, Gjakovë,
Mes trysnive dhe politikave të papara antishqiptare, më 1912, me ndihmën e pakursyar të Wienës dhe me lindje shumë të mëdha lindi shteti shqiptar. Platformat politike të “Megali Idea”-s greke dhe “Naçertania”-s serbe, të mbështetura me veprimet e tyre konkrete ushtarake, ia dolën që shteti shqiptar të mos krijohej në tërë hapësirën kombëtare, por në më pak se gjysmën e saj. (Veli Haklaj, Kryengritja e Delvinës e vitit 1937, “Kristalina-KH”, Tiranë,
Nikolla Pashiç, ë letrën që ia kishte drejtuar përfaqësuesit serb në Petërburg, më 21 janar 1913, i theksonte se “Krijimi i Shqipërisë përbën një rrezik të madh, jo vetëm për serbët, por për të gjithë Lidhjen e shteteve Ballkanike”. (Enver Bytyçi, Shqiptarët, serbët dhe grekët, Shtëpia botuese “KOHA”, Tiranë,
Serbët i konsideronin tokat e reja, të fituara më 1912/13, si vend i vjetër serb dhe shqiptarët që banonin atje si një trup i huaj i vendosur në këto toka. Rrjedhimisht shqiptarët në shtetin e krijuar rishtazi (Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene SKS), që në fillim të funksionimit të këtij shteti, iu nënshtruan vrasjeve, shpërnguljeve dhe reprezaljeve të papara. Ata ishin në mbikëqyrjen e përhershme të pushtetit; burgosjet, keqpërdorimet, madje dhe likuidimi fizik i shqiptarëve të veçantë dhe me autoritet, kanë qenë pa ndërprerje në rendin e ditës… Të gjitha planet e qeverisë synonin në likuidimin e këtij grup-popullsie, qoftë nëpërmjet asimilimit të plotë, nëpërmjet dëbimit të detyruar, ose nëpërmjet asgjësimit fizik”. (Jens Reuter, Shqiptarët në Jugosllavi, shtëpia botuese “BOTIMPEX”, Tiranë
Beogradit, edhe në vitet 1912-1913 vazhdon me politikat shfarosëse ndaj shqiptarëve duke mos e përfillur shpalljen e pavarsisë të Shtetit Shqiptar, dhe duke marshuar përpara me një agresionin edhe më të madh. Durrësi u mor më 29 nëntor 1912, pas pak, edhe Elbasani dhe serbët vranë, dogjën dhe shkatërruan kudo që kaluan nëpër tokat shqiptare edhe brënda atij cope shteti që kishte shpallur pavarsinë… (Leo Freundlich, Golgota Shqiptare, shtëpia botuese “LILO”, Tiranë,
Ndërsa ushtritë serbe dhe malazeze u dynden në Kosovë, në vitin 1912, dhe e përforcuan sundimin e tyre, çdo përpjekje për qëndresë nga ana e udhëheqësve shqiptarë, të cilët kishin sfiduar turqit në fillimin e këtij viti, u shtyp me egërsinë më të skajshme. (Tim Judah, Kosova – Luftë dhe hakmarrje, “KOHA Print”, Prishtinë
Arqipeshki katolik i Shkupit, Lazër Mjeda, në raportin e tij dërguar Romës konstaton se numri i përgjithshëm i shqiptarëve të vrarë deri në atë kohë ishte 25.000 persona, pleqë, gra dhe fëmijë. Kjo shifër pajtohej me raportet e shtypit evropian, i cili kishte përmendur një shifër prej 20 000 viktimash në fillim të dhjetorit të vitit 1912. (Noel Malkolm, Kosova, KOHA-Prishtinë&Shtëpia e librit-Tiranë, Botimi i dytë,
Po kështu, edhe gazeta “Atdheu” e datës 10 qershor 1913, shkruante se numri i atyre që janë vrarë pa faj arrin në 30.000 veta. (Shaban Braha,vepër e cituar,f. 190). Ndërkohë që dhjetëra mijë të tjerë u larguan nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare të pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi.
Në një artikull të botuar tek “Crusading”, profesor Schiemann ka shkruar: “…Pamja që na shpaloset është veçanërisht shumë brengosëse. Serbët po zhvillojnë kundër shqiptarëve një luftë të formës së gjenocidit. Ata do të dëshironin me shpirt që të shfarosnin këtë komb me rrënjë shumë të vjetra…”. (Leo Freundlich, Golgota Shqiptare, shtëpia botuese “LILO”, Tiranë,
“Deily Chronicle” raporton më 12 nëntor të 1912-ës se “therjet masive të mijëra shqiptarëve prej serbëve është një fakt që nuk mundet ta kundërshtojë askush. Pranë Shkupit, 2 000 dhe jo fort larg Prizrenit 5 000 shqiptarë janë therur pa mëshirë. Janë ndezur shumë fshatra dhe janë masakruar banorët e tyre. Serbët e kanë bërë krejtësisht të qartë se shqiptarët duhet të shfarosen qofshin mysliman apo të krishterë”. (Leo Freundlich,vepër e cituar.f 41).
Ndërsa, për zhvillimin e ngjarjeve në trevat shqiptare të Maqedonisë, korrespodenti i luftës, i gazetës “Riget”, danezi Fric Magnusen, raporton nga Shkupi: “Makina e luftës në Maqedoni ka si tipar kryesor vrasjen e popullatës shqiptare. Ushtria serbe ka shpërthyer në një luftë të llahtarshme gjenocidi. Sipas deklaratave të oficerëve dhe ushtarëve serbë, 3. 000 shqiptarë janë masakruar në zonën midis Kumanovës dhe Shkupit, 5.000 të tjerë përqark Prishtinës. Fshatrat shqiptare rrethohen dhe u vihet flaka. Pastaj serbët presin. Presin cilindo që tenton të dalë i gjallë pa u përvëluar dhe i mbysin… Serbët mburren për këtë gjueti njerëzish”. (Leo Freundlich,op.cit. f. 43)
Ndryshe nga vendet e përmendura më lartë, Ferizaj kundërveproi me rezistencë të armatosur. U luftua pandërprerë 24 orë… Por, si kundërpërgjigje, masakra e Ferizajt kushtoi 12 000 mijë viktima. Në qytet nuk mbeti asnjë banorë mbi moshën 15 vjeçare. Kishin mbetur vetëm tre shqiptarë. Edhe në Gjilan, ku shqiptarët nuk e mbrojtën veten, e tërë popullata u shfaros ose me plumb,me thikë ose duke u djegur e gjallë. Të vetmit që mbijetuan ishin disa që mundën të iknin para se ushtria ti rrethonte. (Po aty, f. 46)
Ndërkohë, forcat serbe, të drejtuara nga gjenerali Jankoviq, në krahinën e Lumës shkatërruan 27 fshatra dhe vranë popullatën, deri tek fëmijët. Këtu u kryen mizoritë më të tmerrshme që njeh lufta shfarosëse kundra shqiptarëve. Këtu ndodhi që gratë dhe fëmijët, të mbështjellë me kashtë, u dogjën të lidhur përpara syve të burrave dhe baballarëve të tyre të lidhur këmbë e duar. Grave shtatzëna u ështëqarë barku nëmënyrën më të llahtarshme dhe fëmijët e palindur janë ngritur lartë me bajoneta. Edhe të dorëzuarit vriteshin si në “kasaphanë”. (Leo Freundlich,op.cit.f.49)
I dërguari i posaçëm i “Daily Telegraph”,shkruan se “historia e botës deri tani nuk njeh persekutime më të fëlliqura sesa pasojën e llahtarisë së duarve dhe shpirtit të gjeneralit Jankoviç. Të frymëzuar prej egërsisë së tyre të tmerrshme, ata kanë mbytur popull të pambrojtur: gra, pleq, fëmijë, bile edhe foshnja në gjirin e nënës. Oficerët serbë, të rrëmbyer nga furia e pushtimeve, kanë shpallur se ka vetem një rrugë: dhe sipas tyre, paqja më efektive në Shqipëri mund të arrihet duke i shfarosur krejtësisht shqiptarët”. (Po aty,f.51-52)
Duke u nisur si gjithnjë nga synimi për në bregdet, monarkia serbe gjatë viteve 1912-1915, në përgjithësi, me anë të dhunës ushtarake ndaloi ushtrimin e qeverisjes shqiptare dhe ushtroi qeverisjen serbe në Dibër, Kukës, Tropojë, përkatësisht në varësi të qyteteve të Dibrës së Madhe, të Prizrenit dhe të Gjakovës. (Sh. Braha, op.cit.f. 166-167)
Në një pasqyrë të dhënash të pjesshme për gjenocidin në Lumë dhe Opojë, në vitin 1913, rezulton se në 12 fshatra, minimum u dogjën 573 shtëpi, u vranë afro 672 njerëz (shumica gra dhe fëmijë), u plagosën 177 njerëz ( gra dhe fëmijë).Kështu ngjau edhe në rajonin e Gjilanit, ku në 19 fshatra pati masakra të egra, vetëm në Kabash u masakruan 47 veta. (Ibid.f.202-203)
Sipas Edith Durham: “Në Gostivar e rrethinë u dogjën me vajguri shtëpitë shqiptare dhe ata që kishin mundur të shpëtonin u zunë nga ushtria dhe u ekzekutuan; ka fshatra me 100, 150, ose 200 shtëpi ku nuk mund të gjendet asnjë njeri i gjallë. I mbledhin njerëzit nga 40 ose 50 veta dhe i shkojnë në bajonetë deri tek i fundit. Zajazi me rrethinë dhe e gjithë Kërçova, poashtu janë masakruar. Në Zajaz, një maqedonas nga fshati Milincë, që e flistemirë shqipen i veshur në tirçi, xhamadan e kësulë të bardhë, dul ne Zabel dhe i thirri zajazasit që të tuboheshin aty sepse do të vinte dikush nga Shypnia që të ju mbante një fjalim dhe tregonte se Zajazi, Kërçova dhe te gjitha tokat tjera shqiptare do të mbeteshin nën Shypni. Atje filloi te rrihte daullja e lodra dhe të hidhej edhe valle. Ushtria serbe kishte qenë e fshehur jashta fshatit. Me shpejtësinëmëtëmadhe e rrethon popullatën e pa armatosur dhe i mbyllin në xhaminë e fshatit. Nga aty i nxjewrrin njënganjë, i therin dhe i hedhin ne kasollen e Sefë Shabanit. Pataj i sterpikin me vajguri dhe i kallin.Nëna e Rexhës Rushitit e kishte njohur këmbën e djalit të sajë sipas çorapit që ia kishte thurur vetë e që kishte mbetur pa djegur. E merr këmbën e djalit duke e përgëdhelur dhe shkon e varros në oborrin e shtëpisë. (Marrë nga Ilmi Veliu, Zajazi ndër Shekuj,pjesa e II, Qabej, Tetovë, f.37)
Gazeta “Liria e Shypnisë” ka publikuar se në Reçan të Gostivarit, serbët, pasi pushkatuan 30 veta,kufomat i futën në dy shtëpi, i stërpikën me vajguri dhe i dogjën. Dogjën të gjallë edhe 200 gra, fëmijë dhe pleq. Po në Gostivar dogjën Reçin, Zdunjën, Ravenin, Vërtokun, Mirditën, Orkushin, Simnicën. (Gazeta “Liria e Shypnisë”, nr. 87, viti 1913)
Gjenocidi dhe terrorizmi përfshiu mbarë luginën e Drinit. Dibra binte erë gjaku dhe shkrumbi. Dibrës së Madhe iu bë një bombardim rrënues, aq sa qyteti me 18-20 mijë banorë ra në dy mijë frymë. Një pjesë e popullatës që mori arratinë u masakrua nga ushtria në mënyrë mizore, ku nuk ngeli gjallë asnjë njeri që të rrëfente për skenat e lemeritshme.
Në Tetovë u arrestuan 400 shqiptarë dhe u nisën të dërgoheshin drejt Shkupit. Gjatë rrugës u ekzekutua një numër i madh i tyre. Ndërkohë, afër Shkupit u theren 20 mijë shqiptarë të Shkupit dhe fshatërave përreth . (Gazeta “Përlindja e Shqipërisë”, nr. 14, datë 1/27 vjeshtë I, 1913)
Sipas anketave të bëra në vitin 1913 nga Instituti “Caregie” i New York-ut, rezulton një shifër prej 125.000 shqiptarëve të vrarë, por sipas hetimeve të kosovarëve kompetentë dhe statistikave zyrtare të autoriteteve shqiptare rezulton se numri i viktimave shqiptare të masakruara prej ushtrive serbo-malazeze në vitin 1912 kalon mbi 200 000 persona. (Tahir Zajmi, Tallazet e jetës dhe lotët e zemrës, Bruxelles,
Ndërkohë, në njoftimin e gazetës “Përlindja e Shqipërisë” të datës 5 nëntor 1913, shkruan rreth mitingut të madh të organizuar në Vlorë lidhur me aktet barbare të ushtrive greke kundër popullatës shqiptare, në tokat e pushtuara prej saj, ku ndër të tjera theksohej: “Ushtima e dhimbshme e anki- meve dhe psherëtimave, të të plagosunve e t’atyne që po heqin shpirt tashi dhjetë muej, ndër male e fusha, të mjerave vise të Kosovës e të Dibrës, ende s’asht sosun e që nji e therme (masakër) tjetër, ma egërsore, e nji të shtrydhun ma mizuer, po mbulon me gjak të pafajshëm vendet e Jugut shqiptar, të rame në zgjedhën e mënishme të të huejit grek”
(Qeveria e Vlorës, Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërorë të RPSH, Tiranë,
Mbi 19.450 shpirtë të tjerë shqiptarësh në Plavë, Guci, Rugovë e Podgor të Pejës, u masakruan gjatë vitit 1913-19. Ndërsa, si rezultat i gjenocidit të ushtruar gjatë vitit 1920, në 41 fshatra të Plavës dhe Gucisë, rezultojnë të mbytur 4 066 veta, nga këta 954 gra dhe 1 046 fëmijë, 6 050 banesa të djegura, 73 884 krerë bagëti të imta dhe 17 842 bagëti të trasha të grabitura. (marrë nga Tahir Zaimi, Tallazet e jetës dhe lotët e zemrës, Bruxelles,