Speciale
Kolë Tahiri: Kulti i armës te shqiptarët
E diele, 29.01.2012, 08:02 PM
Dukuri etno-psikologjike në Lahutën e Malësisë
KULTI I ARMËS TE SHQIPTARËT
-Na shkruan Prof Kolë Tahiri, nga Brukseli-
Në kohën, kur vepra e poetit tonë kombëtar, me porosi të shkijeve të Beogradit anatemohej, digjej dhe eshtërat e Tij hidheshin në rrjedhen e Lumit Drin, albanologu i shquar, Maksimiliano Lambertx e përkëthente Lahutën në gjermanisht dhe shprehej se : « …Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës, jo vetem se ka randësi në pikëpamje artistike, por edhe pse ajo porsi vena e mirë sa mà shumë vjet të kalojë aq mà vlerë merr, tue qenë se ajo àsht pasqyra, magazina e kopja e shpirtit, e deshirave e peëpjekjeve, e luftës dhe e dekës së Shqiptareve… » .
Kur behet fjalë për dukuri etno-psikologjike shqiptare nuk do të thotë, se ato gjenden vetëm tek shqiptarët. Jo, ato ndeshen edhe tek etni te tjera, por per shqiptaret ato perbejn veçansi ; identitet etnik, shprehen ne menyre specifike, shfaqen si elemente psikik mbizoteruese, perbejne ate qe i dallon shqiptaret nga te tjeret, pasqyrojne thelbin e shpirtit, identitetin e tyre te trasheguar brezpasbrezi, deshirat dhe aspiratat e tyre.
Nuk duhet harruar se ne psikiken njerezore, ne mendjen e shpirtin njerezor, kur behet fjale per etnicitet te popujve gjerat nuk ndahen si me thike.
Keshtu, p.sh., dihet se VIRTYTI I NDERIT ndeshet edhe tek bashkesi te tjera njerezore, por, kur eshte fjala per shqiptaret ajo ka shkelqim te spikatur, shpreh origjinalitet, shfaqet ne forma disi specifike, shquhet per veçansi, intesitet e permbajtje qe i dallon ata midis kombesive te tjera, andaj eshte pranuar te specifikohet si Nderi Shqiptar.
Me kete kuptohen edhe krenaria, sedra, « dy gisht ftyre», dinjiteti, fytyra e burrit, marrja(turpi), personaliteti, pavaresia etj. Ja pra, nje dukuri etno-psikologjike, komplekse, thellesisht shqiptare.
Mendoj se pikerisht ndjeshmeia e larte ndaj fyerjes, ndaj cenimit te nderit, dinjitetit vetiak e familjar perben nje nder shkaqet e thella te zakonit te lashte shqiptare te gjakmarrjes. Eshte, krahas humbjes se njerezve, pronave etj. pikerisht ndjenja e thelle e nderit, sedra e smure, krenaria, deshira dhe kerkesa per t’u paraqitur perpara te tjereve pa njolla, me « dy gisht fytyre, te barabarte mes te barabarteve, pra, jane nderi i cenuar, krenaria qe rendojne aq shume, ne vetedijen, shpirtin e shqiptarit, sa e shtyjne ate t’i drejtohet shpagimit, hakmerrjes, te marre gjak dhe kete t’a beje ay me doren e vet, pavaresisht veprimit te ligjit etj.
Dukuri e mirenjohur e pershkruar edhe nga te huajt eshte KARAKTERI SHQIPTAR, me cilesite e tij volitive si forca, qendreueshmeria, guximi, trimeria, burreria etj.
Te huajve u ka rene fort ne sy edhe BESA SHQIPTARE, e cila shfaqet e bie ne sy ne marredheniet dhe komunikimin midis njerezve. Besa njihet, si dukuri tipike etnike shqiptare dhe si e tille eshte futur edhe ne fjalorin e disa vendeve. Besa eshte tipar volitiv i karakterit si dhe virtyt moral.
Keshtu shtyllen kurrizore te Kodit Moral te Shqiptareve e perben Nderi Shqiptar me te cilin jane te lidhura pazgjidheshmerish edhe Karakteri dhe Besa shqiptare
Ketu nuk behet fjale vetem ne rafshin sinkronik (historik), por edhe per theksime, nuancime të dukshme, ngjyrime, mveshje të veçanta të cilat vrehen edhe në ditët tona (veshtrimi diakronik). Natyrisht, eshte fjala per doza e shtrirje te ndryshme, sipas krahinave, moshave, kohes historike e madje sipas seksit e secilit individ.
Dy bartesit kryesor te ketyre dukurive etno-psikologjike shqiptare qe paraqiten ne Lahuten e Malesise jane:
a) Shqiptaret me shpirtin e kulturen e tyre dhe
b) Gjuha e lashte shqipe.
Si dukuri, etno-psikologjiek shqiptare, me te veçanta, ne vepren e Fishtes, te cilat trajtohen mjeshterisht dhe qe jane aprovuara nga opinioni i krejt shqiptareve permendim:
- SHPIRTIN liridashes, luftarak e te paneneshtruar me menyrat e shprehjes se vet.
- NDERIN, sedren e krenarine vetiake e ate kombetare.
- TIPARET VOLITIVE te karakterit shqiptare : vendosmeria legjendare, qendresa epike, trimeria, burreria, guximi, vetmohimi etj.
- VIRTYTET MORALE si : Besa, fjala e dhene, mikpritja, miku, ndorja(marrja ne mbrojtje e mikut), bujaria, ndershmeria, sinqeriteti, solidariteti, ndermjetesia, toleranca nderfetare, mirenjohja etj.
- RITET e VDEKJES e te VARRIMIT. Vajtimi grave,
- LIDHJA VETMOHUESE moter - vella.
- MENDESITE MITOLOGJIKE te ruajtura nder shqiptaret, deri ne mezin e shekullit XX- te
- KULTI I ARMESA dhe nderi i armes tek shqiptaret.
- HYJNIZIMI I TRADITES patriarkale. Amanet e Ali Pashe Gucis, Marash Ucit dhe Dede Gjo’Lulit. Amanetin shqiptare nuk e trete dheu.
- KUSHTRIMI LUFTARAK, vajtja ne lufte dhe tradita e organizimit luftarak popullor.
- NDERMJETESIA, trajtimi i te vrareve dhe roberve te luftes.
- BESA mund( nderpret) gjakmarrjen ne kohe lufte.
- TRADITA SHQIPTRE ne qendrimin ndaj gruas ne lufte.
- KUMBARIA E PROBATINIA funksionojne edhe ne betejen per jete a vdekje me armikun.
- SHKEMBIMI I DHURATAVE edhe ne kushtet e luftes.
- MENIA SHUMESHEKULLORE, mllefi, shpagimi, inati dhe hakmarrja shqiptare qe kullojne gjak e lot etj. etj.
Ne Lahuten e malesise shpalosen dukshem edhe ato qe do t’i quanim «TRILLE SHQIPTARE» si :
1. Guximi per t’u ngritur kunder me te medhenjeve, kushdoqofshin ata, madje edhe krajlat dhe mbreti,
2. Gatishmeria per mos t’u ndenjur vendimeve të të medhenjeve, madje per t’i poshteruar, per t’i poshteruar e hedhur poshte ato.
3. Prirja per te kerkuar ndihme e perkrahje, vetem nga me te medhenjet.
4. Deshira per te kerkuar e lidhur miqesi me te medhenjet e globit, mundesisht superfuqite,
5. Dashuria etnike(kulti i armes) per armen, perdorimi, zbukurimi, nderi vetiak i armes dhe qitja pushke ne raste fitoresh, lindje, dasem, festa etj.
Keto perbejne vetem nje pjese, pjesen me dukeshme qe shprehin mentalitete, ide, mendime, emocione, ndjenja te thella, norma e parime te botes se mbrendeshme shpirterore, te shqiptareve.
Ato jane paraqitur ne forme te perkryer artistike ne Lahuten e Malesise te poetit madh kombetar Gjergj Fishta.
***
Shqiptari, lufta, arma, kushtrimi luftarak dhe mbetja (vdekja ne beteje).
(Kulti i armes)
Lufta, si dukuri mbareboterore, dukuri agresive e shpirtit njerezor kushtezohet nga shume faktor e rrethana, qellime e motive te cilat marrin karakter e nuancime ne perpuuuthje me ?shkesite njerezore te cilat e perdorin ate.
Gjate shekujve lufta ka qene bashkeudhetare dhe faktor i egzistences, rritjes e shtrirjes se shteteve, kombeve etj.
Per shqiptaret lufta, historikisht ka paraqitur kushte dhe specifika, te cila kane marre ngjyrime etno-psikologjike te veçanta, si ne kuptimin, vleresimin dhe qendrimin ndaj qellimit e permbajtjes se saj, si per mjetet e format e realizimit, si dhe per kohezgjatjen, rolin qe kane luajtur ato, per lashtesine e ruajtjen e tradites luftarake etj., krahasuar me etnite e tjera.
Kete situate e kane kushtezuar edhe mjedisi gjeo-strategjik, te qenit e shiptareve kurdohere pakice krahasuar me invaduesit e ndryshem, por edhe karakteri e temperamenti i tyre etj.
Te rikujtojme ndonje nga keto veçansi etniko-psikologjike te shpirtit shqiptar:
Si rregull, per popujt e civilizuar lufta perben detyrim ligjor ndaj shtetit, perben ligjin juridik, betimin ushtarak, dhene solemnisht dhe pse jo, edhe «pistoleten e oficerit prapa kokes» etj.
Ndersa, per malesorin e Lahutes, ne mungese te shtetit dhe ushterise amtare lufta shfaqet si dukuri etno-psikologjike specifike : Lufta eshte mbrojtja me forcat dhe armet e veta te trojeve amtare nga pushtuesit agresor, ajo eshte zanate, mjeshteri qe prej te pareve, lufta perben çe-shtje nderi, krenarie, dinjiteti, lufta eshte norme kanunore qe kerkon zbatim te padiskutue-shem, me moton «O pushken, o furken ?!».
Ai, icili nuk i pergjigjej kushtrimit, i bente bisht atij denohej rende nga ligjet dokesore edhe nga opnioni shoqeror. Dezertuesi çburrnohej, i nxihej fytyra perpara te tjereve, humbiste vlerat shoqerore dhe trajtohej ndryshej nga te tjeret.
Menjanimi nga lufta, pra ndarja nga shoket perbente sakrilegj, ishte diçka amorale, e pafalshme.
Motivet udheheqese, shtytese per shqiptarin ne lufte jane tipike etno-psikologjike te cilat veshtire se ndeshen tek te tjere, pra,jane te veçanta : Shqiptari shkon «me mbete», «shkon me u pre», niset me mendimin se «ne lufte shkojne nente dhe po te kthehet nji asht sukses». Ne lufte shkohet « O me deke, o me fitue» ! Ai nuk e njeh friken, nuk i numeron ushtaret e armikut, ai «vdes si me le», sepse « ai qe vdes ne lufte nuk ka deke, por ka le».
Malesori i Lahutes eshte i bindur se trimi i mire edhe «me’i fyshek dahet me ndere». Ai shkon ne lufte me rrobat me te mira, vishet si per feste, sikur po shkon ne dasem. Gjate rruges ai qet(shtie) pushke, vikate, vrapon me pushken nen dore, therret shoket, ia merr kenges majekrahit etj. Te gjithe i pushton etuziazmi, gatishmeria per t’u ndeshur me Shkijet barbare e te pabese. Ja, se, si shterngohet shqiptari kur do te niset per lufte, apo ngjareje te rendesishme :
/Keshtu tha Mashi, e n’kambe u çue,/
- /vu xhurdine edhe u shterngue,/,
- /edhe i ngjiti armet mizore,/ etj.
Po keshtu trimi i Traboinit :
- « /Dede Gjo’ Luli ’i shpate e gjalle ;/,
- / shtrémnon kesulen, del ne shkalle,/….
- / Keshtu tha Deda, e si shterngue, /…
- /ngjet « alltine » ne flete t’ sylahit,/,
- / ven «mauzerren» mbi sup t’krahit,/ … etj.
Malesoret e Lahutes msyjne (turren) ne lufte, sipas mendesive te tyre etnike, me enthuziazem (kenge e pushke), krenare e pa iu dridhe çerpiku. Keto tipare burrerore te karakterit jane skalitur, brumosur tek shqiptaret nder shekuj e luftera te panderprera.
Per mobilizimin ushtarak atij nuk i vjen «lajmethirrja », as nuk jepet «alarm luftarak». Jo ! Per shqiptarin qitet(del) kushtrimi tradicion etnik :
« Pse halis iu dha kushtrimi, /m’kaçanik e del n’qafe t’ diellit, :, /…./ / tym per shpi ka i burre me arme/.
/ Del kushtrimi n’ Shqipni,/ ,/ me ra n’ lufte ka nji per shpi, /,
/ Hiq kushtrim, se na ra shkau !/,
/ Shka à’ m’ shtate vjet e m’ shtatedhete vjet, / n’ndihme n’ Nokshiq me i vojte ushtrise !/ etj.
Kjo eshte tradita etnike e lajmerimit te shqiptareve per lufte.
Zakonisht kushtrimi shoqerohet edhe me tri te shtena (qitje) pushke. Kushtrimi qitet nga persona te caktuar per kete detyre (kreu, bajraktari ose lajmesi). Shqiptaret shkojne ne lufte me armet dhe municionet vetiake, uniformen popullore, me armet e zbukuruara per merak e me disa dite ushqime. Ne kushtrim percaktohej qarte se kush do te mobilizohe per lufte.
E kush mund te vepronte ashtu, me perjashtim te shqiptareve ?!
Vreni me kujdes pamjen e malesori te Lahutes : Koken e rruar, kapuçin e bardhe tradicional, ne maje te kokes ka nje tufqe flokesh (perçen) per të mbajtur koken e prere, koka lidhet me shall te bardhe i cili kryen edhe funksionin e çefinit per varrosje. Ne uniformen e tij popullore prej zhguni te bardhe bie ne sy jeleku, xhamadani, tirçit e bardhe me shiritin e gajtanave te zinje(sa shplaka e dores) qe nisen nga brezi, menjanjojne gjurin dhe perfundojne tek trina e kembes. Kadareja, kete shirit te zi qe gjarperon per rreth kembes se burrit e krahason me «flaken e rrufese» kur zbret nga qielli. Vargjet !
Arma eshte gjitheçka, siguri, krenari… !
Malesori i urte i Lahutes Marash Uci ka lidhje jetesore, te pa zakonte me arme.
- / pse, sa kje Marashi i ri,/,
- / i pat dale Mbretit n’ ushteri,/,
- / me arme n’dore, me zjarm ne gji,/ ,
- /qi si doke asht n’ Shqipni./ ,
- / Burre i forte e trim si Zana,/,
- /armet i kjene ketij baba e nana:/,
- / babe tagani e nane breshana ,/,
- / vella e moter dy pishtolet,/,
- / dy gjarpnusha prej Stambollet. /
Malesori armet i konsideron si pjese gjenetike, ato i konsideron« babe (tagani), «nane» (breshana), «vella e moter» pishtolet etj. Duke e njohur mire kete lidhje kaq te ngushte te shqiptarit me armen Sulltani ua lejoji shqiptareve mbajtjen e tyre.
Lidhja me armen eshte aq e natyrshme dhe e forte sa qe nis qe ne moshe te re, per te vazhduar tere jeten, madje edhe pas vdekjes. «Te vrarit nuk mund t’i merrej arma !». Perkundrazi,
vrasesi ishte i detyruar, sipas normave kanunore t’a kthente te vrarin (kufomen) per se mbari, t’i vendoste armen prane (ne kete rast arma nuk mirrej) dhe te njoftonte te afermit per terheqien e kufomes duke deklaruar edhe se kush e kishte vrare. Shih kanunin !
A nuk eshte kjo dukuri specifike, etno-psikologjike e shqiptareve ? Ku mund te gjendet nje binjakezim i tille i njeriut me armen si tek te Paret tane?!
Pavaresisht varferise, shqiptari pushken e kerkon edhe ne fund te Botes, e zgjedh me kujdes dhe, pa tjeter e blen, madje te markes sa me te re, sa me te sigurte e te sakte. E zbukuron dhe miremban per t’u patur zili. Mundesisht, asnje here nuk e ndan ate nga vehtja. Ai e dinte, se pushka lidhet me jeten e tij, se ajo i zbardh faqen ose e turperon, lidhet me integritetin, krenarine e tij.
Pushken shqiptari e mban me krenari dhe sipas menyrave te vetezgjedhura : ne dore, nen krah, ne cep te krahut, mbas qafe, mbajtur me te dy duart, asnje here kraheqafe etj. Ne kuvend, ku secili ka armen e vet ; ate te brezit dhe ate te krahut, keto te fundit vendosen te kryqezuara ne lendine aty afer. Ne pushim ai pushken e mban, sa me prane trupit te vet, midis kembeve te mbeshtetur ne krah, me qyten ne toke, ose mbi te dy gjunjet paralelisht me token. Shqiptari armen, si zanat qe e ka e perdore me shkathetesi dhe saktesi. Per ket ai ben stervitje te veçante, gjuan shejin ne gare me te tjere si ne rate festash, ne dasma etj.
Oh ! sa epitete perkedhelese perdore shqiptarei per armen : e etiketon : «zane mali », « karafile », « grykholle », « gjarpnushe », « kordume » qe kuellet mire etj. etj. nuk kane munguar as kenget kushtuar armes se shqiptarit ne lufte kunder te huajit. Arma perdorej edhe si mjet kumtimi(lajmesh), jovetem per alarmet(kushtrimet) por edhe per noftime te tjera, sipas marreveshjeve te mepareshme, p.sh., nje kenge lirike titullohe : « Ku ke çike kur qita pushke ?» etj. etj . Atij qe kryente nje pune burrerie, i lindte djale etj. I e uronin : »Te lumet pushka » ! ejj.
Pak kush mund te kete betime per armen siç kane shqiptaret ? «Pasha armet e krahut» ! «Pasha armet qi m’ i la baba !» «Pasha kete gryke-holle qi s’me tratheton ! » ,«Hajt gjarpnushe ! t’a puthesha gryken !» etj.
Vreni nje dukuri tjeter domethenese ! Komandat qe jepen ne vijen e zjarrit, sipas Lahutes: « Bini, djem se mbet Nike Daka.!/ ,/ Bini Leke,bini malesor !/ / Trima mbrende ! me dore me dore !/, / Bini burra ! mos e leshoni ! /,/ Me dore, me dore, djelm, bre, ka vikate !/, / Mos e lesho, djale, se t’a mbrrina ! /, / Bini, burra, bre, ku u kam !/, / Mole, bre, kudo qi je !/, / Mos e lesho, bre, Jakup Aga !/ /,/Ah, kadale ! piskati atehera, Jakup Ferri. : ,/ se keshtu trimat nuk e kane- , tre me nji me u pre n’ mejdan !/, / Mbau, Vasil, se ngusht e ke !/, /Ah, kadale ! bre, Zogu i shkines !/, / Ah !, kadale, bre Carnagore ! etj.
Pergjithesisht, nuk ka sharje, fyerje, askujt nuk i preket nderi personal, nuk ka banalitete siç therrisnin malaze-zet etj. te kesaj natyre. Perkundrazi ka respekt per kundershtarin, fisnikeri. Komandat, ndryshej nga ato te zakoneshme ushtarake dalin nga shpirti i shqiptarit, ashtu shqiptareçe.
Ne brez shqiptari mban rrypin e lekures mbushur me fisheke. Ne kete rryp ngjeshen edhe ar-met e brezit : koburja, thika, pistoleta etj. Bie ne sy, se ne rryp varet vajica metalike, mbu-shur me vaj armesh, por me shpesh me ushuj pule qe kryen te njejtin funksion. Pran saj ruhet «fisheku i vojices», ose fisheku per vetvrasje, shqiptari nuk dorezohet. Po t’i merret pushka shqiptarit paguhet zakonisht me vrasje, sepse perben turp te madh per ate qe i mirret pushka. Prandaj shqiptari nuk ka deshire qe t’a dorezoje armen, madje as shtetit.
Natyre te veçante perben nderi i armes per shqiptarin. Eshte veshtire te gjenden popuj te tjere kaq te lidhur dhe te dashuruar pas armes. Shqiptaret pushken e quajne si nje nder faktoret e ruajtjes se identitetit dhe lirise se shqiptareve. Pushtuesit e huaj, sidomos ata osman kane luajtur shume me kete pasion te shqiptareve.
Arsenali i armeve vetiake qe perdorin shqiptaret ne luftimet per mbrojtjen e Plaves, Gucise e tojeve te tjera shqiptare paraqitet i larmishem. Ato dallohen nga armet qe perdor armiku i tyre si dhe nga armet e ushterise se rregullt turke. Ja disa prej tyre , që perdornin shqiptaret :
Qe ne periudhen e neolitit te vone ne varrezat ilire jane gjetur armet e kohes, çka do te thote se te vdekurit i futeshin ne varr edhe armet e krahut, zakonisht pushka. Keshtjella e tyre nuk kishte kuptim pa arme zjarri, kullat e ngujimit ruheshin me armet e kohes e ne kete vazhde çdo shtepi duhej te kishte arma si mjet mbrojtje dhe sigurie. Ne kengen popullore theksohet : te paret nje amanet na kane lane : Armet me dhane e mbandej gjane. Pra nga ajo nis çdo gje. Eshte kjo tradite e mbajtjes se armeve e cila e ka veshtersuar kurdohere çarmatosjen e shqiptareve. Ne qofte se dikush do t’i mirrte armen shqiptarit quhej turp i cili mund te lahej vetem me gjak.
Pra, malesori i Lahutes, ne pamjen e jashtme perben, objekt atnografik karakteristik, ndersa me mentalitet, botekuptimin dhe shpirtin e vet perben nje dukuri etno-psikologjike te lashte shqiptare. Kujtoni vargjet e Kadaresë tek poema : Perse mendohen keto male… !
Fati i mevoneshem i raporteve te shqiptarit me armen. Sinteze !
- Napoleoni dhe arma e dhuruar Ali pashe Tepelenes.
- Nopça per dashurine shqiptarit per armen.
- Armet dhe mbrojtja e trojeve shqiptare.
- Perpjekjet e qeverisë së Mbretit Zogu I , për çarmatosjen e shqiptarëve.
- Lufta e dyte boterore dhe armet. Duam armë ! Duam armë !
- Armatosja e popullit në monizëm.
- Armet kthehen në armik per shqiptaret.
- NATO-ja dhe ndihmesa e shqiptareve bazuar në traditat e tyre luftarake.
***
- Perfundime :
- Jane te mirenjohura dhe te fameshme dy paradigmat e Fishte shprehur ne Lahute :
- « Ne jem shqiptare, ata jane shkje ! …./ N’ mni te sho-shojt kemi le!
- E dyta : «Ah ! Europe, ti kurve e motit !/ (Uh ! Europe…..,)
Çuditerisht per ma se nje shekull, keto dy profeci te poetit perbene rrefrenin e «bashkejetes» dhe lufterave midis Shkjeve dhe Shqiptareve, perbene lajmotivin e diplomacisë së fuqive europianë ndaj çeshtjes shqiptare.
Sot peranohet, se shekulli XXI ka nisur te flase per shqiptaret. Por, edhe se ata kane deklaruar boterisht se nuk do të ndjekin rrugen e revanshit, siç e ndoqen Shkjet per me se nje shekull ndaj shqiptareve. Perkundrazi, ata do te ndjekin rru-gen paqesore e demokratike te integrimeve europiane, rrugen e bashkepunimit, dialogut, tole-rances e miqesisë me popujt e Ballkanit.
Na mbetet te lutim Zotin, te harrojme te keqen dhe te shpresojme per mbaresi te çeshtjes shqiptare per te cilen punoi aq shume edhe Fishta i madh !
…
Ne mbyllje te ketyre shenimeve po ia leme perseri fjalen albanologut Maksimiliano Lam-bertz :… » Me nje fjale, Lahuta àsht shprehja mà e kjarta e dokeve te fshatareve, banore te Maleve të Veriut. E prej se doket e lashta te fiseve malore jane gjykue te zhduken nga tallazet e forta te civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiku i neserm ka per te ia dijte per ndere ne dhjetë a qindvjetet e ardheshme Poetit, i cili ne Lahute te Malesise na la nji ritrat te shqiptarit, te pershkruem nga goja e deshmitareve njekohesore, ashtu si keta e gjeten ne agimin e shekullit te XX me ate ndryshim te vogel,qe Shqiptari pesoi çe prej koheve te largeta te Iliro-Thrakeve ».
--------------------------------------------------------
(Për ZSH-në, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj. Janar 2012)