E hene, 05.05.2025, 01:27 AM (GMT+1)

Speciale

Hilmi Saraçi: Disa të dhëna karakteristike për familjen Gergjaliu

E marte, 06.03.2012, 09:02 PM


Vështrim etnografik

Disa të dhëna karakteristike për familjen Gergjaliu

Nga Hilmi Saraçi

Familje e njohur në Kosovë

Familja Gergjaliu nga Studimja e Poshtme (Martiraj), komuna e Vushtrrisë është një familje e njohur, jo vetëm në Kosovë  por edhe më gjerë, për historinë e  përjetimeve dramatike dhe tragjike në të kaluerën e hershme dhe të më vonshme nga terrori serb. Nga e kaluara e hershme  shquhet terrori  serb gjatë përzënjës me dhunë nga trojet e tyre Toplicë (Sanxhaku i Nishit) 1878 , kur kjo familje më shumë familje të tjera shqiptare u vranë dhe u terrorizuan gjatë përzënjes me dhunë . Ndersa e kaluara tjetër e më vonshme  ndodhi  gjatë luftës çlirimtare 1998- 1999 , kur nga kjo familje ,por edhe nga familje të tjera në fshatin e tyre , Studime e Poshtme (Martiraj), si hakmarrje ndaj shqiptarëve ,u vranë dhe u masakruan brenda një nate 116 burra , pleq, gra , plaka, djem , vajza, fëmijë nga kriminelët serbë, Vetëm nga familja Gergjaliu u vranë dhe u masakruan 36 veta Në këtë masakër u vra dhe u masakrua Selatin Gergjaliu me 12 antarë të familjes.  Kjo ishte njëra ndër masakrat më të mdha në Kosovë nga forcat kriminale policore dhe ushtarake të Serbisë ndaj shqiptarëvë , respektivisht ndaj familjes Gergjaliu (më 2 maj 1999) .

Martire për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb

Familja Gergjaliu ka dhënë mjaft për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.  Nga kjo familje (nga fshati Martiraj) shquhen 15 ushtarë të UÇK-së të cilët luftuan heroikisht deri në çlirimin e vendit nga armiku serb. Gjithashtu shquhet me shumë , intelektualë , mësues, ingjinjerë , agronomë, mjekë, doktorë të shkencave, profesorë të profileve të ndryshme që dhënë dhe japin kontributin e tyre  për zhvillimin kulturor , politik, shkencor, ekonomik , arsimor , fetar e të tjera në Kosovë dhe më gjerë . Në këtë fushë vlen të përmendet dr. Shukri Gergjaliu, kontributi i tij si mjek në radhet UÇK-së . Ai gjatë tërë luftës ishte i pranishëm dhe ndihmoi të plagosurit dhe popullatën . Për masakrat në fshatin (familjen) e tij dhe më gjerë nga kriminelët serbë ishte  në Tribunalin e Hagës për të dëshmuar kundër kriminelit Sllobodan Millosheviqit..Gjithashtu shquhet edhe  Safet Gergjaliu, ekonomist i diplomuar, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës .Ka edhe shumë të tjerë ,fatkeqësishtë disa prej tyre u vranë dhe u masakruan nga forcat serbo çetnike  gjatë luftës çlirimtare (1998-1999), sidomos në masakrën  në Studime të Poshtme (Martiraj)…

Familja Gergjaliu e ka prejardhjen nga Malsia e Madhe (Shqipëri)

Familja Gergjaliu e ka preardhjen nga Malësia e Madhe-  rrethi i Shkodrës (Shqipëri) .Mbiemri Gergjali mendoj se ka  rrjedhë nga i pari i tyre me emrin Gjergj: G(j)ergj+ Aliu = Gjergjaliu. Si duket me përqafimin e fesë islame këtë emer të të parit të tyre janë munduar ta ndryshojnë. Në këtë pjesë të rrethinës së Shkodrës kanë jetuar një kohë disavjeçare, por në kushte të pavolitshme , prandaj me kohë kishin menduar për të migruar në ndonjë vend më të mirë për jetesë. Kështu pas disa  mendimeve dhe konsultimeve kishin zgjedhur Toplicën për të shkuar dhe për të filluar një jetë të re në fshatin  Resincë.Mirëpo megjithatë njëra nga familja (Gergjaliu) kishte mbetur në Shqipëri. Është e njohur familja e mbetur e Fitim Gergjaliut i cili deri vonë ishte pronar i qumshtorës “Gjallica” në Kukës  Mirëpo për të migrua në Toplicë  kishte ndikuar edhe  Karamahmut  Bushati, pashë dhe sundimtar i pashallakut të Shkodrës gjatë viteve 1749 – 1796 i cili kishte luftuar kundër turqëve dhe shquhet për autoritetin e tij patriotik. Ai kishte ndikuar që familja Gergjaliu të shkojë në Toplicë,  me qellim të përforëcimit të pozitave  të veta politike  dhe strategjike , që në këtë kohë  kishin filluar të dobësohen... Toplica në këtë kohë ishte mjaft e pasur, prandaj dëshironte që këtë vend të pasur ta populojë me shqiptarë ..

Familja Gergjaliu në këtë pjesë të vendit (Toplicë) me shumë familje të tjera shqiptare  kishin filluar të gjallërojnë dhe sigurojnë  jetën  dhe një të ardhshme  më të mirë . Mirëpo pas një periudhe kohore kur kishin krijuar kushte të mira për të jetuar, kishin filluar të qarkullojnë  zëra ndjellakeq për shqiptarët (e Toplicës ) – pra edhe për familjen Gergjaliu se në kohën e ardhshme jo të largët do të përjetojnë  terrorin e paparë nga pushteti serb, të cilët veç kishin filluar t’i përpilojnë planet e tyre çnjerëzore dhe kriminale për përzënjen e shqiptarëve nga kjo trevë. Kjo si duket kishte marr hov në kohën e krizave  lindore, sidomos pas Kongresit të Berlinit (1878)…

Ditë të vështira për shqiptarët dhe për familjen Gergjaliu

Kongresi i Berlinit ishte një e keqe e madhe për shqiptarët, respektivisht për familjen Gergjaliu që jetonte në Toplicë (Resnicë), sepse këto vende të banuara me shqiptarë tani e tutje do  t’i  takojnë Serbisë.. Në këtë territor që kishte 714  venbanime 70 për qind përbanin shqiptarët, ndërsa 30 për qind ishin të përzier me të tjerë  si cincarë , vllehë, serbë, romë. Në korrik të vitit 1878 veç kishin filluar problemet për shqiptarët, respektivisht për familjen Gergjaliu. Në këtë periudhë  kohore serbët të përkrahur dhe të inkurajuar kishin filluar planet strategjike për përzënjen e shqiptarëve nga trojet e tyre . Në këtë kohë të turbulltë  për shqiptarët dhe për familjen Gergjaliu kishin lindur disa ide dhe përpjekje se si duhet të veprohet dhe çka duhet të ndërmirret në këto çaste dramatike që do të vijnë , të rezistojnë nuk kanë mundësi , prandaj thuhet  nga bisedat që pata me antarë të kësaj familje, Gergjaliu, se kryefamiljari Nezir Aga – Gergjaliu ( bashk me Nezirin kishin shkuar edhe disa të tjerë nga  vëllëzëria shqiptare- në formë të një delegacioni) kishte marrë iniciativën për të shkuar në Beograd dhe për t’u njohtuar për se afërmi për këto plane kriminale dhe  tragjike për popullin shqiptarë , duke menduar se ndoshta nuk do të ndërmiren masa ndaj shqiptarëve siq flitej. Nezir Aga – Gergjaliu ishte një personalitet i njohur, me autoritet të përmasave të gjera në këtë anë dhe më gjerë, por edhe mjaft i pasur , sepse me punë e ndjersë dhe menquri kishte krijuar këtë pasuri. Në Beograd pas një bisede që kishte pasur me ministrin e Punëve të Brendshme (këtë bisedë e kishtë arritur në saj të parave që kishte pasur ). Ministri serb pasi kishte marrë para nga Neziri “i kishte treguar planin e përzënjës së shqiptarëve nga trojet e tyre Toplica ,,,” dhe e kishte sygjeruar që sa ma parë t’i largojë mashkujt, ndersa për gra e fëmijë i kishte dhënë një shkresë  “garantuese” se gratë e fëmijt nuk do të vriten as nuk do të keqtrajtohen gjatë përzënjes...”

Përzënja e familjes Gergjaliu dhe familjeve të tjera shqiptare nga Toplica

Me të këthyer Nezir Aga- Gergjaliu në Toplicë (Resnicë) menjëherë kishte organizuar largimin sa më të shpejt të familjes. Kjo edhe kishte filluar menjëherë , prandaj familja Gergjaliu si dhe shumë të tjera familje shqiptare  fillojnë të ikin sa më parë në drejtim të Kosovës . Nezir Aga- Gërgjaliu edhe më herët kishte qenë në Kosovë dhe kishte kontaktuar me njerëz që do t’i shisnin tokë për vendqëndrimin e familjes. Ai e kishte menduar më të keqen që do të vinte në të ardhshmen e afërtë për familjen e tij , prandaj kishte sigurua  vendin  (e kishte blerë) në Studime të Poshtme, në Pantinë dhe në Ribar të Vogël (Lipjan) dhe një pjesë të konsiderueshme të tokave që do të jetonin në të ardhshmen …

Është e dhëmbshme të shpiegohet vuajtja dhe tmeri i përjetuar i familjes Gergjaliu dhe i shqiptarëve gjatë ikjes nga dora kriminale serboçetnike, kështu gjatë këtij egzodi të paparë  nga familja Gergjaliu rrugës për në Kosovë  , njëra nga gratë shtatzënë e lind një fëmijë (djal) në afërsi të një kaqube, buzë malit . Në këto momente memzi kishte shpetuar lehona e cila ishte ndihmuar të një shtëpi e afërtë, ndersa djali kishte mbetur, kur  policia serbe kishte marr një aksion me përmasa të mdha duke vrarë dhe masakruar. Në këto momente tragjike memzi kishin shpëtuar pa u masakruar dhe vrarë shumë antarë të familjes, përkundër asaj se kishin gjoja një shkresë “garantuese” se nuk do të vriten gratë e fëmijtë. Pas shumë vujtjeve dhe mundimesh familja Gergjaliu kishte arritur në Kosovë : në Studime të Poshtme , Pantinë dhe Ribar të Vogël ku edhe kishin fillua të jetojnë dhe të ndërtojnë fshatin dhe ardhmërinë e tyre .

Riemertimi i fshatit: Martiraj (i Poshtëm)

Studimja (e Poshtme) si vendbanim është e regjistruar në Muhasebe-i Vilajet-i   Rumeli Defteri 1530 (937 h) , në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë me emrin Sudimlje”... Ndersa në regjistrin e manastirit të Deviçit në vitin 1766 përmendet me emrin Studime”… Më vonë pas çlirimit të Kosovës nga Serbia emërtimi  Studime është ndrruar dhe  fshati  është riemërtuar Martiraj në shenjë nderimi dhe përkujtimi për 116 martirë të kombit që u vranë dhe u masakruan nga forcat kriminale policore dhe ushtarake serbe në këtë fshat…

Sipas A.Urosheviqit një kohë paskan jetuar serbët në këtë fshat ,të cilët u paskan  shitur tokën  muhaxhirëve shqiptarë të ardhur  nga trevat e Toplicës. Këta serbë gjatë vitit 1878 kishin lëshuar fshatin” …Nga shqiptarët muhaxhirë përveç familjes Gergjaliu në Studime të Poshtme (Martiraj) u vendosen  edhe pjesëtarët e këtyre vëllëzërive : Bacalitë,Bajçincët, Gërgurët, Gubetinet, Kostanicët, Muzaçët , Bunjakët , Pllanalitë , Rashicët, Sogojevët, Spancakët, Sfarçalitë… Disa familje nga Gergjalitë më vonë do të shpërngulen në Vushtrri , Prishtinë, Mitrovicë dhe Turqi (në Adapazar)…

Pas 12 viteve djali i harrua gjatë egzodit gjendet dhe kthehet në Studime të Poshtme (Martiraj)

Kreu i familjes Gergjaliu , Nezir Aga- Gergjaliu gjithnjë ishte i brengosur për fatin e djalit të mbetur gjatë përzënjes me dhunë nga Toplica, prandaj ishte  interesuar dhe përpjekur:  mos vall është gjallë fëmiu i mbetur (i harruar) gjat egzodit të familjes Gërgjaliu, prandaj kishte premtuar shumë para për ata që do ta gjejnë këtë fimijë. Kështu disa ishin interesuar menjëherë dhe gjatë kërkimit në fshatrat e Toplicës më në fund, kishin has në një fëmij 12 vjeçar duke ruajtur bagëtinë, i hajshëm dhe i lagur nga shiu që binte…. Pas disa bisedave djali u kishte treguar se nuk ka prindër, jeton në kushte të vështira si bari… Në këto momente ata kishin kuptuar gjatë bisedës që kishin zhvilluar se ai mund të jetë djali që kërkonin . Ata pastaj i kishin thënë se mund t’i gjejnë prindërit e tij. Ai  njëherë nuk kishte besuar , por më vonë ishte pajtuar të shkojë me ta  dhe t’i gjejë prindërit e vertetë. Pas një udhëtimi e kishin sjellur ne Studime të Poshtme (Martiraj) . Kur e kishte parë nëna e tij menjëherë e kishte njohur, por në këto momente i kishte ra të fikët. ..Ishte një moment i prekshëm. Të gjithë kishin qajtur dhe nuk kishin mundur të përmbahen nga gëzimi, por edhe nga  dhembja që kishin ndie për peripetitë, vuajtjet, maltretimet që kishte përjetuar djali i  tyre 12 vjet-pa përkujdesjen e prindërve dhe të afërmeve  të tij.…Nga ky djal tani janë krijuar disa familje Gergjaliu që jetojnë në Studime të Poshtme (Martiraj)…

Ruajtja e traditës dhe afrisë familjare

Në Studime të Poshtme (Martiraj) tani jetojnë100 familje Gergjaliu,  me më tepër se 400 antarë, por vështir e kanë të harrojnë të kaluarën tragjike që përjetoi familja Gergjaliu gjatë dy periudhave kohore .Tani familja Gerdjaliu jeton e qetë dhe punon me përkushtim në kushte të mira , në shtetin e ri të Republikës së Kosovës,

Ndersa në Pantinë familja e Gergjalu, pas disa viteve të qëndrimit, është  shpërngul në qytet (Vushtrri).  Tani në Vushtrri jetojnë 15 sfamilje. Mirëpo ata tani nuk e mbajnë mbiemrin Gergjaliu, por sipas emrit të fshatit nga u shpërngulen- Pantina....  Ndërsa në Ribar të Vogël jetojnë 21 familje Gergjaliu .Ata e mbajnë mbiemrin gjithnjë Gergjaliu. Nga ky fshat gjithashtu janë shpërngulur disa familje në Lipjan, në Prishtinë…Në Ribar të Vogël , gjithashtu nga familja Gergjaliu kanë dalur mjaft intelektual, njerëz të shkolluar të profileve të ndryshme që kanë dhënë dhe japin kontribut për zhvillimin dhe përparimin kulturor, politik,  ekonomik, shkencor e të tjera .Këto familje (Gergjaliu) megjithse jetojnë të ndara në tri lokalitete (fshatra), por edhe në Shqipëri, ata kanë ruajtur traditën dhe  afrinë e tyre familjare –Gergjaliu. Vizitojnë njera tjetren , jo vetëm në dasma dhe vdekje , por tradicionalisht siq i ka hije një familje të njohur- ndihmojnë njëra tjetrën në disa fusha të jetës në rast nevoje.Nëpër takime dhe ndeja  shpeshëherë , pa dëshiren e tyre përkujtojnë të kalueren e hidhur dhe traxhike të familjes, kur u përzunë nga fshati i tyre Resnicë (Toplicë), me 1878 dhe kur u vranë dhe u masakruan me 2 maj 1999 nga dora kriminale serboçetnike…



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx