E hene, 05.05.2025, 12:49 AM (GMT+1)

Speciale

Ukshin Zajmi: Java e Minatorëve të Trepçes

E merkure, 29.02.2012, 09:05 PM


Përkrahje e grevës së minatorëve në Gjilan e Anamoravë

 

Ekskluzive nga Ukshin Zajmi

 

Greva e minatorëve të Trepçës pati jehonë të madhe në mbarë Kosovën. Greva e elitës së punëtorëve ndikoi që të dridhen themelet e diktaturës së pushtetit serb, e cila, nisi rrugëtim të shpejtë më qëllim të suprimimit të autonomisë. Kosova, e posaçërisht shqiptarët këtë diktaturë e përjetuan në të gjithë qënien e vet, kurse pjesët tjera të asaj Jugosllavie, disa më mirë e disa më me mjegull, e hetuan këtë diktarurë dhe qëllimin e saj. Qëllimet e reprezaljeve ndaj shqiptarëve që i krijonte qeveria serbe, e që në të shumtën e rasteve i përkrahnin edhe subjektet tjera jugosllave, sinjalizuan edhe opinionin ndërkombëtar, ate evropian e më gjërë, se në këtë vend të Gadishullit Ilirik, nuk është mirë siq paraqitët nga  propaganda, por  ka diçka që po sillet e pështillet në mjegullinë e veprimtarisë konkrete dhe reflektimit informative ndaj opinionit.

Minatorët tentuan që qëllimet e tyre t’i shprehin përmes marshit drejt kryqendrës së Kosovës, që pushteti serb të ndërpren synimet e veta shkatrruese ndaj qenies së Kosovës, por ajo nuk dha frutin e dëshiruar, sepse, krahas dhunës serbe, disa udhëheqës shqiptarë, ende nuk e kishin ndarë shapin nga sheqeri. Në këtë kontekst, ata, qëllimin e vet për të ndikuar sado pak në ndryshimin e kësaj gjendjeje të padurueshme, ndërmorën aksionin tjetër fillimin e grevës së urisë të ngujuar në zgafellë.

Përkrahja e këtij aksioni nga shqiptarët ishte e gjithanshme. Ata, edhepse ishin të bashkuar, greva e minatorëve që bukën e nxjerrin me ndjersën e derdhur qindra metra thellë në tokë, i bashkoi dhe forcoi edhe më shumë. E dinin, se kjo grevë do të bënë jehonë në vend dhe në botë, por edhe atese,  pushteti do të hakmerret shumë ashpër ndaj grevistëve dhe familjeve të tyre.  Krahas puntorëve nga kolektivat punues, përkrahja e minatorëve u reflektua të te gjitha gjeneratat dhe në të gjitha profilet e popullatës. Menjëherë, ditën e dytë të grevës së minatorëve të Trepçës, pasoi “Apeli 215” i elitës intelektuale të Kosovës që u bë publik me 21 shkurt të vitit 1989.

Në vazhdim po prezantoi përkrahjen e punëtorëve dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit, Dardanës (ish Kamenicës) dhe të Vitisë, në bazë të njoftimeve që më kanë ardhë atëherë në zyren e Korrespondencës së Televizionit të Prishtinës në Gjilan, ku kam punuar si korrespondent  nga kjo anë. Fatkeqësisht, nuk i kam të gjitha shkresat, sepse policia serbe kur me ka arrestuar dhe bastisë shtëpinë më 31 mars 1995, kur edhe me denuan me 4.5 vjet burg, m’i ka marrë disa, e më kurr nuk më janë kthyer. Për këtë u kërkoi falje subjekteve që nuk do të kam mundësi t’i përmend  në këtë shkrim.

Gjilan:

 

Me 23 shkurt, puntorët shqiptarë e turq të ndrrimit të parë dhe të dytë të  Shtëpisë së mallrave dhe pjestarët e rrjetit tregtar të Organizatës “16 Nëntori” ndërprenë punën dhe në tubimin e tyre përkrahen të gjitha kërkesat e minatorëve të “Trepçës”. Krahas kësaj, ata u distancuan nga deklaratat e atëhershme të Svetozar Vukmanoviq-Tempos, Budimir Llonqarit e të Vlladimir Shtambukut dhe konstatuan se shprehjet e përdorura “Gjenocid”,”Terror” dhe “Fashisoid” nuk i përkasin realitetit shqiptar në Kosovë. Me 24 shkurt të atij viti komunistët e shkollës fillore “Selami Hallaqi” kërkuan për shkarkimin e të apostrofuarve nga minatorët nga radhët e Lidhjes së Komunistëve, ndërsa puntorët dhe nxënësit e shkollës fillore “Abaz Ajeti” përkrahen minatorët, kërkuan dorëheqjen e Rrahman Morinës, Ali Shukriut e Hysamedin Azemit dhe kërkuan ndërprerjen e fushatës deskriminuese kundër shqiptarëve të Kosovës. Të njejtën ditë Organizata e rinisë e fshatit Zhegër përmes një telegrami përkrahu kërkesat e minatërve. Po këtë ditë tubimi popullor u mbajt në fshatrat Haxhaj, Demiraj e Jusufaj të malsësisë së Karadakut të Gjilanit, të cilët përkrahën kërkesat e minatorëve, kërkuan diferencim ideo-politik ndaj Sllobodan Millosheviqit, ndërprerjen e politikës antishqiptare dhe fushatës diskriminuese ndaj arsimit shqip dhe u shprehën së përderisa minatorët të jetë në grevë në galeritë e nëntokës e konsiderojnë vetën se janë me ta.

Me 25 shkurt, pjesëtarët e të gjitha strukturve shoqëroro-politike të bashkësisë lokale të Livoqit të poshtëm shprehën se janë të indinjuar nga mosinteresimi i udhëheqjës së Kosovës dhe të instancave më të lata të Jugosllavisë për gjendjen tragjike të minatorëve dhe sipas tyre kolltuqet e tyre janë më të çmueshme se jeta e minatorëve. Komunistët e këtij fshati konstatuan se ata kolektivisht do të dorëzojnë librezat e partisë nëse këtë subjekt e udhëheq Rrahman Morina. Po këtë ditë, në shkresën e qytetarëve dhe rinisë shqiptare, turke e rome të Dobërçanit, thanë se solidarizohen me minatorët dhe se janë të gatshëm të zëvendësojnë minatorët e rraskapitur në realizimin e detyrave të punës. Në kërkesën e kasaj dite të banorëve të fshatit Lladovë shprehët solidariteti i tyre me minatorët, kërkohet urgjentisht të shkarkohen të apostrofuarit dhe Sllobodan Millosheviqi, sepse, siç thonë ata, sa herë që ai vjenë në Kosovë vjell helm ndaj shqiptarëve dhe përqanë kombet dhe kombësit e vendit. Po këtë ditë me minatorët u solidarizuan puntorët e tri kantiereve të organizatës ndërtimore “Morava e Binçës”, kërkuan ndjekje penale ndaj të apostrofuarve ndërsa drejtorit të tyre Zhivko Cuckiqit i thanë se më nuk ka bazë në mesin e puntrorëve për të folë në emër të tyre. Ata lajmëruan se 17 puntorë dhanë vullnetarisht gjak për minatorët e molisur. Përndryshe në Gjilan, deri në orën 18:00 të kësaj dite dhanë gjak dedikuar minatorëve 56 veta.

Me 26 shkurt bashkësia lokale numër 3 e qytetit të Gjilanit, në emër të 15 mijë banërve mbështeti minatorët dhe kërkoi nga të gjitha instancat shoqëroro-politike të kohës që të shkarkoi nga detyrat të apostrofuarit dhe të realizoi kërkesat e minatorëve. Këtë ditë banorët e fshatit Uglarë deklaruan se nuk janë të manipuluar nga askush për të mbrotjur minatorët, por se i bashkngjitën tërë klasës puntore të Kosovës për sendertimin e kërkesave të minatorëve. Këta njoftojnë se kanë grumbulluar 600 milin dinarë të vjetër ndihmë për familjet e minatorëve dhe se 30 të rinj të fshatit janë lajmëruar për të dhënë gjak vullnetarisht për nevojat e minatorëve. Po këtë ditë rinia e bashkësisë së pestë lokale të qytetit të Gjilanit përkrah kërkesat e minatorëve dhe për minatorët e familjet e tyre kanë grumbulluar ndihmë prej 6 milion e 835 mijë dinarësh, 530 franga zvicran, 410 marka gjermane dhe 40 shilinga austriak. Këtë ditë bëhet me dije se puntorët e Kombinatit të tekstilit që gjashtë ditë janë duke qeëndruar nën qiellin e hapur në oborrin e kombinatit duke u solidarizuar me minatorët dhe se gjendja e tyre është keqësuar dukshëm. Njejtë janë duke u sokidarizuar edhe puntorët e fabrikës së radiatorëve, ata të “Moravës së Binçës” të Kosovatransit, të Kombinatit bujqësor e të Kombinatit të duhanit.  Minatorët i përkrahen edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të mesme të Gjilanit. Në shkresat e kësaj dite bëhet me dije se ndihmë janë duke grumbulluar edhe puntorët përkohësisht të punësuar në botën e jashtme dhe kërkojnë ofrim të mudësive për dorëzimin e tyre ndërsa bëhet me dije se pjestarët serb janë duke u përgatitur për të protestuar. Këtë ditë me minatorët u solidarizuan banorët e fshatit Bilinicë, ndërsa ndihma materiale për minatorët dërguan puntorët e kombinatit Bujqësor- 2 milion e 500 mijë dinarë, kurse një grup i qytetarëve të Ternocit të Madhe nga Serbia jugore minatorët i kanë ndihmuar me tre milion e 660 milion dinarë, 1.100 franga zvicrane dhe 220 marka gjermane. Sipas një shkrese të punëtorëve të industrisë metalike “Metalac” bëhet me dije se Rrahman Morina e Hysamedin Azemi kanë paraqitur dorëheqje, por këta kërkojnë që dorëheqja të jetë e parevokueshme, sepse mendojnë se ata do t’ tradhtojnë minatorët, gjë e cila ndodhi edhe në realitet.

Me 27 shkurt të vitit 1989 nxënësit dhe puntorët e shkollës fillore “Skënderbeu” të Përlepnicës janë brengosur për gjendjen e minatorëve të “Trepçës”, janë të indinjuar më tërë udhëhqjen për punën e bërë për realizimin e kërkesave të minatorëve dhe thonë se tashmë janë plotësuar kushtet për dorëzimin kolektiv të librezave të partisë. Të një mendimi me ta janë edhe kolektivi i shkollës fillore “Bajram Curri” të Shurdhanit, të cilët njoftojnë se kolektivi i tyre për minatorët do të ndanë ndihmë prej një milion dinarëve. Puntorët e kombinatit “Mlladost” të Gjilanit solidarizohen me minatorët dhe kërkesat e tyre i konsiderojnë se janë edhe kërkesat e këtyre puntorëve dhe kërkojnë nga 50 antarët e partisë që të pushojnë stazhin në këtë asociacion partiak. Me minatorët solidarizohen edhe banorët e fshatrave: Kishnapole, Gadish, Sllakoci i epërm dhe i poshtëm, punëtorët e shkollës fillore “Afërdita” në Kishna Poles, punëtorët e Bankës themelore “Bankos” në Gjilan, basnorët e Livoqit të epërm dhe këtë ditë përmes kryqit të kuq u ofruan ndihmë materiale 9 milion dinarë.

Me 28 shkurt, filloi të punohej nëpër kolektiva punuese, sepse puntorët shqiptarë thuajse tërësisht e bojkotuan punën duke u solidarizuar me minatorët, bile punën e ndërprenë edhe puntorët e kiosqeve të rrjetit të shitjes së gazetës “Rilindja” në Gjilan. Qytetarët e Llashticës ndihmuan minatërt me 401 milion dinarë të vjetër, 380 franga zvicrane dhe 200 marka gjermane, ndërsa në Entin për transfusion në Gjilan për minatorët u siguruan 70 shishe gjak.

 

Dardanë (ish Kamenicë)

 

Me 24 shkurt, nga kjo komunë njoftohet se solidarizimi me minatorët e Trepçës po vazhdon në Fabrikën e pllakave, në Kosovatrans, tjegullore, në shkollën e mesme “9Maji”. Me 27 shkurt, ofrimi i dorëheqjes nga Rrahman Morina e Hysamedin Azemit sikur uli tensionin edhe në kolektivat punonjës të Dardanës, por ata u indinjuan me qëndrimin e Ali Shukriut që nuk ofroi dorëheqje, andaj këtij partizani nga treva e Trepçës i thanë se këmbëngulësia e tij po mundohet të krijon “varrin e parë në historinë botërore nga minatorët e gjallë”. Edhe në këtë komunë  ndihmat materiale për minatorët po dërgohen nga të gjitha mjediset.Këtë ditë minatorët i përkrahen edhe qytetarët e Hodonocit.

Me 28 shkurt në Dardanë gjendja sikur u normalizua dhe filloj procesi i prodhimit dhe mësimit nga ana e shqiptarëve, por nga ana e serbeve, me te degjuar për ofrimin e dorëheqjeve nga të apostrofuarit, filluan tubime, protesta e bojkotime.

 

Viti

 

Me 26 shkurt të vitit 1989 në shumicën e bashkësive lokale të komunës së Vitisë, pastaj në objekte shkollore e gjetiu u tubuan pleq, të rinj, bujq, gra e fëmijë, student e nxënës dhe në heshtje qëndruan duke u soidarizuar  kështu me minatoërët e Trepçës e me një kërkesë që sa më parë e me  çdo kusht t’u shpëtohet jeta minatorëve. Në të gjitha mjediset po grumbullohen ndihma për minatorët dhe familjet e tyre. Me 27 shkurt në këtë komunë thuaja se në tërësi janë paralizuar të gjitha segmentët e jetës shoqërore e ekonomike. Këtë ditë Sindikata, rinia dhe Lidhja socialiste e kësaj komune, në kryesitë e veta u deklaruan pozitivisht për dorëheqjen e ofruar nga  Rrahman Morina e  Hysamedin Azemi. Me 28 shkurt në Viti jeta filloi të normalizohet: filluan punën shitoret e taksistët dhe disa ndërmarrje prodhuese si dhe disa shkolla. Për minatorët e Trepçës nga kjo komunë ndihma dhanë: zejtarët privat-katër million dinarë, nxënësit e shkollës së mesme-750 mijë dinarë, shkolla fillore e Ramjanit-70 mijë dinar ndërsa banorët e këtij fshati-8 milion e 700 mijë dinarë, Sllatina e Jerlive 9 milion e 300 mijë dinarë dhe nga një thes miell çdo shtëpi, Sllatina e eperme- 4 milion dinarë, Bidriga e eperme-1 milin e 600 mijë dinarë, Podgorci-1 milin e 800 mijë dinarë, rinia e Stubllës së eperme-900 mjë dinarë, banorët e Ballancës-tre million dinarë e shumë mjedise të tjera për të cilat nuk kemi shënime.

 

Përfundim:

 

Këto janë vetëm disa të dhëna, për të cilat kam shënime autoktone të atyre ditëve. Protesta, përkrahje të minatorëve dhe ndihma të ndara për ta ka pasë edhe të tjera mjedise, por për shkaqe të cekura më lart, unë shënimet tash nuk i posedoj, andaj edhe një herë kërkoi falje. Përndryshe, ndihmat materiale në para e gjëra të tjera materiale, ketu i kam dhënë në bazë të materialeve të shkruara që i posdoj, e sa ato kanë shkuar në vendin e destinuar nuk jam në gjendje të dij, por e dij se mjete materiale në llogari të Kryqit të kuq të Kosovës, Shërbimit të Kontabilitetit shoqëror dhe të Postës dhe të Telegrafit, pos nga Anamorave, në këto tri komuna janë ofruar edhe nga qytetarët nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Vlenë të theksohet, se jo vetëm në këto tri komuna që i përkasin rajonit të Anamoravës, me ofrimin e dorëheqje të Rrahman Morinës e të Hysamedin Azemit filluan bojkotimet e punës dhe mësimit nga nacionaliteti serb, por edhe filluan protesta me kërkesa tejet radikale në dëm të banorëve shqiptar nga ana e qytetarëve serb.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx