Speciale
Halim Purellku: Shtrirja e kryengritjes shqiptare kundër-osmane e vitit 1912 në vilajetin e Manastirit
E merkure, 02.05.2012, 12:24 PM
SHTRIRJA
E KRYENGRITJES SHQIPTARE KUNDËR-OSMANE E VITIT 1912 NË VILAJETIN E MANASTIRIT
(Me rastin e 100-vjetorit)
Nga Prof. Dr. Halim PURELLKU
Përgatitjet
për fillimin e kryengritjes shqiptare kundër-osmane, kishin filluar që në dimrin
e vitit 1911/1912. Shqiptarët në Kosovë asokohe kishin filluar të punonin, veç tjerash,
edhe për formimin e një Komiteti të kryengritjes, i cili do të drejtonte organizimin
dhe zhvillimin e saj.) Ideja për një kryengritje kombëtare kundër-osmane gjeti
mbështetje edhe ndër shqiptarët e vilajetit të Manastirit. Më 20 janar të vitit
1912, qe organizuar një miting në Dibër, në të cilin u shtrua kërkesa që po ata
të drejta që iu njiheshin malësorëve, me marrëveshjen e Podgoricës (2 gusht 1911),
të iu njiheshin edhe popullatës së krahinës së Dibrës. Vendimet e këtij kuvendi
iu dërguan edhe deputetëve shqiptar, në Stamboll, për informim.)
Kryengritja
shqiptare kundër-osmane e cila filloji nga mesi i muajit prill të vitit 1912, në
krahinat e Dukagjinit, Plavës e Dibrës, do t’i tejkaloi suazat lokale-krahinore
dhe u ngritë në shkallë të kryengritje së përgjithshme shqiptare.) Ndonëse
formalisht kërkesat e kryengritësve shqiptarë, marrë të tërësi, qëndronin në suaza
të privilegjeve që pushteti osman paraprakisht ua kishte njohur malësorëve (1911),)
shqiptarët e dinin se ç’duan dhe me vendosmëri shkonin drejtë qëllimit të vet:
"Autonomia e Shqipërisë...është ai qëllimi më i lartë dhe forcë e përhershme
promotor, që i bënë të vendosur shqiptarët për trazira dhe kryengritje kaq të shpeshta",
vlerësonte një autor serb me pseudonimin "Orlowsky", në një shkrim të
tij analitik në gazetën “Borba”, të Beogradit.) Ndërkaq, Hasan Ballanca, nga
Dibra, një veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, vlerësonte në deklaratën e
tij për gazetën bullgare “Reç”, se lëvizja aktuale revolucionare/kryengritëse në
Shqipëri, nuk ishte si ata parapraket në kuptimin e shkallës së organizimit dhe
të karakterit të saj.) Kjo kryengritje dallonte nga ata paraprake, sepse
motivet për shpërthimin e saj ishin komplekse, ata ishin të karakterit: social,
kulturor, politik dhe kombëtar. Ajo çka e dallonte më së shumti këtë kryengritje
ishte, veç tjerash, edhe përfshirja në kryengritje jo vetëm e masave, por dhe e një pjesë të elitave të shoqërisë shqiptare
të kohës; intelektuale, politike, ekonomike etj., duke i dhanë kështu
kryengritjes dimensione të seriozitetit të plotë në planin ideor dhe në atë organizativ.
Prandaj dhe kjo kryengritje ia doli që të merr përmasa të kryengritjes së përgjithshme
kombëtare, me objektiv sublim njohjen e autonomisë së Shqipërisë në kufijtë e
saj etnik e gjeografik, si fazë kalimtare drejtë pavarësisë.)
Që me shpërthimin
e kryengritjes në Shqipërinë e veriut, nga mesi i muajit prill të vitit 1912,
drejtues dhe qarqe të Lëvizjes Kombëtare shqiptare po punonin për shtrirjen e
saj në gjithë Shqipërinë, dhe në dekadën e dytë të muajit maj të vitit 1912
Kryengritja qe shtrirë, apo së paku ndjehej, në të gjithë Shqipërinë (Arnautllëkun),) përkatësisht, si që pohonte shtypi i kohës në
Beograd, kryengritja shtrihej nga kufiri shtetëror me Serbinë, në veri, e "deri
në kufijtë më të skajshëm jugor" të Shqipërisë, në jug, dhe nga brigjet e
liqenit të Shkodrës, në perendim, e deri në Vardar, në lindje.)
Ndërkaq,
Qeveria osmane, ishte në dijeni për idenë e një kryengritje të armatosur
shqiptare edhe në vilajetin e Manastirit. Ajo, në fillim të marsit 1912, mori
masa për parandalimin e saj. Për këtë qëllim, qeveria ngarkoi Feti pashën,
komandant i Korpusit të VI, dhe valiun e Manastirit, të bisedonin me disa
figura të jetës publike e politike shqiptare, si: Dervish Hima, Fehim bej
Zvalani, Abdyl bej Ypin, baba Hysenin i Melçanit, për t’iu kërkuar atyre që shqiptarët
të qëndrojnë asnjanës (neutral) në luftën politike midis pozitës dhe opozitës
osmane, si dhe të heqin dorë nga ideja e kryengritjes.)
Megjithatë,
kryengritja u shtri edhe në vilajetin e Manastirit. Në përmasa më të mëdha dhe
me një intensitet më të lartë, ajo u ndije në sanxhakun e Dibrës, në
Organizimi
i çetave kryengritëse dhe rebelimi i tyre në krahinën e Dibrës u duk nga fundi
i prillit 1912, kur dhe Basri beu u arratis në mal dhe grumbulloi disa qindra
kryengritës shqiptar.) Krahas, Basri beut, u rebeluan edhe disa krerë me ndikim
ndër malësorët, si Mersim Dema, Elez Isufi, Sejfedin Pustina, Shaqir beu e Salih
bej Lacko. Takimet dhe konsultimet midis tyre i mbanin në Shupenzë (Dibër).)
Ndërkohë,
nga fundi i prillit 1912, në Dibrën e Poshtme (Vogël) nga këto krerë qenë organizuar
dhe vepronin disa çeta kryengritëse me efektiva nga 40-50 veta secila nga ata. Nga
prijësit më të shquar të kryengritjes në krahinën e Dibrës ishte Mersim Dema, i
cili me çetën e tij (50 veta) zhvilloi një veprimtari shumë efikase, në favor të
masivizimit të kryengritjes.) Kryengritësit kishin këshilltarët dhe instruktorët
e tyre në vetë qytetin e Dibrës, dhe atë: Sefedin Pustinën, Shukri beun etj.)
Gjithashtu,
edhe në kazanë e Kërçovës pas përgatitjeve të para për kryengritje u kalua në riorganizimin
dhe në krijimin e çetave të reja të armatosura, të cilat në pranverë të vitit 1912
u riaktivizuan, kurse nga fundi i marsit të këtij viti ata veç më vepronin.) Udhëheqës
të kryengritjes në kazanë e Kërçovës ishin Ali Jonuzi-Drogomishti, Haki efendiu
dhe Nuhi Xhemë Pashaliu (Shutova) etj.) Kurse, Qendër e veprimtarisë politike e
organizative e lëvizjes kryengritëse-revolucionare në këtë kaza ishte fshati
Zajaz, ku, si duket, qe ngritur një Komision (Komitet/Shtab) i kryengritjes,
sepse këtu njëherazi ishte dhe vendtakimi për konsultime dhe koordinime të çetave
shqiptare në aksione.) Sipas të dhënave të konsullit serb dhe atij austro-hungarez
në Manastir, në pranverë të vitit 1912 në kazanë e Kërçovës vepronin rreth
dhjetë (10) çeta kryengritëse shqiptare. Çetat drejtoheshin nga prijësit e
tyre, dhe mesatarisht numëronin nga 6-8 e deri në 40 veta pjesëtarë. Komandant
i përgjithshëm i çetave ishte Nuhi Pashaliu-Shutova, nga fshati Shutovë.) Por,
nga fundi i marsit e deri në dekadën e parë të muajit maj 1912, veprimi i këtyre
çetave kufizohej në aksione mobilizuese.)
Ndërkaq,
Qeveria osmane në vend që të ndalon praktikën e shkeljes flagrante të procesit
zgjedhor në sanxhakun e Dibrës, dërgoi një ekspeditë të madhe ndjekje kundër çetës
së Basri beut. Përleshjet midis ushtrisë dhe kryengritësve, në Malësinë e Dibrës,
filluan nga fundi i prillit-fillimi i majit 1912. U zhvilluan tri përleshje, dhe
atë në fshatrat: Reç, Dardhë dhe Çidhën. Gazeta “Politika” e vlerësonte
kryengritjen e Dibrës si shumë serioze “më të organizuar se asnjëherë më parë”.) Sa që në dhjetë ditshin e parë të majit,
kryengritja në Dibër të Poshtme gjithnjë e më shumë po merrte përmasa. Thuajse
e gjithë Malësia e Dibrës qe ngritur në kryengritje. Kjo rezultoi me luftime të
shpeshta, herë pas here të formës frontale, ndërmjet fuqive kryengritëse dhe
ushtrisë osmane gjatë muajit maj të vitit 1912, dhe atë: ndërmjet fshatrave Dardhë
dhe Reç; te fshati Topojan; te fshati Lis, te lumi Lusi? etj. Kështu, më 4 maj 1912 forcat ushtarake u përleshën me çetën e Elez
Isufit, ku mbetën të vrarë dy (2) shqiptarë dhe 11 ushtarë osman të vrarë e të plagosur.)
Ndërkaq, rreth 14 maj, trupat osmane të Batalionit të dytë të Regjimentit të 49
në luftë me kryengritësit shqiptarë pësuan humbje të mëdha në njerëz; rreth 100
ushtarë të vrarë.) Kurse, rreth datës 17 maj në fshatrat Reç e Dardhë të Malësisë
së Dibrës pati një përpjekje tjetër të luftës frontale midis çetave shqiptare
dhe trupave osmane. Kryengritësve u erdhën
në ndihmë Mersim Dema me 400 luftëtarë dhe fshatarët e fshatrave për rreth dhe,
përpara mësymjes së fuqive kryengritëse, trupat osmane ishin të detyruara të mbrapsen.)
Shpejtë pas
këtyre përleshjeve, nga Manastiri kishte arritur në Dibër Feti pasha, me një regjiment
të këmbësorisë dhe me një bateri kodrinore, për të demonstruar forcën. Feti
pasha deklaroi se gjoja ka ardhur për t‘ua komunikuar prijësve të kryengritjes
përgjigjen e qeverisë, lidhur me 10 kërkesat me shkrim të Dibrës së Poshtme dhe
të Matit, dorëzuar Haxhi Adil beut. Në këtë kuadër, ai i ftoi kryengritësit të shpërndahen
nëpër shtëpitë e tyre dhe urdhëroi ushtrinë të ndërpres ndjekjen e kryengritësve.
Pastaj, Feti pasha, më 23 maj 1912, shkoi në Homesh, qendër e kryengritjes në Malësinë
e Dibrës. Aty ai ua përcolli prijësve të kryengritjes vendimin e Qeverisë osmane,
se shqiptarët e sanxhakut të Dibrës për disa vjet do të liroheshin nga shërbimi
ushtarak dhe se do të hiqeshin taksat e reja. Ndërkaq, udhëheqësve të kryengritjes;
Basri beut dhe Mersim Demës, nëpërmjet Shaqir beut, u bëri oferta shumë solide
në ofiçe e të holla për të ndërprerë kryengritjen, por prijësit e kryengritjes
i refuzuan këto oferta.) Gjithashtu, nga fundi i majit në Dibër arriti edhe
telegrami nga Stambolli, me anë të të cilit konfirmohej se është anuluar për
tri vite tatimi për shqiptarët kryengritës, dhe se është anuluar për tri vite
edhe shërbimi ushtarak; si dhe se ishte legalizuar mbajtja së armëve.) Ndërkohë,
më 26 maj 1912, valiu i Manastirit deklaroi, se janë shpërndarë kryengritësit për
rreth Dibrës, kundruall do koncesioneve të pushtetit.)
Përpjekjet
e qeveria osmane për shuarjen e kryengritjes në sanxhakun e Dibrës me mjete paqësore,
vazhdonin edhe gjatë muajit qershor të vitit 1912. Shpejt pas deklaratës së valiut
të Manastirit, të 26 majit 1912, paraprakisht u evakuua ushtria osmane nga Malësia
e Dibrës, në javën e parë të qershorit, si duket ky ishte kushti i shqiptarëve
për të hyrë në bisedime me pushtetin. Ndërkaq, nga mesi i qershorit, në Dibër
arriti një delegacion i përbërë nga Feti pasha dhe Ejup Sabri beu, sekretar i
Komitetit Qendror xhonturk, për negociata me kryengritësit, ngase “e gjithë Malësia
e Dibrës qe arratisur në mal”. Bisedimet midis pushtetit dhe përfaqësuesve
shqiptar për një marrëveshje të përkohshme zhvilloheshin në Dibër. Këto
negociata rezultuan me pranimin formal të kushteve të delegacionit osman dhe me
zotimin e përfaqësuesve shqiptarë se kryengritësit do të shpërndahen nëpër shtëpitë
e tyre.) Për rrjedhojë, nga fundi qershorit në Dibër nuk kishte përleshje, por
burimet bëjnë të ditur se ende nuk ishte arritur marrëveshje midis kryengritësve
dhe pushtetit.)
Ndërkaq,
gjatë muajit maj të vitit 1912, lëvizja revolucionare shqiptare, nëpërmjet çetave
kryengritëse, qe intensifikuar edhe në kazanë e Kërçovës. Sipas konsullit
austro-hungarez, Halla, gjatë gjithë muajit maj 1912 gjendja në kazanë e Kërçovës
“është shndërruar shumë keq”.) Nga gjysma e majit edhe në këtë kaza ishin
intensifikuar sulmet e çetave kryengritëse, me mbështetje dhe të popullatës,
kundër forcave osmane. Prandaj dhe autoritetet osmane të vilajetit, në Manastir,
dhe ata vendore në krye me kajmekamin e Kërçovës, ndërmorën masa energjike
politike e ushtarake për të shtypur lëvizjen revolucionare në kazanë e Kërçovës.
Ishin ndërmarrë disa ekspedita osmane të ndjekjes kundër çetave kryengritëse. Për
ballë aksioni energjik të ekspeditave ushtarake osmane, çetat shqiptare të Kërçovës,
me siguri edhe për të shmangur reprezaljet osmane mbi popullatën civile, u
dislokuan nëpër male.)
Por, meqë
nga fundi i majit veprimtaria kryengritëse në Kërçovë po merrte përpjesëtime të
reja serioze, kurse ekspeditat osmane të ndjekjes nuk rezultonin të suksesshme,
pushteti osman ndërmori masa plotësuese konkrete ushtarake e politike për të shtypur
kryengritjen. Në ditët e fundit të majit dërgoi në Kërçovë trupa shtesë redifë (rezervistë)
nga Anadolli,) e që deri nga fundi i qershorit 1912, efektivat ushtarake osmane
redifë të dislokuara këtu arrinin në disa batalione.) Po nga fundi i majit 1912,
krahas përqendrimit të forcave osmane shtesë, ndërkohë nga Manastiri arriti në Kërçovë
edhe një „Komision“ osman i përbërë nga kryetari i gjyqit të apelit, shefi i
policisë dhe një nëpunës, me detyrë të qetëson situatën në këtë kaza.)
Por, përkundër
asaj që numri i çetave po rritej, dhe se kryengritja ndër shqiptarët, edhe pse
në formë jo të përcaktuara mirë, po zgjerohej, deri në fund të majit
kryengritja nuk mori përmasa shumë të mëdha në vilajetin e Manastirit, por dhe
përleshjet e armatosura midis shqiptarëve dhe pushteti këtu nuk u ngritën në lëvizje
serioze kombëtare. Megjithatë, qeveria osmane vazhdonte me përforcimin e
masave, në radhë të parë ushtarake, por dhe të metodave taktike të tjera
parciale manipuluese, për të shpartalluar dhe shuar kryengritjen, si p.sh. vazhdonte
të përqendronte trupa ushtarake shtesë në
Dibër dhe në Kërçovë, në fund të majit 1912.)
Kujtoj se
të gjitha këto kasa të pushtetit osman, shtuan dhe më shumë mobilizimin ndër
prijësit e kryengritjes edhe në vilajetin e Manastirit, në drejtim të bashkimit
dhe të vendosjes së një bashkërendimi të lëvizjes kryengritëse në gjithë Shqipërinë,
si kusht për të lëvizur drejtë kryengritjes së përgjithshme. Për këto motive,
prijësit shqiptar të vilajetit të Manastirit vazhdonin të forconin lidhjet me
Shqipërinë e Sipërme, si p.sh. Basri beu, i cili drejtonte lëvizjen në Dibër,
kishte lidhje me udhëheqësit e kryengritësve në Kosovë. Ashtu që në, në maj të vitit
1912, qenë intensifikuar përpjekjet për bashkërendimin e veprimeve kryengritëse
në gjithë Shqipërinë. Haki efendiu, në cilësinë e përfaqësuesit të Kërçovës, në
maj të vitit 1912, shkon me mision siç theksohej në dokument „për punë popullore”-kombëtare
në „Trevat e Sipërme“ të Shqipërisë dhe, qëndroi në Gostivar, në Tetovë, në Prizren
dhe në Shkup, me qëllim të bashkimit dhe të vendosjes së një bashkërendimi të lëvizjes
kryengritëse të kazasë së Kërçovës me atë të Trevave të Sipërme të Shqipërisë,
në luftën kundër-osmane. Nga ky mision, Hakiu qe kthyer në Kërçovë nga fundi i
majit të të njëjtit vit.) Në këtë kuadër, edhe Halla, konsulli austro-hungarez
në Manastir, njoftonte se „një grup shqiptarësh të kazasë së Kërçovës“ kishte qëndruar
në Kosovë, në maj të vitit 1912, me qëllim që edhe treva e Kërçovës të bashkohet
„me kryengritësit e Shqipërisë së Veriut“.) Ndërkaq, lidhur me bashkimin e
forcave shqiptare në luftën kundër-osmane, Kral, konsulli austro-hungarez në Selanik,
njofton eprorët e tij se me përpjekjen e disa personaliteteve-figurave
shqiptare veç më, në qershor të vitit 1912, ishte bërë përparim në arritjen e
marrëveshjes së ndërsjellë ndërmjet krahinave të Shqipërisë, për kryengritje të
përbashkët kundër-osmane, por ende janë larg nga një marrëveshje “më e sigurt
dhe më aktive” siç do të duhej të ishte.)
Përkundër
qetësimit të Dibrës gjatë muajit qershor, si rrjedhojë e bisedimeve ndërmjet
autoriteteve të pushtetit dhe të drejtuesve të kryengritëse, në vise të tjera të
vilajetit të Manastirit vazhdonin përpjekjet midis fuqive kryengritëse dhe
forcave osmane edhe gjatë muajve qershor e korrik. Ekspeditat osmane të ndjekjes
ndaj çetave kryengritëse shqiptare, do të vazhdojnë edhe në gjysmën e parë të muajit
qershor. Suksesi kryesor i kësaj vale të ekspeditave osmane ishte vrasja e Nuhi
Xhemë Shutovës, udhëheqës i çetave në Kërçovë, dhe të Jonuzit nga Ostreci.) Trazirat
shqiptare në vilajetin e Manastirit, vazhdonin edhe gjatë mesit të muajit
qershor të vitit 1912,) si që ishin ato, nga mesi i qershorit, në hapësirën
midis Ohrit e Dibrës.) Ndërkaq, në gjysmën e dytë të qershorit 1912, njoftohej
për përpjekje të fuqive osmane me çetat në trevën e Kërçovës,) kurse, nga fundi
i qershorit, Çermenika deklaroi bashkimin me kryengritjen, fal agjitacionit të Basri
beut.) Gjithashtu, nga fundi i qershorit të vitit 1912, kryengritja po merrte përpjesëtime
masive edhe në sanxhakun e Korçës. Asokohe, numri i përgjithshëm i kryengritësve
në këtë sanxhak arrinte rreth 450-500 veta. Këto fuqi kryengritëse kryesisht
ishin përqendruar në kazanë e Kolonjës dhe në afërsi të Korçës.)
Me qëllim
të furnizimit me armatime të cilat aq shumë iu mungonin, brenda një muaji,
qershor-fillimi i korrikut 1912, fuqitë kryengritëse sulmuan 15 konvoje/transporte
ushtarake në vise të ndryshme të Shqipërisë dhe rrëmbyen shumë materiale lufte.)
Kështu, asokohe fuqitë kryengritëse shqiptare në të katër anët e vendi, i rrëmbyen
ushtrisë osmane gjatë këtyre sulmeve rreth 5000 pushkë të llojeve të ndryshme,)
dhe vranë shumë ushtarë dhe oficerë osman. Do theksuar, sulmin e fuqive
kryengritëse mbi konvojin/transportin ushtarak osman në Mat, rreth 23/24
qershor 1912, me ç’rast ata rrëmbyen rreth 1000 pushkë e municionin e nevojshëm
dhe vranë komandantin e batalionit me tre (3) oficer të tjerë dhe 30 ushtarë,) si
dhe sulmin mbi një transport ushtarak në afërsi të Kërçovës, më 30 qershor, dhe
rrëmbimin e dhjetë barrë pushkë e municione.)
Por,
element i rëndësishëm në zhvillimet politike në vilajetin e Manastirit gjatë qershorit
të vitit 1912, ishte revolta antiqeveritare në ushtri. Në natën 21/22 të qershorit
1912, nga shumë garnizone ushtarake në vilajetin e Manastirit u rebeluan dhe u
arratisën një numër i madh ushtarakësh; oficerë, nënoficerë e ushtarë. Oficerët
ishin në lidhje me prijësit e kryengritjes në Shqipërinë e Veriut. Numri i
oficerëve dhe ushtarëve të arratisur ndër male gjatë kësaj nate, nga garnizonet
e Korpusit VI, ishte: në Manastir- 5 oficer (3 shqiptarë) dhe 80 ushtarë, me të
cilët ikën (u arratisën) edhe 15-20 shqiptarë të shquar; në Përlepe- 5 oficer
dhe 16 ushtarë; në Korçë- 25 ushtarë; në Dibrër- 5 oficer, 120 ushtarë dhe 6
krerë-pari; në Ohër- 3 oficer e 23 ushtarë; në Resnjë- 1 oficer e 7 ushtarë; në
Kërçova- 10 ushtarë.) Ndërkaq, sipas burimeve diplomatike serbe, numri i saktë i
ushtarëve të arratisur nga llogori i Bistricës, pranë Manastirit, natën e 21/22
qershor, ishte 180 ushtarë dhe 4 oficer. Atyre iu bashkuan edhe 34 shqiptarë nga
fshatrat për rreth, ashtu që nën komandën e kapitenit Tajar ishin gjithsej 214
veta. Sipas këtyre burimeve, numri i ushtarëve të arratisur nga garnizonet
tjera; i Përlepes, i Ohrit, i Resnjës, ishte mbi 66 oficerë e ushtarë. Shumë ushtarë,
numri i të cilëve nuk jepej, dezertuan edhe nga garnizonet e Dibrës, ) të Kërçovës
dhe i Elbasanit, dhe iu bashkuan kryengritësve shqiptarë.)
E rëndësishme
është se revolta antiqeveritare në ushtri, i dha një impuls të rijë kryengritjes
shqiptare në vilajetin e Manastirit, sepse, krahas asaj se një pjesë e ushtarakëve
bashkoheshin me kryengritësit, së bashku me trupat e dezertuara u arratisën
edhe shumë krerë të zonave përkatëse në këtë vilajet. Kështu, me trupat e
dezertuara nga garnizoni i Dibrës, më 22 qershor 1912, u arratisën edhe 12 krerë
nga sanxhaku i Dibrës, të cilët qëndronin
në Malësinë e Dibrës, me 80-100 burra.) Gjithashtu,
edhe nga sanxhaku i Korçës ishin arratisur një numër i parisë të shoqëruar nga
më shumë persona të tjerë. Në këtë sanxhak, numrin më të madh të kryengritësve
e përbënin 14 krerë të Korçës, të cilët
qenë arratisur me 150 veta të tjerë, pastaj ushtarët e dezertuar të Tajar
beut, si dhe çetat e Sali Butkës, të Ali Farmakit e të Dilaver Lubonjës.) Ndërkaq,
pjesa tjetër e popullsisë në vilajetin e Manastirit, përjashto rastet e
raportuara, “sillej e qetë dhe ishte në pritje”. Si duket shqiptarët, si p.sh. ata
në Dibër, nuk e shikonin me simpati bashkëpunimin e kryengritjes me ushtarakët
rebeluar e të arratisur, nga se frikësoheshin se kjo mund të bëhej e rrezikshme
për aspiratat kombëtare shqiptare.)
Ndonëse,
Tajar beu në një letër të tij, datë 27 qershor 1912, fajëson për tradhti ndaj
vendit të gjithë ata të cilët aspironin pavarësinë e Shqipërisë,) dezertimi dhe
arratisja e ushtarakëve nga garnizonet e vilajetit të Manastirit, ishte me
domethënie dhe jo e pa rëndësishme për kryengritjen shqiptare. E rëndësishme
ishte se tani oficerë e nënoficerë të rebeluar së bashku me ushtarë iu
bashkoheshin kryengritësve shqiptarë,) por dhe disa kërkesa të tyre u
referoheshin edhe interesave të shqiptarëve. Sipas gazetës “Politika” të Beogradit,
ndër 10 kërkesat e krerëve të Lëvizjes ushtarake të Manastirit të cilat i janë parashtruar
Qeverisë osmane, ishin edhe këto: ruajtja e sovranitetit të sulltanit mbi Shqipërinë;
dhe vendosja e vetëqeverimit në Shqipëri, do të thotë e një autonomie për Shqipërinë.)
Ndërkaq,
në gjysmën e parë të korrikut, kryengritja shqiptare po merrte gjithnjë e më shumë
hov si në veri ashtu dhe në jug.) Në korrik
të vitit 1912 përsëri u riaktivizuan kryengritja e armatosur në Dibër. Në fillim
të korrikut ishin të shpeshta përpjekjet luftarake ndërmjet ushtrisë dhe
kryengritësve shqiptarë në Dibër të Vogël (Poshtme), në Rekë të Dibrës, në Mat,
por pa ndonjë rëndësi të Madhe.) Në Dibër
vazhdonte të mbisundonte anarkia edhe nga mesi i korrikut. Kryengritësit i prenë
linjat telegrafike dhe ndërprenë çdo komunikim të Dibrës me Strugën, me Dibrën
e Poshtme dhe me Zhernanicën. Njoftohej se edhe rreth gjysma e ushtrisë nga
postëkomandat ndihmëse iu bashkua kryengritësve.) Ndërkaq, në gjysmën e dytë të
korrikut, kryengritja po merrte përpjesëtime më të mëdha në vilajetin e
Manastirit. U shtua ndjeshëm numri i kryengritësve në Malësinë e Dibrës, në Mat,
në Elbasan, në Korçë, në Kolonjë. Për shtypjen e kryengritjes në këto treva
pushteti dërgoi trupa shtesë.)
Por, kur
nga mezi i korrikut të vitit 1912, thuajse në të gjitha “Trevat e Sipërme” të Shqipërisë,
pra dhe në Tetovë e Gostivar, pushteti “legal” osman, po zëvendësohej me atë shqiptar,
nga fundi i korrikut pushuan për një kohë veprimet luftarake ndërmjet fuqive
kryengritëse shqiptare dhe forcave osmane.) Qeveria e re osmane, më 23 korrik,
kishte lëshuar një urdhër telegrafik mbi tërheqjen e ushtrisë nga Shqipëria, një
telegram me përmbajtje të tillë kishte arritur edhe në Manastir. Pas urdhrit për
tërheqjen e ushtrisë, Qeveria osmane priste që kryengritësit shqiptarë të kthehen
nëpër shtëpitë e tyre, dhe kështu të përfundon kryengritja.) Kurse, më 12/25
korrik 1912 Qeveria osmane urdhëroi ndërprerjen e të gjitha operacioneve
ushtarake kundër shqiptarëve.)
Rezultatet
e kësaj kryengritje gjerësisht më janë trajtuar në historiografinë shqiptare,
ndaj dhe këtë punim do ta përfundoj me një vlerësim të ambasadorit britanik në Vjenë,
më 28 gusht 1912, lidhur me këtë. Ai thotë: shqiptarët “këtë vitit kanë fituar
gjithçka që kanë dashur por ende vetëm në letër, por nëse qeveria turke nuk i
plotëson premtimet e veta atëherë ndodhet përpara një lëvizje shqiptare edhe më
të rrezikshme”.)
Si përfundim,
Kryengritja e Përgjithshme shqiptare e vitit 1912, kontribuoi shumë drejtë evoluimit
të Çështjes shqiptare, si në planin e brendshëm politik e kombëtar, ashtu edhe
në planin diplomatik ndërkombëtar, që rezultoi me hapjen e shtegut drejt
autonomisë politike të Shqipërisë.