E merkure, 08.05.2024, 12:38 AM (GMT+1)

Speciale » Basha

Sabile Basha: Kadri Veli Halili - Atdheu mbi të gjitha

Atdhetari Kadri Veli Halili  me pseudonimin “Beba”, ishte i lindur në lagjen Graiçevci të  fshatit Ribari i Madh, më 1881. Nga babai Veli dhe nëna Fata, e lindur Rashiti. Në kohën kur u arrestua ishte i martuar dhe baba i katër fëmijëve: Xhevës- 20 vjeçare, Tafës- 19 vjeç, Ajshes- 12 vjeçe dhe Avdullahu, 9 vjet   Deri sa u arrestua ishte i pa...

Sabile Basha: Mustafë Koka - Dora e djathtë e Hasan Remnikut

Mësuesi e patrioti i madh Mustafë Koka u lind më 1931 në fshatin Kokaj, komuna e Gjilanit. Ishte djali i Rushit Kokës dhe nënës Habibe. Shkollën fillore e kishte mbarua në vendlindje. Mustafa, si djalë i ri, fillimisht nuk tregoi ndonjë interesim të veçantë për politik, por kah fundi i luftës, iu bashkëngjit brigadës partizane të Shqipërisë dhe...

Sabile Basha: Bedri Gjinaj - 'Djemtë me shkollë shohin me katër sy'

Mësuesi, patrioti i madhe Bedri Gjinaj, u lind më 21 maj 1913 në qytetin e Mitrovicës. Nga babai Ibrahim Vela. Babai i Bedriut ishte njeri që e donte shkollën dhe donte gjuhën shqipe, andaj dëshira më e madhe e tij ishte që ti shkollonte fëmijët, dhe shpesh thoshte se vetëm të shkolluar jemi të dobishëm për vendin. Andaj, me propozimin e Hasan Prishtinës...

Sabile Basha: Osman Bunjaku - Patrioti i pa kompromise për Kosovën e Lirë

Patrioti Osman Bunjaku u lind më 1909 në fshatin Samadregj, rrethi i Vushtrrisë nga babai Mustafa dhe nëna Gjylije. Ka qenë i martuar, baba i dy fëmijëve. Që nga tetori i vitit 1942 e deri në nëntor të vitit 1944, me një ndërprerje të vogël, ishte komandant i Stacionit të Xhandarmërisë në Vushtrri e Podujevë, në cilësi të kapterit...

Sabile Basha: Bedri Pejani - Atdhetari i pakompromis për Shqipërinë Etnike

Bedri Pejani ka qenë figurë poliedrike shqiptare; nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë; publicist dhe kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Bedri Pejani u lind më 10 tetor 1885, në qytetin e bukur të Pejës. Ishte i biri i Abdi Thaqit dhe i nënës Bahtijare, e lindur Spahiu. Bedri Pejani shkollën e mesme e ndoqi dhe e kreu në...

Sabile Basha: Gjergj Martini – Shkodrani që u flijua për Kosovën

Mësuesi atdhetar, Gjergj Martini u lind më 29 gusht 1917 në Hot të Shkodrës. Baba kishte Martinin dhe nënën Pashkë. Qysh herët mbeti jetim, për të u kujdesën kushërinjtë e tij. U shkollua në Shkodër, në të cilën e kishte dërgua famullitari i fshatit. Gjergj Martini kishte kryer gjimnazin e ulët, për të vazhduar më vonë...

Sabile Basha: Esat Berisha - Luftëtari i shquar për Shqipërinë Etnike

Atdhetari i shquar i Gjilanit Esat Berisha u lind më 14 prill, 1913, në qytetin e Gjilanit. Ishte djali i Ymer Berishës dhe nënës Refiqe. Familja Berisha nga Gjilani, qysh nga moti njihej si familje atdhetare dhe dashamir të mëdhenj të arsimit. Babai i Esatit ishte hoxhë dhe njeri shumë i respektuar në qarqet atdhetare...

Sabile Basha: Atdhetari i madh Azem Marana

Atdhetari i madh Azem Marana, u lind më 25 mars 1923, në fshatin Maranë të rrethit të Draqevës, nga babai Idriz dhe nëna Hatixhe. Në kohën kur u arrestua ishte mësues. Ishte i martuar, pa fëmijë. Në familje, gjendjen materiale nuk e kishte të mirë. Fliste gjuhën shqipe, serbe dhe turqishten. Kishte të përfunduar 5 klasë të medresesë “Isa Begu” ...

Sabile Basha: Lekuidimi i Hasan Alisë - Remnikut

Pas një veprimtarie të bujshme patriotike të NDSH-së, dhe pas një përcjelljeje të gjatë e të gjithë anshme të organeve të ndjekjes, ilegalja shqiptare duke e parë se veprimtaria e mëtejshme në kushte të reja ishte e vështirësuar, krerët e saj filluan që të kenë si opsion  edhe propozimin të dal nga një pjesë e krerëve atdhetarë...

Sabile Basha: Halim Orana - Privilegj të vdesësh për vendin tënd

Atdhetar e intelektual i madh nga Gjilani, Halim Orana u lind më 1914 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në vendlindja, ndërsa të Mesmen Normalen në Shkup. Ishte njëri ndër të rrallë intelektualë që në kohën e Jugosllavisë monarkiste e kreu Shkollën Normale dhe karrierën...

Sabile Basha: Mulla Idriz Gjilani

Mulla Idriz Velekinca (Gjilani), lindi në Velekincë, të Gjilanit, më 4 qershor të vitit 1901. Mësimet fillestare i ndoqi në mejtepin e Cërnicës të Gjilanit (1911), shkollën e mesme e mbaroi në medresenë “Atik” në Gjilan, ku dhe diplomoi më 1926. Në moshën 25 vjeçare bëhet imam dhe merr titullin ...

Sabile Basha: Hilmi Zariqi, patrioti i patrembur i Drenicës

Atdhetari Hilmi Zariqi ishte i lindur më 1914 në fshatin Baicë, Rrethi i Drenicës. Ishte i biri i Ilazit dhe i nënës Xhemile. U rrit dhe u edukua në një familje me tradita atdhetare. Nga prindërit mësoi se mbi të gjitha të duhet atdheu dhe liria. Ishte i pa shkolluar. I martuar dhe kishte tre fëmijë. Merrej me tregti...

Sabile Basha: Ukë Sadiku 'Dardan Iliri', trimi që nuk diti për frikën

Atdhetari i madh Ukë Sadiku u lind më 1903 në fshatin Gjurgjevik i Madh, Rrethi i Rahovecit. Ishte i biri i Sadikut dhe nënës Fadile. Shkollën fillore e kishte të mbaruar në Shkodër. Për shkak të pjesëmarrjes aktive në luftën e armatosur kundër pushtuesëve serb, babai i tij me familje...

Sabile Keçmezi-Basha: At Bernard Llupi, deri në vdekje për Atdhe

Fillimi i vitit 1946 në Kosovë fillon me një valë të paparë ndjekjesh e arrestimesh. Hijet e zeza të UDB-ës e OZN-ës, shpërndahen dhe trokasin shtëpi me shtëpi, zanë pritat. Fillojnë reprezaljet që do të mbeten kujtimi më i hidhur në histori. Kosova jetonte natën e Shën Bartolomeut, pas së cilës do...

Sabile Basha: Atdhetari i Madh i Kaçanikut - Avdyl Dura

Patrioti Avdyl Dura me shokë, për opinionin e gjerë shqiptar nuk është i panjohur. Prandaj Avdyl Zejnullah Zenuni, apo siç njihej në popull me emrin Avdyl Dura, që e kishte marr mbiemrin nga vetë fshati ku kishte lindur Duraj të Kaçanikut, ishte i lindur më 1893, nga babai Zejnullah dhe nëna Hatixhe. Më 1926 populli i kësaj ane...

Sabile Basha: Ajet Gërguri, atdhetari që luftoi për Shqipërinë Etnike

Ajet Gërguri ishte i biri i Fazliut dhe i Mihanes. Ishte i lindur më 1906 në fshatin Dubovc, komuna e Prekazit të rrethit të Vushtrrisë. Ka qenë nëpunës në Këshillin Popullor të Rrethit të Podujevës. Ishte anëtar i LNDSH-së, vepronte në kuadrin e rrethit të Komitetit të NDSH-së, të Prishtinës...

Sabile Basha: Rifat Krasniqi, 'Sokrati' dhe Skënderbeu'

Rifat Krasniqi ishte i lindur më 1917, në katundin Mamushë i Rahovecit. Ai ishte i biri i Abdyrrahmanit dhe i Dudijes. Me profesion ishte gjykatës në Gjyqin e Rrethit, një kohë ka studiuar në Beograd, ndërsa ka diplomuar në Zagreb, më 1942. Nuk ishte i martuar, kishte dy vëllezër dhe nënën...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora