Pëllumb Gorica: Puthja ndez ëndrrat
Puthja, ëndrra, jeta dhe shpresa bashkëjetojnë në vargjet e Haxhi Dikollit. Në këtë udhëtim poetik si një konfirmim i dashurisë, poeti në çdo varg na e jep puthjen dhe jetën, ashtu si vala me detin, ku vala është njeriu dhe deti njerëzimi. A mund të përfytyrohet një det pa valë dhe dallgë ?! Po kaq përfytyrohet një jetë pa puthje dhe dashuri. I lexon poezitë e vëllimit “U putha me perëndinë” të Haxhi Dikollit dhe përjeton thellë një lirizëm të ...

























