Udhëpërshkrim
Gëzim Llojdia: Reportazh nga fshati Vajzë - atje u rrit poeti Ali Asllani
E premte, 24.08.2012, 07:54 PM
-ALI
ASLLANI KRYESEKRETAR I KËSHILLIT TË MINISTRAVE,
TË ISMAIL QEMALIT
Reportazh nga fshati Vajzë - atje u rrit poeti Ali Asllani
NGA GËZIM LLOJDIA
1.
Për të shkuar
në katundin Vajzë të qarkut Vlorë është një rrugë e vetme, që përshkon e ndan
mes përmes zemrën ose shpirtin e Labërisë. Kjo rrugë ka si një zanafillë gati të hershme,
kohën kur erdhi ose më qartësisht kur mriti dita për tu bërë rruga Rrugëtimi
dytë merr tatëpjetën në të majtë me një kthesë të lehtë nëpër aksin e vjetër
Vlorë-Tepelenë. Nëpër këtë aks duhet të ecim.
Rreth
Cila është
banesa? Ka një shekull si kufi mes kohërave që rendin të ikin vetiu. ”.
Ali
Asllani lindi ne qytetin e Vlores, me 20
nëntor 1882 shkruan Dr. Prof B. Gace. Babai
i tij, Asllan Sulejmani, nga fshati Vajze, rreze malit te Gribes, u vendos ne
Pra kush
ka lindur në katundin Vajzë të Vlorës, poeti apo i ati i poetit, diplomatit, politikanit?
Mark
Gurakuqi ne studimin e tij monografik "Ali Asllani" sjell të dhëna të panjohura , ky punim është botuar
në librin e Dr. prof B. Gace “Ali Asllani u lind ne Nandor (e jo ne shkurt, si asht dhane ndonjihere) te vitit 1883 (e jo 1884,
si asht dhene te "shkrimtaret
shqiptare", pjesa II, faqe 325)1. Ai u lind ne Vlone thotë Gurakuqi, ne nje familje te shpërngulur
me kohe nga fshati Vajze, prej nga ishte
babagjyshi, qe quhej Sulejman. I ati, Asllan Sulejmani, iku nga Vajza ne Vlone, ne Medrese. A ndoq mesime fetare te nalta. Shkoi ne Stamboll ku vazhdoi dhe mbaroi mësimet
ne theollogji. Kemi nga ky autor të dhënat që flasin se i ati i poetit Ali Sulejmani
vdiq aty nga viti 1889, kur i biri, Aliu, ishte 6 vjec. Poeti i ardhshëm mbeti me te amen, Hyrine, thotë nga
familja Meminaj, ne fshatin Trevllazen, buze Vjosës. Tre vjet me vone, me 1892, Aliun e vogel e gjeti fatkeqesia e dyte, vdiq e ëma. Per te u kujdesen kushërini, Seit Muharremi nga Vajza, e mbas vdekjes se Seitit, Sulejman Kapua (Hoxha), po nga Vajza.
Të dhëna
të tjera që ka sjell Y. Bora dhe Q. M thonë se poeti në pushimet e verës
kthehej në Vajzë ose në Trevëllazër tek dajot.
Vajza është
një fshat që aktualisht gjendet në komunën
Kotë në rrethin e Vlorës
Komuna ka
në përbërje të saj fshatrat Kotë, Lapardha , Kotë Vodicë Vajzë Drashovicë •Mavrovë •Gumenicë , Hysoverdhë
, Mazhar • Shkallë-Mavrovë. Katundi të cilit
ai i kushtoi edhe një vjershë është
Që nga
Jugu ne Veri mbretëron një errësirë, /nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças, /Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, /të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, /gjersa populli bujar t’ju përgjigjet:
peqe, lepe!/Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit, /ësht’ kafshit për gojën tuaj.
Rroftë goja e çakallit!Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri, /dhe kur vjen e ju qan
hallin, varni buz’ edhe turi!Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;/Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole, /ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!Nënshkrim i zotris suaj
nëpër banka vlen milion, ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!Dhe kërkoni
me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca
e Shkelqes’dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’, në ka zot dhe do duroj’,
posht ky zot, ky palo zot!Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur, ësht’ pështyma e
gjakosur e atdheut të vremosur;dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’, /ësht’ trikëmbshi që
përdita varet kombi në litar!
Dhe
zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh, kundër burrit të vërtetë zë e
vjell e zë e leh!E na tunde, na lëkunde,
nëpër salla shkon e shkunde, /mbasi dora
e armikut ty me shok’ të heq për hunde. /Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh, /të gradoi katër
shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!Koha
dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do
zgjidhet/dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!Koha dridhet e përdridhet,
prej gradimit katër shkallë/nuk do
mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!/Mirpo ju që s’keni patur as
nevoj’ as gjë të keqe, /më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”/Që të zinit një kolltuk,
aq u ulët u përkulët, /sa në pragun e
armikut vajtët si kopil u ngulët!As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…/Teksa fshat’ i varfer
digjet… kryekurva nis e krihet!Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira, /ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!/Ç’na pa syri, ç’na pa syri!. . . Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, /dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’/Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi/që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi! Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe, /dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar, nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
2.
Një poezi
e Ali Asllanit për fshatin Vajze:”Ne krye te fshatit ka një deli krua/uj i tija
akull derdhet ne përrua/dhe ne krahun tjetër varet nga nje mal/një përrua i
rreptë me uturim e valë/Mu ne mes te tyre bregu Allatoj/dhe shtepit e fshatit
si fole fajkoj/fshati babagjyshit fshati më i mirë/nga ata që thuhen Labëri e
lirë?Aty ndën shkallë blegërin shelegu/aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku/rreth
e rrotull lëmit djamtë heqin valle/nën rap, në hije pleqtë qajnë halle/Lahure qëndisur
bedene-bedene/sec i paska hije asaj protoene/asaj protoene me një furk në sqetullë/që
e ther e që e gris me sy e me vetull/andej disa koce shkojnë në krua/këtej bagëtia
varet në përrua/me krabë në dorë një djalosh/përmbi sy kësulën, vërshëllin përposh.
. . . .
Aktualisht
fshatin e sotëm të Vajzës unë do ta quaj , qendër të mjerë , por me shtëpi të ra
një pjesë të reja dhe më punë të mëdha. Nikoqiret
kanë zbukuruar oborret kanë fshirë baltërat
anës avllive dhe duket se ndrinë fshati nga një pamje e tillë. Duke lënë pas Vajzën për të shkuar tek shpella
është shpellë me gurë të kuqe që rri varur. Poeti Ali Asllanin përshkrimin e tij ndoshta e
ka patur fjalën për shpellën e bletës:” Në katundin Vajzë të Vlorës, më tej
bregut Allatoj/kur nise për në Plocë, më të djathtë, rrëzë përrojt, ka pas qen
një shpellë e madhe/dhe mbi sup të saj Beuni, rreth me pyje plot sorkadhe/shpella
quhej shpellë e bletës, me një maj si thikë e prehur, ledhe- ledhe, hoje-hoje
mjalti kish në gjin e saj fshehur. . . . .
Nderimi për
Ali Asllanin në këtë zonë. Një bust dhe
emri i poetit dhe pushtetarit Ali Asllani u vendos në një shkollë të mesme në një
qytezë të vogël të Labërisë buzë lumit Shushicë.
Gjimazi :”Ali
Asllani” gjendet mes një grumbullimi pallatesh të kohës së socializmit në ish-fermës bujqësore të Kotës. Ali Asllani qëndron
1- Pas
shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm
të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914.
2 -Pas çlirimit
është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e
pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë.
3- Vdiq në
Tiranë në 20 dhjetor 1966. A vdesin vërtetë
poetët?
3.
Veprimtaria
e Ali Asllanit në vendin tonë, ishte
shumë e gjerë, dhe në shumë fusha të jetës politike e shoqërore. Ai dha një kontribut të shquar dhe të pazvëndesueshëm,
si intelektual dhe patriot, si pushtetar dhe diplomat, e në të gjitha këto
fusha ku punoi, la gjurmët dhe shkëlqimin e tij, si drejtues me nivel të lartë e me ndërgjegje
të pastër. Duke ndjekur rrefimin e
njeriut të poetit Q. Meminaj. Në çdo vend demokratik të botës, thoshte Ali
Asllani, institucionet forcohen nga ana e shtetit, kurse qytetarëve iu bëhet e
qartë , se ato duhet të respektohen nga të gjithë. Përveç kësaj, porosiste Kryetari i Bashkisë, nënpunësit duhet ti njohin mirë problemet e
tyre, që mbulojnë, dhe që i ndjekin për çdo
ditë në mënyrë, që dhe rregullat e ligjet e shtetit, të bëhen shumë të kuptueshme
dhe të thjeshta, për tu zbatuar nga qytetarët. Dhe këtë, ai e bënte vet i pari
dhe në mënyrë të përsosur. Ja si e tregonte babai im Shuhaip Meminaj, djali i
dajos së tij nga fshati Trevëllazër, i cili për disa vjet , ka punuar dhe është
kujdesur për lulishten kryesore të Vlorës. Edhe ne, që e kishim nip biles edhe kushërinjtë tanë dhe
bashkëfshatarë të tjerë nga fshati ynë, që Ali Efendiu i njihte dhe iu thërriste
dajo, kur venin në Vlorë, nuk shkonim për ta takuar në Bashki, sa herë që të donin.
Sepse , ai sa i dashur që ishte me ne, kur
vinte në shtëpit tona, apo edhe kur shkonim ne në shtëpinë e tij, aq serioz
ishte në zyrë. Prandaj shumë herë, ose e prisnim sa dilte nga zyra, ose shkonim
në shtëpi për ta takuar. Gjithmonë përpara Bashkisë, ai kishte urdhëruar që të punonte një llustraxhi,
kurse brenda në korridor, të vendosej një garderobë me disa xhaketa e bluza. Dhe
kushdo që do të shkonte për ta takuar Kryetarin e Bashkisë, duhet ti fshinte këpucët
dhe ti lyente me bojë, aq sa ato mbanin. Nqs qytetari nuk kish mundësi të paguante
llustraxhinë, atë e paguante Bashkia nga fondi i saj, dhe pastaj sipas kohës
dhe nevojës vishte dhe një xhaketë, e shkonte për të takuar Kryetarin, Ali
Efendinë. Dalë nga dalë, qytetarët
filluan ta kuptojnë dhe në takim me të shkonin më të pastër dhe të veshur më mirë,
sipas edhe mundësive që kishin. Ali Asllani i vendosi këto kushte, jo vetëm se
ato ndikonin në rritjen e kulturës qytetare, që atëhere ishte shumë e nevojshme,
por edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët, se në ato zyra të shtetit, që iu
zgjidheshin problemet dhe hallet, që iu mbrohej prona dhe iu garantohej dhe
jeta, të shkoje i rregulltë, ti doje e respektoje ata nënpunës e pushtetar, sepse
doje dhe respektoje shtetin tënd që athere ndihej shumë nevoja e tij. Ishte ky
qëndrim dhe ky preokupim i Ali Asllanit që institucionet në qytetin e Vlorës, të
funksionin normalisht, e të ecnin në rrugë
të mbarë, duke i zgjidhur më së miri, hallet e problemet që kishin në atë kohë,
Vlora dhe qytetarët e saj. Prandaj ishin të shumtë e përditë jo vetëm banorët e
qytetit të Vlorës por edhe banorët të fshatarëve të rrethit, që përherë shkonin
të takonin Ali Asllanin, Kryetarin e tyre. Edhe
ai i priste me kënaqësi e në bazë të kompetencave dhe mundësive që kishte,
iu zgjidhte ankesat që kishin dhe nuk e mbyllte zyrën , pa ikur i kënaqur edhe
qytetari i fundit. Ai i realizonte këto detyra të rëndësishme, jo vetëm me punën
e tij e tij të ndershme, por edhe me punën që bënin vartësit e tij, që punonin
në zyrat e Bashkisë e kudo në qytet, sepse në to ai kishte zgjedhur dhe
vendosur intelektualët më të mirë, ekonomistë, inxhinjerë dhe teknik që kishin
mbaruar shkollat jashtë vendit. Pavarësishtë nga stafi që Ali Asllani kishte në
Bashki, të cilët ishin me nivel të lartë dhe me arsimin përkatës, sipas
funksionit dhe detyrave që kryenin, ai nuk mjaftohej me aq. Gjithmonë kur
mbaronte orari zyrtar, Kryetari i Bashkisë nuk shkonte menjëherë në shtëpi, por
kalonte andej nga ishin dhënë detyrat në mëngjes, dhe kontrollonte, se sa ishin
zbatuar ato, dhe në mënyrë të vecantë shërbimet
urbane. Siç ishin kanalet e ujrave të bardha e të zeza, që ndërtoheshin për herë
të parë apo rikostruktoheshin, deri ku kishin arritur ndërtimet, në ndonjë rrugë,
objekt në ujë të pijshëm, trotuar, lulishte etj. Në mëngjes kur mblidhte nënpunësit,
ai nuk priste që ata të raportonin, se si ishin kryer detyrat që kishin patur
ditën e parë, por jepte direkt detyrat e reja, mbasi ai i njihte vet, volumin
dhe cilësinë e punimeve, duke iu bërë edhe vrejtjet për punën që nuk ishte bërë
mirë. Kjo i vinte në pozita punonjësit që punonin me të në Bashki e gjetkë, prandaj
edhe ata filluan të punonin dhe të vepronin ashtu si Kryetari i Bashkisë. Kështu që
punët në qytetin e Vlorës, përmirësoheshin dhe nga dita në ditë, bëheshin
më mirë.
Me Ali
Asllanin, nuk kishim lidhje gjaku, por babai im e donte aq shumë, sa që e
konsideronte njësoj si vëlla. Kur u nda nga jeta baba im, xha Aliu, ndenji në shtëpinë
tonë, plot 40 ditë dhe priti ngushëllimet, si vëllai i tij. Por një ditë, më tha
jemi ndodhur shumë ngushtë, sepse na lajmëruan nga lartë, që të dilnim jashtë nga
shtëpia dhe dhoma ku priteshin ngushëllimet, mbasi në familjen tonë, do të vinte.
Kryeministri Mehmet Shehu, për të ngushëlluar. Isha N/kryetar i K. Ekzekutiv të Tiranës ka
treguar vëllai i heroit. Dolëm të gjithë
nga dhoma dhe po bisedonim, se kush ishte
ai burrë që ti thoshte edhe Ali Asllanit, të dilte nga shtëpia. Nga autoriteti që ai
“Hani –pini
e rrëmbeni, mbushni xhepe-mbushni arka…Është e qartë për të gjithë, se karrigia
ku ishte ulur Ali Asllani dhe zyra ku ai ka punuar dikur, qoftë si Kryetar
Bashkie, Nënprefekt, Prefekt, Kryeskretar në Qeverinë e I. Qemalit, e S. Delvinës
e ka treguar më së miri se po të punosh me ndërgjegje të lartë, këto fenomene
negative, nuk ngrejnë kokë. Ali Asllani e dinte dhe e shihte vet vendin e tij që
ishte më pak i zhvilluar se shumë vende të tjera të Europës, por ai nuk hoqi asnjëherë
shpresat, se Shqipëria, një ditë do të bëhej, ashtu siç i përkiste të kaluarës
së saj të ndritur. Dhe për këtë punoi dhe luftoi deri në vdekje. Ai nuk u
largua nga Vlora dhe Shqipëria, përveç kohës në shkollë dhe punës si diplomat. U
përball me të gjitha vështirësit që i dolën përpara, me persekucionin dhe varfërinë në familje, me dhimbjen e madhe
për fëmijtë e tij, dhe që të gjitha i përballoi, vetëm e vetëm, se donte shumë Vlorën
dhe Shqipërinë. Shprehje më të bukur se në poemën e tij për Vlorën nuk besoj se gjëndet:-Gjesdisa
Europën, gjesdisa Azinë-Gjer tek molla e kuqe, vajta gjer në Kinë/-E me re te
bardha, dhash edhe mora, /-Hazinera gjeja, kur më hante dora, -E me re të bardha,
mora dhe dhashë
-Porsi
Vlorën time, një qytet nuk pash…
Poeti dhe Patrioti i shquar, pushtetari e diplomati, Kryebashkiaku i Vlorës dhe shqiptari i madh-Ali Asllani.