Udhëpërshkrim
Gani Gashi: Sukses i shoqatës Pavarësia
E merkure, 25.07.2012, 06:56 PM
Shoqata Pavarësia permbylli me sukses te veçantë aktivitetin ne gjashtë mujorin e parë për vitin 2012
Nga Gani Gashi
Shoqata
Shqiptare Gjermane Pavarësia e Shtutgartit në mbledhjen e mbajtur me 15.07. 2012,
përveç tjerash
shqyrtoi edhe aktivitetet e veta për gjashtë mujorin e parë të këtij viti dhe
analizoi planprogramin për periudhen ne vijim.
Mledhja u
kryesua nga kryetari zotëri Fahredin Shala, i cili tha se prioriteti i kësaj
Shoqate është funksionimi i te gjitha seksioneve te cilat janë të përfshira me
statusin e Shoqatës. Pasi që kryetari Shala u shpreh i kënaqur rreth
rezultateve të kësaj Shoqate e cila ne mënyrë permanente ka shfaqur programe
kultoro-artistike nga vetë rinia shqiptare të cilët janë antarë të rregullt të Shoqatës
dhe bashkëpunimi i prindërve meriton çdo respekt.
Kjo
Shoqatë ka prezantuar shumë koncerte ne Stuttgart dhe rrethinë, duke
filluar nga festat tona kombëtare e ndërkombëtar e deri të festa internacionale
siq ishte Strassenfest ne pjesën veriore të Stuttgartit, e cila vërtetë e
mahniti publikun gjerman, publikun tonë dhe të gjitha nacionalitetet tjara te
Stuttgartit mu ne korrik të këtij viti. Vlenë të potencohet se në këtë festë
muaren pjesë edhe dy mësuese të mësimit plotësues të gjuhës shqipe më nxënësit
e tyre, Sofije Sopa dhe Miradije Gashi.
Më pastaj
fjalën e muar dhe kordinatori i Shoqatës zotëri Baki Mustafa, i cili në vazhdim
njoftoi të pranishmit për prezentimin e ansamblit të këngëve dhe valleve
në të cilën ky ansambel gjate periudhes së kaluar gjashtë mujore ka bërë prezentimin
e kultures sonë Kombëtare në tërë Stuttgartin dhe më gjërë, ai në vazhdim
tha se vetem ne dy javet e fundit në kuader të kulturës “Ansmbli Pavarësia“
ka promovuar programin kulturor në gjashtë takime te cilat kanë qenë të organizuara
nga Instucionet Gjermane. Në këto takime “Ansambli Pavarësia” është pritur me
emocione të veqanta nga publiku. Baki Mustafa ne vazhdim tha se Shoqata Pavarësia
nga Qershori i vitit 2011 është regjistruar në organet gjermane kurse nga
Janari i këtij viti është regjistruar edhe në Forumin e Shoqatave të cilat
veprojnë në Shtutgart me rrethinë.
Korografi
Selaidin Shala, potencoi se punet e Ansamblit Pavarësia janë duke funksionuar
shumë mirë, pasi që numri i fëmijeve valltarë është në rritje e
siper, tani do ti kemi ne dispozicion dy salla për ushtrime, d.m.th. ne gjysmën
e dytë të vitit 2012, do kemi angazhime edhe më të mëdha ku na pret festa e
pavarësisë, fëmijet pas pushimeve verore sigurisht do të kthehen më të fresket
dhe duhet të fillojmë më ushtrime me një herë pa humbur kohë dhe preferoj që për
paraqitje sa më profesionale, valltarët duhet të paisen edhe me veshje kombëtare
sipas trevave të atdheut.
Më kët
rastë nga vullneti dhe disponimi i familjarëve, në mënyrë vullnetare ndihmuan
Ansamblin, Durak Gashi me 500 €, Selaidin Shala 100 €, Ramiz Gashi 100 €,
Shaban Berisha 100 €, Baki Mustafa 100 € , Beqir Sopa 100 €, Bafti Shala 100
€, dhe Nazmi Llapatinca 100 €.
Nga
kryesia u muar vendim që për çdo ndihmë që bëhet për Shoqaten të publikohen ne
media. Në kuader të aktiviteteve të Shoqates u vendosë që Kryesia e Shoqates të
zgjerohet me antarë të rinjë. Më zërin unanim u zgjodhen edhe tre antarë të rinjë
të kryesisë, të cilët janë: Beqir Sopa, Hedije Shala, dhe Bafti Shala, njëkosishtë
nga grupi i të rinjëve u zgjodhen në kryesi edhe Drenushe Shala, Gentjan
Berisha dhe Fatjona Mustafa. Kryesia e Shoqatës Pavarësia shqyrtoi edhe
pergaditjet, për të festuarë 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar. Prandej
kordinatori i Shoqatës Zotëri Baki Mustafa informoi të pranishmit ,se qyshë tani
kemi të rezervuar Sallen për të festuar në menyrë sa më madheshtore pavarësinë.
Në këtë takim u arrit miratimi që Ansambli të këtë një turne në Vjenë ose
Paris në kordinim me Ambasadat e Republikës së Kosovës, ku mendohet të organizohet
në fund të Shtatorit ose në fillim të Tetorit. Nga të pranishmit u propozua që për
klubin Fotbullistik Pavarësia të sigurohen pajisjet Sportive me Logon Pavarësia.Takimi
përfundoi më një porosi: Unitet dhe transparencë të hapur për të gjithë sepse
Shoqata Pavarësia është e hapur për të gjithë mërgimtaret tanë që ja duan të miren
Atdheut.
Pas prezantimi tonë të mrekullushem nga Ansambli Pavarësia, ne skene dulen dhe festivali turk, festivali italian, festivali portugez etj. të gjitha nacionalitetet me vallëzimet e tyre shfaqen prezantime poashtu te bukura.
Kjo foto deshmon aktivitetin e “Ansamblit Pavarësia“ ne Fellbach
Këtu shoqëron vallëzueset dhe mësuesja e shkollës shqipe zonja Gashi
Mësuesja me disa vallëzuese më te dalluara të ansamblit
Ne mes publikut duket dhe kordinatori i “Shoqatës Pavarësia“ të Stuttgartit
Kordinatori me grupin e punes se Shoqates Pavaresia
Ansambli Pavarësia duke shfaqur koncertin e tyre ne festen e Stuttgart-Nordit