Udhëpërshkrim
Gëzim Llojdia: Në Shna Ndoj - vendin e mrekullive
E diele, 17.06.2012, 05:46 PM
NË
SHNA NDOJ VENDIN
NGA GËZIM LLOJDIA
Një
rrugëtim mëspërmes ëndrrës. Mercedesi mbushte
Për nga
kështu rruga? Në Shnandoj. Përtej hapësirës. Mjegull. Është mbledhur mjegulla
në udhë.Janë ç’thurur retë. Ska më as ylber shirash. Kohë të përhumburat.
Mercedesi avitet autostradës. Rruga e Laçit ka një kryqëzim, që do të
shqipërohej nuk ka udhë hë për hë, kësaj ane. Merrni rrugën e Milotit. Përse
rrugën e Milotit. Mirë flini aty ku jeni
por prisnin më parë deri sa ti kthehet fytyra udhës. Shnandoj është një pikë në
kodrën përmbi qytetin e Lacit. Ka shumë më tepër pelegrinë. Shkallët një nga
një zbresin poshtë ku rrinte shenjtori. Një guvë e thellë gjysmë e mbyllur. Tre vende për të vënën kokën.
Mirëpo përse janë tre si në të gjitha shenjat mistike. Murgjit kanë hapur
guvën. Atje janë strehuar dhe kanë gjetur parajsën. Kohë-qëndrimi i murgut
brenda kësaj shpelle a guve e ka bërë më vonë shenjtërimin. Në të gjithë vendet
e botës ku mbeten të shenjtët ato përbëjnë pika referimi si dhe vende
pelegrinazhi të gjithhershëm Lotët e tua aty mund ti ngjanë si brirë
drerësh,yjet varen si kryqe shiu. Qirinj ndezur në të gjithë shkëmbin. Endacakë
që kërkojnë Zotin duke puthur shkëmbin,por që nuk bëjnë ndonjë marrëzi, sepse
edhe shkëmbi është i parfumosur nga era e të shenjtit. Ata janë të dyzuar mes
realitetit dhe ëndrrës. Mes përhumbjes dhe zgjimit. Ndër flutura akulli e
gjethesh,era frynë më shumë. Përtej është ëndrra.Unë kam dëgjuar se eremitët i
fshihen dritës së diellit për të gjetur dritësimin e shpirtit. Batica e këtij
dritësimi u vjen nga sipër,si një hënë e re dhe pikon pikë -pikë në shpirt,
yjet e atij qielli.Atje i mbledh ajo grimcë
e madhe ,që mbanë botën tonë në një këndë të çuditshëm ,që ka mbledhur
grusht yllësit,që kryqëzon djallëzorët dhe shejtanët e dreqërit me brirë,që është padukshmërisht largësi dhe afërsi .Brenda atij mjedisi dhe
asaj nate dritësimi është një shpresë.Përjashta bënë rrebesh,atje në guvë
dëgjohet firoma e tij. As heshtur kur muzgun
e mbulon flaka,yllësi për natën dhe ditën.Shenjti jeton nëpër të gjitha
kohërat ,nëpër të gjitha jetë.Është i pashëmbshëm besimi i tij. Është
pavdekshëm trupi,është i paharrueshëm emri ,vepra,
simbolika,mistika,rituali.Përtej faqes ku ka drurë me mbulesë gjelbërimin ,për
të gjetur prerje në shpirt.Edhe flladi që andej vjen.
Ajo që më ka lënën të befasuar nuk ka qenë rituali por guva..Tavani i saj më tepër pjesa e saj e sipërme ka një ngjyrë argjendi në okër .Çfarë është kjo ngjyrë dhe përse është krijuar askush nuk di ta thotë apo ta shprehi.Është në të vërtetë një mister .Tavan argjendi apo ngjyra që u ka dhënë shenjti. Nuk ka përkime rastësie në këtë botë tonë. Ardhja sikurse të tjerat janë pjesëz e qiellit. Misteri është fshehtësi e fshehtësisë. I gjithë shkëmbi ku poshtë shikon rrëpirën është i mbushur me emra. Të dua,love emra që nuk dua ti përmend,për të ruajtur anonimatin e tyre dhe privacin.Llotaria amerikane,kanadeze. Atje gjenden edhet histori të çuditshme .P.sh. erdhën me barelë dhe ikën në këmbë .Përpara nesh ectë duke çaluar .Zbriti poshtë nuk e vura re në ikje se çfarë kishte ndodhur.Nuk mund të gjëndet një forcë si kjo që ti sjelli këtu shumë pelegrinë në ditët fikëse të javës,për të zbatuar ritualin. Pikërisht ajo forcë i bënë të besojnë realisht por ti luten Shnadoit për gjithçka kërkojnë mrekulli.Dhe ndonëse si shenjtori ka një distancë kohe që ka mërguar ,parfumi i tij parfumoi ende dhe do të vazhdojë të gjatë të bëjë mrekulli.Shikoj njerin që kërkon atë të përditshmen tonë, vetëm bukën e gojës ,ndërsa kur ne ishim në kthim një foristradë ml e zezë me dy bukuroshe sipër nxituan për në shnadoi ,janë vajzat e një biznesmeni të fuqishëm ,por që nuk u mungon paraja,por bota i ka lënë mangut tjetër gjë edhe ato kërkojnë forcën e shenjtorit,ai emigranti ka lënë për ca çaste tek guva letrat,dhe roja i shikon ,pastaj e pyet diçka mes kurbetëlliut,pra je shtegtar ,udhëtar nëpër vende të perëndimit dhe kërkon mbarësi,dhe para nesh malësoria që e bënë lutjen me një saktësi të habitshme,vendos kokën në të tre vendet e guvës. Ato studentet kishin marrë një furgon që nga kryeqëndra e vendit. Fillonte sezoni i vështirë in provimeve,vijmë këtu për të na dhënë forcë shenjtori.
Tregojnë
shumë. Në të vërtetë vendi i mrekullive. Një aromë që nuk dihej nga vinte. Një
qetësi që mbizotëronte. Je në Shnadoj apo në qiell. Një kupë e mbushur me diell.
Rruga të dritësohet. Mercedesi hungërin në kthesën ku rruga shkon në aeroportin
shqiptar dhe drejtimi ynë është më poshtë në vendet e detit.
Në
lartësi malesh të vetmuar, një kishë e bardhë.
Duke ëndërruar kohën e shkuar.
Rikthim ne kohen e shkuar
Në strehë
malesh e haruar me sytë gjithë
trishtim, një kishë e bardhë. C’bënte atje
e vetmuar nën qerpikët e mëdhenjë të pemëve të larta ?
Si i
numëronte ditënetët e saj mes kësaj pyllishteje të shkretuar ?
Portreti
i kishës :Fytyrëbardhë. Strehëkuqe. Hije misterioze. Por kisha ruante atë çastë
fytyrën :
Dikur
kanë banuar këtu, njerëz të çuditshëm në fate dhe veshje.
Kur duhet
të zbresi këtu prifti për meshën ?
Dyert
kishin zënë ndryshkë. Kushedi, sa kohë mbanë, që kur është larguar murgu i
fundit zhgunveshur nga streha
malore. Këta murg ishin njerëz me jetë
qiellore.. Në këtë strehë malore e kishin shkruar jetën e tyre . Prandaj
askush nuk i shihte ata se si plakeshin.As si vdisnin.Këta nuk ishin si murgjët
kinez, që vdekjes i fshiheshin duke u futur shtatë pashë nën dhe.
Kisha e
tyre dhe fryma e tyre kanë ruajtur në këtë strehë malore kur dikur mund të kenë
banuar njerëz,ekulibrat shpirtëror. Mirëpo për të kuptuar se ç’përfaqësonte
kisha në popullatën e këtij vendi,duhet të kuptojmë thelbin e tyre të besimit
.Nëper fshatra , që kapërcyem kemi gjetur kishat e bardhë me kryqin e madh
tek qemeri i portikut.Cdo fshat ka kishën e tij të bardhë. Kisha ruante në
vetvete, hijen e mjegullt,që e mbështjell me misterin,që në përgjithësi ruajnë
të gjithë shtëpitë e besimit.Mirëpo cilado qoftë e vërteta,unë kam besuar se
banesat e Zotit,kërkojnë lartësi resh.Edhe kjo kishë në dukje i përmbahej
këtyre parametrave qiellor.Mos ndoshta ishte shenjë e komunikimit me Zotin ?
Njerëzia
zbriti prej këtyre lartësish,për të gjetur metropolet.Ndërkaq
kishat,manastirët me murgjër, varret e
tyre mbetën atje nën pikëllim, nën lartësi malesh,por nën retinën e pemëve
gjethembuluar.Njerëzia në këtë zbritje nuk harroi të mblidhte por të merte me
vete pasurit, orendit, prodhimet ,bagëtit. Mirëpo atje lanë ose harruan thesarin
e shpirtit të braktisur. Ju zbrisni nga këto male.Por këtu është shtëpia e Zotit
të vërtetë. Kisha ka edhe atje poshtë maleve,mirëpo vëndasit thonë se
ndryshimet janë të mëdha.
Besmin
mos e humb.Pra duke kapërcyer udhën e kishës,duke e respektuar institucionin e
saj të paprekshën deri në fund me kodin e saj.Ndonëse ata vinin nga një shkreti
shpirtërore,por kërkonin hapësira galaktikash për shpirtërat e tyre të vrarë e
të kyçur nga regjimi,që ua ktheu jetën në shpirtërisht të varfër dhe varfërisht
të varfër.