Udhëpërshkrim
Dega e LDK-së në Gjermani shënoi Ditën e Presidentit
E enjte, 07.06.2012, 08:36 PM
Dega e LDK-së në Gjermani shënoi 24 majin – Ditën e Presidentit
Politika e LDK-së dhe vizioni dr. Rugovës për Kosovën, dhanë rezultate
(Kështu tha historiani Jusuf Buxhovi, libri i të cilit gjithashtu u promovua në këtë Manifestim)
Nga Muharrem Sfarqa
Veprimtarët
e Lidhjes Demokratike të Landit të NRW-së
në Gjermani, në praninë e një numri
të madh mysafirësh, në mesin e të cilëve edhe
shkrimtarë, publicistë e krijues të artit e të kulturës sonë, në një manifestim
solemn nderues e promovues, shënuan 24
Majin - Ditën e presidentit .
Ky
manifestim tradicional i cili është bërë emblema identifikuese e nëndegës së LDK-së,
së kësaj ane në Gjermani, kësaj radhe shënoi edhe jubileun e 20-vjetorit të mbajtjes së zgjedhjeve
të para presidenciale e parlamentare, të
cilat u mbajtën nën masa të egra të regjimit pushtues serb e, të cilat patën
legjitimuar kryetarin e atëhershëm të LDK-së
dr. Ibrahim Rugovën për President
të Republikës së Kosovës.
Për rëndësinë
e shënimit të kësaj date, e cila sot i
mungon kalendarit të festave shtetërore të Republikës së Kosovës, folën
kryetari i degës së LDK-së Qazim Bajgoraliu, anëtari i kryesisë dhe zëdhënësi i kësaj dege, Muharrem Sfarqa, nënkryetari i nëndegës së NRW-së,
Qazim Thaqi, sekretari i saj Muharrem Gashi dhe Astrit Rraci,, i biri i
kryetarit të vrarë të komunës Klinës, Ismet Rracit .
Rreth
filozofisë rugoviane për liri, pavarësi e demokraci, foli nënkryetari i
dikurshëm i LDK-së, z. Anton Kolaj, i cili tha se Presidenti Historik i
Kosovës, dr. Rugova ishte njeriu i cili përfaqësoi platformën më komplete kombëtare
në tërë historin tonë, dhe si i tillë do të çmohet, vlerësohet e nderohet, tash
dhe në të ardhmen.
Në këtë eveniment,
të pranishmit përcollën edhe xhirimin filmik
nga ceremonia e dhënies së Çmimit
" Ora e Presidentit ", akademik Mark Krasniqit, më 24 Maj 2012 në selinë
e LDK-së në Prishtinë
Edhe këtë
vit, kjo dhënie kaloi në kujtim të themeluesit dhe ideatorit të këtij Çmimi,
veprimtarit dhe atdhetarit, Abedin
Gashit, i cili tani më gjendet në amshim.
Fituesit
të sivjem , akademik Mark Krasniqit, Çmimin i a dha vetë kryetari i LDK-së,
akademik Isa Mustafa.
Në kuadër
të këtij manifestimi u bë edhe promovimi i Vëllimit në tri pjesë,
" Kosova " të shkrimtarit,
publicistit, historianit e njërit nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovit, për
veprën e të cilit, folën Nusret Derguti
e Hasan Qyqalla, ndërsa për fillimet e njohjes me Buxhovin dhe bashkëpunimin e
tij të shkurtër por intenziv me të, foli
edhe Anton Kolaj.
Duke falënderuar
organizatorët për këtë ceremoni si dhe promovimin e librit të tij, edhe në Gjermani, Jusuf Buxhovi, falënderoi sidomos shtetin
gjerman, për tërë atë që bëri për Kosovën dhe lirinë e saj, në një proces aspak
të lehtë për aleancën veri-atlantike, i cili u kurorëzua me sukses.
Ne kurrë nuk
guxojmë të harrojmë lidhjet tona dhe miqësitë e krijuara, me shtetet evropiane
dhe me SHBA-të, të cilat çuditërisht, nga pushtetarët e sotëm po
degradohen në masë të madhe dhe për çdo ditë, duke u reduktuar deri në iritim, tha mes tjerash Buxhovi, duke
shtuar se . paradoksi bëhet edhe më i madh kur,
tërë kësaj i shtojmë edhe ndërrimin e kursit politik në mardhëniet tona
ndërkombëtare, që po ndodhë para syve tanë, para akademikëve, shkencëtarëve,
historianëve e të njerëzve të dijes, të cilët,
për arsye të shumta e të pajustifikueshme janë bërë puthadorët e pushtetit.
Askush
nuk ka mandat, kushdo qoftë ai, që të bëj koncesione në dëm të historisë sonë. Përpjekjet
për ta paraqitur popullin shqiptarë pa vazhdimësi historike, janë bërë gjithmonë nga pushtuesit tanë por kjo që po
ndodhë sot dhe po premtohet të lejohet nga ministra e zyrtarë tanë, nuk ka
ndodhur kurrë, shtoi më tej Buxhovi në fjalën e tij
duke i falënderuar nikoqirët, të cilët, siç u shpreh ai, më mundësuan që të kthehem në Gjermani si shkenctar me veprën time të
realizuar në vendin ku kalova një pjesë të jetës, vend i cili ma mundësoi më së miri që të merrem me punë shkencore. Arkivat
e Gjermanisë mbeten një thesar i pasur për
hulumtime të mëtejme, për të mirën e historisë sonë kombëtare, të gjuhës
dhe të kulturës sone. Kultura jonë ishte
paraprijëse e proceseve të mëdha. Akademikët, shkrimtarët, poetët, kritikët e
letërsisë e të artit dhe veprimtarët patriotë, ishin ata që me Presidentin
Rugova i shtynë përpara proceset e
vazhdimësisë historike kombëtare, për liri, pavarësi e demokraci.
Me këtë rast, me autorin Buxhovi, të pranishmit zhvilluan
një bashkëbisedim të hapur duke çartësuar shumë çështje nga e kaluara dhe e
tashmja e shqiptarëve, pa e anashkaluar dhe aktualitetin politik nëpër të cilin
po kalon Kosova.
Nëndega e
NRW-së, shkrimtarin dhe historianin Jusuf Buxhovi e nderoi me Çmimin vjetor " Martin Camaj", çmim
ky që jepet për rezultate të arritura në fusha të ndryshme të shkencës, artit, letërsisë
dhe afirmimit të vlerave kombëtare në botë.
Ndërsa
nga viti i kaluar, themeluan dhe Çmimin " Abedin Gashi ", me të cilin sivjet u nderua mësuesja,
veprimtarja dhe humanistja e dalluar, Sofije Dumnica.
Nga dora
e veprimtarit Behgjet Krasniqi e në emër të nëndegës u dhanë, mirenjohje e falënderime për një numër
veprimtarësh, të cilët kanë kontribuar në vazhdimësi në aktivitetet e LDK-së dhe mergatës shqiptare .
Në mesin
e të shpërblyerve ishin edhe Zymer Lulaj, Nazmi Muqaku, Haxhi Dervishi, Tefik
Jaha, Ragip Prapashtica, Latif Marku, Pal Sokoli, Binak Gashi, Sevëme Fetiqi
etj.
Manifestimin
e pasuruan edhe tenori i i ynë mirënjohur
Shkodran Tolaj dhe rapsodi e këngëtari i
njohur Agim Gashi, të cilët interpretuan disa këngë nga epika shqiptare si
dhe këngë përkushtuese, ndërsa poetët Mentor Thaqi
e Sevëme Fetiqi lexuan vargje të zgjedhura
poetike, e nxënësi i shkollës shqipe Enis Jaha, nga Landau i Bavarisë, recitoi
poezi për Presidentin Rugova.
Këtij manifestimi i kishin arritur edhe një numër telegramesh përshëndetëse si; nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, nga Konsulli i Republikës së Kosovës Në Frankfurt dhe nga publicisti e veprimtari e ish reporteri i luftes Maxhun Smajli, i cili po realizon një ndërmarrje të pazakontë falënderimi ndaj NATO-s, të quajtur " Marshi i mergimtarit ", duke ecur nga Fulda e Gjermanisë deri në Kosharen e Kosovës.