E marte, 08.10.2024, 09:49 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Luan Dibrani: Akademi kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës!

E marte, 08.05.2012, 07:58 PM


Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjemani, mbajti Akademi kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës!

Nga Luan (Asllan )Dibrani

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë, në bashkëpunim me   Sh. K."Stublla“ dhe asociacionet simotra në Gjerman Organizuan  për të pestën herë  orën e madhe letrare  tradicionale  "Pavarësia e Kosovës " qe ju dedikua    një Akademie përkujtimore  në 30 vjetorin e  rënies se  Jusuf e Bardhosh dhe Kadri   Zekës me  01  Maj, si dhe promovimi i Antologjisë së 30 poetëve në mërgim me veprën “TRINOM I LIRISË” Ne këtë  Akademi pjesëmarrës ishin edhe Konzuli i Republikës se Kosovës në Frankfurt z. Astrit ZEMAJ ,Hafiz Gagica veprimtare dhe ish udhëheqës i partisë se LDK për Gjermani Qazim Bajgora, Anton Kola, Familjaret e familjes Gërvalla dhe familjes Zeka,  por edhe bashkëveprimtarë të  këtyre heronjve,  dhe çka ishte ma  mbresëlënëse  në këtë Akademi pjesëmarrëse  ishte edhe  e bija e Jusuf Gevallës  zonja Donika Gërvalla qe u prit nga të pranishmit  me entuziazëm . Moderatorët Halil Rrustemaj dhe Pranvera Berisha – Veliqi shpalosin programin skenik të Akademisë kushtuar këtyre figurave. Po në këtë  ditë u bë  edhe promovimi i librit Antologji e përgatitur nga Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla si pjesëmarrës neë këtë libër  mase  30  poet.

Fillimisht  u këndua    Himni  kombëtar dhe  martirët e kombit u përkujtuan me një minutë heshtje. Lidhja e shkrimtareve  me rastin e kësaj Akademie  u shfaq me një gërshetim letraro-artistik, qe në fillim ju dha sallës, një shkrëndi reflektuese  në opusin e artit dhe kulturës sonë . Këtu u  dëshmua  se LSHAKSH, për vitet qe u themelua , bëri hapa progresiv në ngritjen e nivelit  , kulturës dhe artit në gjirin  e saj ,gjë  qe sot ne këtë Lidhje gravitojnë  me qindra krijues ,poet, publicist,shkrimtarë,artiste  muzicient dhe këngëtarë.

Pamje nga aktori  Mustafë Shabani me një skenarë  dramatik,  kushtuar këtyre martirëve të kombit veç  sa e përforcoj programin  e LSHKSH, qe janë zotuar qe nga themelimi .Ky skenar  i nisur nga  aktori Mutafe Shabani  u shoqërua nga grupi   i krijuesve qe secili dha ndonjë të dhënë fragmentare  për këta  luftëtar  të Kombit.

Në skenë  u ftua kryetari  i Lidhjes se Shkrimtarëve , Artistëve,dhe Krijuesve Shqiptarë  në Gjermani  – Martin Çuni  një patriot dhe ish i burgosur politik i asaj kohe, po edhe  një bashkëpunëtor i  Jusuf Gërvallës  si gazetar  të dy në atë kohë .Zoti Martin Çuni  u shpreh mesa vijon; (të  nderuar zonja dhe zotëri  , veprimtar  krijues dhe shumë e nderuara   përfaqësuese   e familjes Gërvalla, zonja Donika , sot kam nderin e madh qe  jemi takuar, për ata burra qe lanë gjurmë në historinë tonë ).Zoti Martin  rikujtoj vlerat  e këtyre patriotëve dhe    tha , do ti rikujtojmë ,ti rrisim dhe ti nderojmë  për gjithë jetën .Ai përmendi meritat e këtyre  njerëzve qe me përkushtim vepruan dhe punuan për vendin e vet.

Në skenë u ftua zoti Neki Lulaj  qe mbajti fjalën përshëndetëse nga Këshillit Organizativ i LSHAKSH , i përshëndeti të pranishmit qe e filloj me  një fjalë të Kenedit  duke theksuare "Se vetëm ata qe humbasin shumë, ata arrijnë mase shumti" duke i vlerësuar  këta  pishtar të ndritur të çështjes kombëtare  tha se  ne i humbëm, por   pas 30 vjetësh  po i përkujtojmë???? ma të lirë  sipas porosisë se  tyre. Mandej tha se këta  ishin pro perëndimor qe  edhe popullin e vet  deshën ta shohin  në mesin e familjeve evropiane  përfundoj ndër të tjera zoti Lulaj.

Ne radheë doli edhe  zoti, Astrit Zema në emrin  e  Ambasadës se Republikës se Kosovë  i përshëndeti të  pranishmit  duke theksuar qe unë jam  i privilegjuar qe jam sot në këtë Akademi të cilët i admiroj  virtytet e këtyre pishtarëve. Mandej   tha se jemi të obliguar qe atë amanete  të tyre ta qojmë deri ne fund nga te cilët  ata meritojnë një respekt dhe privilegj , qe të radhiten  në  mesin e njerëzve të mëdhenj  të kombit shqiptar. Sot ky popull i nderon edhe me emërtimin e  shkollave, klubeve,  shoqatave por dhe nga vi unë kemi  kazermën ushtarake në emrin e tyre.

Pas tij, fjala ju dha zotit Hafiz Gagices qe ishte ndër të parët qe emigroj në Gjermani në ato kohë , ishte edhe bashkëveprimtar i tyre .  Fillimisht  tha ju  përgëzoj  për këtë akademi kushtuar këtyre heronjve .Kujdesi  në këndin kulturor  qe tani veç kane  filluar me u shkruar  libra, poezi   dhe vepra me  për ta shihen vlerat qe gëzojnë të populli i vet. Shihet se vlerat e tyre i ka ne shpirt çdo shqiptar andaj  rruga e tyre u  ndoq deri ne çlirimin e vendit , qe sot Kosova  ka institucionet e veta,  qe tani   Kosova është një faktor qe e ndihmon edhe pozicionin e vëllezërve tanë në  rajonin e Preshevës dhe të Maqedonisë  e qe edhe atje  ndijën një  dashuri  ndaj këtyre   njerëzve të mëdhenj. Andaj aspiratat e tyre   janë  thellë në zemrat e shqiptarëve  kudo qe janë. Jusufi   si poet , gazetar , publicist , muzicient ishte  frymëzuesi  i  patriotizmit  , kulturës dhe  shumë fushave   tjera qe  ne saje te   aktivitetit te tij   ra si viktime e regjimit jugosllav  përfundoj ndër te tjera zoti Gagica

Një dhimbje  dhe humbje e madhe për kombin !

Xhafer Leci tha sot jemi këtu për të nderuar kujtimin dhe veprën e paharrueshme të tre heronjve të Kosovës, tre burrave që u flijuan për lirinë tonë, për lirinë e kombit tonë, tre bijve që Kosova dhe shqiptaria do t’i mbajë kurdoherë si krenarinë e saj. Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka i kanë dhënë Kosovës dhe mërgimtarëve tanë frymëzimin për të kontribuar me vetëmohim për çështjen tonë kombëtare. Vepra e tyre është sa e lavdishme, aq dhe burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e UÇK-së për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë. Zoti Xhafer Leci  kishte përmbledhur  një  mori aktivitetesh të tyre , duke i  theksuar me data  dhe vite veprimtarinë e asaj kohe të këtyre kolosëve.

Hasan Qyqalla foli për  "STRUKTUREN  IDEO – ESTETIKE DHE FILOZOFIA NË KRIJIMTARINË E JUSUF GËRVALLËES" Zoti Hasan Qyqalla u shpreh  „Të krijosh do të thotë të jetosh dy herë“, apo siç thot Niçja “Arti dhe vetëm arti  bënë që t’mos vdesim nga e vërteta”  J. G. padyshim është figura më qendrore Rilindjes së dytë, gjithnjë  duke pas parasysh periudhën e lavdishme të Rilindjes sonë kombëtare. Them kështu, mbase në vete ngërthen, strukturim polidimenzional, kur dihet se ishte poet, këngëtar, muzikolog, gazetarë, përkthyes, dramaturg, e mbi të gjitha një politikan patriot i devotshëm i çështjes kombëtare. „Të krijosh do të thotë të jetosh dy herë“! Prandaj edhe ne jemi sot këtu, pas plot 30 vite të rënies së tij fizikisht... mbase është e do të mbetet “kardiologu” i mërgatës shqiptare përfundoi  nder te tjera zoti Qyqalla!

Këtij takimi i shtuan vlerën  edhe prezantimi dhe diskutimi  i disa  krijuesve dhe këngëtareve siç ishte   rapsodi Agim Gashi , këngëtari  Driton Gashi ,Dan Gashi,Dibran Demaku ,Gonxhe Letmi Begisholli,Faruk Tasholli, Sevëme Fetiqi,Sahip Ademaj,Miradije Gashi, Nikollë Gjoni etj. Zoti Mentor Thaqi  u prezantua me  vlerësimin e librit  Antologji kushtuar këtyre martireve .Ne vazhdim ishin edhe Pal Sokoli   nga e cila u publikuan edhe  shpërblimet e poezive sipas këtij libri. Nikollë Gjoni foli për organizimin e kësaj Akademie dhe për  nder te këtij takimi ndau disa shpërblime  nga shoqata "Stublla". Takime si ky, vërtetë i ngritin  vlerën   kësaj ombrelle krijuesish për kombin,për historinë  e vet për artin e vet dhe melosin e vet ta përkrahin ta shtrijmë  këtë veprimtari të krijuesve tanë në mbar vendin  në Gjermani,por edhe ma gjere ,andaj ne te ardhme    priten   organizime të tilla përmes  artit  kulturës dhe  letërsisë   ne do jemi   strumbullari i timonit ne të ardhmen për diasporën shqiptare.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora