Udhëpërshkrim
Xhafer Leci: Shkollat shqipe festojnë pavarësinë e Kosovës
E premte, 23.03.2012, 06:04 PM
Vargje për Abetaren, Nënën, Flamurin, Trojet etnike Shqiptare, Krujën e Skënderbeut
Shkollat shqipe festojnë pavarësinë e Kosovës
Në Stuttgart të Gjermanisë për herë të parë 3 shkolla shqipe me mësim plotësues- Shkolla „Migjeni“në
Shkruan: Xhafer LECI
Më datën 10.03.2012 në këtë adrsë: 70327 Stuttgart-Untertürkheim, Sängerhalle, Lindenschulstraße 29
Manifestimin e moderuan Valesa Asllani e Kaltrina Elezaj - nxënëse të shkollës shqipe
Me nga një minutë heshtje u nderuan dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës si dhe u ndoq himni kombëtar dhe ai i Republikës së Kosovës Këtë aktivitet të shkëlqyer me një program të pasur kulturoro arstistik e përgatitën këshilli i prindërve të nxënësve në bashkëpunim me arsimtarët çiftin Zejnije e Zeqir Asllani.
Në skenë u paraqit koreografi i mirënjohur Xhevdet Nikqi, me një valle kreshnike,
i shoqëruar nga zonj. Sanije Nikqi me vallën e Shotës, të cilët u përcollën nga disa qindra bashkatdhetarë pjesmarrës me një durtrokitje të gjatë frenetike. Vlen të themi se koreografët Xhevdet e Sanije Nikqi me Albesiana Selimin, drejtojnë-ushtrojnë për mrekulli grupin artistik të nxënësve në kuadër të shkollës shqipe. Manifestimin e moderuan Valesa Asllani e Kaltrina Elezaj - nxënëse të shkollës shqipe.
Vallja e Rugovës, pikë e veçantë e manifestimit
Ndryshe nga manifestimet që organizojnë klubet, shoqatat e shoqëritë, subjektet politike, këtu tek shkollat vërehët një dallim i madh cili zbukuron shumë manifestimin me veshjen e tradicionale kombëtare disa dhjetëra nxënësve, prezent në skenë dhe në sallë. Programi përfundoi me vallen e Rugovës, e cila u përcoll me interesim dhe durtrokitje të gjata.
Aktiviteti filloi me ftesën e moderatorëve për arsimtarin e shkollës shqipe, Zeqir Asllani, cili bëri hapjen e kësaj mbrëmje festive-familjare. Ai i përshëndeti musafirët dhe pjesmarrësit në luftë si dhe familjarët e luftëtarëve të UÇK-së. Në fjalën e tij të rastit z. Asllani foli për rëndësinë historike të pavarësisë së Kosovës, për luftën çlirimtare, komandantin legjendar Adem Jashari… Në vazhdim ai tha: Dita e Pavarësisë është data më e shenjtë dhe më madhështore në historinë e Kosovës. Rruga për liri dhe Pavarësi, ishte e vështirë dhe e gjatë…
Në kuadër të këtij aktiviteti z. Asllani ua uroj edhe Epopen e UÇK-së, 5,6, dhe 7 marsin,- 7 marsin ditën e mësuesit, dhe 8 marsin ditën e gruas.
Zotri Asllani prezantoi pjesmarrjen në këtë aktivitet të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja dhe bashkëatdhetarëve iu drejtua me këto fjalë:
Të nderuar bashkëatdhetarë, ndjehem i kënaqur, që sonte në mesin tonë kemi Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Rep. së Kosovës, z. Ramë Buja. Gjithashtu për këtë mbrëmje festive-kultorore, kemi nderin që në mesin tonë janë prezent ambasadorët e nderuar, z. Vilson Mirdita, ambasador i Rep. së Kosovës në Berlin dhe z. Naim Malaj, ambasador i Rep. së Kosovës në Bern të Zvicrës, si dhe zëvendës konsullin zot. Imer Lladrovci në Stuttgart. Ai prezantoi si pjesmarrës në veprimtarinë për 4 vjetorin e pavarësisë edhe kryetarin e KASH-it për Gjermani, z. Xhemshir Hazirin, i cili është mësues në Osnabrück e me një përvojë pune mbi 20- vjeçare.
Më pas diskutuan ministri Buja, ambasadorët Mirdita dhe Malaj etj. Ministri Ramë Buja tha: „Të dashur nxënës, mësues, pedagog, të nderuar ambasador, zot.Vilson Mirdita dhe zot. Naim Malaj, ndihem i privilgjuar sot që gjendem në mesin tuaj, pikërisht në festën e Pavarësisë së Rep. së Kosovës të organizuar nga shkollat shqipe. Është kënaqësi për mua që sot ju takoi së bashku: nxënës, mësues dhe prindër me rastin e katër vjetorit të Republikës së Kosovës.“ Ndër të tjera Buja falënderoj mërgimtarët për kontributin e dhënë për shëndetësinë, arsimin dhe luftën. Ambasadori Vilson Mirdita iu drejtua pjesëmarrësve me këto fjalë: „ Të nderuar nxënës, mësimëdhënës, prindër, i nderuari Minister Buja, i nderuari Ambasador Malaj, i respektuari Kryetar i KASH-it zot. Haziri, të nderuar vëllazër , unë ndihem sot krenar që gjindem në mesin e miqëve të mij, por njëherit ndihem shumë i nderuar që gjindem në mesin e nxënësve të shkollës shqipe në mërgim - kjo është krenaria dhe ardhëmeria jonë.“
Përralla me tupan, një pikë humoristike
Ndërsa ambasadori Naim Malaj u shpreh: „ I nderuari ambasador zot. Mirdita, Minister Buja, të nderuar nxënës, të respektuar mësues, njëherit të gjithë ju të pranishëm, ju uroi festën e Pavarësisë, kurse shkollën shqipe „Migjeni“ e përgëzoi për punën e tyre të madhe, që kanë bërë për këtë mbrëmje festive. Zëvendës konsulli Imer Lladrovci, foli në pika të shkurtëra për luftën çlirimtare Krytari i KASH-it Xhemshir Haziri përshëndeti Ministrin Buja, Ambasadoret Mirdita dhe Malaj, njëherit foli për rëndësinë e shkollës shqipe në Diasporë, duke falënderuar nxënësit përzemërsisht për këtë paraqitje të shkëlqyeshme të tyre në këtë manifestim. Haziri foli edhe për rëndësinë e hapjes së shkollës të parë shqipe, më 7 Mars 1887 në Korçë.
Mësuesi i parë i kësaj shkollë shqipe Pandeli Sotiri njëkohësisht ka qenë edhe drejtor…
Këtë mbrëmje festive me pjesëmarrjen e tyre e nderuan edhe vëllazërit Mustafë dhe Tahir Shabani nga shoqata „Yjet e Kosovës“ nga Freiburg-u, veprimtarë të dalluar cilët kanë krijuar miqësi dhe zhvillojnë aktivitete edhe me palën gjermane...Mr. Mazllum Hasimja, ish mësimëdhënës në Universitetin e Prishtinës, dhe nga vitet e 1990-ta, njëri ndër mësuesit e parë në Republikën-landin e Baden-Württemberg-ut, aktiv edhe sot.
Këtë manifestim e përcollën edhe mediat elektronike të përfaqësuar nga Muhamet Hoxhaj drejtues i KosovariMedia.com, Zef Prenka drejtues i Rrezore.com dhe Sali Veselaj, kamerman bashëkpuntor i RTK-së. Si dhe veprimtarët Nue Lekaj, Xhemajl Aliu, Shaqir Hysenaj, etj. Për punën e saj të mire në shenjë respekti nga nxënësit e shkollës me një buqet lulesh për 8 marsin u nderua mësuesja Zejnije Asllani.
Nga shkolla humoristi i mirënjohur nga „Përralla me tupan- Vala Mala Show“ Butrintin e vogël, Artan Asllanin-begatoj programin me humor dhe këngë.
Nxënësit e shkollës sërish u paraqiten me 4 Valle të bukura, duke recituar vargje për Abetaren, Nënën, Flamurin, Trojet etnike Shqiptare, Krujën e Skënderbeut, Vlorën e Ismail Qemailit, për lidhjen e Prizrenit, Çamërinë, Janinën qytetin e madh të Ilirisë, Prishtinën, Kaçanikun, Kumanovën e Ismet Jasharit, Vraninën e Oso Kukës, Preshevën, Prekazin e Adem Jasharit dhe nënën Shqiperi, Pavarësinë, për gjuhën e ëmbël shqipe, për dheun e Kosovës, për shqiponjën dykrenare dhe për shqiptarin kosovar.
Bujar Osaj këngëtar i mirënjohur me instrumentalistët vëllazërirt Gjocaj, vazhduan programin me këngë dhe valle nga trojet shqiptare deri në orët e vona
Meritat kryesore për këtë mbrëmje festive u dedikohet këshillit organizativ dhe prindërve të nxënësve, cilët nuk kursyen asgjë për përgaditjen e programit.
Unë artikullshkruesi i ktyre rreshtave duke përcjell me shumë vemendje programin artistik të ktyre shkollave, të cilat edhe në vitin e kaluar po ashtu patën manifestuar 99 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Stuttgart, ku edhe atëherë isha present, vërtetë kam mbetur i mahnitur me arritjen e rezultateve të mira të ktyre nxënësave me vallëzimet, recitimet dhe sjelljet e tyre shumë kulturore e disciplinore.
Pamje nga grupi vallëzues
Pamje nga manifestimi
Një pamje tjetër duke vallëzuar