E premte, 13.12.2024, 12:34 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Luan Dibrani: Në "Diasporën Shqiptare" synime të reja për ndryshime!

E hene, 19.03.2012, 07:59 PM


Në "Diasporën Shqiptare" synime  të reja për ndryshime!

 

Nga Luan (Asllan) Dibrani

 

Duke u nisur nga fakti se na nevojitet një koordinim dhe një bashkëpunim më i mirë e më i afërt i klubeve, shoqatave dhe shoqërive shqiptare në  Baden-Würtenbergut (BW) disa klube dhe shoqata   në bashkëpunim  e njëra tjetrën , ka pa të nevojshme dhe kanë propozuar iniciativën e një tubimi pune për të gjithë organizmat  e lartshënuar, në mënyrë që të fillojnë përgatitjet për formimin apo më mirë të riaktivizimit të Bashkësisë së Klubeve, shoqërive dhe shoqatave në një adresë të veten kudo të jenë në   mbarëvajtjen e mëtutjeshme të "Diasporës Shqiptare".

 

Pamje nga tubimi në Sindelfingen nga  ministria e mergates dhe përfaesesit e klubeve dhe shoqave.

 

Ministri i  Diasporës  agjendën e vet e ka shpeshtuar    ketë vit,    si synim i avancimit të  ndryshimeve  aktuale   e  zhvillimore  të ruajtjes  se  identiteti dhe   kulturës shqiptare. Ditë ma parë  Ministri i Diasporës shqiptare morri një turne të ngjeshur në Gjermani.  Një tubim i ngjashëm u mbajt edhe në   rrethin  e Shtutgard të Gjermanisë  në ambientet e një lokali     Sindefingen  , qe ishte si  rezultat i një organizimit të dy anshëm.    Në këtë takim nga Ministria e Diasporës me përfaqësuesit e vet dhe ne anën  tjetër  e klubeve dhe shoqatave nga Baden -Wurtembergu. Të pranishmit  pos z.Ibrahim Makollit ishin edhe Burim Krasniqi këshilltar  i ministrit, Ardita  Kika,  shefe e kabinetit në Ministrinë e Diasporës , Mustafë Xhemajli  drejtor për  politikën e mërgatës, si dhe përfaqësuesi e konsullatës së Kosovës Konsulli z. Faket Kajtazi në Shtutgard  dhe Astrit Zemaj, konsul ,në Frankfurt etj .

 

Ministri për Diasporë në Republikën e Kosovës Ibrahim Makolli në diskutim  i shoqëruar nga, Mustafë Xhemajli, Konsulli z. Faket Kajtazi,në Shtutgard,konsull  Astrit Zemaj në Frankfurt, Burim Krasniqi këshilltar dhe   Ardita  Kika   shefe e Kabinetit.

 

Fjalën e rastit e hapi  Konsulli Zoti Faket  Kajtazi ,qe i   përshëndeti të pranishmit dhe  theksoj se kam nderin e takimit me zotin ministër Ibrahim Makollin , dhe me qytetarët  tjerë përfaqësues të shoqatave dhe klubeve në republikën e BW,  duke  i  pasqyruar disa   rezultate të  konsultës qe i kanë pasur nga hapja e sajë deri me tani. U përqendrua edhe në organizimin e  Diasporës Shqiptare    në fushën e kulturës,    ballafaqimit të mërgimtarëve me dokumentet  personale,në fushën ekonomike dhe një serë  obligimesh qe i kemi para vetës.

 

Pastaj ju dha fjala zotit Makolli me  ç'rast  u përqendrua  në agjendën e vet, por edhe tha   është i treti takim ,  brenda një kohe  qe   bëjmë në Gjermani. Zotëri  Makolli   diskutoj  shumë gjëra me një synim     një progresi ndryshimesh.  U fokusuar fillimisht në   kulturë,  arsim    dhe  ne mbarëvajtjen e emigracionit në  biznes  dhe bashkëpunim   me Kosovën.  Në këto lami , por edhe në marrëdhëniet e mira   me shtetin gjerman, ku  theksoj se  sipas statistikës nuk jemi të saktë, por thuhet se  ka shqiptar mbi 400,000,  të cilët i vlerësoj si shumë të dobishëm në interesin reciprok për të dy shtetet  . Zoti Makolli nuk harroj ta përmend edhe rolin e Gjermanisë në periudhën e luftës,  qe  mund të jetë si një mirënjohje , qe gëzon ky popull nga  populli shqiptar! Ai tha se  rendësi në vete ka ndjekja e mësimit plotësues dhe  e përshëndeti këtë takim qe theksoj se diaspora duhet ta këtë një  adresë  te caktuar dhe ta kemi, një  adrese, ku ne do te kemi si pike organizimi   për Gjermaninë ,por një  gjë   e ngjashme duhet te bëhet edhe ne shtetet tjera. .Pas përfundimit të diskutimit të zotit Ibrahim Makolli fjalën e morën  përfaqësuesit e  klubeve dhe  shoqatave  Skenderbeg Klaiqi,  kryetar  dhe përfaqësuese i "Bashkësisë Shqiptare" i cili tha  se kemi edhe shoqatën "Skanderbeg"  si shoqate  kulturore qe ka mbi 40 anëtare,  por edhe për " Bashkësinë shqiptare " kemi një program  te sinqertë . U themelua  me  02  korrik  2011  si bashkësi në vete  qe në kuadrin e saj janë bashkuar me se 25 shoqata dhe klube  qe veprojnë dhe janë të regjistruara. Ai theksoj se kemi bërë disa projekte qe pretendojmë t'i futim në veprim në të ardhmen.

 

Kemi një projekt të një festivali qe shpresojmë qe do te na ndihmon edhe  konsullata  dhe një projekt  tjetër  paraqesim , si ide për ti bashkuar shqiptaret si   vikendeve       çka do të thotë  me i bashkua familjet shqiptare  , por për këtë vit kemi edhe një obligim, për  manifestimin e  100 vjetorit  të shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë. Pastaj  Hazir Beqa morri fjalën qe  foli rreth organizimit të   shoqatës  "Malësia"  foli për rezultatet , qe patën     shoqatën e vet ,por edhe  kërkoj qe te jenë   projektet në fjale si te veçanta dhe te mirëfillta.  Ne radhë u lajmërua Brahim Halimi  i cili foli në emrin e  shoqatës "Isa Boletini" nga Sindelfingeni  me ç'rast ishte edhe nikoqire e këtij takimi . Ai, foli për  rezultatet e kësaj shoqate, qe pa reshtur ka korr një serë aktivitetesh   ndër shqiptarë, por edhe me   organizmat gjermane. Ai theksoj se  shoqata e tyre vepron edhe para  lufte qe  ka dhënë kontribute të veçanta  ne interesin e luftës po edhe të kulturës  qe ka luajtur një rol të  zyrtarëve të tanishëm në Shtutgard. Kemi punuar edhe me  organizata humanitare   siç ishte "Diakonishe Werk"  etj . Zotoi Brahim Halimi vazhdoi me një modesti , qe ti shpalos disa aktivitete qe ne atë kohe ishin përqendruar në  dy fusha,  ne atë informative dhe te  humanitetit . Ai  tha matutje të mbështetemi ne kualitet e jo në pseudo patriotizëm  dhe megollamamni  qe luajnë rolin e fryerjes  bosh  në emëra të mëdhenj   pa rezultate vetëm sa për sy e faqe me dal pran mediave dhe   me emra të mëdhenj. Nexhat Gashi nga   shoqëria e akademikëve  shqiptar  me emrin  "Dija"  u prononcua gjithashtu ne preokupimet e organizimit ne Munih nga i cili u përpoq të  shkoqit pengesat , dhe negligjencën e shqiptareve këtu në Gjermani  , foli për shumë  gjëra qe  ka nevoje te kemi një prosperitet ma te shpejt. Pastaj në bisedë u inkuadruar  edhe zoti Astrit Zema qe  ai  tha se nuk do te rrimë duarkryq  , por do të veprojmë ti institucionalizojnë  organizmat tona në Botë  qe edhe jemi te obliguar të jemi ne shërbimin e atdheut.  Të jemi në bashkëpunim  reciprok  .Vazhdoi zoti  Zema, ju e dini mirë se së cili nga ne  kemi dalë me nga një çantë në dorë dhe sot  ka mbi 5800 studentë në Universitetet e Gjermanisë qe studiojnë . Ne kemi pas edhe takime te  ndërherëshme  me afaristet shqiptar, por edhe me të huajt qe të përjetësojmë  pavarësinë e Kosovës  ne arenën ndërkombëtare  qe edhe ato, shtete qe nuk e kane njohur ta njohin sa ma shpejt. Asllan Dibrani  u paraqit nga Lidhja e shkrimtareve  dhe artisteve  shqiptarë në Gjermani, ku tha se  brengat e parafolësve  i kam edhe unë , problemet qe i potencuan këta i kam edhe unë,prandaj, por mos me humb kohën po e ceku shkurtazi  se ne  në Lidhjen e shkrimtareve kemi shpesh manifestime , promovim librash ,   takime kulturore  etj. Ai e  përgëzoj zotin Makollin për punën qe është duke e  kryer, nga  momenti i marrjes se mandatit të ministrit të diasporës. Ai u përqendrua ma tepër ne kritiken  ndaj  qeverisë qe ne njëfarë mënyrë  e kane  anashkaluar mërgatën . Ne kemi   probleme në shoqërinë shqiptare  si problem në vete në përçarjen aktuale në baza partiake  qe këtu për fat të mirë nuk paska sot . Zoti Dibrani u përqendruar se nëse duam    kemi një shoqëri të shëndoshë   atëherë,  partitë politike të shuhen në diasporë .  Fakt në vete është se paritë politike  në Kosovë dhe nga Qeveria e Kosovës  e nxisin  përçarjen e diasporës sa qe nuk i mbetet vend as kulturës as ekonomisë. Ato përpiqen  tu nxënë  frymën klubeve dhe shoqatave qe kane synime të bashkimit  dhe veprimit  .Dibrani tha se është mire  që të diskutohet edhe  për dyshtetësinë mërgimtarëve shqiptar qe po ju mohohet nga organet e Gjermanisë. Pritja  e punëtoreve  tanë apo fëmijëve tanë  në atdhe ne forme3 te organizuar ne pushimet verore apo dimërore, mendoj se do ti privilegjojnë ne dashurinë ndaj atdheut.

 

Nga Munihu  morri fjalën edhe Azem Xhema    nga "Rilindja"   nga  Qendër kulturore  shqiptare,  elaboroj  për  aktivitetet kësaj shoqate në Munih .Pastaj me një diskutim frytdhënës   folën edhe Qendra Kulturore  Shqiptare e Shtutgrdit  përfaqësues    Vitor Spaqi, Tahir Shabani  kryetar i shoqate "Yjet e Kosovës  nga Emmedingi, Bekim Elshani udhëheqës i "Beka- Baut" , Nue Leka  nga Gopingeni  veprimtar shumë vjeçar etj

 

Paje  e Rrahman Ymerit , Asllan Dibranit, dhe Skenderbeg Klaiqi dhe  Brahim Halimi  i cili foli në emrin e  shoqatës "Isa Boletini" nga Sindelfingeni

 

Pamje e Tahir Shabani  kryetar i shoqate "Yjet e Kosovës  nga Emmedingi dhe e Nue Leka  gjatë diskutimeve dhe Hasan Hajdari nga klubi "Kosova" në Singen

 

Azem Xhema    nga "Rilindja"   nga  Qendër kulturore  shqiptare dhe  Nexhat Gashi nga   shoqëria e akademikëve  shqiptar  me emrin  "Dija"

 

Ky tubim   dha një   sinjal shkëndije qe   diaspora shqiptare po ndërron   veprimtarinë dhe kursin e vet  nga një "Diasporë e përçarë" në baza partiake , rajonale, grupore   me rryma ideologjike  larg njëra tjetrës , tani me një  program progresiv qe    ky lloj organizim i iniciuar nga  "Ministria e Diasporës"  të jetë një  shpresë  për  emigracionin shqiptar, qe mos të mbesin pa përkrahje ,të përbuzur dhe te harruar  qe edhe sot është një faktor  shumë me rëndësi për Kosovën , përkundër qe  ishte  qitur në   pluhurin  e harresës nga  institucionet e Kosove  qe 12 vite. Pra  prite  të ketë ndryshime  në "Diasporen   Shqiptare"    synime  të reja!



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Beqir Sina: U shfaq në New York, filmi dokumentar "Spaçi - Simboli i Qendresës Antikomuniste" Sarë Gjergji, fitues i ‘Takimeve Poetike të Karadakut’ Murat Geca: Shkolla 7 Marsi e kryeqytetit po ndryshon Abas Fejzullahi: Institucionet e Gjeneves ndihmojne materialisht SHSHMP Baki Ymeri: Fillojnë aktivitetet për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Bukuresht Halit Elshani: Manifestim me përmasa kombëtare në Belgjikë Engjëll Koliqi: Afirmim i denjë i Kosovës në botë Abas Fejzullahi: Veprimtari në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Bedri Tahiri: Bardh?si n? Peshkopi Ramiz Selimi: Kremtim modern, më i miri gjerë me tani në Austri Engjëll Koliqi: Jehoi deri në Alpe kënga dardane e lirisë dhe e dashurisë së mirëfilltë arbërore SHKSH "Nëna Terezë" në Ängelholm: Festohet katër vjetori i Pavarsisë së Kosovës Qaush Krasniqi: Në Kirchheim-Teck suksesshëm u manifestua Pavarësia Ramiz Selimi: Tri qytete në Suedi shembull i mirë me mësimin plotësues, për të gjithë diasporën shqiptare Vladimir Shyti: Bukuri e trishtuar Muhamet N. Mulliqi: Përvjetorët kombëtarë bashkojnë shqiptarët kudo që janë Albana Mëlyshi Lifschin: Rezervat vlerash kombëtare e fetare Ramiz Selimi: Kremtë shembullore dhe prezantim dinjitoz i Shtetit të Kosovës Lavdrim Lita: “Unë jam pilot i bazës ajrore Farkë” Lavdrim Lita: Në komunën Shalë, në zemër të Alpeve shteti ndihmon banorët

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora