E hene, 09.12.2024, 08:14 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Muhamet N. Mulliqi: Përvjetorët kombëtarë bashkojnë shqiptarët kudo që janë

E enjte, 23.02.2012, 07:51 PM


PËRVJETORËT KOMBËTARË BASHKOJNË SHQIPËTARËT KUDO QË JANË

 

Nga Muhamet N. Mulliqi

 

Në Nordestedt më një manifestim të madhërishëm shqiptarët kremtuan 100 vjetorin e Shtetit shqiptar si dhe katër vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

 

Drita që tregon se po vjen koha e Shqipërisë Etnike

 

Dy përvjetorët e mëdhenjë, ai i 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar si dhe ai i 4 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, i kishin bërë bashkë rreth 600 shqiptarë nga të gjitha viset e Shlesvig Holshtajnit dhe te Hamburgut për t’i festuar këto dy festa të mëdha kombëtare. Ky organizim ishte bërë nga bashkatdhetarët shqiptarë të Neumynsterit, të kryesuar nga Selajdin Xhemajli, organizim i cili ishte ndihmuar dhe përkrahur edhe nga shoqata kulturore shqiptare-gjermane “Jetullah Islami” nga Shlesvig Holshtajni me seli në Kiel. Në këtë organizim përveç shumë bashkatdhetarëve kishin marrë pjesë edhe nënkryetari i Shoqatës së Intelektualëve mbarë Shqiptarë “Trojet e Arbrit” mr.sc.Nue Oroshi, anëtarët e Kryesisë së kësaj Shoqate z. Selman Etemi dhe z. Avni Bilalli si dhe anëtari i kryesisë së shoqatës “Jetullah Islami” z. Remzi Igrishta.

Që në fillim të pranishmit i përshëndeti z.Bukurie Xhemajli, e cila në emër të organizatorit përshëndeti të pranishmit si dhe na uroi dy Festat e mëdha Kombëtare.

Njëkohësishtë e ftoi në skenë mr.sc.Nue Oroshi nënkryetar i Shoqatës së Intelektualëve mbarë Shqiptarë „Trojet e Arbrit“, i cili pasiqë na uroi 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar si dhe 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndër të tjera tha: Një thënje e një fillozofi të vjetër thotë: “se, të mos dishë se çka ndodhi në të kaluarën do të thotë, të mbetësh gjithmonë fëmij; sepse, çka nevoitet jeta e njeriut nëse nuk është e gërshëtuar me ngjarjet e së kaluares të cilat i shënon historia…”.

Sepse nuk mundemi ta ndërtojmë të ardhmën pa e kujtuar të kaluarën. Dhe, ne sot jemi tubuar që pikërishtë të kujtojmë die kremtojmë këto dy Ditë të mëdha historike. Ku, ky vit simbolizon Shekullin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe jemi në Vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë si dhe pikërishtë në këtë Ditë, para katër viteve, u shpallë Pavarësia e Kosovës. Këto dy shtete Shqiptare u krijuan pas sublimimit të shumë brezave, të cilët u sakrifikuan për lirinë e këtij trolli Arbnor. Por, përkundër ekzistimit të dy shteteve shqiptare, çështja shqiptare nuk u zgjidh e tëra ashtu siç edhe na takon.

Jashtë kufijve të Kosovës mbeti një pjesë e mirë dhe e madhe e Dardanisë Antike. Mbeti Malësia e Mbishkodrës; mbeti Kosova Lindore; mbeti Ilirida e gjithashtu edhe Qamëria heroike, e cila na është loti me vajin që thërret nga brëndia që tingëllon që t’i dalin zotë bijtë e vet, bijtë e shqipes dykrenare. Edhe në këtë katërvjetor të Pavarësisë së Kosovës, Kosova është duke u ballafaquar me numër problemesh të shumë natyrave, qoft ekonomike e gjithsesi politike. Ata të cilët na okupuan për një shekull, me ngulm tentojnë ta ndajnë një pjesë të Kosovës nga trungu i saj, ndërsa politika shqiptare në Kosovë është mjaft pasive ndaj këtyre dukurive negative; ku Kosova e zvogëluar nëpër shumë procese historike prap po dëshirojnë të na ndajnë dhe zvogëlojnë edhe më tepër. Prandaj, të nderuar bashkatdhetarë edhe mërgata shqiptare kudo që është, duhet të jetë syqelë dhe të japë kontributin e vet në mbrojtjen e trungut tonë Arbnor, sepse çështja shqiptare nuk është zgjidhur definitivisht, sepse, dhe pjesët tona të ndara padrejtësishtë duhet t’i kthehen trungut Arbnor. Në datën 17 Shkurt 2008, kur ishte shpallur Pavarësia e Kosovës, Shoqata “Jetullah Islami” me seli në Kiel kishte organizuar, pikërishtë në për këtë ditë, një organizim madhështorë, ku muarën pjesë pothuaj të gjithë shqiptarët anë e kënd Shlesvig Holshtajnit. Në atë organizim patt nderin ta mbaja një fjalë rasti, ku ndër të tjera thashë: Pashko Vas Shkodrani tani e një shekullëka thënë për Shqipërinë, “…Ti ke pas ken një zonjë e ranë; Burrat e Dheut të therrasin Nanë”…, prandaj, ta bëjmë Kosovën një zonjë të bukur dhe të ranë, dhe ashtu madhështore t’ja kthejmë shtetit amë, Shqipërisë, në këtë 100 vjetor të Pavasërisë së shtetit Shqiptar dhe katër vjetor të Pavarësisë së Kosovës. Për fund, ju them, gëzuar katërvjetori i Pavarësisë së Kosovës, por edhe më shumë, gëzuar 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ku ne shqiptarët po përgaditemi që dalngadalë por sigurt të hyjmë në shekullin e dytë të Shtetit Shqiptar. Më pas, atdhetari dhe studiuesi Avni Bialli deklamoi vargjet e Poemës se Ernest Koliqit, Kanga e Kapidan Markut. Ndërsa, Bukurie Xhemajli deklamoi poezinë, Do vijë një Kohë. Të gjithë të pranishmit prisnin me padurim edhe doajenët e muzikës shqiptare në Gjermani. Prezantuesi në skenë prezantoi pjesëmarrjen, si dy krahë Shqiponje dykrenare, të cilët qëndrojnë tani e sa kohë të bashkuar, Ibrahim Hajzeri e Sokol Bisaku, të cilët në këtë mbrëmje do të bëjnë gjithë të munduren për argëtimin tuaj për këto dy festa të mëdha kombëtare, të cilët artistë dhe doajenë të muzikës së mirëfilltë shqipe u ftuan në skenë. Të pranishmit i përshendeti këngëtari Sokol Bisaku, i cili mes tjerash tha: …të nderuar pjesëmarrës nga Shlesvig Holshtajni dhe Hamburgu, jam mjaft i gëzuar që sot së bashku me mikun tim Ibrahim Hajzeri po i kremtojmë së bashku dy festat kombëtare, 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar si dhe katërvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Sot ju uroi të gjitheve së bashku këta dy përvjetorë. ne sonte dhe gjithë kohën do të jemi në shërbimin tuaj, që me këngë dhe valle t’i kremtojmë këto dy ngjarje të mëdha historike, të cilat na erdhën pas shumë sakrificave të mëdha të shqiptarëve. Sakrifica këto, të cilët edhe i përjetësuamë  shpeshherë edhe në këngë.

Pjesa solemne përfundoi me këndimin e këngës, Thërret Prizreni mori Shkodër, dhe më pas doajenët e muzikës shqiptare në Gjermani, Ibrahim Hajzeri dhe Sokol Bisaku ia thanë këngës deri në orët e hershme të mëngjesit, ku filloi të dalë edhe drita, dritë e cila sikur paralajmëron, se shumë shpejtë do të ndodhë bashkimi i trojeve Etnike Shqiptare, dhe që kjo do të jet një Ditë e Re për ne shqiptarët kudo që jemi.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora