E shtune, 26.07.2025, 05:44 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Tahir Bezhani: Një përurim dinjitoz

E shtune, 04.02.2012, 08:58 PM


NJË PËRURIM DINJITOZ

 

Besnik Avdiaj: “Danil Detari dhe Ishulli i balenës”,roman,pjesa e parë,botoi Klubi letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë.

 

Nga Tahir Bezhani

 

Me 01.shkurt,2012 në sallën solemne të Pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë,në prani të një numri të konsiderueshëm,dashamirë të fjalës së shkruar,u përuruar libri më i ri i autorit Besnik Avdiaj,”Daniel Detari dhe Ishulli i balenës”.Ky roman u botua nën redaktuarën e shkrimtarit të njohur,Halil Haxhosaj dhe recensentit,Engjëll Berisha, poet nga Gjakova.

 

Klubi letrar”Gjon Nikollë Kazazi” nga Gjakova,ka vite që vazhdon me traditën e botimit të librave të antarëve të vet dhe të tjerëve në të gjitha gjinitë letrare,pa marrë parasysh moshën e krijuesve. Mirësia e parë e këtij Klubi letrarë me traditë shumëvjeçare, padyshim është  rroli pozitiv në nxitjen,nxjerrjen  dhe afirmimin e krijuesve të rinj në këtë qytet me traditë letrare. Pra,është meritë e pa kontestueshme e letrarëve të këtij Klubi me në krye Muharrem Kurti, Halil Haxhosaj,Engjëll Brisha,Agim Byci etj. Nga ky kopsht i letrarëve të Gjakovës,dita ditës po dalin talent te rij dhe te afirmuar.

Qytetit i Gjakovës ka nevojë për gjenerata te reja krijuesish të talentuar të cilët do të mbanin lartë dritën poetike që kultivuan poetet e mëdhenj si Din Mehmeti,Besim Bokshi,Ali Podrimja,Ali Musa,Agim Gjakova etj. Pra,është në nderin e Gjakovës,qe kultura letrare të udhëton lartësive qiellore.

 

Me rastin e përurimit të romanit për mosha të reja,nga autori Besnik Avdiaj,”Daniel Detari dhe Ishulli i balenës”,redaktori,shkrimtari nga Gjakova, Halil Haxhosaj,foli me fjalë të matura,të pjekura dhe me plot edukatë krijuese e afirmative. Ai pos tjerash theksoi: “Krijuesi Avdiaj,me këtë vepër,me këtë roman,besoj se do të gjejë lexues te mjaftueshëm,sidomos në radhët e nxënësve të shkollave të mesme,të ulëta,sepse literatura për këto mosha shpesh duket se po varfërohet. Në romanin e Besnik Avdiajt gjejmë mbi të gjitha disa gjëra që sot janë tepër të nevojshme,janë përkim me imagjinatën e fëmijëve të sotëm dhe vetvetiu mbarsen në memorien e tyre. Janë fabula të kohës dhe jetës së tyre”.

 

Romani i cili u përurua sot,nga autori Beskin Avdiaj,mendohet të ketë pjesë të tjera në vazhdim nga se talenti dhe imagjinata e pëlleshme e autorit paralajmërojnë të kemi një “Hari Poetri” nga mesi jonë....E themi këtë sepse mënyra e rrëfimit në roman qëndron në harmoni me rëndësinë e temës së shtjelluar. Ani pse autori është shumë i rij,ka fakte të mjaftuara se rrugëtimi letrarë i tij është mjaft ambicioz.

 

Me rastin e përurimit të këtij libri,siç është bërë e zakonshme mori fjalën edhe recensenti i librit,poeti e krijuesi nga Gjakova,z.Engjëll Berisha,i cili për romanin “Daniel Detari dhe Ishulli i balenës”,tha:”ky roman vjen si materie ushqyese për kategorinë e re të lexuesit,pra për moshën që është duke u rritur dhe bashkë me rriten hapet edhe diapazoni ekzaltues. Ndaj kësaj moshe,sot duhet pasur kujdes si t’i qaset shoqëria institucionale,individi e posaçërisht shkrimtari. Duhet pasur kujdes,se atë tablo të bardhë të tyre nuk duhet helmuar”- tha zoti Engjëll Berisha në fjalën  e tij.

 

Siç vërehet nga ekspozetë i redaktorit dhe recensentit të librit,zoti Haxhosaj e Berisha,duket e çartë se në duart e lexuesve dhe në bibliotekat tona,tani gjendet një roman i pëlqyer,joshës dhe mjaft frymëzues për moshat e reja  që me guxim t’i përveshen leximit të këtij e librave tjerë. Ka mjaft shembuj nga romani që pasurojnë imagjinatën krijuese të moshave të reja. Poeti Berisha cek edhe këtë element te autorit të librit:” intelekti krijues i autorit Avdiaj,gati sa një krijues i pjekur,këto ngjarje i vendos në vendet e bukura bregdetare të ilirikumit tonë”...

 

Çfarë ka më të bukur se futja në shpirt e hapësirës së gjeografisë sonë?...

 

Në përurim të këtij libri morën fjalën dhe diskutuar edhe krijues tjerë si Flora Rogova,Zekë Lushi,poet e rapsod i njohur



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ukshin Zajmi: Liridon Sadriu më i miri në “Fest Flaka 2012” Ramiz Dërmaku: Ti nuk e di se çka është e shijshme... Pëllumb Gorica: Fokusimi i vlerave tregues kreativ Ukshin Zajmi: Në Gjilan përfundoi “Pena e Flakës 2012“ Muharrem Sfarqa: Mustafa - Vëllezërit Gashi shembull se çfarë bënë njerëzit e LDK-së për Kosovën Ukshin Zajmi: Përfundoi Festivali Kombëtar i Dramës Shqiptare “Talia e Flakës 2012” Skënder Korça: Festivali i nëntë - spektakular i imazhit shqiptar Abas Fejzullahi: E vërteta rreth çështjes së Bashkimit Kombëtar Ukshin Zajmi: “Tri dekada lirie” Akademi Solemne për hapjen zyrtare të “Flakës se sivjeme të Janarit” Asllan Dibrani: Ndërrimi i motmoteve u shënua edhe në Baden-Baden Gjermani! Tefta Radi: ''Nermin Vlora Falaschi” merr pjesë në Forumin ndërkombëtar të Gruas për zhvillim të qëndruershëm, Pekin Mehmet Latifi: Post festum - “Dasma Shqiptare në Preshevë e rrethinë, dikur dhe sot” Ramiz Selimi: U themelua Shoqata Humanitare „Mërgimi“ Steyr Blerina Malaj: Pranë bebeve të braktisura në Maternitetin e Tiranës Engjëll Koliqi: E bekuar qoftë Shqipëria - mbi të gjitha Trojet Arbërore Seveme Fetiqi- Preteni: Kremtim i denjë i 20- vjetorit të themelimit të Shoqatës ''Dardania'' Manifestimet në Heilbron kanë vlera kulturore dhe kombëtare Ramiz Selimi: Nënkryetari i Linz-it mbledhë shoqatat shqiptare Ben Andoni: Sqepi i Skënderbeut Baki Ymeri: Si u kremtua Dita e Flamurit në Bukuresht

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx