Udhëpërshkrim
Ramiz Selimi: Nënkryetari i Linz-it mbledhë shoqatat shqiptare
E premte, 30.12.2011, 02:58 PM
Tubim informativ për integrim dhe prezentim të projekteve zhvillimore të qytetit
Nënkryetari i Linz-it mbledhë shoqatat shqiptare
Nga Ramiz Selimi
Linz-i me projektet e veta zhvillimore, në të ardhmen dëshiron që qytetarët me prejardhje të huaj të japin maksimumin në këtë drejtim, duke shfrytëzuar potencialin e tyre. Në anën tjetër shoqatat dhe qytetarë shqiptarë kërkojnë një tretman më të mirë në shkollimin e fëmijëve të tyre.
Në Rathaus tëLinz-it u mbajt një tubim informativ me shoqatat shqiptare të këtij qyteti, i organizuar nga bashkia e Linz-t. Aty merrnin pjesë nënkryetari i bashkisë z. Klaus Luger si nikoqir, pastaj komisioneri për integrim i landit të Austrisë së Epërme z. Mag Belmir Zec, gjithëashtu në tubim prezent ishin edhe kryetari për migrim dhe integrim z. Ilfad Husic e Fisnik Lang. Aty ishte edhe humanistja z.Fatime Blakaj, si dhe kryetaret dhe përfaqësuesit e shoqatave shqiptare nga Linz-i dhe rrethina. Pa dyshim meritën për këtë takim e kishte shoqata shqiptare „Bashkimi“ që në
Ishte takimi i parë në këtë formë i organizuar në Linz, për të bërë informimin e qytetarëve me prejardhje të huaj, për projketet dhe planifikimin zhvillimor të qytetit.
Rrethë vetes takimi mblodhi afër njëqind persona, të ardhur nga të gjitha anët e Austrisë së Epërme. Mesazhi kryesor që organizatorët donin të përcillnin ishte se si të përmbushen përgjegjësite e secilit dhe si të shfrytëzohen potencialet e shumta të migrantëve.
„Mirë se vini“ dhe „Mirëmbrëma“, ishin fjalët hyrëse të z. Klaus Luger, nënkryetar i bashkisë së Linz-it. Z. Luger përshendeti me emër kryetarët e shoqatave dhe imamët shqiptarë të qytetit. Theksoi rëndësinë e shoqërisë austriake multikulturore e cila synon interkulturalitetin dhe shprehu kënaqësin që në qytetin e Linz-it, banon një numër i madhë shqiptarësh. Ai më tutje tha:“Duke parë se në qytetin tonë jetojnë 30% qytetarë me prejardhje të huaj, ndjej obligim moral që edhe këtë pjesë të qytetarëve tanë t’a informojmë për projketket tona zhvillimore-ekonomike në planin 5 vjeqar. Linz-i ka si objektiv që të jetë një qytet, ku njerëzit pa dallim feje, origjine, gjinie apo kulture kanë shansa të barabarta për një jetesë të mirë. Shpërngulja, nga një rrethë kulturor i huaj, sjellë me vedi shumë ndryshime në rrethin personal dhe profesional. Ne si qytet i hapur po bëjmë përpjekje që më shumë oferta t’ua lehtësojmë këtë ndryshim. Ne kemi formuar edhe këshillin për migrim dhe integrim me 15 anëtarë, të gjithë këta me prejardhje nga jashtë. Integrimi nuk është proces i njëanshëm vetëm i përshtatjes, por paraqet nevojën e dialogut dhe afrimin ndaj njëri-tjetrit. Një shoqëri e hapur dhe demokratike funksionon vetëm atëherë, kur garantohet liria dhe barazia e të gjithë njerëzve që jetojnë aty“
Ai bëri paraqitjen e projekteve qindra milionshe euro që planifikon qyteti i Linz-it në vitet e ardhshme, ku bie në sy ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin e qytetit dhe projekte të shumta infrastrukturore.
Linz-i është një qytet social, që kujdeset për të gjithë pa dallim tha ai, pastaj i lexoi disa pika për integrimin e të huajve si: 1.Dërgimi i fëmijëve në qerdhe dhe mësimi i gjuhës gjermane, për të pasur një integrim të sukseshëm do të subvencionohen nga qyteti, 2.Të itensifikohet mësimi i gjuhës gjermane, 3.Një partneritet në arsim, 4. Itensifikim në mësim për rezulltate më të mira nga të huajt. 4. Komunikim dhe njohje me fqinjët e tyre, 5. Njohjen e kultures së migrantëve, 6. Oferta speciale punësimi, kulturore dhe arsimore, 7. Heqja e barrierave në shëndetësi, 8.Hapja e qendrave kulturore të përbashkëta si dhe 9.Ndihma që do tu ofrohet të rinjëve për një integrim të sukseshëm.
Ajo që u vu në pah nga të pranishmit e shumtë, ishte fakti se vërtetë ky miksitet shoqëror dhe etnik përbën një pasuri të madhe për Austrinë dhe se integrimi i të gjithë komponenteve që e përbëjnë atë, është çështje e të gjithë shoqërisë.
Një pikë kulminante e punimeve ishte dëshmia se ka shumë ndërmarrje të emigrantëve, tepër të sukseshme të cila prej hiçit,dhe vetëm përmes forcës së tyre të karakterit dhe këmbënguljes, u bënë kompani të respektuara, të cilat kryen shumë punë me plot sukses dhe të cilat do të kenë kyqje të sigurt në projektet e ardhshme që planifikon bashkia.
Përsa i përket gjykimit të deritanishëm të aktorëve të ndryshëm në fushën e integrimit, u tëhoq vëmendja prej disa t ë pranishmëve, se këto komisione apo zyra nuk duhet të shërbejnë si alibi politike. Si shembull kontrovers u cituan shumë shpesh kurset e mësimit të gjuhës, ku disa të pranishëm theksuan se ata janë një mjet i mirë integrimi, por integrimi në vetvete nuk është i arritshëm vetëm përmes mësimit të gjuhës. Komponente të tjerë si përgatitje dhe kyçja profesionale, dhe shoqërore janë vendimtare në përfshirjen e gjithëplotë në këtë vend.
Disa tjerë i tërhoqën vëmendjën nënkryetarit të bashkisë dhe zyrave për integrim se nuk po punohet sa duhet, por vetëm po flitet edhe nga bashkëatdhetarët tanë që punojnë aty, pasi që një pjesë e madhe e bashkëatdhetarëve ndihen të diskriminuar. Ky diskriminim hetohet sidomos të gjenerata e dytë, të fëmijët, në shkolla, aty ku fitohet dituria. Shpesh ndodhë që në fazën e tyre të zhvillimit, nxënësit të demotivohen, të demoralizohen në mënyrë që ata të përfundojnë në „baustell“. Këto pyetje i bënë nënkryetarit kokqarje, i cili tha se është i informuar dhe se i vjen keq që ekzistojnë këto probleme, por do të punohet që ato të eliminohen.
Diçka është e sigurtë, takime të tilla e çojnë përpara reflektimin mbi mënyrat dhe format e integrimit.