Udhëpërshkrim
Mejdi Laçaj: Manifestim solemn, dinjitoz, kulturor e kombëtar
E merkure, 28.12.2011, 11:02 AM
MANIFESTIM SOLEMN, DINJITOZ, KULTUROR DHE KOMBËTAR
Mbi 800 mërgimtarë të të gjitha moshave nga të gjitha trojet e Shqipërisë etnike në Kichheim-Teck të Gjermanisë, gjatë këtij viti e kremtuan me sukses Ditën e Flamurit Kombëtar. Falë projektorit, valëvonin flamujt kombëtar, ai i Kosovës, i Shqipërisë, i Gjermanisë, si dhe fotografitë e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.
Nga Mejdi LAÇAJ
Më 26 Nëntor 2011, në sallën Stadthalle, e cila plotëson të gjitha kushtet për festa të këtilla edhepse në mërgim nuk kemi institucione tona), këtu në Kichheim Teck gjithmonë, qe dy dekada, po manifestohen dhe përkujtohen ngjarje të rëndësishme historike, në mënyrë të organizuar institucionale e shtetërore. Afërdita Leci-Alimehaj, në cilësi të moderatorit, i jep prioritet intonimit të Hymnit komnbëtar, përshëndet të gjithë të pranishmit dhe përmend pamundësinë për pjesëmarrjen e dy ambasadorëve: të Kosovës zt. Vilson Mirdita, të Shqipërisë, zt.Valter Ibrahimi, dhe Konzullin e Kosovës në Frankfurt, zt. Astrit Zemaj, duke përkujtuar letrat e tyre përshëndetëse dërguar në adresë të Drejtuesit të Këshillit Oraganizativ, Xhafer Leci, dhe të pranishmëve të këtij manifestimi dinjitoz, në këtë qendër gjermane. U përshëndet edhe pala germane përmes pjesëmarrjes së zonjës Eva-Maria Abele, aktiviste për të strehuarit “Von Asylkreis” si dhe avokati zt. Manfred Ruppmann.
Përshëndetje e posaçme u drejtua për familjarët e heronjve dhe dëshmorëve të kombit. Me një minutë heshtje u nderuan të rënët për liri.
Për këtë mbrëmje festive ishte përgaditur një program i pasur kulturoro artistik. Në skenë u prezantua grupi vallëzues i Shoqatës Kulturore Shqiptare "Scanderbeg" nga Freiburgu, me koreografin Skënderbeg Klaiqi. Ky grup vallëzues shkëlqeu me vallet e ”Pavarësisë”, të ”Rugovës”, “Shotës”, ”Besa Besë”, etj. Për kontributin e tyre kombëtar me Mirënjohje u nderuan pesë veprimtarë: Arban Hoxha, Rexhep Hulaj, Selami Morina, Xhevat Bekteshi e Flamur Tafilaj
Në skenë u prezantua grupi prej 8 nxënësave me arsimtarin e shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe të shkollës “Migjeni” në Stuttgart, zt. Zeqir Asllani, të cilët për mrekulli recituan poezinë ”Gjuha shqipe” nga Gjergj Fishta.
Fjalën e rastit cilën e kishte përgatitur Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, për ta lexuar para pjesëmarrësve, në mungesë të tij për shkaqe shëndetësore, e lexoi nikoqiri Xhafer Leci. Kësaj mase të madhe me disa fjalë ua uroi festën edhe veprimtari i njohur shumëvjeçar zt. Shaban Bobaj.
U përshëndetën dhe u ftuan në skenë për ta vazhduar programin me këngë të ndryshme, këngëtarët e mirënjohur; Besim Lokaj, Lindita Haxhiu, Naim Kastrati, me instrumentalistin Labi. Pjesëmarrja e disa këngëtarëve dhe kangëtareve të ftuar nga Besim Lokaj, enkas për promovimin e këngëve të tij më të reja në këtë Manifestim, e begatuan edhe më shumë programin. Këto ishin, Servete Tërstena, Dafina Rexhepi, Syne Loshi, etj.
Në këtë Manifestim të rëndësishëm morën pjesë edhe shumë veprimtarë të çështjes sonë kulturore e kombëtare, intelektualë si Dr. Bekim Balidemaj, Sylë Syla, Veli Fazliu, Abaz Imeri, Emin Demaj, Bedri Kryeziu, Baki Mustafa, Faredin Emërllahu, Naim Zogaj, Sejdi Rexhepi, Muhamet Hoxhaj, etj. Nuk duhet harruar përmendja edhe e disa veprimtarëve familjarë, të cilët viteve të fundit janë mysafirë të rregullt në manifestimet tona, si: Nami Ramadani, Kolë Merturi, Selim Vllasi, Ali Bekteshi, Nue Lekaj, Fiqret Mujezini. Qaush Krasniqi, etj.
Kameramanëve e shumë veprimtarë tjerë të nuk arritëm tua shënojmë emrat.