Udhëpërshkrim
Ramiz Selimi: Shkolla shqipe ''Dituria'', promotor i vlerave kombëtare
E premte, 23.12.2011, 02:07 PM
Arsimtarja Bukurije Limani punëtore e madhe në mësimin plotësues dhe aktivitete kulturore në Graz
Shkolla shqipe ''Dituria'', promotor i vlerave kombëtare
Nga Ramiz Selimi
Për shumë suksese të nxënësve të kësaj shkolle, posaqërisht në lëvrimin dhe në zhvillimin e kultures,dokeve dhe zakoneve tona kombëtare, rëndësi të ve?antë ka funksionimi permanent i trekëndëshit pedagogjik nxënës-arsimtare-prindër. Tash e disa vite ky bashkëveprim, zhvillohet shumanshmërisht këtu ne Graz,me shoqatën e prindërve, e cila poashtu bashkon në mesin e vet edhe shumicën e nënave të nxënësve dhe ish nxënësve të SH.M.P”Dituria”.
Shkolla e mësimit plotësues në gjuhën shqipe „Dituria“ në Graz të Austrisë, ka filluar së funksionuari në vitin shkollor 1996/97. Nga viti shkollor 98/99, deri në ditët e sotme, në këtë shkollë mësimin me nxënësit shqiptarë e organizon dhe e mbanë arsimtarja e diplomuar Bukurije Limani, e lindur në fshatin Zarbincë të Bujanocit ,kurse e rritur dhe e shkolluar ne Gjilan. Secilin vit shkollor, në këtë vatër diturie, vijojnë mësimet me qindra nxënës nga të gjitha trevat shqiptare. Këtë vit mësimin e vijojnë mbi 140 nxënës të klasave të ndryshme.
Lidhur me aktivitetin mësimor në këtë shkollë, arsimtarja Bukurije për “Zemra Shqiptare“ u shpreh: „Ndihem e lumtur dhe e privilegjuar që punojë në këtë vatër të arsimit, për disa arsye. Së pari, ndihem krenare që kam vazhduar traditën familjare të trashëguar nga prindi im, për të edukuar gjenerata të reja. Pastaj puna me nxenësit shqiptarë të diasporës, është obligim që të sjellë kënaqësi të ve?antë sepse kontribuon drejtpërdrejt në ruajtjen, kultivimin dhe begatimin e gjuhës, traditës, kulturës, historisë dhe zakoneve kombëtare, të fëmijeve shqiptarë. Sikurse që në anën tjetër, kontribuon në ndërprerjen me ?do kusht të asimilimit të gjeneratave tona te reja, në diasporë. Thënë shkurt, një punë që kryen përnjëherësh, disa funksione të jetës dhe zhvillimit në frymën kombëtare të fëmijëve tanë, këtu në mërgim“.
Natyrisht, që për këtë punë dhe këto angazhime, nevojitet kurajë, disiplinë pedagogjike, mund dhe sakrificë. Por, të gjitha këto arsimtarja Bukurie i përballon. Ajo, ?do ditë e zhvillon aktivitetin e vet kombëtar dhe human nëpër të gjitha shkollat e qytetit të Grazit. Ajo mësimin plotësues e zhvillon në 13 shkolla te këtij qyteti. Lidhur me këto angazhime të shumta të saj, ajo thotë se: „Shpeshherë është punë e mundimshme, sepse nxënësit janë të shpërndarë në shumë shkolla dhe ndodhë qe brenda një dite unë duhet të frekuentoj në katër-pesë shkolla. Por ndjenja e shpërndarjes së nektarit të diturisë të shqipes tonë të bukur, më jepë forcë dhe dinjitetshëm e përballoj ?do vështirësi, të ?fardo natyre qoftë“. Sukseset e nxënësve te kësaj shkolle, janë të shumta, si në aspektin edukativo-arsimor,poashtu edhe në aspekte te tjera të ndërtimit të jetës, të mbajtjes gjallë të kulturës dhe traditës sonë kombëtare, si dhe të arritjeve të shumta në organizime të ndryshme të karaktereve kombëtare-shtetërore.
Sot shumë nga nxënësit e kësaj shkolle, vijojnë studimet në drejtime të ndryshme shkencore. Disa nga ata kan krijuar familjet e tyre. Si dhe shumë prej tyre janë të lidhur ngushtë rrethë zhvillimeve të ndryshme kulturore, që mbahen, në nderim të festimeve të ndryshme të datave dhe ngjarjeve historike të kombit tonë. Për të koordinuar secilin aktivitet të tillë kombëtarë, por edhe me qëllim të mbajtjes së kontinuitetit veprues dhe bashkorganizativ me mërgatën tonë , në këtë qytet, me iniciativën e disa nxenësve të atëhershëm të kësaj shkolle dhe të shumë prindërve të tyre, në vitin 2004 ishte formuar shoqata kulturore shqiptare „Rinia“, e cila kryesisht ka të anëtarsuar prindër, ish nxënës dhe veprimtarë e intelektual , që jetojnë dhe veprojnë në qytetin Graz dhe rrethinë. Kjo shoqatë që tani drejtohet poashtu nga arsimtarja Bukurije, nga ajo kohë ka arritur të organizoj shumë manifestime kombëtare në këtë qytet, në shënim të ngjarjeve dhe datave tona historiko-kombëtare.
Janë pothuajse të përvitëshme organizimet e tilla në nderim të „28 Nëntorit-Ditës së Flamurit kombëtarë, 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, 5,6 Marsit-Netët e zjarreve në nderim të Komandantit legjendar Adem Jashari, 8 Marsit-ditës së Nënave, Flakën e Janarit etj. Të gjitha këto aktivitete kombëtare, zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë dhe permanent në mes nxënësve të SHMP „Dituria“ dhe SHKSH“Rinia“.Ky lloj bashkëpunimi ka dhënë edhe rezultate inkurajuese dhe të gjithanshme. Nga ky bashkëdyzim veprimi dhe zhvillimi të aktivitetit, grupi i nxënësve dhe të rinjëve, kanë arritur suksesin që vështirë mund të përsëritet, duke zërë vendin e tretë në festivalin mbarëkombtare të diasporës ne Berlin , në vitin 2005. Në një konkurrencë të madhe, ku pjesmarres ishin shume SHKA që veprojnë profesionalisht në shumë shtete te ndryshme të Europes dhe SHBA-ve, ku jetojnë dhe veprojnë mërgimtarët tanë.
Dhe , për të gjitha këto suksese, arsimtarja Bukurije me modesti thot: „Jamë munduar që edhe përmes këtyre organizimeve të ruaj dhe të avansoj trekëndëshin pedagogjik nxënës-arsimtarë-prindër. Deri me tani ja kemi dalur mbanë, dhe rezultatet mesiguri që nuk na kanë munguar. Me këtë rast një falenderim të ve?antë do t‘a thoja për shumicën e prindërve të nxënësve, pastaj për rininë (ish nxënese dhe nxënës të shkollës shqipe“Dituria“), si dhe për shumë aktivistë dhe aktiviste që japin kontribut të përhershëm në zhvillimin e secilit aktivitet kombëtar që mbahet në Graz.
Dua të përmend këtu ish nxënësit: Linditen, Motrat Xhejlanin dhe Adonisen, Motrat Kaltrinen dhe Rudinen, Motrat Kaltrina dhe Liridona H, Motrat Besen dhe Shqiponjen, Noren, Albanen, pastaj Domeniken, Saranden,Arbiosen, Fitoren, Armedonen,Sidorellen,Enisen etj, pastaj ish nxënesit: Besartin, Ibushin, Arberin, Albanin, Sherifin, Ilirin etj. Do ju mbetesha borgj, po të mos i përmendja dhe disa nga anëtarët më të angazhuar të shoqatës tonë kulturore si : Ahmeti, Sanija, Shaha, Vjollca, Mentori, Remzija, Selvetja,Selimi, Agimi, Atifetja, Hydajetja dhe shumë të tjerë. Pra dua të themë që pa angazhimin e përhershëm dhe të gjithanshëm të të gjithë këtyre , nuk do t‘i arrinim këto rezultate që i kemi deri më tani“.
Natyrisht që sikurse secili organizim i mërgatës tonë, në ?do vend, edhe në Graz, ka vështirësi organizative të natyrave të ndryshme. Bëhen edhe pengesa nga individ të ndryshëm, të cilët dëshirojnë, me apo pa qëllim, të pengojnë rrugëtimet e suksesshme tona dhe të tjerëve. Këtu në radhë të parë duhet të përmendim “bajraktarizmat” e disa individëve, pastaj dëshirat për dalje në skenën e organizimeve me ?do kusht të disave, si dhe mosangazhimi korrekt i të gjithëve drejt një synimi dhe qëllimi apo dëshiretë përbashkët.
Shqipëria, Kosova, Ilirida, Kosova lindore, Anamali të gjitha janë pjesë të pandashme shqiptarije,prandaj askush nga ne, në diasporë, nuk kemi as më shumë dhe as më pak të drejtë të flasim, të veprojmë t‘i duam dhe t‘i respektojmë këto treva të Shqipërisë etnike. Por, të gjithë ne kemi detyrim që së bashku dhe vetëm së bashku të këndojmë, të recitojmë, të vallëzojmë,të organizohemi,të veprojmë gjithmonë vetëm shqip, por edhe gjithmonë vetëm të bashkuar.
Për fund të bisedës tonë arsimtarja Bukurije tha: ”Jetoj me nxënësit e shkollës time, mësojmë gjuhën tonë të lashtë e të begatshme dhe zhvillojmë poashtu së bashku kulturen dhe traditen tonë të pasur. Dallimi i vetëm që hetohet në shkollën tonë,është mosha e nxënësve që jan të shpërndarë nga klasa e parë deri në të tetën. Përballemi me vështirësi, por ato gjithmonë i mundim me punë dhe angazhime permanente kombëtare. Për këto angazhime tonat, shpeshherë kemi patur edhe përkrahjen e institucioneve tona dhe këto vitet e fundit edhe të Ambasadës tonë në Vjenë, të cilave ju jemi shumë mirënjohës. Synimi ynë parësor është vazhdimi me ?do kusht dhe i përhershëm i organizimeve tona shkollore dhe kulturore. Tek shumica e nxënësve dhe anëtareve të Shoqatës, moto e punës tonë është: “Mbi gjith?ka, ta duam dhe të punojmë për Atdheun tonë”.Veprat e mira për popullin dhe vendlindjen tonë, më së miri i bëjmë , kur jemi të gjithë të bashkuar, rreth Flamurit tonë Kuq e Zi”, përfundon bisedën arsimtarja.
Nga vizita jonë e shkurtër në këtë vatër diturie dhe në këtë vatër kombëtare, u larguam, me bindjen tonë se këtu bëhet punë e suksesshme dhe këmbëngulese, në ruajtjen dhe kultivimin e ?ështjes tonë madhore kombëtare, në të gjitha aspektet.
Duke ju uruar suksese të mëtejme dhe të vazhdueshme, në misionin që e kanë marrë para vetes, arsimtarja dhe të gjithë këta mërgimtarë, që secili nga ta jepë kontributin e vet të pakontestuar, u dakorduam që takimin e radhës t‘a zhvillojmë në festën e Pavarësisë së Kosovës.