E shtune, 18.01.2025, 10:30 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Festë madhështore organizuan shkollat shqipe të qytetit Stuttgart

E merkure, 21.12.2011, 08:02 PM


 

Festë madhështore organizuan shkollat shqipe të qytetit Stuttgart

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Salla në zemër të qytetit Stuttgart ku u prezantuan me radhë njëra pas tjetrës, mësuesi, mesueset, nxënësit- moderatoret, recitatorët, këngëtaret dhe grupet e vallëzimit, ishte e stërmbushur, vlonte si një zgjua i vetëm bletësh ku fjalën kryesore e patën mësuesia dhe bletët- nxënësit e vyeshëm.   

 

Mësuesi Zeqir Asllani përshendeti në emër të shkollës nikoqire prezencën e zv. Konsullit të republikës së Kosovës për Baden- Würtemberg dhe Bavari me seli në Stuttgart, Ymer Lladrovci, mësueset dhe nxënësit e shkollave në Stuttgart, Fellbach, Zuffenhausen dhe Sindelfingen, prindërit, përkrahësit e shkollës shqipe dhe mediat.

 

Ai pasi shpalosi programin e sontëm, në mes tjerash, theksoi:

" sot shkollat shqipe në Stuttgart me rrethinë festojnë së bashku me ju të nderuar të pranishëm të arriturat e tyre për një kohë të shkurtër së bashku me festat e nëntorit.

Për fillimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimorë një falenderim i veqantë i drejtohet angazhimit të mirëfillët të përfaqësuesve e Konsullatës në Stuttgart, në veqanti Ymer Lladrovcit, të cilin e ftoi që të ju drejtohet të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse".

 

Një mrekulli, që besoj se do të përsëritet në vazhdimësi në të ardhmen

 

Pasi bëri një krahasim për të kaluarën dhe të sotmen e shkolles shqipe në qytetin Stuttgart, zv. konsulli në vijim foli; 

 

" Të nderuar bashkatëdhetar, shumë të rrespektuara familje të dëshmorëve, te nderuar organizatorë përfaqësues te këshillave mësimdhenës, përfaqësues të shoqatave shqiptare, fëmijë të dashur- nxënëse dhe nxënës- ardhmëria e kombit, ndjehem i nderuar,previlegjuar dhe i gëzuar që jam sonte në mesin tuaj.

 

 I nderuar sepse më jepet mundësija që së bashku me ju të përulem me respetkt për të gjithë ata që u fljuan, që Shqipërinë ta bëjnë të pamvarur e Kosovën shtet.  I previlegjuar se ju sjellë urimet me të mira në emrin tim personal dhe të gjithë stafit të Konsullatës se Republikës së Kosovës në Stuttgart, ndërsa i gëzuar se sot, jam në mesin e mësimdhenësve, nxënësve.  Që kur jemi vendosur në Stuttgart si diplomat, kemi gjetur vetëm katër mësimdhënës me rreth 154 nxënës  në Landin Baden-Württemberg, ndërsa sot kemi vetëm në Stuttgart me rrethinë, rreth 650 nxënës, ndërsa në gjithë Landin e Baden-Würtenbergut 26 mësimdhënës me rreth 1300 nxënës.

 

Një mrekulli, që besoi se do të përsëritet në vazhdimësi në të ardhmen.

Sonte na bashkojnë shkollat shqipe në festën e tyre dhe festat e nëntorit, sublime, të nderuara dhe jo të rastësishëme në historinë shqiptare".

 

Me pastaj zv.Konsulli bëri kronologji rreth festave të nëntorit, ku shtoj se; "28 nëntori është festë qe i bashkon shqiptarët nga do që janë pa dallim krahine, feje apo partie. Është pikë referim për bashkim dhe unitet, na ka bashkuar në të kaluaren dhe do të na bashkoj çdo herë për sa do ketë shqiptar".

 

Njëra pas tjetres shkëlqyen me programin e tyre të gjitha shkollat

 

Recitali " Trojet etnike shqiptare ", i përgaditur, dhe i prezantuar me përkushtim të veqant nga nxënësit e mësuesve bashkëshort Zejnije dhe Zeqir Asllani, shënoi fillimin e programit letrar dhe artistik, për t'u pasuar nga bilbilat dhe shqiponjat e mësueseve, Miradije Gashi, Shahe Bytyqi, Sofije Sopaj dhe Sabrie Shaqiri.

 

U recituan vargje nga Lahuta e malcisë, ju këndua Çamërisë, Vlorës, Janinës së Ali Pashë Tepelenës, Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Ulqinit, Preshevës, Prizrenit dhe Shkodres, traditës, kulturës, flamurit, shkronjave të UÇK- ës, që me gjak jan shkruar, Shqipërisë- merak i Globit etj, e që u përcjellën me vëmendje, duatrokitje frenetike dhe ovacione nga të pranishmit në sallë.

 

Të pranishmit i përshëndeti  me fjalët më të mira të mundëshme për mësuesin edhe veprimtari Xhafer Leci.

 

Zv. Konsulli- Ymer Lladrovci për kontributin e tij në përhapjen e shkollës shqipe u nderua me mirënjohje nga Aktivi i mësuesve për Baden-Württemberg që ja dhuroi nënkryetari i Aktivit, mësuesi Sabit Muli.

 

Në vijim mësuesit dhe mësueseve e lartpërmendura që shkëlqyen me programin e tyre, z. Ymer Lladrovci, ju  shpërndau librat dhuratë me poezi: " Nuset e erës" dhe " Kupolë e ëndrrave " të përgaditura nga artikull- shkruesi i këtij reportazhi.   

 

Këngëtari Bujar Osaj me orkestrin e tij e begatuan më tutje, deri në orët e vona të natës këtë Eveniment të mrekullueshëm.

 

  Atmosfera e krijuar përputhej plotësisht me festën të cilën në mënyrë madhështore e prezantuan shkollat shqipe. E përcjellën kuzhina, duart e arta të nënave dhe motrave tona, të cilat ishin kujdesur që kjo dasëm e rrallë, të këtë edhe shijen e vendlindjes dhe të kujtohet gjatë.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora