Udhëpërshkrim
Beqir Cikaqi: Aktivitete për nder të 28 Nëntorit në Itali
E hene, 19.12.2011, 07:58 PM
Aktivitete për nder të 28 NËNTORIT në Itali
Nga Beqir Cikaqi
Ambasada Shqiptare në Romë
Për nder të 28 NËNTORIT, ambasada shqiptare në Romë, organizoi pritje për trupin diplomatik të vendeve tjera që jan në Romë, në mesin e tyre kishte edhe shumë bashkëatdhetar që punojn e jetojn në Itali , e që këtu vijn nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore,Mali i Zi, etj. Nuk munguan as arbreshët që jetojn me shekuj në Itali. Kjo mbrëmje u organizua me daten 28 nëntor 2011, në Grand Hotel Flora, në rrugen Vittoria Veneto numër 191. Në kët mbrëmje – koktej , të pranishmëve iu drejtua ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Romë, zoti Llesh Kola. Përshëndeten edhe miq italian. U çfaq edhe edhe një videofilm. Ishte prezent edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, zoti Albert Prenkaj, shoqëruar nga zv.kryeministrja Mimoza Kusari-Lila e ministri Besim Beqaj, që këto ditë gjenden në Itali.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Rome kishte vendosur ti ndaje disa mirënjohje shoqatave dhe individeve e personaliteteve shqiptare që kan prezantuar dendësisht kombin shqiptar këtu në Itali dhjetëvjetëshin e fundit. Në mesin e tyre ishte: Vitore Staefa Leka, Edmon Budina, Erion Bogdani, shoqata “Skenderbeg”, etj.
Të pranishmit komunikonin në mes vete, merini foto me ambasadorin e me te tjerët, duke kaluar për disa orë çaste vërtet festive.
Komuniteti shqiptar në Treviso
Komuniteti shqiptar në Treviso të Italisë organizoi për herë të 9-te turnir ne futboll të vogël, për nder të 28 NËNTORIT, Ditës së Flamurit dhe Ditës së pavarësisë së Shqipërisë . Është ky tashmë turnir tradicional. Moren pjesë disa ekipe, por në krahasim me vitet tjera numri i ekipeve pjesëmarrëse ishte ma i vogël, e gjith kjo për arsye të krizes së përgjithshme ekonomike, e cila ka ndikuar edhe te mërgata shqiptare.
Organizatorët për më të mirët ndan kupa, medalione, mirënjohje, e për tri ekipet më të suksesshme edhe një sasi modeste të eurove.
Ekipi më i mirë ishte ekipi Dardania-Samadraxhë, që zuri vendin e parë.Gjithashtu edhe lojtari me i mirë u shpall me merit, i po këtij ekipi.
Rradhitja e ekipeve: 1.DARDANIA, 2. HITI COLOR, 3.MËRGIMI, etj.
Shoqata DARDANIA e Montebellunës me program artistik
Të dielen me 27 nëntor ne Volpago del Montella, Shoqata kulturore shqiptare DARDANIA e Monebellunos organizoi një program artistik kulturor kushtuar 28 NËNTORIT, Ditës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së Komandantit Legjendar të UCK-së Adem Jasharit. Shoqata ndau edhe disa mirënjohje për antarët e vet, shqiptar që veprojnë në këtë mjedis e më gjerë.
Nxënesit e shkollës shqipe ë Montebelluns u paraqien me disa poezi kushuar festes së 28 NËNTORIT, ndërsa musafir special i kishin nxënësit e shkollës shqipe të Bassanos, shkollë e cila para disa ditëve e festoi përvjetorin e 10 të në aktivitetin kombëtar. Nga kjo shkollë në këtë mbrëmje u dallua sidomos nxënësja Edona Thaqi me këngën “O e bukura more”.
Kjo shoqatë(DARDANIA) e ka edhe SHKA, me të njetin emër të cilët para të pranishmëve u paraqiten me këngë e valle. Ku u dalluan rapsodët Gjelosh Hajdari, Gjin Shani, Zaim Graishta, Mus Ahmetaj, etj. Ndërsa nga vallet u dalluan grupi ivajzave. Pas programit të rregullt vazhdoi muzika për disa orë duke u hedhur në valle shumë të rinjë e të reja që ishin prezent. Këtë mbrëmje festive e zbehu pak veprimi i drejtuesve të Shoqatës DARDANIA, kur i angazhuan dy vajza me një paku në dorë, duke iu drejtuar gjithë secilit në sallë për të kontribuar në mjete materiale. E kur dihet se është krizë e përgjithshme ekonomike, ky veprim sdo koment!
Kështu u përmbyllen këto aktivtete kushtuar 99 vjetorit të pavarësise së Shqipërisë. Në vitin e adhëshëm do të jetë një vit jubilar, gjithënjë duke uruar: Rroftë Shqipëria! Rroftë Flamuri i sajë!