Udhëpërshkrim
Ramiz Selimi: Manifestim për 28 Nëntor, i organizuar nga Shoqata ''Kosova'' Linz
E shtune, 10.12.2011, 02:03 PM
Manifestim për 28 Nëntor, i organizuar nga Shoqata ''Kosova''
Shqiptarët e të gjitha trojeve mbledhen së bashku për Diten e Flamurit në Austri të Epërme
Në kuadër të shënimit të Ditës së Flamurit 28 Nëntorit në diasporën shqiptare në Austri të Epërme u organizuan një varg manifestimesh. Me këtë rast vetëm në
Nga Ramiz Selimi
Një manifestim shumë inkurajues dhe me nivel plot shpresëdhënës për organizimin e mërgatës sonë në perëndim ishte edhe ai që u mbajt në „Volkshaus“ St. Martin, Linz, që u organizua nga shoqata “Kosova” dhe shkolla shqipe me mësim plotësues .Këtë manifestim e vizituan mërgimtarë të shumtë nga Linzi dhe rrethe të ndryshme, për t‘a nderur festën e madhe të flamurit kombëtar, ditën e pavarësisë së Shqipërisë „28 Nëntorin 1912“, që e ngriti patrioti i madhë Ismail Qemali në Vlorën heroike. Ishte një ditë e shkëndisë së dritës dhe e simbolit të lirisë për shqiptarët.
Ora 13 e 30 minuta shënon fillimin e kësaj kremte, salla ishte e madhe për një kapacitet rreth 400 veta, u stërmbush me mbi 600 veta, ku ishte një atmosfere festive e të gjithë mërgimtarëve të të gjitha moshave. Organizimin e këtij tubimi madhështor e bëri shoqata kulturore „Kosova“ në
Programin e hapi Mesuesi i shkollës shqipe në
Fjalën e rastit për Ditën e Flamurit dhe ditën e ngritjes së flamurit në Vlorën heroike në vitin 1912, në formë referati e mbajti z. Prof Brahim Krasniqi. Ai në formë kronologjike i lexoi të gjitha datat e rëndësishme. Duke filluar nga nëntori i largët i vitit 1443 kur heroi ynë Kombëtar Skënderbeu u kthye në Krujën legjendare dhe ngriti Flamurin. Pastaj viti 1912 kur plaku i urtë Ismail Qemaili ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Dalja publike e UÇK-së ne Llaushë të Drenicës më 28 Nëntor 1997 në varrimin e mësuesit Halit Gecit si dhe ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jasharit, janë data që do të mbesin dhe do të kujtohen gjithmonë nga gjithë shqiptarët tha z. Krasniqi në mbarim të fjalimit të tij.
Z. Smajl Maliqi-Kryetar i Shoqatës “Kosova”në
Peshën më të madhe këtij manifestimi në krahasim me shoqatat tjera, i kishte dhënë prezenca e institucioneve kosovare në krye me vicekonzullin z. Mag Isa Kosumin i cili në fjalën e tij tha:
“Jam i nderuar që në emër të Ambasades së Republikës së Kosovës në Vjenë dhe në emër të Ambasadorit Dr.Sabri Kiqmari , të ju sjellë urimet e sinqerta për këtë festë të madhe kombëtare”. Ai i uroi pjesëmarrësit me fjalët:
“GËZUAR PËR SHUMË MOTE 28 NËNTORI, DITA E FLAMURIT TONË KOMBËTAR!”
Me pas tha se: “Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, që na sjellë në kujtesë mijëra sakrifica të patriotëve tanë të mëdhenj, qe na sjellë në kujtesë shumë beteja të luftëtarëve tanë për Mëvetësinë e Shqipërisë.
Bërja e Shqipërisë gati një shekull më parë dhe stabilizimi i saj përgjatë kësaj periudhe përbën rrëfimin më të suksesshëm të historisë sonë kombëtare. Shtetbërja dhe shtetndërtimi i Kosovës pothuaj njëqind vjet më vonë dhe kontributi e përkrahja e Shqipërisë në këtë proces jetësor është kapitulli më i ndritur i kësaj historie.
Në secilin 28 Nëntor, vijnë në mendjet dhe zemrat tona , respekti dhe atdhedashuria ndaj Kryediplomatit Ismajl Qemajli, kryetrimit Isa Boletini me shokë, mendjendriturit Hasan Prishtina, tribunit të kombit Luigj Gurakuqi e shumë e shumë patriotëve dhe atdhetarëve të vitit 1912. Me 28 Nëntor nderojmë me respekt Kryekomandantin Kombëtarë Gjergj Kastrioti Skenderbeu, por me 28 Nëntor ndërojmë me pietet edhe ditëlindjen e Legjendarit Adem Jashari si dhe dalja në skenë e UÇK-së.
Të dashur bashkatdhetarë dhe bashkëkombës,
I madhi Gjergj Fishta më " 28 Nanduer 1913" shkroi (citoj)
"Flamuri kombtar nuk ka shka ban ndër ne,
Prandaj duajeni Atdheun, respektojeni atë, vizitoni sa më shpesh që mundeni vendlindjet e juaja. Dergoni sa më shumë edhe fëmijët tuaj në Atdheun tonë.
Duani dhe respektoni Institucionet tona, ato janë duke u ndërtuar me shumë mund, por janë gjithmonë vetëm në funksion të qytetarit të Kosovës. Shteti jonë i ri ka nevojë për përkrahje dhe dashuri të mirëfilltë të qytetarit të vet.
Duke ju dëshiruar shumë suksese në jetë dhe përditshmëri, por dhe duke kërkuar vendosmeri maksimale të juajen drejt përmbushjes së obligimeve morale e njerëzore ndaj Kosovës dhe Shqipërisë si dhe ndaj miqve tanë të shumtë, më lejoni që edhe njëherë të ju shprehu urime të sinqerta e vëllazërore për festen e Flamurit tonë kombëtarë. E bekuar dhe e gëzuar qoftë për jetë e mot kjo festë dhe të gjitha festat tona kombëtare e shtetërore“. tha z. Kosumi
Edhe mysafirët Austriak si z. Luger murën fjalën duke shprehur fjalë miradie për integrimin e sukseshëm të shqiptarëve dhe njiherit uruan ata për festën e tyre kombëtare.
Pastaj programin vazhdoj me nxënësit nga shkolla shqipe me mësim plotësues ne gjuhën shqipe. Këta fëmijë u prezantuan me disa recitime vargjesh me motive patriotike kushtuar flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë
Në vazhdim të programit moderatori Dedushaj ftoj në skenë këngëtarin dhe solistin e mirënjohur Malush Krasniqi me të cilin rast, atmosferën e ndezi dhe shpesh herë u duartrokit duke krijuar një emër shumë të mirë tek publiku. Gëzimi, kënga gjatë kësaj feste zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.
Në këtë tubim ishte një atmosferë festive një gjallëri kompakte, por shihë, sa kënaqësi është t‘a shohesh një kombë shqiptarë të bashkuar duke u përkujdesur në edukimin e fëmijëve tanë që ta ruajnë edukatën, zakonet ,veshën dhe traditen kombëtare,që ta ruajmë rezistencën tonë, që të mos asimilohet brezi i ri i. I cili po lind dhe po rritet në mërgim, duke mos harruar gjuhën dhe kulturën. Diaspora shqiptare gjithnjë është duke e kuptuar realitetin aktual se organizimi ma i efektshëm dhe ma fitimprurës është për interesin tonë kombëtar që të jetë në baza të kulturës, aktivitetit, në klube shqiptare, shoqata dhe sport. Shkurt një bërthamë globale rreth çështjes tonë kombëtare pa parti politike në diasporë, e treguan edhe këto organizimet në Austri të Epërme, ku shqiptarët din dhe duan një organizim të mirëfilltë të diasporës shqiptare.