E diele, 28.04.2024, 03:45 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës

E diele, 06.11.2011, 08:55 PM


Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës.

 

Manifestimi filloi më poezinë kushtuar dëshmorit “ ZAHIR PAJAZITIT.

 

DRITË MBI DRITË JE TI

 

Kushtuar komandantit ‘’ ZAHIR PAJAZITIT’’

 

Loti iku bashkë me pranverën malet gjëmonin

Trimëria-heroizmi erdhi me emrin tuaj legjendar

 

Komb mbi komb thuri barbari ai çetniku i zi

Më kobure ja ndali hovin legjendari Zahiri-trimi

 

Lufta kishte një emër e disa shkronja të arta

UÇK - lavdi shqipes qe ec në shi -borë për një kurorë

Për një tokë të lirë

Për një qiell ku shqiponja të fluturon

 

Të shkel murin e zi të rrënoi - asgjësoi e të ngrit një gur

Në tokën Shqipëri liri Çamëri- Arbëri -Iliri e Dardani

 

I ulur qëndroja- mendoja për flakën qe ka nisur

Për barotin qe po ju jepet armikut-çetnikut-hordhive

Nga pushka e lavdive -Ushtrive nga pushka e Zahirit

 

Ngordhi njëherë e përgjithmonë rrugëtimi i faqëzave

Ndali hovin djali gjaku i shqiptarit barbarit - qyqarit

Komandant Zahiri legjenda e legjendave trim shqiptarë

Tek kroi e pini ujin dhe aty tha disa fjalë për shqiptarë

 

Luftoni-kujtoni rrugët historike

Mos shkelni mbi gjakun e dëshmorëve

Ai është dritë mbi dritë për jetë

 

Lavdi historisë...

Lavdi kush shkruan një histori të vërtetë

Një histori qe do ta kemi në shpirt përjetë

 

Malet i mbuloi dëbora shiu nuk mungonte

Zahiri bënë strategji për eliminimin e tradhtarit

 

Ai duhet të merr çmimin e merituar plumb në ballë

Kështu meriton edhe sot një tradhtar

 

Një plumb në ballë

 

Mallkuar kush shqipeve  fluturimin po javë ndal

Rroftë përjetë gjaku i derdhur i Çlirimtarëve

Në fushë  në mal me aromën e luleve tokën e ngjall

 

Nga i pa-emër emër Zahiri iku në përjetësi

Tokën e  la të lirë ta gëzojnë e gjithë këta njeri

 

PODUJEVË                  

 

23 . 09 . 2011

 

Poezinë e ka shkruar autori, Ruzhdi Berisha – Rudi, si dhe u lexua nga vet autori.

 

KLUBI LETRAR “ ZAHIRI “ NË PODUJEVË

 

Klubi Letrar “ Zahiri “ në Podujevë, edhe kësaj radhe na sjelli libra te reja të botuara nga vet klubi. Titujt qe u promovuan në këtë manifestim ne muajin e rinisë ishin: MAVRIQI I LLAPIT { Monografi }  nga autori Gani MEHMETI,” ËNDRRAT E MIJA” { poezi } nga autori Erblin DUSHI, “ SYTË E DIORIT, RRUGËS SË KOMBIT, ARBËRIA TOKA JONË, TOKË DARDANE” { poezi } nga autori Izet HAJDINI.

 

Manifestimi ishte i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë foli kryetari i klubit letrar “Zahiri “ në Podujevë, Ruzhdi Berisha – Rudi ,para një publiku ku ishin të pranishëm afër treqind-veta. Më qenëse gati i gjithë publiku ishin gjenerata të reja kryetari i Klubit z, Ruzhdi Berisha - Rudi e gjithë fjalimin e potencoi duke ja kushtuar rinisë, më qenëse ishte dhe muaji i rinisë ai në përgjithësi foli për  rinin.

 

Fjala e kryetarit të klubit letrar “ Zahiri “ në Podujevë, Ruzhdi Berisha – Rudi:

 

Përshëndetje dhe mirë  se keni ardhur në promovimin e pesë librave me poezi dhe një libri me monografi. I përgëzoi autore për botimin e librave dhe suksese , presim edhe me tej libra të botuara nga ju.

 

E dashur rini kosovare, e ardhmja e vet jetës jeni ju, e ardhmja e vetë shtetit jeni ju. Ju jeni shpirti i kombit, jeni shtylla e shtetit dhe jeni zëvendësimi i çdo shtrese qoftë instuticionale e deri tek ajo bujqësore, nga pozitat me të larta deri tek ajo me e ulëta. Ju duhet të përgatiteni në dije dhe te jeni me cilësor dhe me të kultivuar në arritjen e një niveli të lart profesional dhe të bëheni të aftë për marrjen e obligimeve në të ardhmen qe do ju takojnë. Shteti ju mbetet juve, dhe ju duhet të arriturat kulturore, historike e ti ruani dhe ti ngritëni me dijen tuaj, shteti ka nevojë për ju, kombi ju pret.  Klubi letrar “ Zahiri “ në Podujevë kërkon përkrahjen tuaj, dhe anëtarësimin tuaj , ndërsa juve rini e dashur qe merreni me shkrime në do ju ndihmojmë qe shkrimet tuja ta shohin dritën , ato do botohen ne revistën letrare “ RINGJALLJA”. Edhe njëherë ju falim-nderoi për ardhjen tuaj, dhe është privilegj të gjindsh në mesin e një rinie kaq të mrekullueshme. Rinia është gjallëria e trungut të lashtësisë, rinia është dashuria  e cila trungun e lashtësisë e përtërinë me veprat e saj...

 

Në vazhdim manifestimi filloi me prezantimin e librit të parë “ MAVRIQI I LLAPIT” monografi, nga autori Gani Mehmetit. Për librin foli drejtori i arkivit të Kosovës në Prishtinë, Dr, Jusuf Osmani.

 

Dhe prezantuesja Naxhie Mehmeti kaloi nga monografia në poezi. klubi letrar “Zahiri” ju sjelli edhe kësaj radhe librin “ ËNDRRAT E MIJA “ nga autori Erblin Dushi. Për librin foli Milazim Kadriu, si dhe një poezi nga po ky libër  para publikut e prezantoi poeti  Sylejman Lutolli.

 

Klubi Letrar “Zahiri” nuk ndaloj këtu , ai vazhdoi tutje duke prezantuar libra të tjera, duke sjellë para lexuesve edhe katër libra me poezi : “ SYTË E DIORIT,RRUGËS SË KOMBIT, ARBËRIA TOKA JONË, DHE TOKË DARDANE të autorit IZET HAJDINIT.

 

Për këto libra foli Gani Mehmeti si dhe botuesi Ruzhdi Berisha – Rudi. Me pastaj dy poezi nga libri i lexuan:

 

Aktori i qytetit të Podujevës, Sabit Zeneli lexoi poezinë të quajtur:

 

KËTU JE ARDHACAK

 

Afër  e paska kishën

As ti s”paske projektin

Të zezë po ta shohë këmishën

Me njolloseni fakultetin

Këtu e kam bibliotekën

Krejt me ka zhytë lëndinën

Se paska njohur Haxhi Zeken

As Hasan Prishtinën

 

Në pronë të fakultetit

Nuk të lejohet kisha

Nuk je i këtij rrethi

Nuk pranojmë këtu bisha

 

Sa i rëndë është ky guri

Por edhe me i rëndë je ti

Këtu e ka vendin Bajram Curri

Ti je nga mali i zi

 

Më dukesh si një kosh

Më paske shkelur barin

Mos të shkon koha bosh

Mos ma ndot këtu ajrin

 

Kthehuni nga keni ardhur

Këtu je ardhacak

Në mal të zi i pavarur

Njëqind-vjet me ke hak

 

Dhe poezinë e dytë nga librat e poetit Izet Hajdini e lexoi aktori i Podujevës, Nazmi Bajra. Poezinë të  quajtur:

 

UJQIT BULLGARË

 

Fanatikët maqedonas

Flasin pa-argumente

Shqiptarët janë vendas

Kjo nuk do komente

 

O fytyra të mynxyrës

O ujqit bullgarë

Propaganda e hiles

Hidhet ne Vardar

 

O fytyra të Gorillës

O hiena e Bullgarisë

Nuk kam pik prej qiellit

Jam pasardhës i Arbërisë

 

S’keni të dhëna shkencore

S’kam qenë kurrë qiraxhi

Sa e urren gjuhë arbërore

S’duron Santanën as ty

 

Shoh shumë egërsira

Shoh shumë surrat Hitleri

Po nga Enciklopedia

Të dëshmon karakteri

 

Pas përfundimit të përurimit të pesë librave më poezi dhe një monografi, manifestimi filloj edhe më një orë letrare të pagëzuar “ POEZIA SHQIPE”.

 

Për ta nderuar këtë manifestim të klubit letrar “ Zahiri “ në Podujevë ishte edhe humanistja shqiptaro-amerikane dhe poetja Rita Saliu. Zonja, Rita Saliu e nderoi klubin letrar “Zahiri” në Podujevë, ardhja e saj do jetë përherë e nderuar dhe do kemi një kujtim brezvënës nga kujtimi po i kësaj mërgimtareje dhe veprimtareje të dalluar nga femrat shqiptare dhe botërore. Diçka me thotë se zonja, Rita ka shumë veçanti tek vetja, po ashtu ka edhe butësi dhe mëshirë për lotin e dheut shqiptar. Për ta njohur zonjën, Rita keni njohur një univers të ter,ajo te gjithë jetën ja kushtoj dhe do ja kushton atdheut të dashur, vendit ku ujit i thonë ujë e bukës bukë. Klubit letrar “Zahiri” në Podujevë meriton të respektoi njerëz të penës dhe humanitetit shqiptaro-amrikan, siç ishte zonja RITA SALIU.

 

Manifestimin e nderuan me ardhjen e tyre edhe shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazliu” ne Kastriot,ku përfaqësuan zotëri, Ismet Tahiri dhe zotëri, Ismail Simnica.

 

Në orën letrare “ POEZIA SHQIPE” lexuan po këta poet:

 

 

1- RITA SALIU

 

2 – ISMAIL SIMNICA

 

3- ISMET TAHIRI

 

4- ORMIRA DIBRANI

 

5 – SADIE ISMAILI – ILIRIDA

 

6 – ALBAN NUREDINI

 

7 – RUZHDI BERISHA – RUDI

 

8 – BESNIK JAHA

 

9 – RREZARTA MULOLLI

 

10 – BLERIM MEHMETI

 

11 – SYLEJMAN LUTOLLI

 

12 – BUJAR VERBOVCI

 

 

KLUBI LETRAR “ ZAHIRI” NË PODUJEVË JU FALIM NDERON PËR ARDHJEN TUAJ SHIHEMI SERISH NË MANIFESTIMET TJERA...



(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit në Stubëll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike Sali Bollati: Me mendje dhe zemër gjithmonë pranë Kalosh Çeliku: Nata e madhe dhe dita e nesërme nën Rrap në Shkup Asllan Dibrani: Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit... Burhanedin Xhemaili: Kthimi te rrënjët e trungut kombëtar Dibran Demaku: Qyteti me njëmijë e një dritare Miradije Gashi: Shembull jo i mirë i organizatorëve Ramiz Selimi: Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli, viziton bashkëatdhetarët në Austri të Epërme Murat Gecaj: Konferenca e e parë ndërkombëtare e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare Çerkin Bytyçi: Kur vallëzojnë zemrat kurbetçare Dita e pare e Shkolles Shqipe ne mjediset e shkolles amerikane ne Brooklyn, New York Lela Lushaj: Jetë e trazuar! - Foto-Reportazh Xhevat Muqaku: E veçantë ishte kjo verë në vendlindje

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora