E diele, 28.04.2024, 01:03 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Miradije Gashi: Shembull jo i mirë i organizatorëve

E merkure, 28.09.2011, 08:00 PM


 

SHEMBULL JO I MIRË I ORGANIZATORËVE

 

Nga Miradije Gashi, Stuttgart

 

Jemi dëshmitar të një aktiviteti shumë të rëndësishëm të shkollës me mësim në gjuhën shqipe të organizuar në diasporë, përkatësisht të organizimit të Seminarit të shtatë mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, që u mbajtë në Prishtinë, nga 2 deri më 5 gusht. Seminari kësaj radhe u mbajt në Hotelin EMERALD (me pesë yje) në kilometrin e gjashtë në dalje të Prishtinës në drejtim të Ferizajit. Në këtë aktivitet të rëndësishëm moren pjesë arsimtarët e të gjitha viseve shqiptare që e organizojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.

 

Këtë seminar do ta quaj kurorëzimi i bashkimit të arsimtarëve gjithëkombëtar në historinë më të re të arsimit shqiptar dhe shkollës shqipe të diasporës.

 

Arsimtarë që e mbajnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë kishte bukur shumë për të cilët zemra mu bë mal,kurë u takuam kolegë e kolege të cilët vinin nga shumë shtete përendimore dhe më disa prej tyre njiheshim prej vitesh

 

Ndër arsimtarët që e mbajnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe isha edhe unë Miradije Gashi, që punojë në Stuttgart të Gjermanisë, e që në Kosovë e kam kryer Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe Fakulltetin Filozofik-dega e pedagogjisë. Në vendlindje kam punuar në arsim, por edhe kam qenë e angazhuar në Kryesinë e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar. Për aktivitetin tim në Kosovë pushteti okupator serb më kishte larguar, përkatësisht suspenduar nga procesi mësimor, ndaj në vitin 1994 u detyrova të migrojë në Gjermani.

 

Megjithatë, edhe në Gjermani i kam kontribuar çështjës shqiptare e në veçanti mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ku edhe sot jam e angazhuar në mbajtjen e mësimit plotësues në Stuttgart.

 

T'i kthehem përsëri Seminarit, ku përveç mësuesve shqiptar nga Kosova e Shqipëria, me kumtesë ishte angazhuar edhe Gjermania e respektuar, zonja Ketrin Hohman, e cila foli në temën "Funksioni dhe rëndësia e mësimit të gjuhës dhe kulturës së origjinës". Kjo temë, sikurse edhe të tjerat, natyrisht se zgjoi interesim te pjesëmarrësit e seminarit. Mirëpo, çka ngjau, ngjau se organizatori-përgjegjësi për mësimin plotësues në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës, nuk më lejoi t'i bëjë kurrfarë pyetje zonjës së lartpërmendur, për çka disa pjesëmarrës te seminarit mbetën të befasuar.

 

Së pari përgjegjësi fare nuk kishte ide se çka do ta pyesja zonjen Hohman, edhe pse zonjen e nderuar doja ta pyesja:

 

Sipas statistikave të shtetit gjerman, shtet ky tashmë me shumë kultura! Sa ndikon mësimi plotësues në ruajtjen e vlerave gjuhësore kombëtare dhe a ka efekt pozitiv mësimi plotësues në procesin mësimor në gjuhën gjermane, përkatësisht çfare janë përvojat e shtetit gjermanë në këtë drejtim?

 

Më ngazëllente mendimi se mbi vete bartja një detyrë të bekuar ku vuajtjet materiale mund të harrohen, por mungesa e gjuhës amtare në diasporë është plagë që duhet shëruar. Përsëri nuk është për t’u habitur pse, njeriu parimor s’i duhet rrethit,pos njeriu me ndërgjegje të errësuar që jeton larg çdo vepre të guximshme.

 

Është vërtetë mjerim kur njeriut s’i lejohet të shprehet i lirë sepse e drejta e fjalës detyron shpirtin të hudhet në grindje më botën e padrejtë për t’i shërbyer të vërtetës dhe të drejtës së qytetarit.

 

O edhe sa kohë dot rrijë ,

fjala e lirë n’skllavrim!

 

Dhe as kjo s’është për të na befasuar ngase është shumë e rëndsishme të mësojë njeriu, të dijë nga të gjitha lakadredhat që dalin papritur gjatë jetës ngase të pakët janë ata që e thonë të vërtetën.

Vizitë në kalanë antike në  Artanë/Novo Bërdë
Vizitë në kalanë antike në Artanë/Novo Bërdë
 

Konsideroj se kordinatori për shkollën shqipe në diasporë në Ministrinë e Arsimit, Teknologjisë e të Shkencës të Republikës së Kosovës, u soll jo në mënyrë korrekte, e sidomos kur ishim në prani të një zonje shumë të nderuar gjermane, por edhe në prani të kolegëve arsimtarë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.

 

Një sjellje kësisoi"demokratike"e sidomos ndaj femrave, është dëshmia më e mirë se si po udhëheqin arsimin tonë në diasporë, të cilët sigurisht se kanë edhe kontakte me zyrtarë të arsimit në shtetët nikoqire ku organizohet mësimi plotësues.

 

Ndoshta kjo edhe është edukata "demokratike" e një ish mësuesi të mësimit plotësues që punoi në Gjermani e në Austri  Fatbardhësisht se të këtillë nuk ka edhe gjithaq, ndaj mbetem  me shpresë se në të ardhmën do të reflekton edhe kordinatori.pozitivisht.

 

Më këtë sjellje kordinatori i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës,reflektoi shembull jo t’mirë të arsimit shqip në diasporë.



(Vota: 11 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora