Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: E veçantë ishte kjo verë në vendlindje
E shtune, 17.09.2011, 05:58 PM
Nisja drejt vendlindjes
E veçantë ishte kjo verë në vendlindje
Nga Xhevat Muqaku
Në fillim të vitit ishim dakorduar me familjen që të niseshim për pushimet e veres në vendlindje në fund të korrikut. Edhe kësaj here duhet t'i përshtateshim fëmijve tanë të rritur dhe sistemit shkollorë të vendit mikpritës. Disa javë përpara me shumicën e mërgimtarëve ndjehemi të lodhur, të shpenzuar, i numërojmë ditët, orët, përcaktojmë datën dhe marshutën më të arësyeshme drejt vendlindjes. Kësaj here do të pushojmë së pari në bregdet e pastai do tja mësyejmë vendlindjes ose anasjelltas ngase duam të takohemi sa më parë me nuset e erës dhe me shumë të afërm dhe miq në dasmën e Njomzës dhe Arlindit.
Shkurt dhe shqip, pasi të rinjët e pregaditen veturën për rrugë u përshëndetëm me
vajzen e cila duhet të absolvoi praktiken pjesë e studimeve në Zhürich. Ngjarjet që u zhvilluan ato ditë në kufijt e Kosovës paralajmëronin verë të nxehtë. Disponimin e lëkundur për shkak të vrasjes në detyrë të Policit- hero më i ri i vendit e shtonte edhe më shumë tollovia dhe pritjet e gjata në rrugë, ndërsa quni i dikurëshem tani burrë nuk e pëlqente fare bisedën për lodhjen.
Pas 30 orësh arritëm megjithëate mirë të lodhur në Vendlindje. Sa herë që këthej dhe kahdo që kaloi shihen përparime të dukshme në rrugë, fshatra dhe qytete. Takimi me familjen e gjerë ishte edhe kësaj here i veqantë. Sikur lodhja dhe nostalgjia kan kuptim për njëra tjetrën, kështuqë nata i radhitë bisedat njëren pas tjetrës pa e vrejtë praninë e agimit me rrezet e para të diellit.
Ende pa u çlodhur nga rrugë e gjatë, miqët na lajmëruan për dy vdekje tragjike të antarëve të tyre të familjes, njëri në Ulqin e tjetri jo larg Rahovecit si dhe ndrrimin e jetës të lokes në afërsi të Klinës. Ditët në vijim, para dhe pas arritjes së kufomës mërgimtare dhe vendore i përcjelli një dhimbje e madhe e familjeve, miqëve dhe të afërmve. Dëshmi e kësaj ishin edhe ceremonitë e varrimit, të pames dhe prania e madhe e pjesmarrësve nga shumë troje shqiptare.
Të tri figurat e lartpërmendura meritojnë fjalë miradije për veprimtarinë e tyre të begatëshme, që vështirë i përmbledhë një vëllim librash. Por kështu e ka jeta, dhe fjaia e më të pjekurve sikur fiton ngjyrë; " rrezikun dhe vdekjen e kemi më afër se këmishen në trup ". Megjithate dy heronjët dhe heroina e familjes nuk gjënden më në mesin tonë. Derisa per loken flitej t'ishte vdekje e pritur dhe e radhës, dy të parët si duket u zgjodhën në kopsht si frytet më të pjekura për amshimin në pakthim. Treshës i qoftë i lehtë dheu i vendlindjes, le të prehen të qetë.
Një pune krijuese e nisur herët si nxënës i shkollës fillore i erdhi radha të publikohej. Duke ju falënderuar zhdukjeve herë pas herë të disa prej shkrimeve që shpirtin më këputnin, gjat një promovimi të librit të organizuar dy herë në të njejten ditë regjistrova një fjali të një autori të mirë. " Gruri i gatëshëm e ka vendin nën strehën e hambarit ".
Kur je i rrethuar nga strukturë e mirë miqësore vështirësitë e paramenduara mbesin në ajr.
Brumi i përpunuar ishte redaktuar më zell nga shqiponja e Bukureshtit. Propozimin e mikut tim Poet, që libri të shihte dritën në Gjakovën e kuqe, me kohë i kishte dhënë dritën jeshile profesori i nderuar, autor i shumë librave dhe Kritiku i vyeshëm letrar nga Vokshi.
Takimi me të sëpari në ulëset e Skorpionit e pastai në Terrasen e shtëpisë së kulturës në Gjakovë dhe biseda frytdhënëse do të mbetën kujtim i veqant që do ta ruaj veqanërisht, sëbashku më lindjen e nuseve të erës.
Një vizitë nënës, gjyshes dhe babgjyshit të ndjerë në vendin ku prehen eshtrat e tyre, sëbashku me familjen e gjerë, pastai shijimi i natyres prrallore dhe uji i burimit në Baicën e Kolshit sollën flad të nevojshëm.
Përderisa dy dasmat disi padashtas u realizuan mirë pa dashjen tonë nën hije dhe pa prezencën tonë, befasisë që e kishim menduar kohë të gjatë për Argrurin dhe Diellzën do t'i përgjigjej edhe gjyshi me dëshiren më të mirë të përjetonte nga afër rrugën e kombit dhe perlën e bregedit kombëtar Velipojën.
Pjesë e pushimeve veore në Kosovë notohet edhe Banja- Oazë e kaltër e Malishevës e cila kësaj here rrezatonte jo vetëm vapë e freski, mbi të gjithat rregull dhe discipline të pashoqe, punë angazhuese rreth pritjes, pushimit të këndshëm dhe që prodhonte qetësi dhe relaksim.
Ardhja e studentes tonë në seminarin verorë të Albanologjisë me një grup studentësh gjerman, fejesa e nipit dhe takimi me mikun poet në ditën e këthimit, e zbehën ca pushimin. Me dëshirë, të gjithë do të qëndronim më gjat. Obligimet tjera dhe ndaj vendit të punës nuk lejojnë nje gjë të tillë. Me zemër të thyer morëm prap rrugën e mërgimit dhe arritëm në destinacion po ashtu pas 30 orësh.
Në fund të kësaj vere të nxehtë dhe të veqant flakë e mallit tregoi ftyren e saj, arriti kulmin.
Ju këthyem punës dhe jetës deri diku normale me obligimet vazhdimisht në rritje.
![]() |
Ne Nekofc |
![]() |
E bukura e Prishtines |
![]() |
Burimi ne Baice |
![]() |
Banja e Malisheves |
![]() |
Plazhi ne Velipoje |
![]() |
Kaltersi dhe qetesi |
![]() |
Rruge e kombit |
![]() |
Maje shqiptare |
![]() |
Prizreni ne mbremje |
![]() |
Vere ne Kosove |