Udhëpërshkrim
Zbulohet Albana, fshati ilir që admirohej nga Skënderbeu
E hene, 05.09.2011, 05:11 PM
Nga Nefail Maliqi
Gjatë një vizite rasti një monumenti historik në Cividale të Italisë, aty në oborrin e muzeut, hasëm në një hartë të rajonit. Na ra në sy mbishkrimi me shkronja të mëdha: ALBANA. U interesuam ta gjenim ku ndodhej dhe shkuam në fshatin Albana. Aty takuam fshatarë e intelektualë të zonës. "Nga bisedat, vumë re se vendasit italianë dhe sllovenë pranojnë dhe janë krenar se në mesin e tyre kanë fshatin ilir me emrin Albana", - shkruan agjencia informative "Presheva jonë". Ne po udhëtonim Brukseli drejt Venecias. Për disa ditë u ndalëm në Cividale, një qytezë mes Triestes dhe Udines ku vizituam një muze dhe monument historik. Aty në oborrin e muzeut hasëm në një hartë të rajonit me përmasa
Në fshat
Në Albana takuam banorë e intelektualë të këtij fshati. Gjatë kohës që fotografonim fshatin, kështjellën, tabelën rrugore me mbishkrimin Albana, disa kalimtarë rasti, nga kurioziteti ndaleshin dhe na pyesnin se "a jeni shqiptarë ju ?" Ne, ju përgjigjeshim me po. Ndërsa, ata na e kthenin: "
HISTORIKU
Kështjella, njihet me emrin "Castiela Albana" (në dialektin e Friulit, gjuhë kjo më e hershme se gjuha italiane). "Ndërtuar në shekullin e dymbëdhjetë, fshati Albana, është një vend malor piktoresk, një luginë e rrethuar nga kodra dhe shpati në jug, ndërsa në veri vërehet një gryke e ngushtë e rrethuar me male që arrijnë një mijë metra në lartësi. Që nga kjo pikë e ngushtë e transitit, është supozuar se kështjella Albana ishte ngritur për të vëzhguar dhe mbrojtur popullsinë...", - thuhet në një studim shkencor që hasëm në bibliotekën e fshatit Albana. Më konkretisht, sipas studiuesve
Kështjella
Kështjella Albana dhe fshati ilir kanë përballuar luftërat, stuhitë dhe katastrofat natyrore.
Një historian italian ka shkruar se "në korrik të vitit 1478, në kohën e pushtimit otoman, me urdhrin e Iskander Beu (Skënderbeut) të udhëhequr nga Yuri Fuchina janë shtrirë në zonat e Gorizia-s për t'i rezistuar osmanlive. Pastaj, deri tek lumi i Judrio, trupat e Iskander Beut kanë parakaluar tek kështjella Albana ku do të bashkoheshin me grupe të tjera ushtarake. Kjo flet për admirimin e Skënderbeut për Albanën. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë (1600), zhdukja e Leonardo nga Gorizia dhe moslënia trashëgimtarë prej tij bëri që Albana ti kalonte Habsburgëve. Pastaj, fshati do të kalonte nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perandorisë së Shenjtë Romake. Në mars të vitit 1511 është regjistruar një shpërthim i dhunshëm i murtajës e më tej rajonin është përfshirë nga një tërmet shkatërrues. Të gjitha këto konflikte bashkë me katastrofat natyrore, siç ishin dridhjet e tokës i kishin bërë të reduktoheshin rrënojat e kështjellës Albana. Sipas këtij hulumtimi, të dhënat e fundit historike flasin se gjatë Luftës së Parë Botërore kështjella Albana u kërkua nga ushtria italiane për t'u shndërruar në spital ushtarak, por në vitin 1916 një granatë austriake shkatërroi kullën verilindore. Ndërtesa u rirregullua nga pronarët e pas luftës, por gjatë Luftës së Dytë Botë-rore përsëri u mur dhe e pushtua pjesërisht nga policia dhe familje të zhvendosura në Italinë jugore, të goditura nga bombardimet aleate. Ndërkohë, pas martesës së një pasardhësi të shtëpisë së Mels-Albana, kalaja u trashëgua nga Gabrici e Cividale. Që nga viti 1990, ajo po kalon një gjendje të dukshme të lënies pas dore. Kështjella Albana është bërë mollë sherri mes pronarëve dhe bashkisë së Prepottos, që do ta blejë atë për shërbime publike. Për fat të mirë, pronari aktual, Leonello Gabrici, që nga viti 2000 shënon fillimin e një ristrukturimi radikal të ndërtesës.
Vendasit
Vendasit italianë dhe sllovenë pranojnë dhe janë krenarë se në mesin e tyre kanë fshatin Ilir me emrin Albana. Rina Pulz (Gorizia) thotë se shpesh shkon në fshatin Albana me miq e mikesha. Me Rinën flasim herë italisht e herë sllovenisht, pasi ajo i zotëron mirë që të dyja gjuhët. Edhe pse e ndien veten italiane, është me origjinë sllovene. Gjatë bisedës nuk e fsheh realitetin dhe shpjegon se "fshati Albana është një fshat ilir deshi apo nuk deshi ndokush ta pranojë këtë realitet. Fundja, vet emri Albana flet më së miri për origjinën e këtij fshati. Përveç kësaj, edhe të parët tanë, stërgjyshërit e mi, më kanë treguar se ky fshat në kohërat e mëhershme i takonte ilirëve". Zonja Pulz po ashtu shpjegon se vera më e mirë në Itali vjen nga fshati Albana. "Shumë turistë, biznesmenë vendas e të huaj gjatë vjeshtës i mësyjnë fshatit Albana për të siguruar verën për dimër, verë e kuqe ashtu si gjaku, si flamuri i juaj shqiptar", - thotë duke qeshur Rina. Giordano Novelo profesor dhe njohës i mirë historisë së kantonit të Friulit thotë se "fshati Albana ishte një rajon ilir". "Sikur të mos ishte kështu, as emrin nuk do ta kishte Albana. Kur vijmë në këtë fshat në hyrje shohim tabelën e madhe me mbishkrimin ALBANA. Shpesh kur arrijmë aty, me shaka themi, bëni gati pasaportat se hymë në Albana, në Shqipëri", - rrëfen pa kompleks z.Giordano duke qeshur. Anna Olivia (Visinale) një grua e sinqertë italiane shpjegon se ka lexuar dhe ka mësuar nga fëmijët, të cilët janë studentë, se fshati Albana ka qenë një rajon i të parëve të shqiptarëve, ilirëve. "Për këtë fshat fëmijët e mi, kanë mësuar edhe në shkolla. Historianët e as funksionarët italianë këtë nuk e kanë mohuar asnjëherë. Sikur t'i pengonte kjo histori e vërtetë italianëve, ju siguroj se ky fshat me emrin Albana nuk do ta mbante sot këtë emër, ashtu si shumë fshatra shqiptarë të cilëve Serbia ua ka ndryshuar emrin apo ka shkatërruar kështjella e fshatra ilire apo shqiptare me qëllim, humbjen e gjurmëve historike. Italianët dhe shqiptarët janë aleatë të mirë dhe ne jemi krenar që në territorin tonë kemi një fshat dhe kështjellë me emrin Albana", - përfundon Anna.
Fjalët
Nga bashkëbiseduesit tanë kuptuam se shumë fjalë kishin ngjashmëri me ato në gjuhën shqipe. Banorët e Albanës flitnin me njëri-tjetrin jo në gjuhën italiane, por në dialektin fruili, gjuhë kjo shumë më e hershme se italishtja. Nga këto fjalë ne arritëm të shkëpusim vetëm disa që i përngjanin shqipes, si : Castiela (Kështjella), Piron (pirun), Carroca (karroca), ajer (ajri), njata (nata), di (dita), kapjela (kapela), flumi (lumi), Mjeli (mjalta). Në fshatin ilir sot, edhe pse nuk flet askush shqip, aty flet shqip toka, flet shqip kështjella, flasin shqip shqiponjat që fluturonin mbi qiellin e fshatit Ilir. U larguam nga fshati ilir Albana duke lënë qetë shqiponjat për të fluturuar në qiellin e tyre të lirë...!