E merkure, 30.04.2025, 10:15 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Tahir Bezhani: Bukuritë mahnitëse të Alpeve tona

E diele, 31.07.2011, 07:59 PM


BUKURITË MAHNITËSE TË ALPEVE  TONA

 

Nga Tahir Bezhani

 

Të bësh një shëti nëpër Alpet tona do të thotë të përjetosh kënaqësi me  bukuritë natyrore,të cilat të magjepsin me pamjet e tyre atraktive e te jashtëzakonshme.

 

 Nuk besoj të ketë vend më të bukur në botë se sa bukuritë natyrore të Alpeve tona. Këto bukuri rrallë ose aspak nuk i paraqesim për tërheqjen e vizitorëve,për zhvillimin e një turizmi shumë atraktiv. Ndoshta presim që këtë ta bëjë dikush për ne!...

 

 Po kush mund t’i njohë bukuritë tona më mirë se ne ku rrisim shtatin,ku kalojmë jetën?!...

               Këto ditë të nxehta vere,një ditë vikend,iu qasa bjeshkës më të afërt,pikërisht Ereniku i Junikut .Kjo bjeshkë më fascinoi me bukuritë e sajë magjepsese .Pamjet e saja të bukura hynë në zemrën time për të mos dalë kurrë.

 

 Këtë radhë,më mirë se fjalët e shkruara,do flasin fotografitë që do prezantoj e që me siguri se do të jeni të kënaqur me pamjet që do të shihni në më se 16 storie të ndryshme,duke filluar nga stani,me mikpritësin, Jeton Bilal Isufaj nga Juniku e deri në të kthyer nga maja e Rrasës së Zogut,e cila bënë pjesë në majat më të larta në Ballkan.

 

            Me që kjo bjeshkë kufizohet me motrën e saj,Sulbicën dhe bukuritë e saj përrallore të Shqipërisë, do të shihni edhe një pjesë rruge të dikurshme ushtarake që ndante këtë bjeshkë në dy pjesë. Pastaj vjen pamja e shtatit të Gjerovicës krenare nga fundi gjerë te maja e saj.

 

 Pamjet nga këto bjeshkë të magjepsin,dhe të mbërthejnë brenda vetës, të xiglojnë lotin e mallit në thellësi zemre....

 

            Ka vetëm një mungesë për të cilën mund të flitet shumë dhe të interpretohet në mënyra të ndryshme. Kjo është mosinteresimi absolut i shoqërisë sonë për të investuar në këtë lloj turizmi i cili pa dyshim se do ishte fitimprurës për Kosovën e Shqipërinë.

 

 Ky lloj turizmi,botës tjetër i mungon me siguri,prandaj nuk duhet hedhur në harresë interesimin për infrastrukturën rrugore  për të qenë më pranë vendit ku njeriut i zgjatet jeta. Mbetemi me shpresë dhe apeloj pa reshtur që t’i kthejmë sytë e mendjen kah këto bukuri që të ushqejnë shpirtin e mendjen.

 

         Tani në mënyrë kronologjike paraqes tabllot e pamjeve nga bjeshka, duke filluar me pritjen te stani i junikasit bujar, Jeton B.Isufaj, ku ishim 30 deri në ora 16-të. Pamjet fillojnë me pjesen e bjeshkës që quhet Kori e vazhdon kah Sulbica e deri te  maja e Rrasës së Zogut.

Mikpritësi bujar, Jeton B.Isufaj në pritje te stani (tbani) i tij fillimisht na gostiti me kafe e pastaj me drekë të mirë bjeshke

Në fillim,duke vrenjtur rreth e rrotull stanishten,pos fëmijë,nuk vërenim dele e as lopë si zakoni Vrenjtem afër një stani  7.koshere bletë,për befasinë tonë. Thash: lum ai qe e ha atë mjaltë të tyre!....

Kjo pjesë e bjeshkës quhet Kori. Dikur ishte” ligj” që kullotnin vetëm qengjat e ndarë nga nënat ndërsa nga fillimi i gushtit,e tërë bagëtia. Në një shpat vrenjtem disa fëmijë duke mbledhur boronica,ndërsa më poshtë kullotnin një tubë lopësh.

Një pamje e bukur me shumë bar e një pjese të Korisë.

Pamje e mrekullueshme e thepave të Rrasës së Zogut dhe pjerrinat e saja magjepse. Dikur kishte edhe kafshë të egra si dhi etj, ndërsa tani nuk vërehen ato. Këta shkëmbinj kanë ndryshuar pamjen nga erozioni tokësor.

Për t’u ngopur me ajrin e bukur të kësaj natyre,pushuam pak te Kroi i Peharit,një burim i njohur në këto bjeshkë.

Gjatë udhëtim, nëpër Kori,buzë këmbësores që shpie për në Shqipëri ,hasem pllakën përkujtimore të dëshmorit të luftës,Adem Ramadan Ademit nga një fshat i Drenicës,vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit,duke bartur armë nga Shqipëria për në  Kosovë. U përulem para kësaj figure të madhërishme me dinjitet, nga se falë këtyre të rënëve në altarin e lirisë,ne sot shëtisim lirshëm në çdo pjesë të vendit tonë të bukur. Lavdi i qoftë!

Një mallim karakteristik i një tufe delesh në bjeshkë,ku çobani nuk vërehej,por ai me një fishkëllimë ndjellte ato në kahe të dëshirueshme kullose.

Trekëndësh karakteristik mes bjeshkës së Sulbicës,majtas, në anën e Shqipërisë,përballë Maja e  Gjeravicës dhe,prapa, Rrasa e Zogut. Vija kaluese në mes që vërehet ishte dikur kufiri ku kalonin ushtria Jugosllave dhe ndante pa të drejtë këto dy motra-bjeshkë të një trualli.

Pamje nga bjeshka e Sulbicës me bukuritë e saja përrallore,fotografuar nga një largësi e madhe nga autori i këtij shënimi.

Pamje e Gjeravicës dhe bukurive tjera përtej Sulbicës në Shqipëri, ku bora nuk hiqet kurrë.

Buzë Sulbicës,një çmallje,një pushim dhe dy kafshore buke për forcim të ecjes së mëtejshme në drejtim të majës së Rrasës së Zogut.

Kah tani pas pushimit? Autori i këtij shkrimi,duke shikuar me dylbi për të arritur në majën e Rrasës së Zogut.

Një moment kënaqësie me bukuritë natyrore gjatë shëtisë ne bjeshkën e Junikut.

Një tufë delesh të një bariu nga Shqipëria në bjeshkën e Junikut. Sa bukur mallojnë!

Arritja në majën e Rrasës së Zogut,esenca e udhëtimit,autori i shkrimit në shoqëri me Flamur Bobin nga fshati Devë.

CAKU: arritja në cak gjatë udhëtimit prej nga shihet fare mirë i tërë rrafshi i Dukagjinit .Shenjat me ngjyra të kuqe të vëna nga matësit e lartësive, kush e di kur më parë!

Fotografimi nga maja e Rrasës së Zogut i disa fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit. Vërehet Juniku e disa tjera, por me së miri vërehet liqeni i Radoniqit.

Ishte ky një shënim i cili përmes fotografive lexohet më shumë se nga mijra fjalë të shkruara.

 Qëllimi kryesorë ishte pikasja e bukurive natyrore të vendit tonë të cilat presin dorën  dhe punën e njeriut për t’i shfrytëzuar për të mirën e njerëzimit.

 Këto bukuri natyrore janë të papara dhe ashtu si i përjetova me kënaqësi të veçantë shpirtërore,dëshiroj që t’i përjetojnë edhe të tjerët

Pasi u larguam nga Rrasa e Zogut,filloi piklimi i një rige shiu,thua se lotonte për largimin tonë...

Ndërsa një mjegull e hollë iu lidh qafës sajë dhe përkëdhelte bukurinë plotë krenari......

 

TAHIR BEZHANI

ERENIK I JUNIKUT

23.07.2011

Me 23.07.2011 nga ora 09,30



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx