Udhëpërshkrim
Xhevat Ukshini: Një gjysmëshekulli albanologji në München
E hene, 27.06.2011, 07:43 PM
Një gjysmëshekulli albanologji në München
Në 50 vjetorin e Degës së albanologjisë në Universitetin Ludwig-Maximilian të München-it të enjten në mbrënje filloi një simpozium treditorë që i kushtohet këtij jubileu.
Tubim kulturor-shekncor në München me rastin e 50 vjetorit të punës së Degës së Albanologjisë në Universitetin Ludwig-Maximilian
Një gjysmëshekulli albanologji në München
Në 50 vjetorin e Degës së albanologjisë në Universitetin Ludwig-Maximilian të München-it të enjten në mbrënje filloi një simpozium treditorë që i kushtohet këtij jubileu. Në ekspozenë që mbajti me këtë rast drejtuesi i kësaj katedre prof. Dr. Bardhyl Demiraj u dha një historik i shkurtër i punës së kësaj Dege që nga themelimi e deri në ditëtë e sotme.
Dega e albanologjisë e filloi punën e saj që shtator të vitit 1961. Martin Camaj punoi si lektor pa pagesë nga shttaori i vitit 1961 e deri në shtator 1964. Ai mbabte ligjërata dy orë në javë . Duke filluar nga qershori i vitit 1965 e deri në maj të 1970 ai do të punojë si docent privat. Porfesor ekstraordinar Prof. dr.Martin Camaj do të emërohet në gusht të vitit 1971 hde me këtë status do të punojë deri në shtator të vitit 1978. Nga 14 shtatori i këtij viti e deri në pensionimin e tij në vitin 1990 prof.dr. Martin Camaj do të ketë marrëdhënie punësimi të përhershme si profesor universiteti për albanologji (C3). Në prill në vend të tij do të vjen albanologu i njohur gjerman Prof. dr. Wilfried Fiedler, i cili e drejton katedrën deri në prill të vitit 1998 kur ai pensionohet. Për dy vite me rradhë në ballë të kësaj katedre do të vihet Prof. dr. Rexhep Ismajli nga Prishtina me statusin “përfaqësim i profesurës së albanologjisë në LMU”. Për një semestër këtë status do ta ketë edhe drejtuesi i tanishëm i Degës, prof.dr. Bardhyl Demiraj, i cili që nga marsi i vitit 2001 e drejton këtë katedër me statusin profesor universiteti (C3) me marrëdhënie punësimi të përhershme.
Dega e albanologjisë është pjesë përbërëse e Institutit të Gjuhësisë Krahasuese-Indoveropiane si edhe i Albanologjisë në LMU. Si qendër shkencore-universitare ajo përgatit, diplomon dhe doktoron si albanologë të rinj ata studentë e studiues që përzgjedhin albanologjinë si degë kryesore studimi; përkatësisht plotëson formimin universitar dhe pasuniversitar të atyre studentëve që përzgjedhin albanologjinë si degë plotësuese.
Dega mbulonte deri sot në aktivitetin e vet shkencor-universitar këto fusha: filologji dhe histori e gjuhës shqipe, gjuhësi sinkronike e shqipes standarde dhe dialektologji,letërsi shqipe, kulturë popullore dhe antropologji historike, albanologji në kuadrin e gjuhësisë krahasuese indoevropiane, albanologji në kuadrin e studimeve të Evropës Juglindore, dhe mësim praktik i shqipes me kurse intensive në katër nivele të ndryshme përbën një ndër shtyllat bosht të programit universitar
Specifika e degës si e vetme në Evropën Perëndimore ka bërë të shtohet ndjeshëm edhe numri i studentëve, bursistëve dhe i studiuesve (deri sot nga 15 vende të ndryshme të Evropës) që vijnë për një qëndrim afatshkurtër me synim specializimi pranë saj. Bashkëpunimi me qendra të ndryshme të formimit shkencor universitar albanologjik në Itali (Cosenza, Palermo, Napoli), Kosovë (Prishtinë), Shqipëri (Shkodër, Tiranë, Elbasan), Rusi (St. Petersburg), Maqedoni (Tetovë), Bullgari (Sofie) etj. po jep ndërkohë frytet e veta, si në plan universitar (shkëmbime docentësh e studentësh) ashtu edhe në organizimin e tubimeve kulturore-shkencore albanologjike në Evropë. Dega e Albanologjisë pranë LMU organizon prej dhjetë vitesh me sukses në çdo tre-katër vjet “Tubimin kulturor-Shkencor Gjermano-Shqiptar“ (2003, 2005, 2008), ku marrin pjesë albanologë të njohur nga vende të ndryshme të Evropës dhe SHBA-ve. Ne tubimin e katërt me temë qendrore “50 vjet albanologji në Munih” që do të zhvillohet në datat 23-26 qershor të këtij viti do të marrin pjesë 30 albanologë të njohur nga 12 vende të ndryshme të Evropës dhe SHBA-ve.
Dega me projektet e veta shkencore mëton një vend qendror në arealin kulturor albanologjik edhe sa i përket aktivitetit botues, i cili krahas ndërmarrjeve individuale të punonjësve shkencorë dhe doktorantëve të degës (B. Demiraj, J. Xhyra-Entorf, D. Markus Peters, L. Jusufi, F. Kinzle) dallohet edhe për organizimin e punimeve përmbledhëse në shtëpi të njohura botuese në Perëndim, siç kanë pasur fatin të botohen aktet e tri tubimeve albanologjike të mbajtura deri sot. Rezultat i një projekti afatgjatë ishte vitin e kaluar edhe vëllimi përkujtimor që ju përkushtua themeluesit të degës, shkrimtarit dhe intelektualit të njohur Martin Camaj: “Wir sind die Deinen” (Ne jemi të tutë – Wiesbaden 2010, 800 f.) si edhe botimi i plotë i veprës së tij letrare në 10 vëllime nga shtëpia botuese Onufri (Tiranë 2010). Pjesë e kontributit të degës është edhe laureimi i Martin Camajt vitin e kaluar me medaljen “Nderi i Kombit” (pas vdekjes) nga presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Në këtë kontekst të ri dega e albanologjisë pranë LMU është transformuar në nivelin e parë të sistemit universitar në një fushë studimi me drejtim thjesht gjuhësor, duke rrezikuar kështu seriozisht të humbasë njëherë e përgjithmonë fizionominë e fituar gjatë një pune të mundimshme prej më se pesë dekadash, pikërisht atë të një dege universitare rajonale, ku krahas gjuhës dhe kërkimit gjuhësor studiohet kultura dhe historia e popullit shqiptar në kohë dhe hapësirë. Fati i saj mbetet pasigurt edhe për nivelin e dytë të studimit universitar (Master), sa kohë që dega mbulohet vetëm me një vend profesure dhe pa një lektorat të rregullt, sikurse është rasti në degët e tjera universitare me karakter rajonal.
Në mesin e mysafirëve tëä ftuar që e përshëndetën këtë simpozium ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, dr. Vilson Mirdita, i cili i përshëndeti organizatorët dhe pjesëmarrësit e tij. Dr. Mirdita tha në fillim të fjalës së tij përshëndetëse se ndjehet i nderuar dhe i lumtur që ka mundësi të marrë pjesë në një simpozium të tillë.“Është hera e dytë që ndodhem në aktivitetet që organizon Dega e albanologjisë në Universitetin Ludwig-Maximilian të München-it. Herën e parë, në nëntor të vitit 2008, Dega i kushtoi një simpozium treditor njëqindvjetorit të Kongresit të alfabetit, Kongresit të Manastirit. Këtë herë ky tubim mbahet për të shënuar një jubileum tepër i rëndësishëm: 50 vjetorin e ekzistencës dhe punës së Degës së albanologjisë,. Fakti që në harkun kohor prej tre vjetësh unë vetë jam dëshmitar i këtyre tubimeve shkencore me pjesëmarrje të gjerë albanologësh më gëzon pamasë dhe më bën optimist që kjo vatër e rëndësishme shkencore në të ardhmen jo vetëm që do të vazhdojë punën e saj shkencore-pedagogjike, por për më tepër nga kjo qendër shkencore kemi të drejtë të presim rezultate domethënëse për shkencat albanologjike.”Mirdita duke e vlerësuar lartë punën e katedrës së albanologjisë tha në vazhdim se “ajo sot si qendër e mirfilltë shkencore-universitare po përgatit albanologë të rinj në nivelin universitar dhe pasuniversitar në fushën e filologjisë dhe të letërsisë. Në të njejtën kohë dega i ka bërë dhe po i bën një shërbim të mirë qendrave të tjera albanologjike.” Dr. Mirdita e vlerësoi lart punën pedagogjike, studimore dhe editoriale të shefit të Degës, prof.dr. bardhyl Demiraj.
Në fund të fjalës së tij përshëndetëse ai foli edhe për vështirësitë me të cilat po përballet kjo katedër pas reformave në kuadrin e procesit të Bolonjës, reforma këto që kanë prekur edhe albanologjinë. Dr. Mirdita tha se ai do të angazhohet personalisht që këto vështirësi të mënjanohet. Ndihma e intsitucioneve pëprkatëse të shtetit të Kosovës, tha ai, nuk do të mungojë. Në ndërkohë, vazhdoi Mirdita, është nënshkruar memorandumi për bashkëpunim në fushën e kulutërs dhe të arsimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, gjë që për punën e mëtutjeshme të Degës së albanologjia do të ketë rrjedhoja pozitive.
Në simpozium po marrin pjesë albanologë nga 12 shtete të ndryshme të botës.