E enjte, 01.05.2025, 12:15 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Lirim Mezini: “Inkuizicioni komunist i shek. Të 20-të”

E marte, 14.06.2011, 07:59 PM


“Inkuizicioni komunist i shek. Të 20-të”

 

(PERVJETORI I KATERT I MEMORIALIT  PER VIKTIMAT E KOMUNIZMIT  NE WASHINGTON, DC)

 

Nga Lirim Mezini

 

Më datën 9 Qershor 2011 në Washington DC u zhvillua ceremonia përkujtimore me rastin e 4 vjetorit të përurimit të Përmendores për  Viktimat e Komunizmit  dhe u vendosën pranë saj kurora dhe tufa me lule.

Merrnin pjesë në ceremoni ambasadorë dhe përfaqësues nga shumë vende ish komuniste  si Çekia, Polonia, Hungaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia etj., si edhe udhëheqës dhe anëtarë të grupeve dhe organizatave me bazë në SH.B.A. nga Vietnami, Korea e Veriut, Kuba etj. Organizata “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane” përfaqësohej nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve ZZ. Lirim Mezini e Mustafa Xhepa.

Mjeshtri  i  Ceremonive Z. William Tucker, mbasi falenderoi pjesëmarresit, ftoi në foltore Dr. Lee Edwards,  Kryetar i Fondacionit “Memoriali i Viktimave të Komunizmit”. Ai vlerësoi lart punën që është bërë dhe po bëhet nga ai fondacion si edhe nga organizata e grupe të tjera homologe për njohjen dhe evidentimin e krimeve të komunizmit si edhe viktimave të tij dhe transmetimin e kësaj pjese të historisë së njerëzimit tek brezat e rinj. “Memoriali nderon më se 100 miljonat e njerëzve që vdiqen nën komunizëm”-tha ai dhe shtoi më poshtë se “mbështetja nga antarë të Kongresit dhe Trupi Diplomatik ka qenë fenomenale”.

Në  nderim të sakrificave të të githë atyre që kurrë nuk e pranuan sundimin komunist, megjithë vuajtjet e panumërta dhe torturat shtazarake që pesuan, i përqëndroi fjalën dhe lutjet e tij Rev. Arne Panula, Director of the Catholic Information Center. Më se 100 miljon burra, gra dhe fëmijë u vranë në botë nga regjimet komuniste të shekullit te 20-të. Ne sot mund të themi pa gabuar se ai ishte “Holokausti komunist “ ose më drejt akoma “Inkuizicioni komunist i shek. Të 20-të”.

Sot mbas më se 20 vjet që nga shembja  komunizmit si sistem, regjimet komuniste janë pothuajse harruar gjithandej, siç e theksoi  njëri nga folësit gjatë spjegimit të rëndësisë që ka  Memoriali  dhe mesazhit qe sjell ai sot . Megjithatë, mendoj se të gjithë  duhet të vazhdojmë të jemi të vemendëshëm ndaj asaj ideologjie shumë të mbrapshtë, sepse “Kjo ideologji akoma ngre kokën herë-pas-here në mënyrë të çuditëshme në ndonjë vend.” (nga fjala e Dr. Lee Edwards).

Shumë folën  për sakrificat dhe vuajtjet e popujve nën regjimin komunist. Zonja Aldona Wos, ish Ambasadore e SH.B.A. në Estoni theksoi që: “Komunizmi është përgjegjës për krime kundër Njerëzimit…”.  Ajo theksoi betejën prej dekadash të gjatë, që bëri i ati i saj kundra komunizmit në vendin e tij.  Po në të njejtën linjë ishte edhe fjala e Zonjës  Paula Dobriansky, Ish-Nënsekretare e Shtetit për Demokracinë dhe Çështjet Globale, e cila theksoi se “Ne vështrojmë  përpara drejt një të ardhmje, që i le forcat e së keqes mbas nesh.”

Ndërmjet folësve ishte edhe Zonja  Anette Lantos, Kryetare e Fondacionit “Lantos” që do të hapet së shpejti në Budapest, Hungari.  Ish-Përfaqesuesi I Kongresit dhe ish –bashkëshorti i saj Tom Lantos, i cili sot nuk jeton më, ishte pjesmarrës  mes rreth 1000 vetave të tjerë, në përurimin e Memorialit të Viktimave të Komunizmit nga Presidenti  Xhorxh W. Bush në vitin 2007.

Mbi historinë e ngritjes dhe përurimit të Statujës së Memorialit foli autori, skulptori Thomas Marsh, i cili shpjegoi se statuja “Perëndesha e Demokracisë” është një replikë e statujës së studentëve të vitit 1989 në Sheshin Tien An Men në Pekin.

Ceremonia vazhdoi me vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule pranë Statujes nga përfaqësues të 13 shteteve dhe 8 organizatave, midis të cilave një kurorë ishte nga organizata jonë “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane” (AAFH). Mesazhi i fuqishëm i tyre ishte: “Burrat dhe gratë që luftuan për liri dhe vuajtën nën komunizmin meritojnë të kujtohen.”

Po aq fuqishëm jehon premtimi i Kryetarit të Fondacionit Dr. Lee Edwards: “Ne nuk mundemi, ne nuk duhet, ne nuk do ta harrojmë sakrificën e tyre.”



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Beqir Cikaqi: Shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin e dhjetë shkollor Asllan Dibrani: Abuzim hipokrit i organizuar dhe skandaloz në Autostradën e Kosovës Morinë-Merdare Haxhi Dulla: Kosova në Samitin e Varshavës, dëshmoi se është e barabartë me shtetet tjera të Europës Xhemaledin Salihu: Realizimi i Tribunës ishte i suksesshëm dhe ajo arsyetoi qëllimin e mbajtjes Pal Sokoli: LSHAKSH-ja mbajti manifestimin letrar për mërgatën ‘’Azem Shkreli’’ në Ennepetal - Gjermani Muharrem Sfarqa: Dita e Presidentit nderon vetë Kosovën Lekë Preçi: Nga aktiviteti kulturor dhe arsimor i Shkollës Shqipe në Gjermani - Festa e Abetares Çerkin Bytyçi: Në Singen të Gjermanisë - takim mbresëlënës me krijuesin Isak Guta Xhafer Leci: Rihapet shkolla shqipe në Stuttgart Gani Qarri: Fshati i jetimëve të luftës dhe Humanizmi i mësueses Dile! Abaz Pllana: Për herë të parë në Takimet Konsullore Shqipëria zgjon interesin e vizitorëve Murat Gecaj: Synime dhe gatishmëri për bashkëpunim të ndërsjelltë Xhevat Muqaku: Mbrëmje artistike dhe Promovim i veprave të Isak Gutës në Kreuzlingen Kujtim Mateli: Shkolla e mesme “Sami Frashëri” - emblema e qytetarisë përmetare Fazli Maloku: Buka e larë me lot! Lirim Mezini: Ne nderim te viktimave te terrorit komunist Pëllumb Gorica: Të lexosh në sy madhështinë e detit të jetës Eduard M. Dilo: P?rkujtohet n? Clifton NJ Revolta e Spaçit n? Qaf' Barit Muharrem Sfarqa: Degët e LDK-së në Perëndim, përkrahje e fuqishme Isa Mustafës Xhafer Leci: Pushteti titoisto-komunist kishte për qëllim likuidimin e gjithë patriotëve shqiptarë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx